You are on page 1of 6

Si lindi lëvizja për lirimin (zbulimin) e

femrës myslimane
Lëvizja për lirimin e femrës angazhohej për lirimin e femrës nga normat e sjelljeve
islame ...

Definicioni: Lëvizja për lirimin e femrës (Haraka litahrir al-mar'a) është një lëvizje
shekulariste, e cila së pari lindi në Egjipt, dhe pastaj u zgjerua nëpër vende tjera arabe-
islame. Si e tillë ajo angazhohej për lirimin e femrës nga normat e sjelljeve islame, dhe nga
disa rregulla të sheriatit, si për shembull parimi për mbajtjen e hixhabit (veshje islame për
femra), pastaj për kufizimin e divorcit (taqyid at-falaq), ndalimin e poligamisë (man' ta'addud
az-zawgaf), barazimin e trashëgimisë me meshkuj (al-musawat fi al-mirat), imitimin e femrës
perëndimore në çdo pikëpamje (taqlid al-mar'a al-garbiyya), etj. Kjo lëvizje lindi nga ndikimi i
bashkimit të shoqatave të gruas në Perëndim.

Lindja dhe personalitet më të rëndësishëm

Para kësaj lëvizjeje për liritë e femrës e cila kishte përpunuar dhe formuar një program shumë
precize, vëmendjen për këtë lëvizje e kishte tërhequr një shoqatë e grave e quajtur "Bashkimi
i grave" (al-ittihad an-nisa'l).
Idetë e para për lirimin e femrës janë paraqitë nëpërmes tri librave dhe një reviste të cilat u
botuan në Egjipt. Ato janë:

-Libri i titulluar "Gruaja në Lindje" (al-Mar'a fi ash-sharq) nga penda e autorit krishterë me
emrin e quajtur Markos Fehmi el-Muhami, në të cilën favorizohen heqja e hixhabit (mënyra e
veshjes së gruas në islam), përzierja e grave me burra (al-ihtilat), kufizimi i lirisë së divorcit
(taqyid at-talaq), ndalimi i poligamisë (martesa me shumë gra) dhe lejimi i martesës në mes
myslimanes dhe të krishterit.

-Libri tjetër "Të liruarit e gruas" (Tahrir al-Mar,a), nga penda e autorit Kasim Emini. Ky libër u
shkrua dhe u botua në vitin 1899, me lejimin dhe ndihmën e Shejh Muhammed Abduhu-s;
Sa'd Zagllulli-t; dhe Ahmed Lutfi as-Sejjidi-t. Në këtë libër duke pohuar theksohet se ekzistimi
i tanishëm i mbulimit të femrës (hixhab), nuk është e obligueshme në islam, dhe se të
zbuluarit (lexo heqja e hixhabit) e femrës nuk paraqet daljen e saj nga kornizat e rregullave
islame (laysat hurugan ' ala ad-din).

-Libri i tretë "Gruaja e re" (apo "Një grua ndryshe" sepse këtu nuk bëhet fjalë për gruan e re
në moshë por, për një veshje ndryshe të saj SH. V.) (al-Mar'a al-gaddida), që gjithashtu është
shkruar nga autori i njëjtë Kasim Emin. Ky libër është shkruar në vitin 1900, dhe po ashtu
edhe në te sikurse në librin e parë favorizohen idetë e njëjta, por tani autori mbështet në
mendimet e mendimtarëve të perëndimit.
-Revista "as Sufur" të cilën gjatë Luftës Parë Botërore e iniciuan aktivistët për lirimin e gruas.
Në këtë revistë më së shumti publikoheshin materiale që shtjellonin çështjen e mbulimit të
gruas dhe përzierjen e grave me meshkuj (al-ihtilat).

Zbulimit të gruas Egjiptiane (sufur al-mar'a al-misriyya) i priu pjesëmarrja e grave në


revolucionin e Egjiptit në vitin 1919, që udhëhiqej nga Hode Sha'rawi, bashkëshortja e Ali
Sha'rawiut, kjo ngjarje ndodhi kur në mëngjesin e 20 marsit të viti1919, gratë kishin
organizuar demonstrata në ç'mënyrë ato hynë në revolucionin nga e cila do të lindte lëvizja
politike e tyre.

