You are on page 1of 3

Rriten taksat për naftën dhe makinat

Ndryshimet e fundit në ligjin për taksat kombëtare do të rrisin koston për


importuesit e makinave dhe karburanteve, ndërkohë që shtrijnë pagesën e kësaj
takse edhe për mjete të tjera me motor me djegie të brendshme (buldozerë,
ekskavatorë, motoçikleta). "Shpërbërja" e taksës së mjedisit në taksa të ndara me
emërtimet "Taksa e mjeteve të përdorura të transportit" dhe "Taksa e karbonit"
mbartin në vetvete rritje çmimesh që prekin disa kategori. Referuar ligjit që tashmë
ka mbërritur në Kuvend, një qytetar që kërkon të blejë një makinë jashtë Shqipërisë
është i detyruar që të paguajë në doganë detyrimin e "Taksës së mjeteve të
përdorura të transportit", e cila llogaritet sipas formulës: cilindrat në cm3 x
koeficient fiks për çdo vit përdorimi x taksë fikse për llojin e karburantit. Koeficienti
fiks në vetvete llogaritet 0.5 për çdo vit përdorimi për autoveturat dhe 0.25 për
mjetet e tjera. Ligji parashikon taksimin për të gjitha shitjet e njëpasnjëshme që
mund të pësojë një mjet. Formula e përllogaritjes së taksës në këtë rast është
cilindrat në cm3 x koeficient fiks për çdo vit përdorimi dhe taksë fikse për llojin e
karburantit. Taksa fikse do të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën,
koeficienti për vitet e përdorimit, 0.5 për autoveturat për çdo vit përdorimi dhe 0.25
për mjetet e tjera. Në rastet e shitjes brenda vendit të automjetit, taksa nuk vilet
më nga doganat, por nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit
Rrugor. Për mjetet që kanë paguar taksën në doganë dhe pësojnë shitje të tjera
brenda vendit, ligji parashikon që taksa të jetë diferenca ndërmjet taksës së
llogaritur në çastin e shitjes brenda vendit dhe asaj të paguar në doganë.
Ndryshimet e tjera në ligj propozojnë rritje të taksës së karbonit mbi karburantet
dhe një propozim për shtrirjen e kësaj takse edhe mbi qymyrin në masën 3 lekë/kg
si për atë të importuar, edhe për atë të prodhuar në vend. Aktualisht taksa e
karbonit është 0.5 lekë për litër për benzinën dhe propozohet trefishimi i saj, pra 1.5
lekë për litër. Edhe për naftën taksa e karbonit, që është 1 lekë për litër, propozohet
të bëhet 3 lekë për litër. Po kështu një tjetër pikë e rëndësishme që propozohet në
ndryshimet e ligjit "Për taksat Kombëtare" është edhe ajo për tarifën e shërbimit për
qarkullimin e automjeteve të huaja për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Nga
ana e Qeverisë synohet heqja e kësaj tarife në kuadër të politikave për uljen e
numrit të taksave dhe tarifave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Shembulli për importin e makinës

E gjithë politika e re e financave ka të bëjë me importin e makinave me sa më pak


vite prodhimi. Për ta bërë më të thjeshtë kuptimin e ligjit të ri po marrim një
shembull. Kështu, një makinë nafte e prodhuar në vitin 2008, me cilindratë 2500
kubik e importuar sot, duhet të paguajë doganë sipas formulës së vjetër. Pra, taksa
fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit. Sipas kësaj formule,
dogana do të llogaritej, 25000 x 2500 x 0.0024. Sot qytetari duhet të paguajë 150
mijë lekë. Me formulën e re, llogaria del ndryshe. Formula llogaritet: taksë fikse x
cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit, 0.5 në vit. Pra, tarifa do të
ishte: 25 x 2500 x 0.5 x 2 vite. Me formulën e re qytetari do të paguajë 62500 lekë.
Pra, do të kursen 87500 mijë lekë.

