You are on page 1of 25

Karakteristikat e pergjithshme te

shteteve skllavopronare
-Formimi I shteteve te para skllavopronare
(mileniumi I 4 p.e.r dhe qendron diku deri ne
shek.e V te eres se re).
Apo kur behet shkaterrrimi I Perandorise Romake,
pushtimi I Romes nga barbaret.
-Shtetet skllavopronare klasifikohen ne:
1.Shtetet skllavopronare te Lindjes se Lashte (prej
mileniumit te 4 deri ne mileniumin e 1 p.e.r.)dhe
2.Shtetet skllavopronare perendimore (fundi I
mileniumit te 2 p.e.r.)
-Vendi I krijimit te shteteve te para skllavopronare:
Prane luginave te lumit Nil, Eufrat, tigrisi, Indi,
Gangesi, Jangcengjangu,Hoang-ho etj.
-kushtet klimatike, plleshmeria e tokes dhe
begatite e tjera natyrore.
-pervec karakteristikave te vecanta, kane edhe
nje verg karakteristikash te pergjithshme.
1.Jane shtete eksploatuese, dy klasa
themelore skllavopronare (klasa sunduese,
kane zotsine e plote juridike dhe zotsine per te
vepruar)dhe ne skllever (klasa e shtypur, jane
objekt e jo subjekt I se drejtes).
Skllaveria ka kaluar neper tri faza te zhvillimit:
1.Patriarkale (faza me e hershme prej primitiv)
2.Klasike (skllavi llogaritet ne send qe flet)
3.Postklasike (skllavi gezon nje mbrojtje
minimale juridike nga shteti)
-Ne disa shtete te Lindjes se Lashte kane qene
te zhvilluara edhe KASTET (ndermjetklasa).
-Shtresat shoqerore jane grupe shoqerore
pozita e te cileve ne shoqeri eshte e
percaktuar me norma juridike.
II.Karakteristik tjeter eshte edhe ekonomia
natyrale e cila eshte e bazuar ne bujqesi, e
me pak ne zejtari dhe tregti.
-Nuk ka reprodukcion te zgjeruar dhe kto
periudha zgjasin shume.(afer 4000 vjete).
III.Karakteristik tjeter eshte se shtetet skllavopronare
jane shtete luftarake dhe pushtuese.
-Lufta ka qene ajo qe percaktonte fatin e ekzistimit
ose te zhdukjes se shteteve skllavopronare.
-Edhe ne ate kohe kane ekzistuar traktate
nderkombetare ndermjet shteteve.
IV.Idologjia fetare-sundimtari thirej ne te drejten
hyjnore dhe ate shteterore se bashku.
-ka dominuar feja politeiste e pastaj fillon edhe
religjioni monoteist.
V.Reliktet e rendit te meparshem klano-
fisnor.(ekzistimi I prones kolektive te komunave
fshatare, ruajtja e gjakmarrjes etj). Keto shihen
ne organizimin e pushtetit shteteror.
VI.Pabarazia formale juridike.(psh,per te
njejten veper penale per pjestare te klasave
dhe shtresave parashihen sanksione te
ndryshme).
Shtetet skllavopronare te lindjes se
lashte (Egjipti dhe Babilonia)
-shtetet me te njohura te lindjes se Lashte kane qene:
Egjipti, Babilonia, Kina, India, Persia, Asiria, fenikia,
Shtetet Hebrej, Shteti I Hetiteve etj.
EGJIPTI
-Ne luginen e lumit Nil ne mileniumin e IV p.e.r u
krijuan qytet-shtetet e quajtura NOME.
Bashkimi I Egjiptit Verior me ate Jugor (viti 3200 p.e.r)
(Kurora e Faraonit perbehej nga dy pjese ne dy ngjyra e
bardhe dhe e kuqe, qe simbolizonte bashkimin e dy
shteteve ne nje shtet).
-Vlen te permendet zhvillimi historik I Egjiptit
sipas,,Historise se Egjiptit,, te klerikut
MANETON.
Perandoria e vjeter, mesme, e re dhe periudha e
shkaterrimit te Egjiptit.
Perandoria e re si ma e zhvillura-sundimtari
TEBA e sidomos gjate sundimit te sundimtarit
RAMZESI II.
E njohur teknika e ndertimit, shkenca dhe arti
shkalle te larte te zhvillimit.
Dobesimi nga brenda dhe me ne fund ne shek.I
p.e.r u pushtua nga ROMA.
-Forma e pushtetit shteteror-monarki despotike e tipit oriental.
Ne krye te shtetit ka qendruar monarku I trashegueshem I
quajtur Faraon. Kishte ne dore tre pushtete, komandant I
forcave te armatosura etj.
-Shefi I administrates se oborrit ishte XHATI, qe e emron faraoni.
-Sklleverit ishin te angazhuar ne ndertimin e piramidave,
tempujve etj.

