You are on page 1of 2

Dr.

Muhamet Aliu

ZGJIDHJA OPTIMALE PËR KRIZËN BALLKANIKE


Ish-sekretarja e shtetit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kondoliza Raiz, në nëntor
të vitit 2007, në një intervistë për “Dallas Morning News” i shpjegoi zhvillimet politike dhe
perspektivat ekonomike në Ballkan. Me theks të posaçëm i vuri në spikamë dy pikat më
nevralgjike:
− paqëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës dhe
− krizën permanente kushtetuese, institucionale dhe juridike në Bosnjë e
Hercegovinë.
Sa më shumë kohë po kalon nga kjo intervistë, aq më tepër po forcohen këto
parashikime. Edhe Kosova, edhe Bosnjë e Hercegovina e kanë të pamundur të funksionojnë
gjatë si shtete më vete.
Kosova ndodhet në ambient tepër të papërshtatshëm politik e ekonomik për shkak se
zgjidhja e çështjes kombëtare nuk është bërë duke u respektuar vlerat e mirëfillta njerëzore e
demokratike. Sidomos me Pakon e Ahtisarit dhe pastaj edhe me Kushtetutë është shkelur me
të dyja këmbët në të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Kjo ka lënë pasoja edhe në
kompaktësinë territoriale dhe në administrimin e plotë të territorit nga ana e institucioneve
shtetërore. Natyrisht, kjo do të ketë pasoja jo vetëm politike, por edhe ekonomike.
Sot gjendja ekonomike e Kosovës na paraqitet mjaft e zymtë. Gati të gjitha
ndërmarrjet ekonomike pas privatizimit e kanë humbur karakterin parësor të tyre. Fabrikat
janë degjeneruar deri në nivel punëtorish me numër shumë të vogël punëtorësh; disa të tjera
janë rrënuar tërësisht duke u kthyer në troje për ndërtim. Edhe ato pak prodhime vendore
përditë i eksponohen konkurrencës së egër nga tregu disa herë më i fortë i Serbisë dhe i
Maqedonisë, i cili ka truall të përshtatshëm në Kosovë në saje të faktit që futet brenda pa
taksa doganore mbrojtëse dhe pa kurrfarë tatimi tjetër.
Mungesa e kontrollimit të të gjithë vijës kufitare, politikat e papërshtatshme fiskale,
sistemi kreditor i pafavorshëm, mandej hapësira e tregut të brendshëm shumë e kufizuar,
doganat e dhe akcizat e larta për material riprodhues dhe për teknologji për punë janë premisa
që lënë pak ose aspak shpresë për një qëndrueshmëri ekonomike. Kur kemi parasysh edhe
keqpërdorimet dhe shkallën e lartë të korrupsionit, kanë bërë që kriza ekonomike të jetë më e
larta në Evropë. Të gjitha analizat tregojnë se kjo krizë edhe më tutje po vjen duke u thelluar.
Bosnja e pas-Dejtonit i ka dy entitete përafërsisht të barabarta. Kjo ndarje në baza
etnike e dalë nga një luftë pesëvjeçare shumë e përgjakshme, me shumë të vrarë e të zhdukur,
është lënë të funksionojë si dy entitete në një shtet, ku vendimet do të merreshin me
konsensus. Ky konsensus asnjëherë nuk është arritur, as mund të arrihet. Prandaj kriza
institucionale është permanente. Këtu shkelen parimet themelore të demokracisë, pasi që
udhëheqja e lartë vendoset me rotacion. Mungesa e stabilitetit në këto dy vatra krize pa
dyshim sjell mungesë stabiliteti në krejt Ballkanin.
Ka një zgjidhje që do ta stabilizonte rajonin.
Kjo zgjidhje është parimi i vetëvendosjes së kombeve dhe realizimi i saj me mjete
demokratike. Kosova dhe pjesët tjera të banuara me shqiptarë do t’i bashkoheshin shtetit amë,
Shqipërisë. Kosova dhe viset tjera shqiptare bashkë me Republikën e Shqipërisë do ta
formonin shtetin e tyre të qëndrueshëm juridik, politik e ekonomik. Pjesës së mbetur të
Prishtinë, Lagjja “Aktash”, Rr. “Agim Ramadani”, Hyrja A-2, Nr. 1, Nr. i tel. 038 223 255,
www.levizjaperbashkim.com
Maqedonisë do t’i lejohej pa imponim nga jashtë të përcaktohet për shtet etnik maqedonas ose
me dëshirë t’i bashkohet ndonjë shteti tjetër (p.sh. Bullgarisë).
Edhe tek rasti i Bosnjës, pa respektimin e plotë të parimit të vetëvendosjes së kombeve
nuk do të ketë premisa të qetësisë politike, e si rrjedhojë as ekonomike. Por duke mos e
pranuar ndryshimin e kufijve me ndihmën e krimeve të luftës.
Të gjitha këto lëvizje mund të bëhen me marrëveshje, pa dhunë, me një mbikëqyrje
ndërkombëtare. Konsideroj që këto lëvizje janë shumë të natyrshme dhe nuk do të ketë
kundërshtime përmbajtjesore, eventualisht me ndonjë problem të vogël, i cili lehtë mundë të
mbahet nën kontroll. Kështu do të stabilizohej tërë rajoni, duke qenë përafërsisht të gjithë të
kënaqur. Vetëm atëherë do të fillonte bashkëpunimi i vërtetë rajonal, e njëkohësisht zhvillimi
ekonomik i rajonit.
Atëherë nuk do të kishte nevojë që paqen në Ballkan ta ruanin ushtritë e shteteve të
zhvilluara. Besoj që edhe azilet për refugjatë do të mbylleshin. Prandaj do të udhëtonim edhe
ne pa viza si popuj të qytetëruar.

Ferizaj, 23.2.2010

Prishtinë, Lagjja “Aktash”, Rr. “Agim Ramadani”, Hyrja A-2, Nr. 1, Nr. i tel. 038 223 255,
www.levizjaperbashkim.com

You might also like