PREZENTIMI LETRAT ME VLERE

Dr.sc. Armand Krasniqi

Kuptimi i letrave me vlerë
‡ Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë detyrime me shprehjen e njëanshme të vullnetit; ‡ Janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë; ‡ Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban; ‡ Roli i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është shumë i madh; ‡ Letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim; ‡ Formaliteti (Forma) është njëra ndër karakteristikat kryesore të saj; ‡ Kjo nënkupton se ato prodhojnë efekt juridik dhe ekonomik vetëm nëse janë të krijuara në formën të cilën shprehimisht e përcakton ligji;

‡ Letrat me vlerë i paraqesin dy vlera:
± Vlerën e vet që kanë; dhe ± Vlerën të cilën e mbajnë;

‡ Nga kjo del se letrat me vlerë mbanë dy lloje të drejtash:
± Të drejtat në vet letrat me vlerë që t i posedon ato; dhe ± Të drejtat të cilat dalin nga letrat me vlerë (ajo se çfarë është shkruar në të);

‡ Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të biznesit; ‡ Lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike;

Një letër me vlerë për të shërbyer si dokument i bazuar me ligjin duhet t i plotësojë disa karakteristika të domosdoshme:

‡ Duhet të cilësohet lloj i letrës me vlerë p.sh. sikurse që është fjala për kambialin, çekun, fletdetyrimin, etj; ‡ Firmën, respektivisht emërtimin dhe selinë e lëshuarësit të letrës me vlerë; ‡ Firmën, respektivisht emrin e personit me urdhrin e të cilit lëshohet letra me vlerë; ‡ Caktimi i saktë i detyrimit i cili del nga letra me vlerë (elementet gjeografike, kalendarike etj) ‡ Nënshkrimi i lëshuarit të letrës me vlerë ose faksimili i lëshuarit nëse kjo behët në seri; ‡ Nënshkrimi

SIPAS NATYRËS SË TË DREJTAVE QË MBAJNË NE VETE, LETRAT ME VLERË MUND T I NDAJMË NË

‡ Detyrime juridike;
± Kambiali dhe çeku

‡ Sendore reale juridike; ‡ Të drejtat e pasurisë apo hipotekës ‡ Letra me vlerë të korporatave;
± Aksionet

LLOJET E LETRAVE ME VLERË
‡ Ndarjen e letrave me vlerë zakonisht ndahet sipas kriterit të bartësve të tyre;

‡ Të këtilla janë:
± Letrat me vlerë me emër; ± Letrat me vlerë sipas urdhrit; ± Letrat me vlerë sipas prurësit;

Letrat me vlerë me emër janë ato letra ku
‡ Është i cekur emri i bartësit te të drejtave pronësore dhe juridike të cilat i përmban vet letra; ‡ Vetëm personi i cili është i cekur në letër mund t i realizojë këto të drejta; ‡ Personi i cili e posedon letrën me vlerë ka mundësi që atë ta bartë në personin tjetër; ‡ Letrat me vlerë me emër garantojnë siguri të madhe të qarkullimit; ‡ Me humbjen e kësaj letre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;

Letrat me vlerë sipas urdhrit janë ato letra ku;
‡ Krijojnë lehtësira në sferën e qarkullimit ekonomik juridik; ‡ Bartën shumë lehtë dhe në mënyrë të thjeshtë me emër të personit tjetër; ‡ Posedojnë klauzolën paguaj sipas urdhrit ; ‡ Bartja e tillë e së drejtave quhet ndryshe INDOSIM ‡ Me rastin e humbjes së tyre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;

Letrat me vlerë sipas prurësit;
‡ Janë letra me vlerë shumë më të avancuara se dy llojet e sipërme; ‡ Janë të liruara nga formalitetet e shumta; ‡ Bartja e të drejtave nga letra behët shumë shpejtë; ‡ Karakteristikë e këtyre letrave është se në to fare nuk ceket poseduesi i tyre; ‡ Si posedues legjitim i tyre konsiderohet çdo person i cili e disponon letrën me vlerë; ‡ Ky lloj i letrave me vlerë nuk siguron siguri të madhe; ‡ Mundësia e keqpërdorimit të tyre është shumë e madhe; ‡ Të këto letra me vlerë nuk ka mundësi të behët amortizimi pasi që kur humbet letra automatikisht humbet edhe e drejta që del nga ajo;

LETRAT LEGJITIMUESE DHE SHENJTA
‡ Letrat legjitimuese janë dokumente (shkresa) sipas të cilave: = poseduesi i tyre është formalisht i autorizuar që nga lëshuari i tyre të kërkojë që të kryej ndonjë veprim i cili është i cekur në të; ‡ Letrat legjitimes konsiderohen letra me emër; ‡ Këto letra mund të konsiderohen edhe letra sipas prurësit; - Shenja legjitimuese mund të jenë p.sh: = biletë udhëtimi = shenjat e gardërobave; = shenjat e mallrave; = shenja të caktuara numra etj;

