You are on page 1of 12

E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN

E drejta e UE është dege e re, dinamike dhe multidisiplinare. E drejta e UE është një sistem i
normave juridike. Këto norma nuk i nxjerr një shtet, por një entitet i përbëre prej disa shteteve.
E drejta e UE merret me studimin e :normave qe i nxjerrin organet dhe institucionet e UE dhe
vendimeve te Gjykates Evropiane te se drejtës.
INSTITUCIONET THEMELORE TE UE JANË:
Këshilli Evropian, Këshilli, Komisioni Evropian,Parlamenti Evropian,Gjykata Evropiane e se
Drejtës
TRAKTATET THEMELTARE TE UE (burimi kryesor i UE)
Janë pese traktate kryesore:Traktati i Parisit mbi Bashkimin Evropian për thëngjill dhe çelik –
1951
Traktati i Evropës mbi Bashkimin Ekonomik Evropian dhe mbi Euroatomin-1957
Traktati i Mastrihtit mbi Unionin Evropian- 1991, Traktati i Amsterdamit – 1997
Traktati i Nices – 2000., Prej këtyre traktateve burojnë dhe nxjerrën akte te tjera juridike te UE.

SIGURIM TJETËR APO QE QUHET LEGJISLACIONI I DYTE I UE PËRCAKTON:


Rregulloren, Direktivën, Vendimin, Rekomandimin, Mendimin dhe Vendimet gjyqësore te
Gjykatës Evropiane. Traktatet themeltare hynë ne fuqi brenda afatit te caktuar pasi qe te
nënshkruhen dhe te ratifikohen nga shtet anëtare nënshkruese, ndërsa rregullorja hynë ne fuqi
ne datën e shënuar ne vet rregullore. Te gjitha aktet e tjera hynë ne fuqi ne datën kur e kane te
shënuar ne tekstin e tyre.

PROCEDURAT KRYESORE NE UE
Keshilli dhe Komisioni vepron vet. Sa i përket procedurës konsultative-Këshilli dhe
Komisioni veprojnë me bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Sa i përket procedurës së
bashkepunimit-Keshilli dhe Komisioni veprojnë ne konsultim me parlamentin Evropian. Sa i
përket procedurës së bashkevendosjes-Keshilli dhe Komisioni dhe PE me bashkëvendësin; dhe
sa i përket procedurës së pëlqimit-Keshilli, Komisioni dhe pëlqimi i PE

KËSHILLI I EVROPES
Është krijuar pas luftës se dyte botërore me qellim qe te arrihet një unitet me i madh midis
shteteve anëtare me qellim te ruajtjes dhe realizimit te me tejme te drejtave dhe lirive te njeriut.
Qëllimet e tij janë: Te mbrojnë te drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe Te
gjeje zgjidhje me te cilat ballafaqohet shoqëria Evropiane lidhur me diskriminimin e
minoriteteve, jotolerancen, sidën, drogën, krimin e organizuar.Veprimtaria e KE ka te beje me
mbrojtjen e te drejtave civile dhe politike; te drejtave ekonomike dhe sociale; mbrojtjen e
personave te privuar nga liria; mbrojtjen e minoriteteve; barazimin ne mes gruas dhe burrit etj.
ORGANET E KE-SE JANË: komiteti i ministrave i cili përbehet nga ministrat e jashtëm te 43
shteteve anëtare. Ky komitet siguron qe konventat dhe marrëveshjet midis shteteve anëtare te
zbatohen përveç komitetit te ministrave, organet tjera janë: asambleja parlamentare qe është
organ këshill dhënës. Dhe organi i trete është kongresi i autoriteteve rajonale dhe lokale te
Evropës.

KONVENTA EVROPIANE PËR TE DREJTAT E NJERIUT


Kjo konvente është nënshkruar ne Rome me 1950 dhe ka hy ne fuqi ne shtator te 1953. Me
ketë konvente janë përcaktuar të drejtat te njeriut si dhe është siguruar sistemi i kontrollit për
zbatimin e këtyre te drejtave.
Përgjegjësia për zbatimin e këtyre te drejtave i është besuar 3 institucioneve:Komisionit
Evropian për te drejtat e njeriut; Gjykatës Evropiane për te drejta te njeriut dhe Komitetit te
Ministrave.

1
Qe nga hyrja e konventës ne fuqi, janë miratuar 12 protokolle te saj.

GJYKATA E RE EVROPIANE PËR TE DREJTAT E NJERIUT


Kjo gjykate është themeluar ne baze te Konventës dhe përbëhet nga numri i përbashkët i
gjyqtareve me numrin e anëtareve qe janë shtete kontraktuese te konventës. Gjyqtaret zgjedhën
nga Asambleja Parlamentare e Këshillit te Evropës me mandat prej 6 vjetësh. Mandati i
gjyqtarit skadon pasi ta kaloj moshën 70 vjeçe. Kjo Gjykate e ka kryetarin, dy nënkryetar, dy
kryetar te sektorëve, te gjithë me mandat prej tri vitesh.
PROCEDURA PARA GJYKATËS – Secili shtet kontraktues ose individ qe pohon se është
viktime e ndonjë shkelje te konventës, ka mundësi qe drejtpërdrejte te parashtroj ankese para
Gjykatës Evropiane për te Drejtat e Njeriut e cila gjindet ne Strasburg. Procedura para kësaj
gjykate është publike. Marrja ne pyetje e dëshmitareve është publike, përveç nëse Dhoma apo
Dhoma e Madhe nuk vendos ndryshe ne rast te rrethana te jashtëzakonshme. Gjuhe zyrtare ne
ketë gjykate është frëngjishtja dhe anglishtja, por ankesat mund te hartohen edhe ne ndonjërën
nga gjuhet e shteteve kontraktuese.

PRANIMI I ANKESAVE NE KETË GJYKATE – Për tu pranuar një ankese ne ketë gjykate
duhet plotësuar këto kushte: te parashtrohet nga personi i autorizuar, te ketë te beje me çështjen
qe parashihet ne konvente, te ketë te beje me juridiksionin për te cilin shtrihet konventa, te
parashtrohet pas shterjes se te gjitha mjeteve juridike te brendshme dhe atë 6 muaj pas shterjes
se mjetit te fundit te brendshëm.

