You are on page 1of 9

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

SHPJEGUES
I PROGRAMIT TË ORIENTUAR
TË PROVIMEVE ME ZGJEDHJE
TË MATURËS SHTETËRORE 2010

Fizikë

Tiranë, Maj 2010


Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

Testi i fizikës do të përmbajë 20 ushtrime. Formati i tij do të përfshijë 10 ushtrime me zgjedhje të


shumëfishtë dhe 10 ushtrime do të jenë me zhvillim. Vlerësimi maksimal i testit të fizikës do të jetë 40
pikë. Nga kjo rrjedh se për dhjetë ushtrimet e para vlerësimi do të jetë me dhjetë pikë, ndërsa për 10
ushtrimet e dyta vlerësimi maksimal do të jetë me 30 pikë.
Shpërndarja e pyetjeve në test do të bëhet sipas linjave të programit dhe peshës që zë secila linjë në
programin e vlerësimit.
Objektivi kryesor i testit do të jetë vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e fizikës, të zhvilluar gjatë
procesit mësimor të shkollës së mesme. Ky objektiv do të realizohet sipas niveleve të aftësive, të
shprehura si më poshtë:
 Njohja dhe të kuptuarit 40%
 Zbatim në situata të ndryshme 40%
 Analizë, sintezë 20%

Tabela e mëposhtme paraqet linjat e përmbajtjes dhe peshat për linjë.

Nr. Linjat e përmbajtjes Përqindja


1 Mekanika 34
2 Fizika molekulare dhe termodinamika 11
3 Elektriciteti dhe magnetizimi 24
4 Lëkundjet dhe valët 13
.5 Optika gjeometrike 7
6 Relativiteti 3
7 Fizika kuantike dhe bërthamore 8
Gjithsej 100

Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur modele pyetjesh për çdo linjë.

Peshat në
Linjat përqindje
për çdo
Modele pyetjesh për çdo linjë
kryesore
linjë

Mekanika 34% 1. Makina që lëviz me shpejtësi 36km/h, fillon të frenojë me nxitim 0.5m/s2.
a) Shkruani ligjin e ndryshimit të shpejtësisë.
b) Mbas sa kohe makina do të ndalojë?
c) Sa do të jetë zhvendosja e trupit gjatë kësaj kohe?

2. Në figurë paraqitet grafiku i varësisë së


shpejtësisë nga koha për një trup që lëviz
në një sipërfaqe horizontale.
a) Ç’lloj lëvizjeje kryhen trupi në
intervalet
( 0-6s, 6-12s )?
b) Gjeni nxitimin për çdo interval
kohor.
c) Ndërtoni grafikun e nxitimit a në varësi të kohës t.
d) Gjeni zhvendosjen e trupit për të gjithë kohën.
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 2 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

3. Një trup lëshohet vertikalisht poshtë nga lartësia e një ndërtese me shpejtësi
fillestare 25m/s dhe prek sipërfaqen e tokës mbas 2s. Sa do të jetë lartësia e
ndërtesës? (g=10m/s2)
A) 20m
B) 30m
C) 40m
D) 70m

4. Ekuacioni i shpejtësisë së lëvizjes së një trupi ka formën V  10  2t . Rruga


që përshkon trupi gjatë 2s të para të lëvizjes, është:
A) 16m
B) 20m
C) 32m
D) 18m

5. Mbi trupin me masë m=50kg, ushtrohet një


forcë që formon me drejtimin e
zhvendosjes këndin 45o. Koeficienti i fërkimit
ndërmjet trupit dhe rrafshit është =0.3.
Njehsoni vlerën e forcës F, me kusht që trupi
të zhvendoset horizontalisht me nxitim 2m/s2
( sin 45o  cos 45o  0.7 )

6. Dy trupa me masa m1 dhe m2, ku


m2 = 2m1, janë lidhur me një fije të
lehtë dhe të pazgjatshme, e cila
kalon në një rrotull me masë të
papërfillshme. Trupi me masë m2
lëviz pa fërkim në rrafshin
horizontal.
Nxitimi me të cilin lëviz sistemi është:
A) g.
B) g/4.
C) g/3.
D) g/2

7. Një bllok druri me masë M=20 kg lëviz me shpejtësi V1=3 m/s në një
sipërfaqe horizontale të lëmuar. Përballë bllokut lëviz sfera me masë m=5 kg
dhe shpejtësi V2=5 m/s. Sfera godet bllokun dhe mbetet në të. Përcaktoni
shpejtësinë e bllokut pas goditjes me sferën.