FLETAKSIONET
Kuptimi dhe rëndësia e fletaksioneve 

Flet aksionet janë letra me vlerë që paraqesin risi në sistemin juridik,  po ashtu janë të lidhura me afirmimin e plotë të shoqatave aksionare te ne si njërit nga subjektet themelore ekonomike;

‡ Fletaksioni është letër me vlerë me të cilën realizohet pronësia në: mjetet e deponuara në ndërmarrje, 
bankë ndonjë subjekt tjetër ekonomik,  në organizatat tjera financiare,  ne organizata për sigurimin e ndonjë personi tjetër juridik i cili mund të arrijë fitim.

Poseduesi i fletaksionit i fiton 2 të drejta themelore
1. PJESMARRJA NË PJESEN E FITIMIT 2. E DREJTA E PJESMARRJES NË QEVERISJES E SUBJEKTIT BIZNESOR;

Mund të ekziston fletaksioni pa të drejtën e pjesëmarrjes në qeverisje; Kur fletaksioni bartet nga një person në tjetrin bartet pronësia e cila është shënuar në të fletaksionet; janë shumë e përshtatshme për bashkimin e kapitalit të stimulimit maksimal të angazhimit të mjeteve të disponuar; Fletaksionet mund të lëshohen në valutën nacionale dhe të huaj mirëpo, brenda kufijve tonë në treg mund të shiten dhe të blihen vetëm me valutën nacionale; Fletakisonet paguhen në të holla , ( por ka mundësi edhe në sende edhe në të drejta , me një kusht që vlera e këtyre sendeve të shprehet në të holla );

Fletaksioni përbëhet nga 2 pjesë :
NË PJESEN E PARË TË FLETAKSIONIT E CILA QUHET BAZA ‡ (d.m.th. duhet të shënohen të gjitha elementet themelore të fletaksionit ). NE PJESA E DYTË PËRBËHET NGA PJESA E KUPONIT ‡ ( triskës ) që shërbejnë për pagimin e dividendit;

LËSHIMI I FLETAKSIONIT

‡ Vendimin për lëshimin e fletaksioneve e nxjerr organi përkatës i qeverisjes të ndonjë subjekti ekonomik ekzistues (apo themeluesi p.sh . i ndonjë shoqate të re aksionare .

Me vendimin mbi lëshimin e fletaksioneve në veçanti përcaktohet
1. EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONEVE ; 2. SHENJA E OBLIGACIONIT QË LËSHOHET NË EMER APO SIPAS PRUESIT (sjellësit) ; 3. MËNYRA E PAGIMIT TË DIVIDENDËS ; 4. KOHA E RREGJISTRIMIT TË FLETKASIONEVE ; 5. MENYRA E RREGJISTRIMIT TË FLETAKSIONEVE ; 6. TE KUSH DHE NË CILIN AFAT BËHET PAGESA E MJETEVE PËR BLERJES E FLETAKSIONEVE ; 7. NË CILIN AFATË BËHET KTHIMI I MJETEVE TË PAGUARA NË RASTË TË EMITIMIT TË FLETAKSIONEVE (heqje dore ); 8. LLOJET E FLETAKSIONEVE ; 9. PAGESA E FLETAKSIONEVE ; 10. BARTJA E RREZIKUT etj;

‡

Mjetet për blerjen e fletaksioneve mund të paguhen menjëherë apo me këste (kur pagesa bëhet me këste blerësit të fletaksionit i lëshohet fletaksioni i përkohshem në të cilën ç do pagës e kësteve vërtetohet me shkrim . Në rast se poseduesi i fletaksionit e bënë pagesën në tërësi tërhiqet fletaksioni i përkohshëm dhe i lëshohet fletaksioni i rendomë i lëshuar.

‡

PËRMBAJTJA E FLETAKSIONIT
‡ Fletaksioni si letër me vlerë duhet ti përmbaj të gjitha elementet që janë të parapara si : 1. SHENJËN SE ËSHTË ME FLETË AKSION 2. SHENJËN E LLOJIT TË FLETAKSIONIT , FIRMEN RRESPEKTIVISHT SELIN E LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ; 3. FIRMEN RRESPEKTIVISHT EMRIN E BLERSIT APO SHENJEN NË EMER TË CILIT LËSHOHET FLETAKSIONI ; 4. AFATET E PAGIMIT TË DIVIDENDËS etj.