BABILONIA
Ne Mesopotami ne mileniumin e IV p.e.r u formuan qytet-
shtetet e para te quajtura PATESIATE.
Qytet-shtetet te tilla jane paraqitur pikerisht ne Mesopotami
prane lumenje Tiger dhe Eufrat. Shtetet e vogla pushtoheshin
nga ato me te medha dhe formoheshin shtete te medha.
Nje shtet I tille rrethe 2000 vjet p.e.r Mesopotamia me
qender ne qytetin Babiloni.Eshte I njohur si
Perandoria Babilonase.Ma vone e pushtuan asirianet
luftarak dhe atje krijuan shtetin e tyre Perandorine
Asiriane.
-Banoret me te hershem te Mesopotamise kane qene
SUMERET, te cilet kane formuar dysa qytet-shtete ,
ato shpiken shkrimin, qarkun e pocerise, qerren etj.
Babilonia kulmin e zhvillimit e arrine ne shek.XVIII dhe
XVII sidomos gjate sundimit te 40 vjecar te
HAMURABIT dhe birit te tij SAMSUILINIT. Ajo zgjat
deri ne shek.VI p.e.r kur bie nen sundimin e Persise.
-Pushteti shteteror monarki despotike, unitare dhe centraliste.
-Laicizmi I plote nuk u arrit deri ne fund te shtetit.
-Ne gurin ne te cilen eshte gdhendur Kodi I Hammurabit ne reliev
shihet perendia SHAMASHI duke ia dorzuar Hamurabit ligjet
me te cilat ky duhej te qeveriste.
-Ne krye te shtetit qendronte sundimtari I quajtr LUGAL. Kurse
pas sundimtarit ishte drejtuesi I pallatit mbreteror NUBANDA.
-Ai qe drejtonte administraten dhe gjykatat ne teritorin e shtetit
quhej ISHSHAKU.
-ketu njihet edhe pushteti lokal krahina administrative ne krye
qendronte drejtuesi I quajtur SHAKANAKU.(shef I tre
pushteteve).
Shtresat shoqerore dhe pozita e
tyre juridike
-Popullsia e lire dhe jo e lire,
-Klasa skllavopronare shtresezohej ne shtresa
shoqerore ku njihej edhe juridikisht ne Babiloni.
Kodi I Hammurabit ne kuader te klases skllavopronare
njeh dy kategori:
-AVBILIUMI (aristokrate-burokrate) dhe MUSHKENU
(shtresa e ulet skllavopronare)
-Damkaret-Bankaret
-shtresa e klerikeve (shtresa me e privelegjuar).
-popullsia jo e lire-Sklleverit
-sklleverit e tempujve dhe
-sklleverit ne pronsi individuale private
Kodi I Hammurabit skllavi per pagimin e borxhit e
kufizon te punoje deri me 3 vjet.
Burimet e se drejtes
Burimet kryesore te se drejtes ne Babiloni kane
qene :
1.E drejta zakonore,(zakonet e rrethit shoqeror)
2.Ligjet,(forme gojore, pastaj te shkruara ne
pllaka argjili,guri,druri bronze etj)
3.Urdheresat e organeve administrative
qendrore dhe asaj vendore
4.Praktika gjyqesore (unifikohej ne tere shtetin)
Kodi I Hammurabit
-eshte nxjerre ne gjysmen e pare te shek.XVIII p.e.r
(1794-1750) vitet e sundimit te Hammurabit.
-Kete e nxori sundimtari I Babilonise Hammurabi, andaj
edhe e mori emrin.
-eshte I shkruar ne gjuhen AKADE me alfabetin
KUNEIFORM dhe eshte I perbere prej tri pjeseve:
Prologut ose Hyrjes (thirret ne fuqite hyjnore)
Tekstit normativ dhe
Epilogut ose pjeses perfindimtare
(arsyetimit).(persifikon me hyjnine e drejtesise
vetveten)
-me e rendesishme eshte pjesa e tekstit normativ e
perbere prej 282 neneve.
Pjes mjaft e laicizuar.
-norma mbi gjyqet, te drejten reale,martesen dhe
familjen,trashigimore, drejten penale, mbi punen,
proceduren gjyqesore etj.
Kodi eshte I shkruar ne shtylle guri te bazilitit e gjate
2,25m ku eshte gdhendur edhe figura e Hamurabit, I
cili paraqitet para hyjnise se Diellit-shamashit duke e
marre prej tij Kodin. Shtylla ka qene e vendosur ne
shesh te qytetit dhe e vendosur ne dysa qytete te
Babilonise.
Kjo shtylle zbulohet nga arkeologu francez De
Morgan viti 1901-1902 ne qytetin Suzi ne jug
perendim te Iranit te sotem. Tash ruhet ne
Muzeun Luver (Luvreu)-Paris.
Ky kod nje kohe te gjate ka qenduar si tradite
juridike (e drejte zakonore) por edhe sherben
si shembull dhe model per shume ligjvenes te
ardhshem.
Karakteristikat themelore te se drejtes

-E drejta me e zhvilluar ne Babiloni se sa ne Egjipt.


