You are on page 1of 3

Statusi special për veriun koncept “inekzistent” për

Kosovën

Bahri M.Gashi

Ditëve të fundit menjëherë pas fillimit të dialogut filloj të duken


“opcionet miope” nga “optikat misterioze”, të “planeve të fshehta” që
kur faktori ndërkombëtarë i cili kohë më parë kishte kushtëzuar
modelin e multietnicitetit me “pakon magjike” për statusin final, i cili
tani po detyrueshëm po implementohet si “realiteti faktik” e
problematik në shumësinë e teritorit të Republikës së Kosovës.
Planet e fundit të bëra publike për një “status special” për veriun
mbeten orientimet më të pa kuptimta kur kihet parasysh shkalla e
vetqeverisjes që sipas kushtetutës ju ipet pakicave. Ky propozim i
tanishëm me terma “gjeografik dhe politik” ndonëse i pazbatueshëm
dhe tërësisht i gabueshëm mbi kurrizin e shumicës shqiptare të
Kosovës mbi 90%, në tentim të realizimit të të drejtave të pakicës
tjetër prej 10% e në veqanti 5% e minoritit serb të cilëve realisht ju
mundësohet sovranitet special të Serbisë në teritorin “ enklavizues” të
Kosovës dhe tani çështja e “veriut” po ashtu me status special brenda
sovranitetit të pavarur të Kosovës i cili thellësisht mbetet “plan
misterioz”.

Ndërlikueshmëria në mes të Planit gjithpërfshirës për statutin


final deri te kushtetutshmëria dhe realitetet e reja për Veriun e
Mitrovicës

Defektet kishin lindur që nga e ashtu quajtura pako “magjike” e


Ahtisarit në tërësinë e vet e cila ngërthennte efektet më negative të
parimit të së drejtës së shumicës qytetare në raport me pakicën serbe
dhe i konceptuar se do të gjente zbatueshmëri, jo më shumë se tri vjet
pas pavarësisë, ky koncept akoma trajtohet sikur në fillimin e tij si i
gabuar, ngase parimisht pa u realizuar të drejtat e shumicës dhe
implementimin e plotë të tyre nuk mund të imangjinohet në vullnetin
ekstrem të “ diskriminit pozitiv” të drejtave për pakicat.
Duke i analizuar në vazhdimësi gabimet e faktorit ndërkombëtarë kanë
nisur menjëherë pas përfundimit të luftës duke mos e cilësuar luftën si
luftë, por konflikt të armatosur. Më pas kanë vazhduar edhe me
gabime të tjera, ngase sikur faktori ndërkombëtarë menjëherë pas
luftës të ndërprenin komunikimin me serbinë pas dëbimit të forcave
ushtarake serbe nga Kosova, sigurisht se tani nuk do ta qanin kokën.
Ata ngelën nën ndjenjën e pritjes dhe papritmas e faktorizuan rolin e
tyre, sikur të ishte e tërë Kosova “Serbi” dhe populli i saj “serb”,
kështu kanë menduar dhe akoma po mendojnë duke ekzekutuar edhe
skemat ekonomike në vlerë mbi 250 milion euro çdo vit të cilët edhe
pas tri vjet të pavarësimit të Kosovës po arrijnë ta implementojnë.
Ky koncept i “luftës asimetrike” në mes të Kosovës dhe Serbisë,
thellësisht vë në dyshim parimet demokratike të kushtetutshmërisë
për garantimin e sovranitetit dhe rregullimit të brendshëm të Kosovës.
Kjo formë e ndërhyrjes bënë me dije akoma më shumë se cili është
pozicioni aktual i Serbisë, sikurse Qeveria jonë urgjentisht të merr
masat adekuate që qytetarët e Kosovës në përgjithësi e në veçanti
trajtimi për veriun nuk duhet lënë pa zot shtëpie e në pritje të të
papriturave.
Faktorët politik të involvuar në procesin e bisedimeve do të duhej që
minoritetin problematik sërb ta bindin që në fillimin e këtij “procesi
detyrues” për shumicën se është një pakicë normale si edhe pakicat e
tjera që kanë lindur dhe jetojnë në Kosovë dhe se konform parimeve
demokratike do të veprohet edhe me ta, pra jo ti favorizoj kaq shumë
duke shpikur “koncepte të decentralizmit” tani të “stuseve speciale”
në territore të caktuara që ngërthen tipare të karakterit të
“sovranitetin e brendëshëm” për veriun dhe përgjithësisht “parimi i
multietnicitetit” i determinuar të ndodhë si formë të pajtimit dhe
bashkëjetësës është i papranueshëm.

Qytetarëve të Kosovës si pasoj e këtyre koncepteve edhe nga e


kaluara e hidhur në periudhën e “okupimit klasik” ishte e instaluar e
njëjta logjikë e “zotërimit të shumicës” e cila rezultoj me luftën deri te
gjenocidi dhe spastrimi etnik. Edhe përkundër të kaluarës asnjëherë
nuk është menduar të zbatohet “diskriminimi kolektiv” ndaj pakicave
edhe përkundër ekstremitetit të tij të ndodhur në kurriz të shqiptarëve
sipas parimit të shpikur të “diskriminimit pozitiv”
Ky vullnet është dëshmuar në vazhdimësi nga Institucionet tona dhe
faktorët polikit shqiptarë duke prezantuar këtë vullnet në të gjitha
dimensionet gjatë gjithë kohës me mekanizmat ndërkombëtarë,
ndonëse ndoshta kjo gadishmëri është keqpërdorë dhe tani jemi këtu
ku jemi ku akoma 12 vjet të lirisë dhe tri vite të pavarësisë nuk po
mundemi ta ushtrojmë sovranitetin e plotë në republican e Kosovës.
Sikur ky vullnet dhe gadishmëri e shumicës për ta siguruar pakicën në
Kosovë është keqpërdorur në skajshmërinë politike, madje që në
pakon e Ahtisarit kanë reflektuar tërësisht si propozime të dizajnuara
të gabuara dhe jo implementuese duke zhgënjyer mbi vullnetin e
shumicës për ta rehabilituar ekskluzivisht minoritetin serb pakicë.

Së fundi, fillimi i një i bisedimeve pa një plan nacional dhe paraqitjet e


planeve të ndarjes të shpallura nga qarqe të misioneve të huaja në
Kosovë, konsiderohet si qarjet e para që në rifillimin e këryre
bisedimeve dhe duket se logjika e së kaluarës tani më e dizajnuar me
konceptete të kolonializmit modern të dominimit të zonave të veqanta,
tregon padyshim se faktori ndërkombëtarë në mes të gjithë këtij
procesi ka dështuar plotësisht për të ruajtur arritjet substanciale në
Kosovë. Këto këndvështrime përplotësojnë “egot serbe” që të relizojnë
plane dhe projekte për minoritetin serb të cilëve realisht po tentohet të
ju mundësohet sovranitet klasik edhe në veriun e Kosovës, përkundër
pjesës tjetër të decentralizimit me disa lidhjeve speciale me serbinë të
garantuara me kushtetutën për të cilën duhet sa më parë të nisin
ndryshimet kushtetuese mbi këtë çështje ndaj ekskluzivitetit të të
drejtave të minorietit serb. Cdo plan që tenton të devijojë sovranitetin
dhe kushtetutshmërinë e Kosovës në çfar do forme juridike e politike
qeveria jonë kategorikisht duhet kundërshtuar, sikur menjëherë të
ngriheshin këto bisedime.

(Autori është duke vijuar studimet pasdiplomike të magjistraturës në


UEJL, në Shkencat Politike)

You might also like