KUSH MUND TE PARASHTROJ ANKESE DHE KUNDRE KUJT – Ankesat mund ti


parashtroj çdo person, organizate joqeveritare ose grup individësh qe paraqet te dhëna se është
viktime. Ankesat nuk mund te parashtrohen nga komunat apo krijesat e tjera shtetërore.
VIKTIMA – Parashtruesi i ankesës domosdo duhet te provoj se është viktime e shkeljes.
Ekzistojnë tri lloj viktimash: 1. aktuale; 2. potenciale; dhe 3. indirekte. Viktima aktuale – është
ajo viktime e cila tashme është prekur me shkelje. Viktima potenciale – është ajo viktime e cila
është ne rrezik te drejtpërdrejte te preket nga shkelja e ndonjë ligji apo akti administrativ dhe
Viktima indirekte – është ajo viktime e cila drejtpërdrejt afektohet nga shkelja e qe i behet
personit tjetër. Ankesat mund te parashtrohen vetëm kundër shteteve sepse vetëm shtetet pale
te konventës mund te bëjnë shkelje. Ankesat nuk mund te parashtrohen kundër personave apo
institucioneve private. Shtetet janë përgjegjëse për gjithçka qe ndodh ne territorin e tyre.
Gjykata mund ti shqyrtoj ankesat vetëm lidhur me te drejtat dhe liritë qe i përfshin konventa
dhe ankesat nuk duhet ti dërgohen gjykatës para se te shteren te gjitha mjetet vendore.

TE DREJTAT E MBROJTURA ME KONVENTE DHE ME PROTOKOLLET E SE


DREJTËS
Janë: E DREJTA NE JETE apo neni 2 – qe thotë se shteti duhet te mbroje te drejtën ne jete dhe
e ka te siguruar listën se kur lejohen vrasjet. NDALIMI I TORTURUES dhe i ndëshkimeve a
trajtimeve çnjerëzore apo neni 3 – me ketë nen ndalohet tortura, ndëshkimet dhe trajtimet
çnjerëzore dhe poshtëruese. Tortura dhe trajtimi çnjerëzor nënkuptojnë sulm fizik dhe dhune te
panevojshme, ndërsa trajtimi poshtërues ka për qellim qe ta beje viktimën te vuaj dhe te
poshtërohet. Ky nen mbron edhe personat te cilët mbahen ne burg.
E DREJTA NE LIRI DHE SIGURI te personit apo neni 5 – Rastet e tilla ne Strasburg vinin me
se shumti nga individët e privuar nga liria. Ky nen ka te beje me mbrojtjen e lirisë fizike e
veçanërisht me mbrojtjen e lirisë nga arresti apo ndalimi. Me këtë nen garantohet e drejta për tu

2
informuar menjëherë pas arrestit, e drejta për te dale sa me shpejte para gjyqit, si dhe e drejta
ne procedure. E DREJTA NE GJYKIM TE DREJTE dhe te paanshëm apo neni 6 – Kjo e
drejte garantohet si ne procedurën civile ashtu edhe ne atë penale. Kjo e drejte konsiston ne
gjykim te drejte, te paanshëm dhe publik, para gjykatës se pavarur dhe te paanshme, brenda
kohës se arsyeshme. Me kete te drejte garantohet edhe supozimi i pafajësisë; e drejta qe te
mbrohet personalisht ose me ndihme juridike; e drejta qe te ftoj dëshmitarë dhe e drejta qe te
ketë përkthyes pa pagese nëse është e nevojshme.

LIRIA E SHPREHJES, MENDIMIT, e ndërgjegjes dhe e religjionit apo neni 9 dhe10- Kjo e
drejte konsiderohet nje nder shtyllat kryesore te demokracisë. Gjykata Evropiane ka gjykuar
shume raste qe kane te bëjnë me kete te drejte. E DREJTA NE ARSIM – është po ashtu parim
me rendësi. Me ketë parim përfshihen: dhunën dhe zgjidhjen e konflikteve ne shkolla;
maltretimin ne shkolla; edukimin për tolerance; historinë pa urrejtje; gjuhet moderne për
komunikim, etj. E DREJTA NE SHFRYTËZIMIN E PAPENGUAR TE PASURISË – Me ketë
nen te konventës Evropiane per te drejtat e njeriut mbrohet e drejta e pronës dhe e drejta e
shfrytëzimit te papenguar te pasurisë te çdo njërit. E DREJTA NE ZGJEDHJE TE LIRA – ky
nen ka te beje me mbrojtjen e demokracisë pluraliste sepse pa zgjedhje te lira nuk mund te ketë
demokraci. Sipas këtij parimi është me rendësi qe zgjedhjet e lira te mbahen ne intervale te
arsyeshme dhe te jene me votim te fshehte. E DREJTA NE PUNE – ky nen ka për qellim
mbrojtjen e punëtoreve dhe te drejtave te tyre ne pune duke përfshire këtu edhe ndihmën për
ngritje profesionale. Ky nen përfshin: orët e arsyeshme ditore dhe javore te punës; festat
publike me pagese; pushimin vjetor minimum prej dy javësh; pushimin javor; etj. Pastaj
mbrojtja e posaçme e personave nën 18 vjeç, personave te hendikepuar; grave shtatezane;
pastaj pushimin e lindjes me pagese i cili prej 12 javësh është zgjatur ne 14 jave. Po ashtu
garanton edhe barazinë midis burrit dhe gruas. E DREJTA NE MBROJTJE SOCIALE – ky
parim përfshin te drejtën e sigurimit social; te drejtën ne mbrojtje shëndetësore; dhe te drejtën
ne ndihme sociale dhe shëndetësore.

MBROJTJA E TE DREJTAVE TE PAKICAVE KOMBËTARE – Konventa Evropiane për te


drejtat e njeriut siguron mbrojtje minimale për pakicat kombëtare. Ne tekstin e saj pakicat
përmenden vetëm ne pjesën ku behet fjale për diskriminimin. Mirëpo e arritur me e madhe ne
ketë drejtim është Konventa Kornize për Mbrojtjen e Minoriteteve. Kjo kornize përfshin;
mosdiskriminimin; ruajtjen e kulturës, religjionit; gjuhës; traditave; qasjet ne media; arsim,
pjesëmarrje ne jetën kulturore, ekonomike; ndalimin e asimilimit te dhunshëm, etj.

NATYRA JURIDIKE E SE DREJTËS SË UE-SË


Të drejtën e Unionit në mënyrë direke e zbatojnë institucionet e Unionit dhe shteteve anëtare.
Me të drejtën e UE-së në mënyrë direke rregullohen marrëdhëniet në mes shteteve të Unionit,
në mes të shteteve dhe Unionit si dhe marrëdhëniet e personave fizik dhe juridik me
institucionet e UE-së. Gjithashtu me të drejtën e UE-se rregullohen marrëdhëniet e UE-së me
shtetet e treta me të cilat është nënshkruajtur marrëveshje për asociim dhe bashkëpunim
ekomomik. E drejta e Unionit Evropian paraqet një sistem të veçantë juridik „sui generis“.