Faza e parë e zbulimit të gruas (as-sufur) filloi në ditën kur Sa'd Zagluli apeloi tek femrat të
cilat kishin marrë pjesë në ligjëratat e tija, që nga koka e tyre ta heqin shaminë (an-niqab). Ai
është personi i cili publikisht (haptazi) ia zhveshi hixhabin nga fytyra Nur el-Huda Muhammed
Sulltan, e njohur me llagapin Hoda Sha'ravi, e cila kishte themeluar Aleancën e grave
egjiptiane. Kjo ka ndodhur në Aleksandri me rastin kur ajo kishte dalë me pritë kthimin e tij
nga internimi. Kur gratë e tjera e pan se ajo u zbulua, atëherë filluan edhe ato të zbulohen.

Aleanca apo bashkimi i grave (al-Ittihad an nisa'l) u themelua në prill të vitit 1924, menjëherë
pasi që themeluesja e saj Hoda Sha'ravi ishte kthyer nga Kongresi Ndërkombëtar i bashkimit
të grave e mbajtur në Romë në vitin 1923. Kjo aleancë e grave favorizonte idetë e njëjta të
cilat para kësaj i favorizonin Markos Fehmi el-Muhami dhe Kasim Emini.

Kjo aleancë e përgatiti rrugën për mbajtjen e Kongresit të bashkimit të grave arabe (Mu'tamar
al-ittihad an-nisa'i al-arab) njëzet vjet më vonë 1944, në të cilën me shumicë morën pjesë
përfaqësueset e vendeve arabe. Mbajtjen e këtij kongresi e përshëndetën Britania dhe SHBA.
Një përkrahje e posaçme këtij kongresi i arriti nga vetë bashkëshortja e kryetarit amerikan
Ruzvellt, e cila nëpërmes një telegrami dërguar në adresën e këtij kongresi i shprehi urimet e
saja.

Personat më me ndikim në Lëvizjen e lirimit të gruas janë: Shejh Muhammed Abduhu, në


mendimet e të cilit edhe kanë lindur këto ide të cilat theksohen në librin "Të liruarit e gruas".
Idetë që favorizohen në këtë libër në shumicën e rasteve përputhen me idetë e Shejh
Muhammed Abuhit, në lidhje me të drejtat e gruas të cilat ai gjerësisht i trajtonte në vargun e
artikujve të veta me titull "Ngjarjet në Egjipt" (al-Waka'i ' al-misriyya) si dhe në komentimin e
tij të ajeteve të Kuranit të sures "Gratë" (An-Nisa) në të cilat flitet për rregullat në lidhje me
gratë, (më në detaje shiko librin me titull "al-Mu'amara 'ala al-mar'a al-muslima" nga dr. Es-
Sejjid Ahmed Fraxha, faqe 63 dhe me vonë kur në vitin 1985 e shtypi shtëpia botuese Dar al-
Wafa, si dhe në vëllimin e parë të librit me titull 'Awda al-higab nga Muhammed Ahmed b.
Isma'il al-Mukdim).

Sa'd Zagllull, lider i partisë politike "Wafd" të Egjiptit, i cili e përkrahte dhe e ndihmonte Kasim
Eminin për shkrimin e librit të problemeve të kësaj fushe.
Lutfi es-Sejjid të cilin ithtarët e tij e quanin me llagapin "Profesori i gjeneratave" (Usta dal-gil).
Ai në kohën e tij në faqet e gazetës al-Garida, që ishte organ zyrtar i partisë politike al-Umma,
nga numri në numër kishte shkruar artikuj në të cilat propagandohej lëvizja për lirimin e
gruas.
Safija Zagllull, bashkëshortja e Saad Zagllullit dhe vajza e Mustafa Fehmi-pashës kryeministrit
të qeverisë së Egjiptit të asaj kohe, si dhe njërit nga miqtë më besnikë të Anglisë që ka njohur
Egjipti ndonjëherë.

Hoda Sha'ravi, vajza e Muhammed Sulltan-pashës e cila krah më krah kishte përcjellë
okupatorin anglez me rastin e marrjes së fronit (në Kajro) dhe bashkëshorte e Ali Sha'ravi-
pashës, anëtarit shumë aktiv të partisë së asaj kohe al-Umma (kurse sot kjo parti quhet
"Wafd") si dhe luftëtarit të madh për zbulimin e gruas.

