Algoritmet
Algoritmi është një sekuencë e hapave apo aktiviteteve
që duhet ndërmarrë për zgjidhjen e një problemi të
caktuar.
Algoritmet kanë këto karakteristika:
• Hyrja: Algoritmet mund të kërkojnë apo mos kërkojnë parametra hyrës
• Dalja: Secili algoritëm duhet të ketë së paku një rezultat
• Përcaktueshmëria: Secili instruksion duhet të jetë i qartë dhe i jo i dykuptimshëm
• Përfundueshmëria: Secili algoritëm duhet të ketë një numër të përcaktuar të
hapave. Pas ekzekutimit të gjithë hapave të algoritmit, duhet të vije deri tek
përfundimi i tij.
Algoritmi ka tri lloje të strukturave të kontrollit:
• Sekuenca: Në strukturën e sekuencës, instruksionet vendosen njëra pas tjetrës dhe
ekzekutimi i tyre bëhet nga lart-poshtë.
• Degëzimi: Në kontrollin e degës, ekziston një kusht përgjigja e të cilit është e SAKTË (TRUE)
apo e PASAKTË (FALSE). Në rast se përgjigja është TRUE rrjedha e programit do të jetë në
njërën degë, ndërsa nëse përgjigja është FALSE rrjedha do të jetë në degën tjetër.
• Unazat (Përsëritjet): Unazat apo përsëritjet (ang. Loop) mundësojnë ekzekutimin e
përsëritshëm të një grupi instruksionesh bazuar në një kusht që quhet kusht i unazës.
Operatorët matematikorë
Operatorët relacional
Operatorët logjik
Operatorët logjik janë operatorë Boolean të cilët kombinojnë dy shprehje të lidhura me operatorët relacional.
Ato zakonisht përdoren në kushtëzime dhe rezultati i tyre është TRUE (nëse kushti përmbushet) apo FALSE
(nëse kushti nuk përmbushet). Rregullat e rezultatit të tyre janë të njëjta me operatorët Boolean DHE, OSE, JO.
Diagramet e rrjedhës
Diagrami i rrjedhës është një diagram i përbërë nga format drejtkëndore, diamanteve dhe formave tjera,
të lidhura mes vete me shigjeta. Secila formë reprezenton një hap në proces, ndërsa shigjetat tregojnë
rendin e ndodhjes së tyre.
Diagrami i rrjedhës kombinon simbolet dhe linjat rrjedhëse, për të shfaqur operacionet e algoritmit në
mënyrë figurative.
Simbolet kryesore të diagramit të rrjedhës janë si në tabelën në vijim.
Pseudokodet
Pseudokodi është një ndër veglat të cilat mund të përdoren për të shkruar një plan preliminar i cili mund të zhvillohet
në një program kompjuterik. Pseudokodi është një mënyrë gjenerike e përshkrimit të një algoritmi pa përdorur
sintaksën e ndonjë gjuhe programuese. Siç tregon edhe vet emri, ky kod është një pseudokod, pra nuk mund të
ekzekutohet në kompjuter por shërben për modelimin dhe është i ngjashëm me kodin real të programit, si dhe është
i shkruar në të njëjtin nivel të detajeve sikurse kodi real kompjuterik.
Pseudokodi, për nga natyra, ekziston në forma të ndryshme, megjithatë shumica e pseudokodeve huazojnë
sintaksën e gjuhëve të njohura programuese (si C, JAVA, etj.), ndërsa gjuha natyrale përdoret sa herë që detajet janë
të parëndësishme.
Zakonisht, librat e shkencave kompjuterike në shembujt e tyre ofrojnë pseudokodet në mënyrë që ato të
implementohen nga programerët në çfarëdo gjuhe programuese.
Në dizajnimin e algoritmeve, hapat e algoritmit shkruhen në gjuhë të lirë (p.sh. Shqip apo Anglisht) dhe mund të
jenë të gjatë aq sa e kërkon nevoja për përshkrimin e ndonjë operacioni të caktuar. Këta hapa të algoritmit paraqesin
pseudokodin e tij.
Për shembull, pseudokodi i algoritmit për llogaritjen e shumës së dy numrave do të ishte:
Shembull 1‑1. Algoritmi i gjetjes së shumës
së dy numrave
Nëse ndajmë veprimet në mes nxënësit dhe nesh, do të formohet pseudokodi i algoritmit:
Hapi 1: Fillo (me algoritmin apo zgjidhjen e mbledhjes së dy numrave)
Hapi 2: Më trego numrin e parë A (pyet nxënësi dhe ne përgjigjemi)
Hapi 3: Më trego numrin e dytë B (pyet nxënësi dhe ne përgjigjemi)
Hapi 4: Shuma = A + B (nxënësi kryen kalkulimet në mendjen e tij dhe rezultatin e ruan në “variablën”
Shuma)
Hapi 5: Prezantimi i rezultatit (nxënësi tregon rezultatin e shumës së kërkuar)
Hapi 6: Ndalo (fundi i zgjidhjes, ndahemi nga njëri-tjetri)
Algoritmin e përpiluar mund ta shprehim përmes diagramit të rrjedhës si në vijim.
Shembull 2‑1. Algoritmi i gjetjes së shumës
së dy numrave
Algoritmin e mësipërm mund ta shkurtojmë për një hap, ashtu që të dhënat hyrëse të jepen me nj
hap të vetëm.
Hapi 1: Fillo (me algoritmin apo zgjidhjen e mbledhjes së dy numrave)
Hapi 2: Më trego numrat A dhe B (pyet nxënësi dhe përgjigjemi ne)
Hapi 3: Shuma = A + B (nxënësi kryen kalkulimet në mendjen e tij dhe rezultatin e ruan n
“variablën” Shuma)
Hapi 4: Prezantimi i rezultatit (nxënësi tregon rezultatin e shumës së kërkuar)
Hapi 5: Ndalo (fundi i zgjidhjes, ndahemi nga njëri-tjetri)