BURIMET E SË DREJTËS SË UNIONIT EVROPJAN.


Burimet primare të UE-së, janë marrëveshjet me të cilat janë themeluar tre bashkësitë dhe
marrëveshja mbi UE-në. Pjesë përbërëse të marrëveshjeve janë pjesët për ndryshime dhe
plotësime të marrëveshjeve (protokollet, deklaratat etje.).
Me marrëveshjet themeluese (konstitucionale) është i rregulluar organizimi, organet, krijimi
dhe zbatimi i së drejtës së UE-së si dhe kryerja e detyrave të përcaktuara në objektivat për
themelimin e tyre.

3
Marrëveshjet konstitucionale paraqesin apo e kanë vlerën e njëjtë që e ka kushtetuta e një shteti
si akt më i naltë juridik d.m.th. marrëveshjet themelore për nga fuqia juridike barazohen me
kushtetutën e një shteti. Të gjitha aktet dhe organizimi i Unionit Evropian në përgjithësi është
në pajtueshmëri me marrëveshjet themelore ose konstitucionale. Me marrëveshjet themelore
harmonizohen edhe ligjet apo legjislatura e shteteve anëtare. Gjithashtu, në burimet primare
marrin pjese edhe: Akti Unik Evropjan 1986/87; Marveshja e Maastricht – it; Marrëveshja e
Amsterdamit; Konferenca e Nicës; Konferenca e Lisbonës …….etje.
Vend të posaçëm në burimet primare të Unionit Evropian marrinë marrëveshjet për anëtarësim
të shteteve të reja në UE. Të njëjta janë edhe marrëveshjet për asociim dhe marrëveshjet për
bashkëpunim ekonomik me vendet e treta. Principet e përgjithshme të së drejtës janë pjesë e së
drejtës jo të shkruar dhe paraqesin burim primar i së drejtës së UE-së. Vendimet e Gjykatës së
Drejtësisë si instancë më e lartë gjyqësore e cila ka për detyrë të bëjë implementimin, sqarimin
dhe zhvillimin e së drejtës së UE-së bëjnë pjesë në burimet primare të së drejtës së UE-së.
Praktika e Gjyqit gjithashtu bën pjesë në burimet primare të së drejtës së UE-së.
BURIMET SEKONDARE, paraqiten kur çështjet apo ndonjë situatë e krijuar nuk mund të
rregullohet me burimet primare. Ato ndahen në burime sekondare obligative dhe jo-obligative.
Rregullorja (dekreti) është akti më i rëndësishëm obligativ të cilin e sjellin institucionet e
Unionit Evropian. Karakteristikë themelore e rregullores është ajo se ajo është obligative për të
gjitha shtetet anëtare të UE-së. Nëse krahasohet rregullorja me një akt juridik të një shteti
atëherë mund të konstatohet se ajo e ka fuqinë e një ligji.
Si akt i përgjithshëm juridik, rregullorja publikohet në gazetën zyrtare të Unionit Evropian.
Udhëzimi është akt i dytë për nga fuqia juridike të cilin e sjellin institucionet e UE-së. Dallohet
nga rregullorja në disa aspekte: udhëzimi mund tu adresohet vetëm disa shteteve anëtare; nuk
ka efekt të drejtpërdrejtë juridik dhe është obligative vetëm në pjesën e qëllimeve që duhet të
arrihen, ndërsa forma dhe mjetet me të cilat duhet të realizohen u lihen organeve të shteteve të
cilave u adresohen.

VENDIMI ËSHTË AKT JURIDIK I INSTITUCIONEVE TË UE-së e cila është obligative për
shtetet të cilave u adresohet. Me vendimet rregullohen të drejtat dhe obligimet individuale.
Këto u adresohen deri tek personat privat fizik dhe juridik si dhe të shteteve anëtare. Mendimet
dhe rekomandimet janë akte të cilat i sjellin institucionet e Unionit Evropjan të cilat nuk janë
obligative për shtetet anëtare. Edhe pse nuk janë obligative, është e pëlqyeshme që shtetet ti
zbatojnë të njëjtat.

KONSTRUKSIONI JURIDIK I UE-SË


Konstruksioni juridik i UE-së bazohet në tre shtyllat ose fushat kryesore ku edhe realizohet
aktiviteti i saj:
Tregu unik evropian dhe politika e përbashkët bujqësore
Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë
Politika e përbashkët në çështjet e brendshme dhe të jurispondencës.

TREGU UNIK EVROPIAN DHE POLITIKA E PËRBASHKËT BUJQËSORE


Sipas marrëveshjes për UEE e cila kishte detyrë primare krijimin e një pazari të përbashkët, ky
proces i krijimit të këtij tregu do të realizohej në etapa në kohëzgjatje prej 12 viteve do te thotë
tre faza nga katër vite. Për secilën etapë janë të parapara mjetet dhe hapat të cilët duhet
ndërmarrë që të kalohet në fazën e dytë. Në fund të fazës së parë d.m.th. në fund të katër
viteve, këtë fakt e verifikonte Komisioni dhe Këshilli .

QËLLIMET DHE DETYRAT E UNIONIT EKONOMIK EVROPIAN

4
Detyrat e Unionit Ekonomik Evropian janë disa: nëpërmjet krijimit të një pazari të përbashkët
dhe nëpërmjet harmonizimit të politikës ekonomike të shteteve anëtare të sigurojë një zhvillim
të ekonomisë në suaza të krejt Unionit Evropian, zhvillim permanent dhe të barabartë të
ekonomive, rritjen e stabilitetit të Unionit Evropian, rritjen e standardit jetësor si dhe zhvillimin
e marrëdhënieve ndërmjet shteteve .
Në nenin 3 të kësaj marrëveshjeje janë përcaktuar instrumentet nëpërmjet të cilave realizohen
këto qëllime:
HEQJA E DOGANAVE NË MES SHTETEVE ANËTARE, d.m.th. heqja kuantitative dhe
ndalesave të tjera gjatë importit dhe eksportit të mallrave;Krijimin e një politike të përbashkët
në fushën e komunikacionit dhe bujqësisë; Vendosjen e një regjimi i cili do të sigurojë
konkurrencë të lirë në pazarin e përbashkët;Përshtatjen dhe barazimin e juridiksioneve të
brendshme të shteteve në masë që është e nevojshme për funksionimin e pazarit të
përbashkët;Krijimi i një Fondi Social Evropian për përmirësimin e çështjes së punësimit etj..

ÇKA ËSHTË PAZARI I BRENDSHËM NË UE?


Pazari i brendshëm në UE paraqet një hapësirë ose territor pa kufi, në të cilin sigurohen: e
drejta e lëvizjes së lirë të individëve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve – “ të njohura me
emrin 4 Liritë në UE “, pa respektimin e të cilave nuk ka pazar të brendshëm.
LËVIZJA E LIRË E MALLRAVE
Sipas marrëveshjes, Unioni doganor detyrë e Unionit është që nëpërmjet të krijimit të pazarit të
përbashkët dhe harmonizimit ose afrimit të politikave ekonomike të shteteve anëtare të bëjë
rritjen dhe të forcojë stabilitetin e standardit jetësor të shteteve. Realizimi i politikës doganorë
të përbashkët bëhet në etapa d.m.th. dogana dhe të dhënat tjera doganore janë ndalë ose në
afate të cilat janë të caktuara nga Komisioni. Si bazë janë marrë të dhënat doganore 1957. Me
marrëveshjen janë paraparë edhe kufizimet e lëvizjes së lirë të mallrave: d.m.th. është e ndaluar
ose kufizuar importi-eksporti, transporti i mallrave për të cilat me të drejtë dyshohet se bëjnë
degjenerimin e moralit, rendit publik dhe sigurimin e shtetit, rruajtjen e jetës dhe shëndetit të
njerëzve, të kafshëve, pasurive shtetërore, vlerave historike, arkeologjike si dhe pronën
industriale dhe tregtare.
LËVIZJA E LIRË E INDIVIDËVE
Nocioni “lëvizja e lirë e individëve” para së gjithash ka kuptimin e së drejtës së lëvizjes së
punëtorëve d.m.th. eliminimin e çfarëdo diskriminimi të punëtorëve të shteteve anëtare
(rrogave, kushteve sociale).
Gjithashtu me këtë nocion nënkuptohet edhe liria e banorëve të shteteve anëtare të zgjedhin
shtetin anëtar në të cilin do të jetojnë dhe punojnë, d.m.th. të kenë të drejta të njëjta si edhe
vendasit, të hapin firma, të shkollohen. Ndalohet çfarëdo lloji diskriminimi i punëtorëve në
bazë të punësimit, shpërblimit dhe të drejtave tjera të punës. Përjashtim nga kjo e drejtë ka
vetëm në raste të: në punësim në sektorët publike, për shkak të sigurisë shtetërore dhe shëndetit
të popullatës së shtetit përkatës. Duhet cekur se nuk ka migrim të madh të punëtorëve të
thjeshtë në mes shteteve anëtare.
LËVIZJA E LIRË E SHËRBIMEVE
Kjo liri është në lidhje të ngushtë me lëvizjen e lirë të individëve. Me këto të dyja liri
barazohen kushtet e jetesës dhe punës të shtetasve me shtetasit tjerë të shteteve anëtare.
Megjithatë ka edhe dallim mes këtyre dy lirive. Liria ose lëvizja e lirë e shërbimeve paraqet liri
të dhënies së herë pas hershme të disa shërbimeve nga shtetas të shteteve anëtare në territor të
shtetit tjetër. Sipas marrëveshjes si shërbime quhen ato të cilat kryhen me vlerë (me para) nëse
nuk u referohen liritë tjera për individë, kapital dhe mallra. Si shërbime konsiderohen: punët
me karakter industrial;punët me karakter tregtarë;punët me karakter zejtar (zanatet e ndryshme)
dhe punët e individëve që kanë profesionet e lira.

5
LËVIZJA E LIRË E KAPITALIT
Me këtë nënkuptojmë: investimet direke, aprovimin e kredive, garancat, të drejtën e pronës
mbi sendet e pa luajtshme, investime të letrave me vlerë etj. Do te thotë. nuk bëhet fjalë vetëm
për kapitalin me para por edhe me pronë.

POLITIKA E PËRBASHKËT E JASHTME DHE E SIGURISË


Me marrëveshje ishte e paraparë mbajtja e mbledhjeve të rregullta të ministrave për punë të
jashtme ku bashkëpunimi Politik Evropjan kishte për qëllim të mundësojë komunikimin më të
mirë dhe afrimin e pozitave të shteteve anëtare në të gjitha çështjet e politikës së jashtme dhe si
të jetë e mundshme edhe veprimin e përbashkët. Kur bëhej fjalë për çështjet e sigurisë,
bashkëpunimi kufizohej vetëm në aspektet financiare dhe politike. Krizat e mëvonshme (Lufta
në Irak, Ish Jugosllavi etje) treguan se instrumentet e këtilla nuk janë adekuate për at shkak se
ato nuk i siguruan UE-së një rol të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. Prandaj shtet
vendosën që me marrëveshjen e Mastrihtit të vitit 1992 ose marrëveshjen mbi Unionin
Evropian përveç fuqisë ekonomike ti japin Unionit Evropian edhe identitet politik dhe atë
mbrojtjes. Për këtë arsye ky traktat inauguroi edhe dy shtyllat e reja: atë të politikës së
përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe atë të bashkëpunimit në sferat e jurisprudencës dhe
punëve të brendshme.

QËLLIMET PËR KRIJIMIN E POLITIKËS SË PËRBASHKËT TË JASHTME DHE TË


SIGURISË JANË:
Qëllimet janë ruajtja e vlerave të përbashkëta, interesave themelore dhe pavarësinë e Unionit,
Forcimin e sigurisë të Unionit dhe shteteve anëtare, Forcimin e paqës dhe sigurinë
ndërkombëtare, Promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, Zhvillimin dhe forcimin e
demokracisë dhe sundimit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore
etj.,
Këto qëllime mund të realizohen në dy mënyra:nëpërmjet bashkëpunimit të shteteve anëtare në
udhëheqjen e politikave të tyre dhe verifikimin e qëndrimeve të tyre ose nëpërmjet realizimit të
masave të përbashkëta në fushat ku shtetet anëtare kanë interesa të përbashkëta. Bashkëpunimi
mes shteteve anëtare nënkupton edhe informimin e ndërsjellët dhe këshillim për pyetje të cilat
janë në interes të përgjithshëm për politikën e jashtme dhe të sigurisë. Vendimet e përbashkëta
aprovohen kur Këshilli vlerëson se është e nevojshme, me çka ndërlidhen politikat nacionale
dhe verifikohet pozita e shteteve anëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Këshilli e ruan të drejtën e autoritetit më të lartë për vendosjen e direktivave të përgjithshme
mbi politikën e jashtme. Këshilli mund t’i aprovojë procedurat për implementimin e vendimeve
të përbashkëta me shumicë të kualifikuar.
Qëllimi është të lidhen aktivitetet e shteteve anëtare. UE e jep mendimin e vet për ndonjë
ndodhi ndërkombëtare nëpërmjet deklaratave të përbashkëta, posaçërisht kur ato kanë të bëjnë
më shkeljen e të drejtave të njeriut. Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë paraqet gurrë
themel të UE-së e cila i përfshin gjitha fushat e politikës së jashtme dhe sigurisë. Dispozitat në
bazë të së cilave udhëhiqet politika e përbashkët e mbrojtjes dhe sigurisë në asnjë mënyrë nuk
ndikon në karakteristikat specifike të mbrojtjes dhe sigurisë të ndonjë shteti anëtar. Shtetet
neutrale edhe më tutje do të kenë status special si psh. Franca me Britaninë e Madhe edhe më
tutje do të mund të zhvillojnë politikën e mbrojtjes mes tyre si fuqi nukleare.
ME MARRËVESHJEN E AMSTERDAMIT 1997, UE fiton instrumente të reja operative-
institucionale. Prej atëherë Këshilli e fiton rolin e promovuesit dhe motiv dhënësit i cili i
pranon aktivitetet dhe qëndrimet e përbashkëta. Votimi me shumicë të kualifikuar zbatohet te
të gjithë qëndrimet dhe aktivitetet e pranuara nga Këshilli rreth zbatimit të vendimeve të
përbashkëta, me vendosjen e asistencës konstruktive me çka një shtet mund të përmbahet nga
pjesëmarrja nëse kjo nuk i pengon të tjerët. Sekretari gjeneral i Këshillit e zbaton ose e kryen