Elementet e kuponit për pagimin e dividend janë
1.NUMRI RENDOR I KUPONIT ; 2.NUMRI I FLETAKSIONIT SIPAS TË CILIT DIVIDENDA PAGUHET ; 3.EMERTIMI I LËSHUESIT TË FLETAKSIONIT ; 4.VITI NË TË CILIN DIVIDENDA PAGUHET DHE FAKSIMILI I NËNSHKRIMI I PERSONAVE TË AUTORIZUAR ( lëshuesit të fletaksioneve.)

LLOJET E FLETAKSIONEVE

të përkohshme përhershme;

duhet ta bëjmë dallimin e feltaksioneve

‡ në emër , ‡ sipas urdhrit dhe ‡ sipas prurësit

Sipas radhës së lëshimit fletaksionet munden me qenë; 
të themeluesit ,  të emisiont të pare apo të emisioneve të ardhshme;  fletaksionet munden me qenë pa të drejt vote dhe me të drejt vote ose;  me të drejtën e një vote apo me të drejtë më më shumë vota në kuvendin e aksionarve .

‡ Rëndësi të veçanet kanë fletaksionet me prorioritet në këtë relacion me fletaskionet e rëndomta ‡ Keto kanë të drejtën përparësinë në pagës të dividendë po ashtu të drejtë pagese me procedurën e falimentimit.

Fletaksionet me prioritet mund të jenë:
‡ ‡ KUMULATIVE DHE PARTICIPUESE

Flet aksioni KUMULATIV jep poseduesit të saj të drejtë pagese të dividend paguar KUMULATIVE; Fletaksionet PARTICIPUESE, prioritare i japin poseduesit krahas të drejtës dividend edhe të drejtën e ndarjes së fitimit në marrëveshjen me vendimin mbi emetimin e këtyre fletaksioneve .

FLETËDETYRIMI

FLETËDETYRIMI
‡ Është dokument i shkruar me të cilin emituesi i saj obligohet që, subjektit të shënuar në fletëdetyrim (apo edhe sipas urdhrit të tij) prezentuesit të fletëdetyrimit, në ditën, muajin dhe shumë e caktuar t i paguaj shumën e shënuar në kupon;

fletëdetyrimi participativ
‡ Ekziston edhe fletëdetyrimi participativ që nënkuptron që poseduesi i tij , përveç kamatës (interesit) fiton edhe të drejtën për pjesëmarrje në fitimin i cili është i përcaktuar për emituesin e fletdetyrimit: ‡ Në jetën praktike fletëdetyrimi mund të emitohet me garancion dhe pa garancion;

‡ Ndërmarrjet dhe institucionet shoqërore politike por edhe subjektet tjera juridike mund t i emitojnë (jepin) fletëdetyrimet
± në emërin dhe llogarinë vet, ± në emrin e vet dhe në llogari të dikujt tjetër, dhe ± në emër dhe llogari të subjekteve të tjera;

‡ Fletëdetyrimi mund të shprehet në valutën e vendit dhe në valutë të huaj; ‡ Blerësi i fletëdetyrimit e fiton të drejtën vetëm pasi që të paguaj çmimin e saj në tërësi: ‡ Fletëdetyrimi duhet të përmbajë:  Firmën respektivisht emrin dhe selinë e emituesit të fletëdetyrimit;  Firmën respektivisht emrin e blerësit të fletdetyrimit;  Lartësinë e shkallës së kamatës;  Përqindjne e pjesëmarrjes në fitim nëse është përcaktuar;  Afatet e pagimit të kamatës;  Vendin dhe datën e emitimit së bashku me numrin serik dhe kontrollues të fletëdetyrimin;  Faksimilin së bashku më nënshkrim e subjekteve të autorizuara;

Leksione per: FLETË ARKA CETEFIKATI FLETË KOMPERCIALJA

Fletarka
‡ Fletarka është letër me vlerë për shumën monetare të caktuar e cila duhet të përmbushet në afatin e arritjës në bazë të shkallës së caktuar të kamatës;
± Fletarkën mund ta emitojë banka, organizata e caktuar financiare dhe institucioni kompetent shoqëror politik; ± Rëndësia e tyre qëndorn sepse nëpërmjet të shitjës së tyre emituesi i tyre tubon mjete monetare afatshkurta; ± Fletarka emitohet në bazë të vendimit të organit kompetent të emituesit të saj;
± Zakonisht fletarka jepet me afatin e arritjes deri në një vjet;

Certifikati
‡ Certifikati është dokument i shkruar për mjetet e deponuara në bankë apo në ndonjë institucion tjetër kompetent në bazë të nja afati të shkurtë të kthimit deri në një vit;

Fletë komercialja
‡ Fletëkomercialja është letër me vlerë e cila aplikohet nëpërmjet të shitjës në funksion gjatë tubimit të mjeteve monetare në një afat të shkurtë; ‡ Emitohet nga ndërmarrjet dhe nga subjektet e caktuara juridike ekonomike në bazë të kompetencave ligjore;

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful