Lidhja e kontrates

· Lidhjes se kontrates i paraprijne veprimet
paraprake, sic jane:
1. negociatat,
2. bisedimet dhe
3. parabisidimet e paleve kontraktuese.
· Pas perfundimit te ketyre parapergaditjeve,
palet ndermarrin veprime kontrekte rreth
lidhjes se kontrates, sic, jane:
1. oferta dhe
2. pranimi i ofertes.
egociatat
· Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis
subjektëve të caktuar.
· Subjektët e interesuar mund të bisedojnë për elementet
e:
1. caktimit të lartësisë së çmimit,
2. për mënyrën dhe vendin e dërgimit,
3. për cilësit e sendit,
4. për pagesën etj.
· Këto parabisedime e kanë karakterin e parapërgatitjes
rreth lidhjes së kontratës.
· ë këtë fazë të bisedimeve, palët nuk janë në detyrim
ndaj njëra ÷tjetrës.
· egociatat i paraprijne lidhjes se kontratës dhe
nuk i obligojn palët biseduese.
· egociatat kanë ndikim me rastin e interpretimit
të kontratës dhe ofertës.
· Gjykata "gjatë interpretimit e kontratës¨
gjithsesi duhet të marrë parasysh vullnetin e
përbashkët të palëve kontraktuese.
· ë qoftë se ndonjë subjekt pa arsye tërhiqet
nga negociatat e bëra atëherë shkaktohet dem.
· Shpërblimi i demit në këtë rast përfshin;
1. humbjet e pësuara,
2. shpenzimet e bëra dhe
3. dobitë eventuale që do t'i realizonte Ì dëmtuar.
· Gjykata ketu merr parasysh sjelljen e dëmtuesit,
rrezikun normal në afarizëm, dhe shpenzimet e
bëra.
· ë shpenzime te lidhjes kontrates hyjne:
· Shpenzimet e korrespodences
· Udhëtimet
· Provezioni, ndërmjetësuesit, përfaqesuesit
· Taksat gjyqësore, shpenzimet e përpilimit dhe të
· Regjistrimit te kontratës.
ferta
· ferta është shprehje e vullnetit të një personi
me anë të cilin e ftonë personin tjetër të
konkretisht të caktuar më qëllim që të lidhe një
marrëdhënie kontraktuale ÷ kontratë.
· Personi që ofron ofertën quhet ofertues ,
· kurse personi të cilit Ì ofrohet oferta quhet i
ofertuar.
· Më ofertë merret iniciativa për lidhjen e kontratës.
· ferta duhet t'i plotesoje keto kushte:
1. Që të jetë dhënë nga personi i cili ka qëllim të
lidhe kontratën (ofertuesi) ose nga personi Ì
autorizuar i tij.
2. Ti përmbajë elementet thelbesore për lidhjen e
kontratës, të cilën dëshirojnë ta lidhin.
3. Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e
shprehur të propozuesit së dëshiron të lidhe
kontratë në bazë të kushteve të propozuara.
4. ferta duhet të bëhet me shkrim nëse lidhet
kontrata formale.
5. Malli që është i ekspozuar në vitrinën e
supermarketeve, të ndryeshme me çmim te
caktuar paraqet oferten per lidhjen e kontratës
së shitjes me çdo konsomues.
Mënyra e paraqitjes së ofertës
· ferta mund të paraqitet me;
1. shkrim,
2. me goje,
3. ne heshtje.
· Mënyrat e paraqitjes së ofertës ndahen në dy grupe:
1. të drejtëpërdrejta dhe
2. të tërthorta.
· ë mënyrën e drejtëpërdrejtë të paraqitjes së ofertës
hyjnë:
të gjitha deklaratat të shprehjes së vullnetit të bëra me
gojë , me shkrim dhe më të gjitha mjetet e tjera me anë të
cilave mund të tregohet qëllimi për të lidhur kontratë.
· I 2Inyrat e tIrthorta të paraqitjës së ofertës
hyjnë: të gjitha ato shprehje të vullnetit, prej të
cilave nuk mund të kuptohet së shprehin vullnetin
për të lidhur kontratë, po mund të kuptohet
tërthorazi se ekziston një vullnet Ì tillë.
· ë shprehjen e tërthortë të vullnetit hyjnë edhe
veprimet konkludente.
· ==========-----P.sh. është lidhur kontrata mbi
qiranë, nësë qiradhënësi ka marrë qiranë përpara
edhe për përiudhën që vjen pas kalimit të afatit.
· ferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të
ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon lidhjen e
kontratës sipas kushteve të cilat Ì ka parashtruar
në ofertën e vet.
· ferta nuk është kontratë. Që të bëhet kontratë, i
ofertuari duhet ta paraqesë mendimin e vet dhe
të pranojë ofertën.
· Duhet dalluar ofertën e drejtuar personit të
pranishëm dhe ajo që i afrohet personi jo të
pranishëm.
1ektet juridike t 1ektet juridike të ë o1ertes o1ertes
· Konsiderohet se oferta i ofrohet personit të pranishëm kur
palët gjinden në të njëjtin lokal, dhe kur gjenden në lidhje të
drejtëpërdrejtë me anën të mjeteve teknike të informimit.
· Konsiderohet se oferta i bëhet personit jo të pranishëm jo
vetëm kur ofertuesi dhe i ofertuarit nuk gjinden në të njëjtin
lokal,
· edhe ne rast se kur ata gjinden bashkë - oferta është
ofruar personit të pa autorizim për lidhjen e kontratës.
· Si rregull, ofertuesi është Ì lidhur për ofertën, të cilën ia ka
bërë ofertuarit dhe nuk mund ta revokojë ofertën, por nga
kjo rregull ka perjashtim.
· fertuesi mund ta revokojë ofertën gjersa nuk i ka arritur të
ofertuarit.
Pranimi i ofertës
· Pranimi i ofertës është shprehje e njëanshme e vullnetit të
ofertuarit me anën e të cilit e miraton propozimin e
ofertuesit për lidhjen e kontratës në kushte të caktuara në
ofertë.
· Kontrata lidhet pas përputhjes së ofertës dhe të pranimit.
· Që deklarata e një personi, e cila paraqët përgjigjjen e një
personi të ofertuar për propozimin e ofertuesit, të jetë
pranim i ofertës, duhet të plotësohen këto kushte:
· Të jetë dhënë nga personi i ofertuar, ose ngas personi i
autorizuar prej tij. Si oferta, ashtu edhe pranimi Ì saj duhet ti
përkasin vetëm ofertuesit dhe të ofertuarit.
· Që sipas përmbajtjes t'i përgjigjet plotësisht
ofertës. Pranimi i ofertes do te eksizstojë vetëm
në ate rast, kur më të do të pranohet oferta në
tërësi, ashtu si është pa kurrfarë kufizimesh,
ndërrimesh.
· Që të përmbajë shprehjen e qartë dhe serioze të
vullnetit të ofertuarit se dëshiron të lidhë kontratën
në kushtet e parapara në ofertë.
· Që t'i arrijë me kohë propuzuesit d.m.th. ë afatin
e caktuar në ofertë. Pranimi Ì arritur pas afatit të
caktuar për pranim nuk krijon kurrfarë efekti dhe
ofertuesi nuk do të jetë me Ì lidhur për propozimin
e vet.
Mënyrat e pranimit të propozimit
· Mënyrat e pranimit të propozimit, ose ofertës, mund të
jenë:
1. të drejtëpërdrejta dhe
2. tërthorta.
· I 2InyrIn e drejtI5IrdrejtI hyjnë ato deklarata të bëra
vecmas me gojë , me shkrim, me shenja të përgjithshme të
pranimit ( luajtja e kokës, duke dhënë dorën, duke dhënë
kaparin).
· e 2enyrat e drejt5erdrejta te pranimit te ofertes hyjne:
nenshkrimi Ì te ofertuarit ne oferten me shkrim te kontrates
ose venia e shenjes se gishtit.
· I 2InyrI tI tIrthortI pranimi i ofertës , duhet që nga
sjellja e personit të ofertuar të kuptohet se ai ka dashur të
shprehë pajtimin që të lidhet kontrata sipas propozimit të
bërë, p.sh. Kur personi sendin e dhene nga propozuesi do
të vërë në shportë. ga ky veprim i ofertuari e pranon
ofertën për lidhjen e kontratës mbi shitjën.
· Heshtja dhe pranimi i ofertës
· ëse palët kanë lidhur ndonjë kontratë në kohë të caktuar,
vazhdimi i kësaj marrëdhënieje mund të bëhet duke
heshtur, P.sh. ë kontrata mbi qiranë.
· ëse ndërmjet palëve ekzistojnë marrëdhënie të
përhershme pune, heshtja e të ofertuarit konsidrohet si
pranim i ofertës.
fektet juridke të pranimit të ofertës
· Pasi i ofertuari jep pëlqimin për ofertë, lidhet
kontrata e cila krijon të drejta dhe detyra ndërmjet
atyre subjektëve.
· Deklarata për pranimin e ofertës mund të
revokohet atëherë kur deklarata për revokimin e
pranimit të ofertës arrin të ofertuesi para, ose
njëkohësisht kur arrin deklarata për pranimin e
ofertës.
· Revokimi i vonuar i ofertës nuk do të krijojë
kurrfarë efekti juridik.
Mbi kohën e lidhjes së kontratës
· ga çasti kur lidhet kontrata rrjedhin edhe efektet e saj ,
detyra për debitorin dhe të drejtat për kreditorin.
· ga ky çast fillon të rrjedh afati i kontratës në bazë të së
cilës palët janë të detyruar ta ekzekutojnë detyrimin.
· Sipas kohës së lidhjes së kontratës vërtetohet aftësia
punuese të palëve, e cila është e rëndësishme për
zgjidhjen e cështjës , se cila norme duhet të zbatohet kur
është bërë ndërrimi i normave për këtë lloj kontrate.
· Caktimi i kohës se lidhjes së kontratës ka rëndësi edhe
për caktimin e vendit te lidhjes së saj.
· Koha e lidhjës së kontratës është lehtë të caktohet kur
oferta bëhet ndërmjet palëve të pranishme.
· Problemi lind atëherë kur lidhet kontrata ndërmjet palëve
jo të pranishem.
· kzistojnë katër teori për këtë cështje: teoria e dërgimit,
teoria e deklarimit, teoria e marrjes dhe teoria e njoftimit.

Sign up to vote on this title
UsefulNot useful