COMPUTER NETWORKS

Computer Networks, Fourth Edition Andrew S. Tanenbaum

1

Kartela e rrjetës
Kartela e rrjetës është elementi themelor i rrjetës 
  



Kartela e rrjetës (Network Interface Card - NIC) Kartela e rrjetës komunikon me rrjetën nëpërmjet lidhjes serike, ndërsa me kompjuterin komunikon nëpërmjet lidhjes paralele. Çdo kartelë e tillë kërkon një IRQ (interrupt request), adresën hyrje/dalje (input/output address) dhe softverin përkatës për të punuar me një sistem operativ (shembull me windows). Kjo kartelë mund të disejnohet si kartelë e tipit Ethernet, kartelë Token Ring apo si kartelë FDDI (fiber distributed data interface). Kur të bëhet zgjedhja e kartelës se rrjetës, duhet të kemi parasysh tre faktorë kyç:  - Tipi i rrjetës (p.sh. Ethernet, Token Ring apo FDDI)  - Lloji i mediumit (p.sh. kabllo me tela të përdredhur ne çifte, kabllo koaksial, apo kabllo me fije optike)  - Tipi i magjistrales (p.sh. PCI tek kompjuterët më të ri apo ISA tek kompjuterët më të vjetër)
2

3

Gjerësia e brezit të transmetimit të paketave (Bandwidth) 
 

Paraqet transmetim informatash për njësi të kohës (kapaciteti i paketave) Gjerësia e brezit të transmetimit të paketave (ang. Bandwidth) e matë kapacitetin e paketave (që matet me bit) në njësinë e kohës (që matet me sekonda). D.m.th njësia e bandwidth-it është bit në sekond (bps - bit per second). Koncepti i bandwidth-it është i njëjtë sikur për LAN ashtu edhe për WAN.
4

Hardware-i i rrjetës Në përdorim janë këto teknologji transmetuese: 


Broadcast links Point-to-point links

5

Broadcast links 
 

Të gjith nyjet (kompjuterët) e ndajnë një kanal të vetëm komunikues Mesazhet ndahen në paketa, të cilat pranohen ´shihenµ nga të gjith nyjet tjerë. Nëse paketa është për nyjen konkrete e pranon, e nëse jo nuk e pranon. Në Sistemin broadcast paketat adresohen kah të gjith nyjet me përdorimin e një kodi special në fushën e adresave.

6

Point-to-point links 
  

Përbëhet nga disa lidhje ndërmjet ciftit individual të nyjeve Kalon nëpër shumë nyje dhe paisje tjera deri në destinacion Paketat kalojnë nëpër shumë rutime me gjatësi të ndryshme, për të cilat nevojitet optimizim Transmisioni point-to-point më i thjeshtë është me një pranues dhe një dërgues ² unicasting

7

Klasifikimi i rrjetave
Varësisht nga madhësia e tyre fizike rrjetat mund t·i klasifikojmë:  Personal area network (PAN)  Lokal area network (LAN)  Metropolitan area network (MAN)  Wide area network (WAN)  Internet

8

Personal area network (PAN)
Bëjnë pjesë rrjetat për një person: 


Kompjuteri i lidhur në wlan me miun, tastierën, printerin. Lidhja me PDA

9

Lokal area network (LAN)   

Janë rrjeta private të shpërndara në një ndërtesë, kampus ose në një sipërfaqe më të gjerë prej disa km2 Zakonisht lidhin kompjuter personal, stacione punuese të kompanive më të mëdha dhe mundësojnë këmbim informatash dhe shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta Rrjetat LAN dallohen nga llojet tjera të rrjetave me këto tre karakteristika: 
Madhësinë  Teknologjinë transmetuese dhe  Topologjinë

10

Madhësina
d.m.th janë të kufizuara në madhësi (distanca të kufizuara) 

11

Teknologjia transmetuese
LAN-et shfrytëzojnë teknologji transmetuese kablore dhe valët elektromagnetike, me të cilët arrijnë shpejtësi 10Mbps ² 100Mbps, por në disa varianta edhe deri më 10Gbps.

12

Topologjitë 
Në broadcast LAN janë të mundshme topologji të ndryshme, ku një nyje (kompjuter) është master (topologjia bus) dhe u mundëson të tjerëve të transmetojnë.  Një nyje mund të dërgojë, kurse tjerat në atë kohë duhet ti shmangen dërgimit dhe për këtë arsye përdoret një mekanizëm special për shmangie të transmetimit nga dy ose më tepër nyje përnjëherë.  Njihen dy topologji të tilla. 
Bus  Ring

13

Topologjia bus 
Njëra është topologjia bus ose Ethernet IEEE 802.3, e cila operon në shpejtësi 10 Mbps deri në 10 Gbps.  Kompjuterët në këtë lidhje mund të dërgojnë kur të kenë nevojë, por nëse ndodh kolizion i dy ose më tepër paketave, atëherë cdo kompjuter ndërpret me transmetimin dhe pret një kohë të caktuar (sipas algoritmeve të rrjetës) dhe përsëri tenton të transmetojnë.

