You are on page 1of 1

Stili i autorit

Nje nder veprat me te njohura te shkrimtarit norvegjez, Henrik Ibsen eshte padyshim Shtepi
kukulle. Ne kete veper trajtohet nje teme shume e mprehte dhe njekohesisht shume delikate, ajo e
marredhenieve familjare ne familjen Helmer. Aty duket qarte qe dashuria eshte dhe do te mbetet
vetem nje e drejte e shkruar ne leter, por qe eshte shume e veshtire te realizohet ne nje rend
shoqeror qe ka per baze kapitalin. Ne shtjellimin e subjektit te kesaj drame familjare Ibsen perdor me
mjeshteri te rradhe artistike nje stil unik, te thelle e depertues ne brendine e botes se personazheve.
Ai niset me bindje ne trajtimin e njekohshem te dy aneve kundershtuese te realitetit familjar, ne
marredheniet bashkeshortore, ne hipokrizine e ketyre marredhenieve qe asnjehere nuk mund te
jene te sinqerta ne nje shoqeri meskine, te kalbur e te korruptuar. Edhe pse ne dukje kjo familje ka
marredhenie te mira ku mbizoteron paqja e mirekuptimi, ne fakt bazat e kesaj familjeje jane kalbur
dhe cdo gje eshte fasade, hipokrizi. Zonja Helmer perpiqet te jete e lumtur me familjen e saj te
enderruar, por idealja e ketyre endrrave eshte shume larg pasi ajo vte, krejt natyrshem e fut veten ne
nje batak te pakutimte qe shemb cdo gje, dhe vete lumturine e saj. Menyra se si Ibsen e portretizon
Noren, personazhin qendror te vepres ka perdorur nje stil I cili ben qe lexuesi, spektatori te jene
vazhdimisht dyshues, te kene besim te lekundur tek sjelljet e pazakonta e disa raste dhe dramatike
te personazheve. Dashuria e Nores per familjen, bashkeshortin dhe femijet duket si marredhenie e
shtirur, jo e sinqerte e per me teper e mbuluar nga hije dyshimi. Hyrja ne borxh e saj gjoja ne te mire
te te shoqit, falsifikimi I kambialeve jane padyshim nje tregues tjeter se keto marredhenie nuk jane
ndertuar mbi baza te shendosha, port e fshehta dhe genjeshtra.
Shhkrimtari zbulon hapur ne karakterin e personazheve te tij se poshtersia, genjeshtra, hileja jane
burim I imoralitetit te nje shoqerie te tere e jo vetem i personazheve te vecante. Edukata e rendomte
qe u percillet femijeve nga prinderit eshte nje dhuarte e ulet, e demshme e nenave te keqija, te cilat
duke u nisur gjoja nga hijshia apo pastertia e tyre morale ndikojne negativisht ne edukimin e
femijeve. Tek tipizimi I figures se te atit Helmer, perseri Ibseni me nje metode pershkruese elegante
paraqet dukshem karakterin dhe pendimin e njeriut parimor, reagimin e menjehershem ndaj
pabesise dhe genjeshtres duke bere qe krenaria e Nores te humbase aq shpejt dhe pendesa,
ndjenja e fajita te mbuloje krejt qenien e saj. tani nuk ka me iluzione e shpresime pa vlere. Nora e
kupton se ajo nuk eshte asgje vecse nje grua mendjelehte, nje injorante dhe nene e rrezikshme. Te
gjitha vlerat e saj tashme ishin tkurrur aq shume sa ajo skishte me personalitet ne familje, ajo sishte
vecse nje kukull Brenda ne familjes. Ajo ishte kthyer ne nje loder dhe nuk ka force e as te drejte
morale te dale para burrit dhe femijeve te saj. Ajo largohet me bindjen per te mos u kthyer me derisa
te fitoje pergjegjesine mbi vete si nene dhe bashkeshorte.

You might also like