Shembulli për shitjen e makinës brenda vendit

Një qytetar ka blerë jashtë Shqipërisë në vitin 2008 një makinë me naftë, të vitit
1996. Makina ka një cilindratë prej 2500 kubik. Ai e ka zhdoganuar makinën në bazë
të formulës së vjetër, vlera e të cilës llogaritet: taksa fikse x cilindrata e motorit x
koeficienti i viteve të përdorimit. Pra, formula në këtë rast ka qenë, taksa fikse për
automjetet me naftë, 25000 lekë shumëzim për cilindratën 2500, shumëzim për
koeficientin e makinave mbi 10-vjeçare 0.0048. Qytetari ka paguar 300 mijë lekë
doganë për makinën e importuar në vitin 2008. Në rast se sot ky qytetar do të dojë
të shesë makinën, atëherë ai duhet të duhet të paguajë edhe taksën e mjedisit. Por
duke qenë se qytetari e ka paguar një herë doganën, atëherë taksa shtesë që duhet
të paguajë ai, llogaritet nga shuma e taksës së mjedisit për vitin 2010, duke zbritur
vlerë doganore të paguar në vitin 2008. Sot taksa e mjedisit për një makinë të viti
1996 llogaritet me formulën e re: taksë fikse x cilindratë x koeficientin fiks 0.5 për
çdo vit vjetërsie. Pra formula për këtë rast është, taksa fikse 25 shumëzohet me
cilindratën, që është 2500, shumëzohet me koeficientin 7 (koeficienti llogaritet duke
shumëzuar vjetërsinë e makinës, (makina është prodhuar në vitin 1996 dhe po
shitet në vitin 2010) pra 14-vjeçare me 0.5, që është koeficienti për çdo vit
vjetërsie. Formula jep shifrën 437500 lekë. Në momentin e shitjes së makinës,
qytetari që e blen do të duhet të paguajë diferencën e taksës, 437500 me
doganën e makinës të paguar në vitin 2008, 300 mijë lekë. Pra, kur të
shitet makina, do të duhet të paguhen edhe 137500 lekë shtesë.

Ndryshimi i formulës

Ishte
Taksa e importimit të autoveturave llogaritet sipas formulës së mëposhtme:
Taksa fikse x cilindrata e motorit x koeficienti i viteve të përdorimit
"Taksa fikse" për çdo autoveturë me benzinë caktohet 20 000 lekë dhe për çdo
autoveturë me naftë, 25 000 lekë
"Koeficientet e viteve të përdorimit" janë si më poshtë:
i) deri në 2 vite përdorimi 0,0016;
ii) mbi 2 deri në 4 vite përdorimi 0,0024;
iii) mbi 4 deri në 7 vite përdorimi 0,0029;
iv) mbi 7 deri në 10 vite përdorimi 0,0032;
v) mbi 10 vite përdorimi 0,0048.

Bëhet
Taksa e mjeteve të përdorura të transportit llogaritet si më poshtë:
Cilindrata në cm3 x koeficient fiks për çdo vit përdorimi x takse fikse për llojin e
karburantit.
Taksa fikse për llojin e karburantit do të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 leke për
benzinën.
Koeficienti për vitet e përdorimit do të jetë:
Për autoveturat: 0,5 për çdo vit përdorimi
Taksa e mjeteve të përdorura të transportit vilet në momentin e importimit dhe
shitjes brenda vendit. Në import kjo taksë do të vilet nga Drejtoria e Përgjithshme e
Doganave, nëpërmjet degëve doganore.
Për mjetet që e kanë paguar taksën në doganë dhe pësojnë shitje të tjera brenda
vendit, taksa do të jetë diferenca ndërmjet taksës së llogaritur në momentin e
shitjes brenda vendit dhe asaj të paguar në doganë. Në shitjet brenda vendit,
taksa do të vilet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit
Rrugor, nëpërmjet Drejtorive Rajonale në momentin e lëshimit të lejeve të
qarkullimit.

You might also like