6
detyrën e re të të dërguarit të lartë për politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë dhe i
ndihmon Këshillit në hartimin, përpilimin dhe zbatimin e vendimeve politike.
Risi në këtë marrëveshje është “raporti për planifikim dhe vërejtje të hershme” në kuadër të
Këshillit. Detyra e saj është t’i monitoroj dhe analizojë proceset e PPSM, të jep mendime dhe
paralajmëroj për raste të cilat mund të ndikojnë në politiken e përbashkët të jashtme dhe të
sigurisë.
POLITIKA E PËRBASHKËT NË ÇËSHTJET E BRENDSHME DHE JURISPUNDENCËS
Qëllimi i bashkëpunimit mes organeve policore dhe atyre gjyqësore të shteteve anëtare të
unionit Evropjan është sigurimi i lirisë dhe drejtësisë për qytetarët nëpërmjet të luftës së
përbashkët kundër kriminalitetit (veçanërisht kundër terrorizmit, trafikimit me njerëz, drogës,
armëve, korrupcionit etje) si dhe kundër racizmit dhe ksenofobisë.Mes tjerash, janë ndërmarrë
dy hapa të rëndësishme në drejtim pozitiv në lidhje me zgjidhjen e këtyre problemeve: sjellja e
direktivës kundër larjes së parave dhe krijimi i Policisë Evropjane – EUROPOL, e cila
funksionon që nga viti 1998.Në suaza të bashkëpunimit në sferën e jurispundecës bëjnë pjesë:
lehtësimi dhe përshpejtimi i bashkëpunimit në proceset gjyqësore, lehtësimin e e procedurës së
ekstradimit, vendosjen e rregullave minimale për dënimin e veprave penale si dhe vendosjen e
dënimeve për aktet e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafikimin e drogës dhe substancave
tjera të ndaluara. Bashkëpunimi në këtë sferë realizohet jashta procedurave te UE-se.
E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN
NË PËRGJITHËSI MBI SUPERNACIONALITETIN JURIDIK
Periudha pas luftës së Dytë Botërore në Evropë nxori në sipërfaqe një fenomen të ri juridik:
supranacionalitetin legal. Filloi të krijohej dhe të funksiononte një e drejtë që dallonte nga e
drejta klasike shtetërore sepse ajo as nuk krijohej as nuk implementohej vetëm nga shteti por
nga një organizatë mbishtetërore në krijim. Filloi të zbatohet një legjislacion i ri dhe të
funksionojë një gjyqësi e re brenda kornizës evropiane. Fillimisht Konventa Evropiane për të
Drejtat e Njeriut (e Keshillit të Evropës) inauguroi jo vetëm katalogun e të drejtave dhe lirive
të garantuara të njeriut por edhe mekanizmin e mbrojtjes së tyre kundër shtetit qe i shkel ato.
Kështu periudha deklarative e mbrojtjes ndërkombëtare e të drejtave të njeriut u pasua edhe
nga periudha përmbaruese. Edhe shtetet-deri në subjekte të pacënueshme të së drejtës
ndërkombëtare –filluan të nxirren para gjyqësisë ndërkombëtare për çështjet të cilat deri dje
konsideroheshin “të brendshme” dhe zgjidheshin brenda juridiksionit gjyqësor vendas.
Më vonë, në vitin 1963, me rastin e parë gjyqësor “VAN GEND EN LOSS”, Gjykata
Evropiane e së Drejtës, një gjykatë tjetër supranacionale, filloi një praktikë tjetër gjyqësore
brenda së cilës edhe shtetet anëtare të Unionit Evropian mund të ishin subjekte te vendimeve të
saja gjyqësore. Ky fenomen i ri juridik evropian me kohë krijoi standarde të caktuara juridike
për vendet që donin t’u bashkoheshin këtyre strukturave integruese evropiane. Disa shtete
madje dokumentet e tilla juridike evropiane filluan ti inkorporojnë edhe si pjesë të sistemit të
tyre juridik të brendshëm, me çka filloi i ashtuquajturi “internalizim” i së drejtës evropiane.
E DREJTA E UNIONIT EVROPIAN është një degë e re specifike dhe interdisiplinare e së
drejtës. Sipas doktrinës klasike mbi të drejtën, sistem rregullash shoqërore të sanksionuara nga
ana e shtetit, e drejta e UE-së nuk do të mund të quhej e drejtë, sepse atë nuk e nxjerr dhe nuk e
sanksionon shteti, por një organizatë mbishtetërore. Mirëpo, siç do të shihet në shtjellimet
vijuese, pikërisht institucionet ligjëvënëse dhe procedurat legjislative, vërtetë specifike,
përbëjnë themelet e ligjvënes në UE . Folsom me te drejtë tërheqë vërejtjen se “pa njohjen e
këtyre dy themeleve ligjëvënse te UE-se , është e pamundur formësimi i juristit të UE-së.
Si një sistem i qeverisjes shumështresore, brenda të cilit vendimmarrja siç u tha varet nga
shumë akterë dhe nga shume nivele te vendosjes (jo vetëm atij shtetëror, por edhe atij
mbishtetëror) edhe e drejta e cila nxirret në këtë proces inicues ligjëvënës dallon nga e drejta
klasike shtetërore. Duke u nisur nga kjo veçanti e së drejtës së UE-së, disa autorë edhe e
kontestojnë legjimitetin kushtetues dhe ligjor te kësaj të drejte me të ashtuquajturin “deficit

