RESURSET HUMANE

(Popullsia - Faktori Demografik si resurs ekonomik)

‡ Roli i faktorëve shoqëror është faktori më i rëndësishem dhe percaktues i rrjedhave të zhvillimit ekonomik të një vendi apo shteti. ‡ Popullsia si resurs human paraqet kapitalin më të madh që nepermjet veglave të punes (forcave prodhuese) realizon perpunimin e materies deri të finalizimi i prodhimit. ‡ Problemet dhe qështjet e popullsisë i trajton Demografia si disciplinë e veqantë, ne në kuader të lëndës do të trajtojmë vetem disa segmente të saj.

‡ Popullsia këtu trajtohet nga dy pozicione; si prodhuese dhe si konsumatore e të mirave materiale. ‡ Popullsia sipas vendeve të ndryshme të Botës ka veqori të ndryshme të shtimit, përbërjes etnike e tjera dhe kalon nëpër faza të ndryshme të zhvillimit demografik.

‡ Popullsia është pasqyrë e të kaluares, aktore e të tasnishmes dhe bartëse e të ardhmes . ‡ Janë numer i madh i faktorëve dhe grupeve të faktorëve të cilët percaktojnë edhe shtimin natyror edhe strukturat e ndryshme të popullsisë etj.

‡ Teoria Maltusiane. ‡ Themelues i kësaj teorie është Tomas Robert Maltusi,një shkencëtar politekonomist,teoria e të cilit ishte e ndikuar dhe perputhet me idetë dhe mendimet e Dejvid Rikardos e Adam Smithit.

‡ Ne do të ndalemi të qështjet e shtimit natyror të popullsisë si njëri nder faktoret më të rëndësishem demografik . ‡ Libri Esej mbi popullsinë është vepër e Maltusit në të cilen ai spjegon se popullsia e një vendi apo shteti shtohet sipas progresionit gjeometrik(2,4,8,16,32 etj), ndërsa të mirat materiale rriten sipas progresionit aritmetik(1,2,3,4,5 etj.), konstatime të cilat praktika i ka nxjerrë si të papranueshme dhe i ka permbysë si jo shkencore.

‡ Teoria e Maltusit mbi popullsinë nga shumë mendimtar është quajt si një fantazi per shkak të parashikimeve të gabueshme të tij lidhur me; ‡ dinamiken e dyfishimit të shtimit tëpopullsisë

‡ shtimit të ngadalshem-aritmetit te të mirave materiale, nga se ‡ Ai nuk kishte paraparë mundësit e zbulimit dhe modernizimit të forcave prodhuese dhe revolucionin tekniko-shkencorë dhe modernizimin në vazhdim qe mundëson edhe dyfishimin apo shumëfishimin e rendimenteve dhe cilësinë e prodhimeve.

‡ Pra,pikëpamjet e Maltusit ishin pesimiste dhe të errëta. ‡ Maltusi propozonte zvoglimin drastik të shtimit të shtresat e varfëra të popullsisë si mjet per zgjidhjen e problemit të shtimit.. ‡ Nga kritiket e tij, Maltusi del si mbrojtës i qarqeve sunduese dhe shtresave të pasura. Edhe sot ka tendenca neomaltusiane.

‡ Nga literatura shkëncore është vertetuar se ‡ Faktor percaktues të lartësisë se shtimit natyror të popullsisë janë; ‡ Faktori i shkalles se zhvillimit ekonomik, ‡ Faktori social, ‡ Faktori kulturorë,

‡ Faktori arsimor, ‡ Faktori shendetsor, ‡ Faktori i punësimit në përgjithësi e i femrave në veqanti, ‡ Faktori i nivelit të urbanizimit etj. ‡ Sa ma e lartë shkalla e zhvillimit ekonomik; shtimi natyror është më ulët dhe anasjelltas.

‡ Analizat dhe studimet e ndryshme per regjione dhe popuj të ndryshem në periudha të ndryshme kohore për pershpejtimin apo zvoglimin e shtimit të popullsisë kanë treguar se kan ndikuar edhe ; ‡ Doket,zakonet,tradita,,faktoret psikologjik,religjioz etj.

‡ Gjendja numerike e popullsisë sipas kontinenteve në vitin 2000; ‡ 1.Azia; 3.701.000.000 banor ‡ 2.Afrika; 807.419.000 ban. ‡ 3.Europa; 731.716.000 ban. ‡ 4.Amarika veriore; 481.212.000 ban. ‡ 5.Amerika jugore; 349.510.000 ban ‡ 6.Australia-Oqeania; 31.090.000 ban. ‡ Bota-gjithsejt; 6.101.947.000 banor.

‡ Gjashtë vendet me popullsinë më të madhe në Botë; ‡ ‡ ‡ ‡ ‡ ‡

1.Kina; 1.256.167.701 banor 2.India; 1.017.645.163 ban. 3.SHBA; 247.943.496 ban. 4.Indonezia; 219.266.557 ban. 5.Brazili; 173.790.810 ban. 6.Rusia; 145.904.542 ban.

‡ Nataliteti paraqet numrin e gjithëmbarshëm te të lindurve brenda një viti në një vend apo shtet. Ky numer shprehet në 1000 banor(promil) ose ne 100 banor (përqindje), ‡ Mortaliteti

‡ Mortaliteti infantil paraqet numrin e rasteve të vdekjes gjatë shtatzanisë,gjatë lindjes dhe gjër në 6 muajt e parë të jetës se fëmijve, (që në vendet e pazhvilluara është shumë i lartë). ‡ Fertiliteti nënkupton plleshmerinë e popullates në periudhen fertile,perkatësisht shpeshtësinë e lindjes se femrave.

‡ Shtimi natyror është rezultati ose mbetja mes natalitetit dhe mortalitetit. ‡ Nupcialiteti;numri i martesave,Divorcitetindarjet(shkurorëzimet) ‡ Depopullimi-fenomeni i mplakjes; vdekja biologjike e popujve- shuarja e një populli.

‡ Strukturat e popullsisë; ‡ Strukturat më të rëndësishme per zhvillimin ekonomik dhe demografik të nje vendi janë ; ‡ Struktura sipas moshës;grupmosha I;deri në 15 vjet, II;15-65 dhe III;mbi 65. ‡ dhe struktura sipas gjinisë.

‡ Në aspektin ekonomik; kontigjenti i parapunes;0-14 vjet. ‡ Kontigjenti i punës 15-65 vjet dhe kontigjenti i paspunes mbi 65 vjet. ‡ Struktura sociale-pofesionale; numri i të punësuarve, veprimtaritë; ‡ .primare (bujqësia,blegtoia,pylltaria,zejtaria etj), sekondare(xehtaria,tregtia, industriaetj),terciare(veprimtaritë shërbyese administrata,arsimi,shendetsia etj).