14

Topologjia ring
Bitët (informatat) kalojnë në mënyrë të vazhduar (varg) njëri pas tjetrit Njihet si Ethernet 802.5 dhe operon në shpejtësi 4 ² 16 Mbps 



15

Broadcast Rrjetat statike dhe dinamike 

Varësisht nga shpërndarja e kanalit, rrjetat broadcast ndahen në 
Statike dhe Dinamike

16

Rrjetat broadcast statike 

Ndahet një interval statik i caktuar dhe me këtë u mundësohet nyjeve të dërgojnë vetëm kur vjen intervali i tyre kohor

17

Rrjetat broadcast dinamike
Mund të jenë:  të centralizuara dhe  të decentralizuara Te rrjetat e centralizuara egziston një entitet, i cili menaxhon me rendin e pritjes sipas algoritmeve të caktuar, duke caktuar sejcilën nyje se kurrë do të dërgojë. Te rrjetat e decentralizuara nuk egziston entitet për menaxhimin me rendin e pritjes, por sejcila nyje mund të dërgojë kurrë të ketë nevojë. Për shmangie të kaosit në këtë rast egzistojnë algoritme të shumtë.

18

Metropolitan area network 


Mund të mbulon një qytet dhe është analoge me TV kablovik Janë të ngjashme me sistemet ad-hoc

19

Wide area network 
 

Përfshin hapsirë të gjerë gjeografike të shteti ose kontinenti Zakonisht nyjet në të quhen hoste, të cilët janë të lidhur në communication subnet ose subnet Hostet (PC) janë private, ndërsa subnet-et mund të jenë kompani telekomunikuese ose Iternet service provider.

20

Në WAN subnet-et përbëhen nga dy komponenta: 


Linjat transmetuese (kabllot UTP, STP, koaksial, optik valor). Elementet kontaktuese (switching), të cilët janë kompjuter special që bëjnë konektimin e dy ose më tepër elementeve kontaktuese. Kur Të dhënat arrijnë në këto elemente kontaktuese nga ndonjë linjë hyrëse, atëherë këto elemente zgjedhin ndonjë linjë të jashtme për përcjelljen e tyre.

Këto elemente shpesh quhen router.

21   

Subnet-i formohet nga linjat komunikuese dhe ruterët, nëpërmjet të cilëve kalojnë paketat për të arritur nga hosti burimor në hostin destinacion Nëse ndërmjet dy router-ëve nuk egziston lidhje fizike, atëherë paketat përcjellen nëpër router-ët tjerë të quajtur intermediate router dhe ky subnet quhet store-and-forward ose packet-switched packet-switched përkrah fragmentimin e paketave

22

Wireles network 

Rrjetat pa tela mund të ndahen në tre kategori: 
System interconnection wireless LAN wireless WAN

23

System interconnection 
  

Përfshin interkonektimin e komponentave të kompjuterit me radio valë në distanca të vogla Disa kompani e kanë dizajnuar Bluetoth-in për rrjeta pa tela në distanca të vogla. Bluetoth-i mundëson kycjen e kamerave digjitale, dëgjueseve, skenerit dhe paisjeve tjera të cilat lidhen në kompjuter. Sistemi mundëson lidhjen master-slave (kompjuteri është master, kurse slave janë miu, skeneri, tastatura..) Masteri cakton adresën e përdorimit, a mund të transmetojnë, sa kohë mund të transmetojnë, cfarë frekuence mund të përdorin etj.

24

Wireless LAN 
  

Këtë sistem e përbëjnë wlan modemët dhe antenat Në vend të kabllove përdoret mediumi i lirë Ky standard njihet si IEEE 802.11 Shpejtësisa është rreth 50Mbps, dhe mund të arrijë distanca deri në disa dhjetra metra

25

Wireless WAN  



është zhvilluar në tre etapa: Analoge dhe mbështet vetëm zërin Digitale dhe mbështet vetëm zërin Digitale dhe mbështet zërin dhe të dhënat Përbëhet nga qeli të wireless LAN, por me shpejtësi më të vogla dhe distanca më të mëdha Kufiri i epërm i Shpejtësisë është 1Mbps, ndërsa distanca ndërmjet stacioneve bazë dhe hosteve mund të jetë disa kilometra

26

Internetworks 
  

Rrjetat me hardware dhe software të ndryshme mund të konektohen me gateway Këto rrjeta të interkonektuara quhen internetwork ose internet Internetwork paraqet një kolekcion LAN-esh të konektuar në WAN Subnet dhe rrjetë nuk formojnë internetwork

27