7
demokratik”, sepse ajo nuk nxirret nga organet shtetërore demokratikisht të zgjedhura. Nga ana
tjetër, normat e së drejtës së UE-së nuk janë të detyrueshme vetëm për individët, por edhe për
vet shtetet sovrane, që e bën edhe me te vështirë shpjegimin e kësaj të drejte me termet e së
drejtës klasike .Mirëpo, përkundër vërejtjeve të klasikëve të së drejtës, ne mendojmë se e drejta
e UE-se është një degë e së drejtes, ç’është e vërteta shumë specifike me elemente të shumë
degëve të tjera të ndërthurura të së drejtës dhe me lëndë dhe me metodë të veçantë të studimit
që e bën specifike edhe vetë natyrën e saj juridike dhe që pastaj përcakton edhe parimet e saj
specifike dhe burimet e posaçme. Si e tillë, lënda e saj si disiplinë shkencore është pranuar në
mënyrë solide nga gjeneratat e para të studentëve të fakulteteve juridike ku ajo mësohej. Ky
specifitet i së drejtes së UE-së shprehet në dallimet e saj me degët e tjera të së drejtës për nga
natyra e saj juridike, lënda e studimit, metodat dhe parimet, burimet e së drejtës..
Supranacionaliteti apo mbishtetërorja, si një realitet ndërkombëtar që mund tua imponoj
vullnetin e tij edhe shteteve sovrane dhe të pavarura, mbeti njëra ndër çështjet më të diskutuara
në teorinë e së drejtës së UE-së. Autoret ishin të ndarë sa i përket (mos) ekzistimit të së drejtës
së UE-së, si një e drejtë supranacionale.

KRITIKUESIT E SUPRANACIONALITETIT dhe rrjedhimisht të së drejtës së UE-së i


përkisnin idhëtareve të doktrinës klasike, sipas së cilës UE-ja nuk është shtet pra nuk ka as
sovranitet legjitim që buron nga demokracia përfaqësuese, prandaj në mungesë të demosit dhe
si pasojë e këtij deficiti demokratik as mund ta nxjerrë e as ta implementojë të drejtën.

NDËRKAQ, MBROJTËSIT e SUPRANACIONALITETIT e hedhin poshtë doktrinën e tillë


klasike të demokracisë së shekujve XVIII-XIX, me arsyetimin se në ndërkohë brenda një
shekulli, ndryshimet e përgjithshme imponuan edhe në renovimin e konceptit klasik të
demokracisë së bazuar ekskluzivisht në demos duke ofruar pos këtij edhe legjitimitetin elitist,
konkurues, pluralist apo atë etatik si një legjitimitet bashkëkohor i ndërvarur nga më shumë
aktorë dhe më shumë nivele të vendosjes si bazë për nxjerrjen e së drejtës së UE-së me efekt
supranacional..Elementet e një supernacionalitetit juridik i gjejmë edhe në disa dukuri të reja
në Evropë të cilat janë përjashtime nga teoria klasike e sovranitetit shtetror por edhe nga vetë të
drejtat ndërkombëtare. Këto dukuri të reja suprancionale që u paraqitet pas luftës së dytë
botërore mund të kualifikoheshin si:
Denacionalizim i së drejtes kombëtare (internalizimin i së drejtës ndërkombëtare) dhe
Desovranizim legjislativ (doktrina e efektit direkt)

DENANCIONALIZIM I SË DREJTËS KOMBËTARE-Këtë nocion e përmend Garaponi, në


konceptin e tij mbi denocionalizimin e ligjit. Dhe vërtetë, në Evropë, në gjysmën e dytë të
shekullit XX ndodhi një proces historik legjislativ i paparamenduar për Evropën e gjysmës së
parë të atij shekulli. Aq më pak ishte i pa kapshëm për shekullin e XIX që mbeti i shënuar si
shekull i nacionalizmave europjanë. Nisma e këtij fenomeni juridik lidhet me Këshillin e
Europës dhe procedurën e harmonizimit të obligueshëm të ligjeve pozitive kombëtare të
shteteve anëtare me konventat e KE-së. Ndonëse u tha në shqyrtimet paraprake, Këshilli i
Europës nuk është organizatë supranacionale por një organizatë ndërqeveritare, ku shtetet
delegojnë përfaqësuesit e vetë. Vendosin me konsenzus, me gjithë atë po këto shtete edhe pse
nuk e delegojnë sovranitetin e vetë shtetëror në KE ato prapë se prapë u përmbahen ca
obligimeve të cilat i përcakton për antarët e vetë KE-ja. Bie fjala vetëm shembulli i respektimit
të Konvetës Europjane për të Drejtat e Njeriut (1950) Mjafton për t’u ilustruar fenomeni i
denacionalizimit të legjislacionit kombëtar dhe internalizimit të së drejtës ndërkomtare. Sot kjo
konventë është bërë praktikisht pjesë e legjislacioneve pozitive kombëtare të shtëteve anëtare
apo të shteteve që pretendojnë të anëtarësohen në KE. Mjafton këtu të përmendet rasti i
kërkesës eksplicite nga Këshilli i Evropës për shtetet anëtare apo për antarët potencial, që nga