8. Sfera me masë 1kg lëshohet nga pika


A pa shpejtësi fillestare dhe lëviz pa
fërkim sipas trajektores si në figurë.
a) Njehsoni energjinë mekanike në
pikën A.
b) Energjinë kinetike në pikën B
c) A do të arrijë sfera në pikën C?
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 3 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

9. Dy planetë A dhe B kanë të njëjtin nxitim afër sipërfaqes së tyre, por


planeti B ka masën dy herë më të madhe se planeti A. Në qoftë se rrezja
e planetit A është R, sa do të jetë rrezja e planetit B?
A) R
B) 2R
C) R 2
D) 4R

10. Një njeri me masë 100kg qëndron brenda një ashensori mbi një peshore.
Ashensori lëviz poshtë me nxitim 0.5m/s2. Sa do të jetë pesha e njeriut?
A) 950N
B) 1000N
C) 1050N
D) 2000N

Fizika 11% 1. Vëllimi i gazit ideal dyfishohet në trysni konstante. Cila do të jetë
Molekulare
dhe temperatura përfundimtare, nëse ajo fillestare është 27oC?
termodina- A) 400K
mika B) 580K
C) 600K
D) 750K

2. Një sasi prej 10 mol gazi një atomik zgjerohet në një shtypje konstante 2 atm
nga vëllimi V1=2 litra në V2= 6 litra. Të njehsohet:
a) temperatura përfundimtare, kur dihet se temperatura fillestare ka qenë
127 0 C.
b) puna që kryen gazi.
c) ndryshimi i energjisë së brendshme të gazit dhe nxehtësia që ka marrë
ai nga mjedisi.

3. Një sasi gazi ideal kalon me procese


termodinamike në gjendjet a, b dhe c.
a) Ndërtoni diagramën në V-T.
b) Gjeni punën e plotë që kryen gazi ideal
në proceset termodinamike në
diagramen P-V.

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 4 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

4. Sasia e nxehtësisë prej 10J i jepet një mase gazi ideal në vëllim konstant. Si
rezultat i kësaj, energjia e brendshme e gazit:
A) do të rritet me 10J
B) do të rritet me më shumë se 10J
C) do të zvogëlohet me më pak se 10J
D) nuk do të ndryshojë.

5. Një masë gazi ideal e ngjeshim në mënyrë adiabatike. Puna që kryhet mbi të,
është 200J. Sa do të jetë ndryshimi i energjisë së brendshme të gazit?
A) 100J
B) 200J
C) -200J
D) 0

6. Sa është rendimenti i një makine termike ideale që punon me temperaturë të


ngrohësit 500 K dhe të ftohësit 270 C?
A) 30 %
B) 40 %
C) 50 %
D) 0,6

7. Në qoftë se rendimenti i një motori termik do të jetë 100%, atëherë


temperatura e ftohësit do të jetë:
A) 0oC
B) 100oC
C) Infinit
D) Zero absolute

Elektriciteti
dhe
24% 1. Dy ngarkesa pikësore q1=10-8C dhe q2=410-8C, ndodhen në largësinë
magnetizmi r=12cm.
a) Gjeni pikën në segmentin që bashkon ngarkesat, ku intesiteti i fushës
elektrike të jetë zero.
b) Njehsoni forcën që vepron mbi ngarkesën 2.10-6C të vendosur në mesin
e ngarkesave
(k=9109Nm2/C2)

2. Katër ngarkesa të njëjta me vlerë 1C janë vendosur


në kulmet e një drejtkëndëshi si në figurë. Sa do të
jetë vlera e potencialit në qendrën e drejtkëndëshit,
në qoftë se a=4cm dhe b=3cm?
A) 3104V
B) 2102V
C) 25V
D) zero
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 5 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

3. Duke u nisur nga qarku elektrik, njehsoni:


a) Rezistencën ekuivalente të qarkut.

b) Rrymën që kalon në njërën prej


rezistencave të lidhura në paralel.
c) Fuqinë termike të rezistencës 10.

4. Skema e mëposhtme paraqet një pjesë të


qarkut nëpër të cilin kalon rryma I. Cili
nga të tre ampermetrat tregon rrymë më të
madhe?
A) A1
B) A2
C) A3
D) Të tre ampermetrat tregojnë të njëjtën vlerë.

5. Thërrmija me ngarkesë q=- 210-8C dhe masë


m= 210-17kg, hyn në një fushë magnetike të njëtrajtshme
pingul me vijat e forcës së kësaj fushe me shpejtësi
V= 107m/s si në figurë. Gjeni:
a) Drejtimin, kahun dhe vlerën numerike të vektorit të
induksionit të fushës magnetike.
b) Periodën e rrotullimit të thërrmijës së ngarkuar.

6. Një përcjellës me gjatësi 50cm, në të cilin rrjedh rryma 20A, vendoset pingul
me vijat e forcës së fushës magnetike. Forca magnetike që vepron mbi
përcjellësin, ka vlerën 3N. Induksioni i fushës magnetike do të ketë vlerën:
A) 0.5T
B) 0.3T
C) 1.5T
D) 2.5T

7. Përcjellësi drejtvizor me rrymë është vendosur


pingul me vijat e forcës së fushës magnetike si në
figurë. Gjeni:
a) Drejtimin dhe kahun e forcës magnetike që
vepron mbi përcjellësin me rrymë.
b) Vlerën numerike të kësaj force.