Siza Nibravi, emri i vërtet i së cilës është Zejneb Muhammed Murad, e cila bashkë me Hoda
Sha'ravin murrën pjesë në shumë kongrese të grave si jashtë atdheut e po ashtu edhe brenda
saj. Ato dyja janë femrat e para të botës arabe të cilat- pas kthimit nga Kongresi
Ndërkombëtar i aleancës së grave e mbajtur në Romë në vitin 1923, i hekën Hixhabet.

Durije Shefik, nxënësja e Lutfi es-Sejjidi-t e cila për me arrit titullin e doktoraturës udhëtoi
vetë, do me thënë pa pranin e askujt, së pari në Paris, e pastaj në Londër, mbas ç'gjeje mjetet
e informimit perëndimor e prezantuan si një femër e cila lufton për emancipimin e gruas dhe
lirimin e saj nga prangat dhe zakonet islame siç janë: hixhabi, divorci dhe poligamia.
Ajo, pas kthimit në Egjipt, në vitin 1949, me ndihmën e ambasadës amerikane dhe angleze në
Egjipt, themeloi partinë me emër Bint an-Nil (Vajza e Nilit). Për këtë ndihmë u kuptua tek pasi
që njëra nga anëtaret udhëheqëse të partisë kishte dhënë dorëheqje. Durije Shefiku në
bashkëpunim me aparatin propagandistik të Gjemal Abdunaserit, ka organizuar disa herë
demonstrata masive, nga të cilat më të njohura janë ato të 19 shkurtit 1951, dhe të 12 marsit
1954. Me urdhrin e saj, femrat nga sindikata e gazetarëve kanë filluar me grevë urie deri në
vdekje, po aq, derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre. Pas kësaj greve, kërkesat e tyre u
plotësuan, ndërsa Durija Shefik në zgjedhjet parlamentare hyri si kandidate e partisë së tyre.
Mirëpo, as kjo nuk i ndihmoi asaj në korrjen e fitores me çka edhe morri fund roli i saj. Ajo
vazhdimisht pohonte pjesëmarrjen e saj nëpër kongreset ndërkombëtare të aleancës së grave
për të mbrojtur dhe fituar të drejtat e tyre.

Suhejr el-Kamavi, e cila u edukua dhe shkollua në Universitetin amerikan në Egjipt, në të cilën
e fitoi diplomën e kolegjit Amerikan (Ma'had al-Amerikan). Pas kalimit të një kohe të gjatë
nëpër universitete të ndryshme evropiane dhe ato amerikane, më në fund kthehet në Egjipt
dhe vazhdon karrierën si profesor në një universitet të Egjiptit.

Ami'na es-Se'id, nxënësja e shkrimtarit të njohur egjiptian Taha Husejni-t, e cila haptazi
angazhohej për një "Egjipt properëndimor" (Tagrib al-misri). Si redaktore e revistës "Hawa",
ajo në artikujt e saja shumë ashpër sulmonte mbulimin e femrës. Një deklaratë e saj e kohës
së Abdelnaserit mbeti shumë e njohur me ç,rast pat thënë: "Si mund t'i nënshtrohemi dikujt
nga katër fakihë-t (fjala është për themeluesit e shkollave juridike islame) të cilët kanë lindur
në kohën e ngrysjes, kur ne e kemi "Dokumentin" tonë (duke menduar në dokumentin e
partisë së Abdulnaserit al-Mitaq- në të cilën favorizohej socializmi). Shkrimet që botoheshin në
revistën "Hawa", ajo tërësisht ia kushtonte sulmeve të vlerave dhe zakoneve islame.

Dr. Neval es-Sa'davi, udhëheqësja e tanishme e Aleancës së femrës Egjiptiane.

Idetë dhe bindjet: Shkurtimisht në vijim mund t'i shohim idetë dhe bindjet e pjesëtarëve të
Lëvizjes për liritë e femrës:
Lirimin e femrës nga të gjitha parimet dhe rregullat e sjelljeve islame përmes:

-Propagandës së zbulimit (da'wa as-sufur) dhe tërësisht hedhjen poshtë të veshjes islame
(qada' 'ala al-higab al-islam),

-Propagandimi për këmbimin e mendimeve në mes meshkujve dhe femrave (da'wa ila ihtilat
ar-rigal ma' an-nisa) në të gjitha fushat e jetës dhe punës; në shkolla, në universitete, në
institucionet shtetërore, në rrugë etj.