8
legjislacioni i tyre penal të heqin dënimin me vdekje.
Pra të gjitha shtetet thonë se janë sovrane brenda territorit të vet se e kanë edhe sovranitetin
legjislativ, mirëpo njëkohësisht të gjitha shtetet anëtare i nënshtrohen kësaj urdhërese
denacionalizuese legjislative për të fshirë nga ligjet e veta penale dënimin me vdekje, duke e
internalizuar këtë normë juridike ndërkombëtare si pjesë e legjislacionit kombëtar pozitiv.
DESOVRANIZIMI LEGJISLATIV ( Doktrina e efektit direkt )
Një fenomen tjetër i natyrës supranacionale ndodhi në vet gjirin e Unionit Evropian. Për dallim
nga shtetet anëtare të Këshilli të Evropës, në Unionin Evropian, 27 anëtarët e saj heqin dorë
nga një pjesë e sovranitetit të vet shtetëror duke e ceduar atë në organizimin supranacional në
krijim, në UE. Ferry e quan fenomenin e tillë edhe si ’’postnacionalja’’, pra si një parim të
krijimit të një entiteti të ri politik komunitar, me qytetarët evropian, konform idesë mbi ’shtetet
e bashkuara të Evropës’. Ideja e komunitarizmit evropian si një ide postnacionale apo edhe
supranacionale krijoi kështu substratin e nevojshëm akademik për aksionet e mëvonshme
politike të krijimit te modelit integrues evropian.
Krijohet kështu për të parën herë në historinë juridike një sovranitet mbikombëtar apo
supranacional, të cilit i nënshtrohen detyrimisht shtetet anëtare të tij.
(Vazhdim i DESOVRANIZIMIT)
ME FJALË TË TJERA, TRAKTATET THEMELORE TË UE-SË, si burime kryesore juridike,
janë direkt të zbatueshme në territorin e shtetit anëtarë, pa asfarë masash administrative
plotësuese. Ato bëhen pjesë e së drejtës kombëtare të atij vendi me faktin e nënshkrimit dhe të
ratifikimt të traktatit. Kështu, e drejta e Unionit Evropian bën një përjashtim nga doktrina
klasike e sovranitetit shtetëror duke krijuar procedurën e një “sovraniteti mbishtetëror“. Siç
vërejnë shumë autorë, rregulloret e UE-së aplikohen direkt në shtetet anëtare edhe nëse ato nuk
i kanë aprovuar nga parlamentet e tyre kombëtare. UE-ja ka aftësinë e anashkalimit të
parlamenteve kombëtare në disa fusha me çka “cenon“ idenë tradicionale të sovranitetit, si një
çështje të hapur midis fiksimit të burimit unik të sovranitetit dhe realitetit ndërkombëtarë të
marrëdhënieve ndërkombëtare. Shembulli i Britanisë së Madhe është mjaft ilustrativ. Sado që
ky fenomen është relativisht i ri dhe ky proces i ndërtimit të këtij sovraniteti supranacional
ende i brishtë, ai shpjegon thelbin e natyrës juridike të së drejtës së UE-së. Pra, mund të thuhet
së Unioni Evropian, në përgjithësi dhe e drejta e tij, në veçanti, paraqesin shembullin madhor
të tërheqjes së sovranitetit të shteteve kombëtare.

SI RRODHI KY PROCES I VEÇANTË LIGJVËNËS? Ç’ËSHTË DOKTRINA E EFEKTIT


DIREKT?
Kjo doktrinë e re e së drejtës supranacionale evropiane u ngrit në bazë të praktikës gjyqësore të
Gjykatës Evropiane të së Drejtës (Case Laë) në fillim të viteve të gjashtëdhjeta. Thelbi i kësaj
praktike gjyqësore qëndronte në të ashtuquajturën doktrinë të efektit direkt të së drejtës së BE-
së ndaj të drejtave kombëtare të shteteve anëtare. Me fjalë të tjera, me vendimet e para
gjyqësore të gjykatës (nga viti 1963 e këndej) u imponua detyrimi absolut për shtetet anëtare që
në territorin e tyre të zbatojnë këto vendime gjyqësore të BE-së, pa kurrëfar kufizimesh apo
masash të tjera administrative, qoftë edhe kur vendimi gjyqësor është kundër shtetit ku ai duhet
zbatuar. Praktika gjyqësore e GJED-së inuaguroi atëbotë doktrinën e re të efektit direkt të
normave juridike të UE-së.
Rasti i parë gjyqësor që inauguroi këtë doktrinë të re ishte rasti i Van Gend en Loos. Në këtë
rast gjyqësor, kompania holandeze Van Gend en Loos kishte importuar substanca kimike nga
Gjermania në Holandë. Por, Holanda e kishte ngarkuar atë me dogana në kundërshtim me
nenin 12 të traktatit të BEE-së. Prandaj kjo kompani ishte ankuar në Dutch Tarif Commisie, i
cili e kishte paraqitur rastin në Gjykatën Evropiane të së Drejtës (GJED), duke kërkuar sqarime
në dy pyetje themelore :
Nëse neni 12 i TBEE-së ka zbatim direkt në territorin e një shteti anëtar?

9
Nëse shtetasit e tyre, bazuar në këtë dispozitë të traktatit të BEE-së, mund të kërkojë mbrojtje
gjyqësore të të drejtave të tyre para GJED -së?
Gjykata Evropiane e së Drejtës, në vendimin e saj lidhur me këtë rast kishte konstatuar se: BEE
po konstituonte një rend të ri juridik të së drejtës ndërkombëtare, i cili ua kufizonte sovranitetin
shteteve anëtare të saj;Subjekt i këtij rendi të ri juridik nuk janë vetëm shtetet anëtare, por edhe
individët e tyre;
Pavarësisht nga legjislacionet kombëtare, e drejta e BEE-së imponon detyrime për individët,
por edhe i mbron të drejtat e tyre;Traktati i BEE-së prandaj imponon detyrime si për shtetet
anëtare, ashtu edhe për individët dhe institucionet e BEE-së.Prandaj mund të thuhet se rasti
gjyqësor „Van Gen en Loos „ ishte kthesa që e promovoi konceptin e aplikimit direkt të
normave juridike të BEE-së në shtetet anëtare dhe përgjithësisht për ngritjen e një sistemi sui
generis juridik të BEE-së. Së bashku me rastet tjera pasuese gjyqësore, doktrina e efektit direkt
të së drejtës së BEE-së në territorin e shtetit të saj anëtar kumtoi dy mesazhe të rëndësishme
politike:
Së pari, internalizoi aplikimin direkt të traktateve themeltare të BEE-së në nivel kombëtar,
duke fuqizuar kështu drejtpërdrejt normën e traktatit të BEE-së në shtetet anëtare dhe
Së dyti, kjo doktrinë e efektit direkt të së drejtës së BEE-së po ashtu forcoi tendencat
federaliste brenda BEE-së.
Mirëpo, a do të thotë se kjo doktrinë e efektit direkt mund të aplikohet në çdo situatë,apo për
zbatimin e saj duhet plotësuar disa parakushte ?

JANË KATËR KUSHTE PËR APLIKIMIN DIREKT TË TRAKTATIT TË BEE-SË NË


SHTETIN ANËTAR:Ndalesa e qartë dhe a pakushtëzuar për shtetin anëtarë që të pangojë
zbatimin direkt të normave të këtij traktati në territorin e atij shteti; Detyrimi negativ, pra,të
përmbajturit e shtetit anëtar nga kufizimi i zbatimit direkt të Traktatit të BEE-së në atë shtet;
Ndalesa e çfarëdo rezervave nga shteti anëtar që mund të pengojë zbatimin direkt dhe Zbatimi
direkt i Traktatit të BEE-së në shtetin anëtar nuk është i varur nga asnjë masë implementuese e
atij shteti.
Në përputhje me doktrinën e efektit direkt ishte edhe dimensioni i supermacisë së vendeve
gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës, me të cilat invalidoheshin ligjet kombëtare të
shteteve anëtare, nëse ishin në konflikt me të drejtën e BEE-s

SISTEMI JURIDIK I UE-SË


.Ky rend juridik dallon nga regjimet e tjera të së drejtës ndërkombëtare, sepse përpos që krijon
të drejta dhe detyrime për shtetet, traktatet themeltare të UE-së krijojnë të drejta dhe detyrime
edhe për qytetarët. Prandaj, këto traktate krijuan me kohë një rend të ri juridik të bazuar mbi
efektin direkt të së drejtës së UE-së dhe aplikueshmërinë direkte të normës juridike të UE-së.
Siç u pa në shqyrtimet e mëparshme, rasti gjyqësor “Van Gend en Loos” i pari e konfirmoi në
praktikë fuqinë e efektit direkt të normës juridike të UE-së. Në teori, ky quhet “efekt direkt
vertikal“,si një efekt që vepron ndaj shteteve anëtare. Rasti tjetër gjyqësor para Gjykatës
Evropiane të së Drejtës, “ DEFFRENNE VS SABENA “, inauguroi edhe të ashtuquajturin “
EFEKT DIREKT HORIZONTAL ”, si efekt që vepron ndaj qytetarëve.Në literaturë hasim

10
edhe të ashtuquajturat “shtylla binjake” të rendit juridik evropian, të cilat përbëhen nga efekti
direkt dhe supremacia e të drejtës së UE-së ndaj të drejtave kombëtare.
Nëse i kthehemi edhe njeherë zhvillimit historik të UE-së nga Bashkësia Evropiane e
Thëngjillit dhe Çelikut, Traktati i Parisit i vitit 1951 e pastaj deri te dy të tjerat që u krijuan me
Traktatin e Romës së vitit 1957 , do të shihet se deri në Traktatin e Mastrihtit më tepër kishim
një bashkësi ekonomike evropiane se sa një union politik evropian. Traktati i Mastrihtit i vitit
1991(1993) mbi Unionin Evropian vetëm hapi një faqe të re të një integrimi më të avancuar
institucional të ish BEE-së me elemente të edhe një unioni të mundshëm politik e të sigurisë,
kurse këtë proces e thelluan edhe më tutje edhe Traktati i Amsterdamit i vitit 1997(1999) dhe
ai i Nicës (2001). Me dy traktatet e fundit të UE-së vetëm u formalizua procesi i unifikimit
juridik të BEE-së, i filluar në vitin 1986-87 me Aktin Unik Evropian. Revidimi më radikal
juridik i Traktatit të Romës së BEE-së u bë me Traktatin e Mastrihtit , me të cilin ishin shtuar
autorizimet e UE-së ndaj shteteve anëtare, ishin forcuar tendencat federaliste në UE dhe ishin
zgjeruar fushat për të cilat UE-ja kishte kompetencë ekskluzive, siç ishin politika sociale,
zhvillimi, mbrojtja e ambientit jetësor,hulumtimi shkencor-teknik, aftësimi i kuadrove, politika
e vizave, arsimi, mbrojtja e konsumatorëve,infrastruktura,komunikacioni,energjetika, kultura
dhe industria. Pra, me sa mund të kuptohet nga shtjellimet e mësipërme, me këto traktate
themeltare të UE-së ishte krijuar një sistemi veçantë juridik evropian i bazuar në
supranacionalitet. Mirëpo edhe përkundër kësaj, kundërshtarët e idesë së kundërshtimit të
sistemit jurdik të UE-së paraqesin argumentin se UE-ja megjithatë ende nuk e ka cilësinë e
personit juridik.

ITHTARËT E IDESË SË EKZISTIMIT TË SISTEMIT JURIDIK të UE-së paraqesin


argumentet e procesit historik të unifikimt të së drejtës së UE-së. Sipas tyre, ishin tri faza kyç
që e krijuan sistemin e veçantë juridik të UE-së:
e para, që konsistonte në harmonizimin e akteve juridike të shteteve anëtare me të drejtën e
UE-së;
e dyta, që konsistonte në unifikimin e së drejtës së shteteve anëtare me të drejtën e UE-së;
e treta,që rezultoi me krijimin e së drejtës origjinere të UE-së,e cila sot ka një regjistër
impozant burimesh vetanake juridike, të cilat do të shtjellohen më hollësisht në kaptinën e
veçantë mbi burimet e së drejtës së UE-së.
Në favor të sistemit juridik të UE-së paraqitet edhe vëllimi mjaft i dendur i akteve të veçanta
juridike që i ka nxjerrë deri më tash UE-ja, duke filluar nga Libri i Bardhë, i cili përmban mbi
300 akte juridike të BEE-së lidhur me masat që duhet zbatuar për të funksionuar tregu i
brendshëm evropian deri në fund të vitit 1992 e deri te rregulloret, direktivat dhe vendimet e
UE-së.
Gjithashtu, si argument pro ekzistimit të sistemit juridik të UE-së jepet edhe struktura e veçantë
e vendimmarrjes me institucionet e posaçme dhe me mënyrën e marrjes së vendimeve nga
Këshilli, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.
Ndonëse ende shumica e vendimeve merret me koncenzus (pra edhe me mundësinë e paraqitjes
së vetos nga ndonjë anëtarë i UE-së), gjithnjë e më tepër, e sidomos pas Traktateve të
Mastrihtit , Amsterdamit dhe Nicës, zgjerohet rrethi i fushave për të cilat vendimi mund të
merret edhe me shumicë votash. Në këtë kontekst përmendet edhe argumenti implementues,
pra, ai i zbatimit te detyrueshëm të së drejtës së UE-së në territorin e shteteve anëtare përmes
aplikimit direkt, sidomos pas praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të së Drejtës nga
fillimi i të gjashtëdhjetave.
Një tjetër argument për ekzistimin e sistemit juridik të UE-së ofrohet edhe me të ashtuquajturin

11
“Regjistër Të Klauzolave Të Ndaluara “, që nuk lejohen të përdoren nga shtetet anëtare, nëse
me to cënohen parimet dhe dispozitat e traktateve të UE-së dhe janë në dëm të konsumatorëve,
apo me to krijohen pozita monopoliste në tregun e përbashkët evropian. Kjo ndalesë e
përgjithshme që nga Traktati i Romës mbi BEE-së ishte operacionalizuar më tutje gjatë tri
dekadave pasuese 1957–1987 me të ashtuquajturit “Regjistra të Tip-Përjashtimeve “, që
botoheshin në Fletoren zyrtare të BEE-së, me të cilët eliminohej mundësia e shkeljes së
traktateve të BEE-së apo e interesit për qarkullim të lirë në tregun evropian.

12

You might also like