-Ne sistemin juridik te ketyre shteteve u ruajten nje
kohe te gjate RELIKTET.
-E drejta kishtare karakter te hapet klasor, pabarazi
formale juridike.
Ne Babiloni ishte e zhvilluar e drejta penale dhe civile.
Ndersa si dege e te drejtes civile ekzistonin : e drejta
sendore, detyrimore, familjare, trashigimore etj.
E DREJTA SENDORE
Tre institute themelore:
Pronsine, (shteterore, tempujve, bashkesive
fshatare dhe private)
servitudin (fushore, qytetit dhe personale)dhe
hipoteken.
E DREJTA E DETYRIMEVE
Kontrata mbi shitblerjen, qirane, huane,
huaperdorjen, depoziten, ortakllekun, pune te
tjera tregtare-bankare.
E DREJTA MARTESORE DHE FAMILJARE
-Martesa lidhej ne forme kontrate ndermjet dhenderrit
dhe prinderve te vajzes apo kujdestarit te saj. Ajo
ishte e obligueshme, ndersa martesa pa kontrate
konsiderohej NULE.
Me lidhjen e marteses dhendri jepte TIRHATEN. Jepte
edhe bi-bla-ma apo sende te luajshtme.
Gruaja me vete mirrte SHIRITKEN kur kalonte te burri.
Martesa parimisht ka qene monogame,por nese nuk ka
femije gruaja ateher burrit I lejhej konkubinati.
Tradhetia e gruas denohej me hudhje ne uje kurse
tradhetia e burrit nuk parashifte denim.
-marredheniet mbrenda familjes kane qene
patriarkale.
-njihej e drejta e adoptimit.
E DREJTA TRASHIGIMORE
-trashegimtare legjitim kane qene meshkujt.
-nese nuk ka djem e trashigojne nipat, nese nuk
ka nipa e trashigojne vellezerit e pastaj
xhaxhallaret. (jane te ngjashme me te drejtat
zakonore shqipetare dhe ato te ballkanit).
-Ka qene e zhvilluar trashigimia ligjore e jo ajo
testamentale.
E DREJTA PENALE
-Deliktet private (vrasja, lendimet trupore, vjedhja
gjitha keto ndiqen me padi private)
-deliktet publike(cenimi I shtetit dhe rendit publik,
veprat kunder religjionit dhe moralit publik, ndiqen
zyrtarisht nga organi shteteror).
-E njohur pabarazia formale juridike ndermjet
personave.
-kishte relikte te periudhes parashteterore, madje
zbatimi I gjere I parimit te talionit (sy per sy, dhemb
per dhemb).
Ne kodin e Hammurabit njihet talioni real dhe simbolik.
Veprat penale ne babiloni mund te klasifikohen
ne 4 grupe:
1.Veprat penale kunder shtetit dhe
religjionit(kryengritja, tradhetia, dezertimi,
ataku ne mbretin dhe familjen e tij etj)
2.Kunder personit (vrasja, lendimi trupor,
dhunimi dhe fyerja)
3.Kunder pasurise(vjedhja dhe hajdutia)
4.Kunder familjes dhe moralit(dhunimi,
tradhetia bashkeshortore e gruas, keqtrajtimi I
prinderve etj).
SISTEMI I DENIMEVE
-me vdekje, denimet trupore, gjobat, ndalimi I
ushtrimit te profesionit.
Denimi me vdekje: me djegie, me vrasje, me hedhje ne
uje, hedhje ne kafaz te egersirave, ne venie ne hu etj
-prerja e duarve dhe kembeve, prerja e gjuhes, e veshit,
thyerja e dhembeve, pra keto beheshim sipas parimit
te talionit real dhe simbolik.
-denimi I rrahjes me kamxhik, shendrrimi ne skllav,
qethja e flokeve ne forme turpi etj.
Gjyqesia dhe procedura gjyqesore
Nuk kemi ndonj gjzqsi t ndar por ajo ka qen m shum administrative,
m tepr ka pasur edhe si gjzkata shetitse.
Pr shtje t ankesave ka pasur mundsi t drgohen deri tek sundimtari-
pallati mbretror. Ai vet ka pasur t drejt t anuloje vendimet e sjellura
nga organet tjera ose vet t gjzkoje.
Procedurat kan qen m shum gojore se sa t shkruara...
Njihet pohimi i pals si mjet m i fort apo prov....
Dnoheshin dshmit e rrejshme....
-Mjet irracional i provs njihet betimi.....
-Gjyqi hyjnor-ordalija....hudhja n uj,futja e dors n uj t nxeht etj...