-Kufizimin e meshkujve për divorc dhe ndalimin e poligamisë si dhe barazimin e femrës me
meshkuj për të drejtat e trashëgimisë.

-Favorizimin e shekularizimit perëndimor dhe eliminimin e ndikimit fetar, veçanërisht në jetën


shoqërore.

-Kërkimin e më shumë të drejtave shoqërore dhe politike duke e marrë si shembull Evropën
dhe Perëndimin të cilat duhet me qenë udhëheqëse në të gjitha fushat e jetës femërore, siç
janë për shembull: puna, liria seksuale, aktivitetet sportive dhe kulturore etj.

Rrënjët e ideologjisë dhe të akaidës. Pas kristalizimit të lëvizjes për liritë e gruas nëpërmes
tubimeve të ndryshme të grave, si në botën arabe, e po ashtu edhe në planin ndërkombëtar,
shekularizmi (al-ladinyya) apo e ashtuquajtura mbikëqyrje profane (al-ladiniyya) për lëvizjen e
lirisë së gruas u bë bazë e ideologjisë e cila në botën arabe-islame, para se gjithash u kthye
kah femra-myslimane, në radhë të parë për shkaqe të ndarjes së saj nga feja, e pastaj edhe
për shkatërrimet morale dhe shoqërore të saja si dhe të të gjitha vlerave tjera...

Me këtë rast nuk guxojmë ta qesim në haresë faktin se shkatërrimi apo prishja e vlerave të
femrës, si një themel i bashkësisë, automatikisht, me vete tërheq, edhe shkatërrimin e vlerave
të shoqërisë islame, dhe topitë krenarinë e saj me identitetin islam e cila e kundërshton
perëndimin e krishterë dhe armiqtë e tjerë të islamit. Prandaj këto mënyra të lëvizjeve duhet
t'i kuptojmë me një seriozitet të madh si një lloj i rrugës që mëton ta marrë pushtetin mbi
botën islame.

Si dëshmi që Lëvizja për lirit e femrës i heq rrënjët nga shekularizmi perëndimor (al-ilmaniyya
al-garbiyya) mund të shërbehen këto fakte:

-Në vitin 1894 u paraqit libri i shkrimtarit francez Kont Darkori-t dedikuar çështjes së femrës
egjiptiane. Ai në këtë libër shumë ashpër e sulmon mënyrën e veshjes islame të femrës (al-
higab al-islam) si dhe intelektualët të cilët heshtin për këtë çështje.

-Në vitin 1899 Kasim Emini shkroi librin me titull "Lirimi i femrës" (Tahrir al-mar'a) në të cilën i
përkrah idetë e Darkori-t.

-Po at vit udhëheqësi i partisë nacionale në Egjiptit, Mustafa Kamil, librin për "Liritë e femrës"
e sulmoi, ndërsa autorin e saj e akuzoi për favorizimin ideve kolonialiste angleze (afkar al-
isti'mar al-inklizi).
-Ekonomisti i njohur Muhammed Tal'at nga Egjipti, si përgjigjeje ndaj librit të Kasimit, shkroi
një libër me titull "Edukimi i femrës dhe hixhabi" (Tarbiya al-mar'a wa al-higab) në të cilën
mes tjerash, ai thotë se heqja e hixhabit dhe përzierja e femrave me meshkuj janë dëshirat e
kamotshme që i do Evropa.

-Gjatë kohës së okupimit të Egjiptit, Anglezët librin "Lirimi i femrës" e përkthyen në gjuhën
angleze dhe e shpërndan anë e mbanë Indisë dhe vende tjera islame të kolonizuara.

-Mjekja Raida, kryetare e Aleancës ndërkombëtare të grave (Ra'isa al-ittihad an-nisa'i ad-
duwalli) ajo vetë personalisht qëndroi në Egjipt që të ketë mundësi ma për së afërmi me u
njohë me zhvillimin e lëvizjes së grave të Egjiptit.

-Qarqet perëndimore të entuziazmuara me lëvizjen për lirimin e gruas arabe dhe aktivitetin të
cilën e udhëhiqte Aleanca e grave në Lindje (al-Ittihad an-nisa'i fi ash-shark) ishte aq shumë e
theksuar sa që në vitin 1944 vetë bashkëshortja e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të
Amerikës-Ruzveltit, që cekëm më lartë, Kongresit në fjalë ia dërgoi një telegram përkrahëse.

-Partia në Egjipt Bint an-Nil (Vajza e Nilit) për të cilën folëm më lartë, kur theksuam aktivitetin
e Durije Shefiku-t e pamë-se ishte ngushtë e lidhur me ambasadën amerikane dhe angleze në
Egjipt prej nga ajo merrte ndihma financiare.

-Shtypi anglez në kohën e vetë kur shkruante për Durije Shefiku-n, e ngrite lartë në qiell këtë
udhëheqëse të partisë Vajza e Nilit duke e përshkruar si "propaganduesen më të madhe" (ad-
da'iya al-kubra) për lirimin e gruas egjiptiane nga "prangat dhe zakonet e islamit".

-Aleanca e grave angleze "Sam James" i dërgoi telegram përkrahës udhëheqëses së partisë
Bint an-Nil (vajza e Nilit), në të cilën i shprehu urime për orientimet e reja të saja, për daljet
në demonstrata dhe kërkesat për realizimin e drejtave të grave.

-Udhëheqësja e cekur (lexo Durije Shefik, SH. V.) ka qenë pjesëmarrëse në Kongresin
Ndërkombëtar të aleancës së grave, mbajtur në Athinë në vitin 1951. Nga vendimet e
kongresit të cilat edhe ajo i ka nënshkruar, haptazi shihet që më tepër i ka bërë shërbime
interesave kolonialiste (al-isti'mar) se sa atdheut të vetë.

-Kamilla Jefi nga India, kishte deklaruar se Aleanca ndërkombëtare e grave tërësisht kishte ra
nën ndikimin e vendeve imperialiste të perëndimit, që njëherë ishte edhe arsyeja pse ajo
publikisht ishte larguar nga ajo.

-Mjekja Neval es-Sa'davi, kryetare e Aleancës së grave Egjiptiane në kongresin e kësaj


aleance mbajtur në vitin 1987, publikisht deklaroi se vendet e perëndimit ishin ato që bënë
sigurimin e mjeteve në përgatitjen dhe mbajtjen e kongresit, ndërsa rreth mbulimit të
harxhimeve për organizimin e kongresit shtetet arabe nuk morën pjesë.

-Këto janë vetëm disa nga faktet të cilat pa kurrfarë dyshimi vërtetojnë që Lëvizja haraka) për
lirimin e gruas është ngushtë e lidhur me fuqitë imperialiste perëndimore (al-quwa al-garbiyya
al-isti'mariyya).
Nga ajo çka u tha deri më tani mund të arrimë në përfundim:

-Se Lëvizja për lirimin e gruas është një lëvizje shekulariste e cila së pari lindi në Egjipt, prej
nga më vonë u zgjerua anë e mbanë botës arabe-islame.

-Se qëllimi i lëvizjes është ndarja e gruas nga normat e sjelljeve islame dhe mos përfilljes së
parimeve të saja, kryesisht nga ato parime që kanë të bëjnë me veshjen islame të gruas,
kufizimin e divorcit, ndalimin e poligamisë, barazinë e meshkujve dhe femrave për të drejtën
trashëgimore dhe imitimin e femrës perëndimore në çdo aspekt të jetës.

-Se në mesin e veprave më të njohura të cilat thërrasin në zbulimin e femrës dhe mos
përfilljen e rregullave islame janë: "Gruaja e Lindjes" shkruar nga Markos Fehmi el- Muhami,
dhe dy librat e Kasim Eminit, "Lirimi i gruas" dhe tjetra "Gruaja e Re" (këtu sikurse që e kemi
cek edhe më herët nuk bëhet fjalë për gruan e re në moshë, por për një veshje të re të sajë,
SH.V.).
-Se kjo lëvizje lufton për futjen e shekularizmit në të cilën do të fillonte, si lëvizja e po ashtu
edhe shoqëria në përgjithësi.

Përktheu dhe përshtati Shevki Sh. Voca.

*Marrë nga "Islamska ENCIKLOPEDIJA-religija, mezheba i savremenih pokreta i partija".


Sarajevo, 1427/2006, faqe, 336-339.

You might also like