You are on page 1of 11

UNIVERSITETI ILIRIA

Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë


Viti akademik 2009/2010
Semestri VI

Lënda
Negociatat Diplomatike

Tipi i Punimit
Seminar
Aspekte Pëshkruese

Tema
Roli i negociatave në kohë Paqeje
(rast studimi, Traktati SHBA - Rusi për paksimin e kokave bërthamore)

Prof. Dr. Bashkim Rama


Mr. Sc, Dritëro Arifi

Studenti
Bahri Gashi

Prishtinë 25.05. 2010

Përmbajtja:

1
Hyrje……………………………………………………………………………3

Definimi i Sigurisë Kolektive ............................................................................4

Strategjia e Diplomacisë Preventive ..................................................................4

Kronologjia negociuse e problemit të armëve bërthamore…………………….5

SHBA-Rusi, marrëveshje të re për armët bërthamore………………………….6

SHBA-të publikojnë shifra mbi arsenalin e tyre bërthamor ……………………8

Çfarë fshihet pas traktatit SHBA-Rusi………………………………………….8

Konkluzion………………………………………………………………………9

Burimet e konsulltimit………………………………………………………….10

Hyrje

2
Temës së cilës i referohem me rastin e këtij punimi, ngërthen në vehet pikërisht
mjeshtrinë dhe artin e negociatave në kohë paqeje, ose thënë më drejtë për ta siguruar
akoma më shumë paqen e botës ndërmjet dy superfuqive në përpjekjet e tyre titanike me
nostalgji në garat e tyre për armët bërthamore që nga Lufta e Ftohtë e tutje.
Shikuar në retrospektivë mësimi që del nga Lufta e Ftohtë (në garën e tyre në
armatimet bërthamore) është se gjithë negociatat komplekse dhe traktatet nuk janë në
vetvete agjentë të ndryshimit, por rezultat i forcave dhe veprimeve më të thella dhe të
padukshme të njerëzve. Sigurisht, një traktat është jetik për të arritur në vendime dhe për
të parandaluar mashtrimin.1
Gjatë kësaj teme jemi munduar fillimisht të definojmë konceptin e sigurisë
kolektive dhe të ofrojmë prspektivën që sjellë startegjia e diploamcisë preventive dhe
të krahasojmë se sa realisht mund të zbatohet ky traktat i një rëndësie të veçantë
gjeostarategjike për paqen globale, kur kihet parsysh se në të kaluarën jot ë largët në
kulturën dhe traditën e traktateve të tësaj përmase nuk gjejmë zbatueshmërinë, ose thënë
ndryshe e gjithë përpjekja e negociatave mundë të ndelur e dështuar siç do të shihni
edhe me “traktate të mëdha të negociuara me vështirësi, "Salt II"dhe "Start II" nuk
kanë hyrë kurrë në fuqi”.2
Duke parë rëndësinë e temës në fjalë dhe faktetve të analizuara që sot realisht na
paraqiten konkludohet se Rusia ka ende shumë armë të njohura në dotrinën ushtarake si
“armë strategjike”. Së bashku, Rusia dhe SHBA kanë 95 përqind të armëve bërthamore
të botës. Në fund fare do ti analizojmë pikërisht rolin e negociatave në kohë paqeje dhe
format e negociatave që filluan në nivel ekspertësht ushtarak të frymëzyara dhe të
përfunduara nga dy presidentët Obama dhe Medvedev.

Definimi i Sigurisë Kolektive

1
Foreign Policy: “Si lind një marrëveshje dhe si mund të shkelet ajo” / Çfarë fshihet pas traktatit SHBA-Rusi
http://sn118w.snt118.mail.live.com/default.aspx?wa=wsignin1.0
2
Po aty

3
Problemit i definimit të sigurisë kolektive, natyrisht që është i përqendruar tek roli i
balancimit të forcës në sigurinë kolektive e cila shihet si një proces (balancim) i
rregulluar, sipas parimit ‘të gjithë kundër njërit’ dhe, siguron stabilitet më të madh se
balancimi i parregulluar, vetëndihmesa, duke nënkuptuar ‘secili për vetveten’. Në kuadër
të sigurisë kolektive shtetet pajtohen që me norma dhe me rregulla (Karta e OKB-së,
Kapitulli i VI)3 të caktuara ta ruajnë stabilitetin, dhe kur është e nevojshme, të reagojnë së
bashku për ta ndaluar agresionin.4

Sipas autorit John Mersheimer5 përqendrohet në sigurinë kolektive ideale, në të cilën


shtetet bëjnë lidhje automatike dhe legale për t’iu përgjigjur agresioneve kurdoherë dhe
kudo që ndodh, prandaj duke e parë se siguria kolektive është e ndërtuar mbi bazën e
balancimit, atëherë shtetet e caktuar aspirojnë që të jenë pjesë e sigurisë kolektive, në
mënyrë që të ndihen më të sigurta.

Strategjia e Diplomacisë Preventive

Teoria e konceptit të diplomacisë preventive6, konsiderohet si domosdoshmëri e


negociatatve, sikurse në rastin e përfshirjes në negociata të vinelit të lartë në mes dy
vendeve, dy presidentëve dhe një qëllimi të dyanshëm me ndikim global. Kjo teori është
e njohur në praktikën e diplomacisë dhe negociatave.

Për dallim nga praktikat e deritanishme të negociatave dhe nënshkrimit të marrveshjeve


për paksimin e kokave bërthamore, për fokus kryesor ka teorinë e “balancimit të
forcës” dhe konsiston në rregullimin normativ të këtij fenomeni.

3
Karta e OKB së, kapitulli VI, art 33,34,35. I referohet zgjidhjes paqësore të konflikteve me rregulla,përmes
arbitrazheve,ndërmjetësimeve,pajtimeve,Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, etj

4
http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=f0113f28-0037-44d3-98b3-ab9b74a53374&ln=3 / SIGURIA
KOLEKTIVE – Nga Vilhard Shala

5
John Mersheimer Profesor i shkencave politike ne universitetine Çikagos /
http://www1.voanews.com/albanian/news/a-30-a-2001-04-27-4-1-85666457.html?refresh=1
6
Sipas analistit Francës Maurice Bertrand, koncepti i sigurisë kolektive, nënkupton dy mënyra; “Konceptin e
diplomacisë preventive“ dhe “Privimi i konfliktit përmes organizatës ndërkombëtare si garantues i paqes në botë”. Po
aty,http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=f0113f28-0037-44d3-98b3-ab9b74a53374&ln=3/SIGURIA
KOLEKTIVE – Nga Vilhard Shala

4
Mungesa e luftës së madhe, fatmirësisht (të përdorimit të armëve bërthamore) është
produkt i diplomacisë preventive të balancimit të forcave. Ndërsa në botën e balancuar
nën diplomacinë preventive, shtetet favorizohen vetëm nga ndiktimi i rrethit dhe
traktateve ndërkombëtare.

Edhe sipas Henry Kissinger, potencohet se logjikisht koncepti i ekuilibrit të forcës


pasqyronte bindjet e të gjithë mendimtarëve kryesorë të iluminizmit, sips tyre në parimet
racionale që ekuilibronin njëri me tjetrin.7

Kronologjia negociuese e problemit të armëve bërthamore


Një vit pas zotimit për një “botë pa armë bërthamore”, presidenti amerikan, Barak
Obama, ka shpalosur politikën e re kombëtare, që konsiston në reduktimin e rolit dhe
numrit të armëve bërthamore dhe që synim të fundit ka botën pa armë bërthamore.8
Përpjekjet e ShBA – ve për një botë pa ose me armë të kontrolluara bërthamore
sipas politikës së re, Qeveria amerikane nuk do t’i shfrytëzojë armët bërthamore kundër
vendeve që nuk disponojnë armë atomike.
“Rishikimi i sjelljes bërthamore paraqet gurthemel në transformimin e forcave tona
bërthamore dhe qasjes ndaj çështjes nukleare. Ne jemi duke ripozicionuar prioritetet
tona në evitimin e terrorizmit bërthamor dhe duke reduktuar rolin dhe numrin e armëve
bërthamore, gjithnjë duke ruajtur sigurinë e kombit tonë dhe aleatëve tanë”,9 ka thënë
Hillari Klinton. Ajo ka shtuar se kjo politikë e përmbajtjes vlen vetëm për vendet që
respektojnë Marrëveshjen për moszgjerimin e armëve bërthamore. Në këtë kontekst,
sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka pohuar se Shtetet e Bashkuara mund ta sulmojnë
Iranin dhe Korenë Veriore, nëse ato vendosin të bëjnë sulm bërthamor.Kur kemi të bëjmë
me vende të kësaj kategorie, të gjitha opsionet mbeten të hapura, ka thënë Gejts, për të

7
Henry Kissinger, DIPLOMACIA, shtypur, LAERT , Tiranë 1999, faqe 21
8
(http://www.evropaelire.org) SHBA: Rishikimi i sjelljes bërthamore
9
Po aty (http://www.evropaelire.org) SHBA: Rishikimi i sjelljes bërthamore
Hillari Klinton

5
shtuar:
“Me vendet siç janë: Irani dhe Koreja Veriore, bëjmë përjashtim dhe të gjitha opsionet
mbeten të hapura”, ka thënë Gejts dhe ka shtuar se në këtë kategori hyn edhe Al Kaeda.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara me këtë strategji kanë lëvizur drejt politikës së
mospërdorimit fillestar të armëve bërthamore, por ka vënë në pah se arsenali i pasigurt
bërthamor në gjithë botën do të thotë që Uashingtoni nuk përjashton goditjet
parandaluese.

SHBA-Rusi, marrëveshje të re për armët bërthamore10

Presidentët Obama dhe Medvedev nënshkruan në Pragë një marrëveshje historike


për armët bërthamore, por analistët dhe mediat ndërkombëtare ende s’e kanë kryer
analizën e impaktit që dokumenti do të ketë mbi sigurinë globale
Traktatin mbi armët bërthamore. Sipas Marrëveshjes së nënshkruar, të dyja
vendet, brenda shtatë vjetësh, do t’i reduktojnë rezervat e kokave bërthamore në
1550. Ujdia gjithashtu redukton numrin e bombarduesve dhe raketave në nga 700
për secilën palë. Marrëveshja zëvendëson Traktatin për Reduktimin e Armëve
Strategjike - START, që ka skaduar në dhjetorin e kaluar.

Barak Obama, deklaroi: “Sot është një ditë themeltare për sigurinë bërthamore dhe
marrëdhëniet amerikano-ruse.

Dmitri Medvedev, tha: “Kemi jetësuar dokumentin që në tërësi ruan balancën e


interesave të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Deklarat e dy presidentëve më
me ndikim në skenën globale përkufizuan se kur palët futen në negociata për
zgjidhjen e një problemi, esenca e kësaj marrëveshjeje konsiston në faktin se nuk
ka fitues dhe të humbur Analistët ushtarak dhe politik pohojnë se Marrëveshja ka
më shumë rëndësi për politikën sesa për sigurinë. Eksperti ushtarak, Aleksandër

10
http://www.gazeta55.net/index.php?artikulli=12193 / SHBA-Rusi, marrëveshje të re për armët
bërthamore

6
Golc, thotë se ujdia kërkon reduktim minimal të arsenaleve bërthamore te të dyja
palët. “Ajo hap mundësinë për bashkëpunim në shumë çështje reale të sigurisë, siç
është: Afganistani, Irani dhe çështje të tjera që mund të tregohen shumë të
frytshme për të dyja palët”.

SHBA-të publikojnë shifra mbi arsenalin e tyre bërthamor

Me këtë rast përveç detajeve të prezantuara për sasinë e armëve bërthamore dhe
nënshkrimin e Traktatit, do të flasim edhe për rëndësinë e implementimit dhe
fazat krahasimore në të kaluarën e traktateve të së njëjtës natyrë.

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar për herë të parë shifra të sakta mbi arsenalin e
tyre bërthamor. Sipas të dhënave nga ministria e Mbrojtjes, Amerika aktualisht
zotëron 5.113 raketa bërthamore (armë strategjike konvencionale) të gatshme për
11
përdorim.
Qeveria amerikane me publikimin e të dhënave, deri më tani tepër sekret,
synon të rrisë transparencën në kuadër të konferencës së OKB-së për
marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore, bëri të ditur zëdhënësi i
Pentagonit, Dave Lapan.
Ndërmjet viteve 1994 dhe 2009, Shtetet e Bashkuara çaktivizuan rreth 8.748
raketa bërthamore.12 Traktati i ri i START i angazhon të dyja palët që të
zvogëlojnë arsenalin e tyre te armëve me 30 për qind në 7 vitet e ardhshme. 13
Traktati tenton të shkurtoj arsenalin bërthamor të të dy vendeve me gati 30
përqind duke lënë secilin me rreth 1 mijë e 500 Koka të armëve bërthamore.
Presidenti Obama kthehet në Pragë, një vit pasi ai shprehu shpresën për një botë
pa armë bërthamore. Ata vendosin emrat e tyre në reduktimin më të rëndësishëm
të armëve bërthamore në kohëzgjatje prej 20 vjet.14

11
http://www.gazetastart.com/lajme/Bota/15189/ / SHBA-të publikojnë shifra mbi arsenalin e tyre
bërthamo

12
Po aty
13
Tërhequr më 08 Prill 2010 / http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046846046/titulli/Pas-negociatave-
SHBA-Rusi-firmosin-traktatin-per-reduktimin-e-armeve-berthamore--Presidenti-i-SHBA-Barak-Obama-dhe-
Presidenti-i-Rusise-Dimitri-Medeved-pas-nenshkrimit-te-traktatit
14
Po aty

7
Në vijim konstatohet se Rusia ka ende shumë armë bërthamore, kështu që së
bashku, Rusia dhe SHBA posedojnë sasinë prej 95 përqind të armëve bërthamore
të botës15.

Çfarë fshihet pas traktatit SHBA-Rusi


Në një sallon luksoz, të dy vendet ranë dakord të pakësojnë arsenalet e tyre.
Presidenti Barak Obama dhe Dmitri Medvedev nënshkuan traktatin e parë të
rëndësishëm të armëve bërthamore në gati dy dekada.16 Traktati kërkon që Shtetet
e Bashkuara dhe Rusia të shkurtojnë inventarin e mbushjeve bërthamore me një të
tretën gjatë shtatë vjetëve. Marrëveshja kërkon gjithashtu përgjysmimin e numrit
të raketave, nëndetëseve dhe bombarduesve që i mbajnë këto armë.

“Ky traktat do tu hapë rrugën shkurtimeve të mëtejshme. Ne shpresojmë të


vazhdojmë diskutime të tjera me Rusinë për të pakësuar armët taktike dhe
strategjike, përfshi edhe armët e padislokuara".17 Traktati zëvendëson atë të vitit
1991 të nënshkruar nga presidenti amerikan George. Bush i parë dhe presidenti
rus Mikhail Gorbachev.

Traktati bërthamor duhet të nënshkruhet (ratifikohet) nga Duma ruse dhe Senati
amerikan. Miratimi rus thuhet të jetë pothuajse i sigurtë. Shumë ekspertë thonë se
miratimi në Senatin amerikan nuk është i sigurtë por se perspektiva duket
optimiste.
Si duket marrëveshja do të jetë një hap përpara drejt implementimit të
detyrimeve, që lindin nga Neni VI i "Traktatit mbi Mos Shpërndarjen e
Armëve Bërthamore", i cili i detyron të gjitha fuqitë bërthamore të zbatojnë
reduktime paralele, përmes negociatave, gjë që do të çojë në çarmatim të plotë
bërthamor.

15
http://sn118w.snt118.mail.live.com/default.aspx?wa=wsignin1.0

16
http://sn118w.snt118.mail.live.com/default.aspx?wa=wsignin1.0
17
Po aty

8
Integrimi i energjisë bërthamore në arsenalet ushtarake ka qenë rezultat i disa
gabimeve tragjike dhe të kushtueshme, të cilat nuk duhet të përsëriten në të
ardhmen. Kryesori i këtyre gabimeve ishte besimi se forca ushtarake ishte mjeti
kryesor për t'u përdorur në politikën e jashtme. Udhëheqësit botërorë kanë
mbrojtur principe absurde si, "nëse doni paqe, përgatituni për luftë". Lufta
bërthamore është e pakonceptueshme, për çdo njeri me mendje të shëndoshë. E
ndërkohë, shumë udhëheqës politikë dhe ushtarakë besojnë se armët bërthamore
garantojnë paqen.

Konkluzion
Me rastin e permbylljes së këtij punimi mund të konkludojmë duke iu referuar
deklaratës së Presidenit Obama se “Ky është një hap themeltar për sigurinë bërthamore
dhe marrëdhëniet SHBA-Rusi. Ai i përmbush qëllimet tona për të negociuar Traktatin e
Ri për Reduktimin e Armëve Strategjike. Ai përfshin reduktime të rëndësishme të armëve
tona bërthamore. Marrëveshja gjithashtu përfshin regjim të verifikimit, i cili na lejon ta
ndërtojmë mirëbesimin”.
Gjithashtu mund te ritheksojme vlerësimin edhe nga Presidenti Medvedev se
marrëveshja citoj” “Ne kemi hartuar një dokument, i cili plotësisht e ruan baraspeshën e
interesave të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Qëllimi kryesor është se këtu nuk ka
fitues dhe humbës. Kjo është situatë kur të dyja palët fitojnë”, tha Medvedev.
Pra siç dihet sipas marrëveshjes së nënshkruar, të dyja vendet, brenda shtatë vjetësh,
do t'i reduktojnë rezervat e kokave bërthamore në 1550. Ujdia gjithashtu redukton numrin
e bombarduesve dhe raketave në nga 700 për secilën palë. Marrëveshja zëvendëson
Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike – START, që ka skaduar në dhjetorin e
kaluar.
Në fund fare mund te thuhet pa hezitim se ky nivel i negociatave dy palëshe u
konkretizua me nënshkrim të një traktati historik të cilësuar nga shumë analist dhe
politikëbërës të fushës ushtarake e diplomatike. Ndonëse marrëveshja i redukton në
mënyrë modeste arsenalet atomike të të dyja palëve, ideja konsiston ne përmirësimin e
raporteve, relaksimin me Moskën dhe për çlirimin e botës nga armatimi bërthamor. Si
duket strategjia e re shënon ndërprerje dramatike me logjikën e kohës së kaluar në raport

9
me Rusinë, por jo edhe me vendet siç janë: Irani dhe Koreja Veriore, bëjmë përjashtim
dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura”, ka thënë Gejts dhe ka shtuar se në këtë kategori
hyn edhe Al Kaeda.”Pavarësisht që redukton rolin e armëve bërthamore, kjo strategji
riafirmon zotimin tonë për t’i mbrojtur interesat vitale të Shteteve të Bashkuara,
partnerëve dhe aleatëve tanë me arsenal më të balancuar bërthamor dhe mjete të tjera
jobërthamore, që sot i disponojmë”, ka thënë Majk Mullen18.

Burimet e konsulltimit

- Kissinger Henry , DIPLOMACIA, shtypur, LAERT , Tiranë 1999


- Foreign Policy: “Si lind një marrëveshje dhe si mund të shkelet ajo” / Çfarë fshihet pas
traktatit SHBA-Rusi http://sn118w.snt118.mail.live.com/default.aspx?wa=wsignin1.0
- (http://www.evropaelire.org) SHBA: Rishikimi i sjelljes bërthamore
- http://www.gazeta55.net/index.php?artikulli=12193 / SHBA-Rusi, marrëveshje të re për armët
bërthamore
- http://www.gazetastart.com/lajme/Bota/15189/ / SHBA-të publikojnë shifra mbi arsenalin e
tyre bërthamo
- http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1046846046/titulli/Pas-negociatave-SHBA-
Rusi-firmosin-traktatin-per-reduktimin-e-armeve-berthamore--Presidenti-i-SHBA-Barak-
Obama-dhe-Presidenti-i-Rusise-Dimitri-Medeved-pas-nenshkrimit-te-traktatit
- http://sn118w.snt118.mail.live.com/default.aspx?wa=wsignin1.0
- http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=f0113f28-0037-44d3-98b3-
ab9b74a53374&ln=3 / SIGURIA KOLEKTIVE – Nga Vilhard Shala
- http://www1.voanews.com/albanian/news/a-30-a-2001-04-27-4-1-85666457.html?
refresh=1

18
Majk Mullen, kryesues i Shtabit Madhor të forcave të armatosura të ShBA –ve / http://www.evropaelire.org)

10
11

You might also like