Zbatim numerik B =.4.10-2T, I =.5A, l=20cm

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 6 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

8. Fluksi magnetik përmes një spire ndryshon gjatë 10s. Sa do të jetë ndryshimi
i fluksit, në qoftë se f.e.m që induktohet, është 0.2V?

A) 0.02Wb
B) 0.2Wb
C) 2Wb
D) 5Wb

9. Një përcjellës me gjatësi 0,2 m lëviz me


shpejtësi 0,6 m/s në një fushë
magnetike homogjene me induksion B=0.02T.
Sa është vlera e forcës elektromotore të
induktuar?

Lëkundjet 13% 1. Në qarkun RLC me rrymë alternative, janë lidhur në seri me një burim
dhe valët
rryme me tension maksimal 200V, rezistenca aktive R = 40, rezistenca
kapacitive XC = 30 dhe rezistenca induktive XL =60,. Njehsoni:
a) vlerën maksimale të rrymës.
b) vlerën efektive të rrymës që kalon në qark.

2. Duke rritur dy herë amplitudën e lëkundjeve të lavjerrësit sustë, energjia


mekanike e sistemit lëkundës:
A) do të rritet dy herë
B) do të rritet tri herë
C) do të rritet katër herë
D) nuk ndryshon.

3. Gjatë një korde të tendosur përhapen valë harmonike me shpejtësi v= 15m/s.


Ekuacioni i lëvizjes lëkundëse të burimit është y  2 sin 100t t (në cm).
Sa do të jetë gjatësia e valës?
A) 0.5m
B) 0.4m
C) 0.3m
D) 0.1m

4. Vala përhapet sipas drejtimit të


boshtit x me frekuencë 25Hz si në
figurë. Përcaktoni vlerat e
mëposhtme:
a) amplitudën e valës.
b) gjatësinë e valës.
c) shpejtësinë e përhapjes së
valës.
_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 7 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

Optika
gjeometrike
7% 1. Kur një rreze drite kalon nga ajri në ujë, cila nga madhësitë e mëposhtme
nuk ndryshon?
A) Gjatësia e vales
B) Shpejtësia
C) Drejtim
D) Frekuenca.

2. Drejtëza MN paraqet boshtin optik kryesor të një thjere. AB është objekti


dhe A’B’ është shëmbëllimi që jep thjera. Të përcaktohen me anë të
ndërtimit:
a) Qëndra optike e thjerës
b) Vatra e thjerës
c) Lloji i thjerës që është përdorur për shëmbëllimin.

3. Ndërtoni rrugën që ndjek rrezja AB pas


pasqyrimit nga pasqyra e lugët.

4. Një objekt vendoset midis f dhe 2f në boshtin optik kryesor të një thjere të
lugët. Shëmbëllimi që formohet në këtë rast do të ndodhet:
A) Midis f dhe 2f
B) Në largësinë 2f
C) Në largësi f
D) Në distancën më të madhe se 2f nga thjera

3% 1. Një vizore me gjatësi l lëviz me një shpejtësi që i afrohet shpejtësisë së


Relativiteti
dritës. Masa e vizores e matur nga një observator në prehje:
A) shkon drejt infinitit
B) shkon drejt zeros
C) nuk ndryshon
D) rritet gradualisht nga pak

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 8 nga 9
www.mash.gov.al
Shpjegues i Programit të Orientuar FIZIKË

2. Një anije kozmike që fluturon drejt Tokës me shpejtësi v, lëshon sinjale drite
në drejtim të lëvizjes së saj. Shpejtësia e fotoneve në lidhje me Tokën do të
jetë:
A) c + v
B) c – v
C) c
D) 2v

Fizika 8% 1. Gjatësia e valës së pragut të fotoefektit për zinkun është 300nm. Përcaktoni:
kuantike,
dhe fizika
a) frekuencën e pragut për zinkun,
bërthamore b) punën e daljes së elektroneve nga zinku.

2. Rrezatimi dritor me gjatësi vale 300nm, bie mbi një pllakë metalike me punë
dalje A=4.6210-19J. (h=6.6210-34Js, me=910-31kg ).
Në këto kushte, njehsoni:
a) Energjinë kinetike të fotoelektroneve që shkëputen nga pllaka metalike.

b) Shpejtësinë maksimale të fotoelektroneve.

c) Frekuencën e pragut për të cilën ndodh fotoefekti.

3. Fotonit me gjatësi  i korrespondon një nga vlerat e mëposhtme për


impulsin:
A) h
h
B)

h
C)

h
D)
c

4. Çfarë kanë të njëjta bërthamat e elementeve 235


92 X dhe 238
Y?
92
A) Numrin e neutroneve
B) Numrin e protoneve
C) Numrin e nukloneve
D) Asnjë nga alternativat

5. Nga bërthama e një elementi me numër të ngarkesës 88, largohet një


thërmijë . Numri i ngarkesës së bërthamës së re do të jetë:
A) 80
B) 84
C) 86
D) 88

Gjithsej 100%

_____________________________________________________________________________________
© MASH, Maj 2010 Faqe 9 nga 9
www.mash.gov.al

You might also like