You are on page 1of 1

Te Drejtat tona jane PRIDE

TORINO
TE SHTUNEN 19 QERSHOR 2010
Nisja ne oren 15.00 nga Porta Susa

Ne indiferencen e perditshme kercenimet ngrihen gjithnje e me te forta, kunder te drejtave te se gjitheve


e te se gjithave. Kjo na shtyu qe te organizojme nje manifestim te vetem se bashku me levizjen LGBT, te
grave, te emigranteve, te laikeve e te gjithe atyre qe i quajne te rendesishme te drejtat per jeten e tyre ne
Torino.

TE SHTUNEN NE 19 QERSHOR 2010

VETEVENDOSJE, LAICITET, ANTIRACIZEM E ANTIFASHIZEM

Per mbrojtjen dhe ruajtjen e ketyre vlerave, te cilat shfaqen gjithnje e pak te zbatuara nga klasa politike
lokale e nacionale, nuk mund pranojme qe te shfaqen ne menyre te thermuara nga pjese te ndara te
shoqerise civile, pra eshte ne interesin e te gjitheve e te gjithave marrja pjese ne nje aksion politik te
bashkuar.

Deshirojme te manifestojme per te theksuar te drejtat te cilat i ashtuquajme te diskutueshme sepse jane
bazat e lirise te personit e te kolektivit..

E drejta e vetvendosjes mbi trupin dhe veten dhe me konkretisht:


- shprehja e lirshme ndaj orientimit seksual dhe identitetit gjinor
- liria per dashurine dhe zgjedhja si dhe me ke te jetosh
- te zgjedhesh nese deshiron apo jo te jesh nene
- te zghjedhesh se si te perballosh jo vetem semundjen por edhe vdekjen

Te kesh te drejte te zgjedhesh ku te jetosh, te kesh liri levizjeje dhe te mos jesh i diskriminuar mbi
prejardhjen tende gjeografike
 
Por edhe
-e drejta per shendetin
-e drejta per nje shkollim publik dhe laik per largimin e pabarazive
-e drejta e punes dhe i dinjitetit te te gjithe puneve pa diskriminim e shantazhe
-e drejta e frequentimit,e perdorimit te strukturave publike

Duam qe manifestimi te mund kthehet edhe ne nje feste, ne te cilen te shprehen me krenari dallimet
tona te shumta. Per kete arsye perdorim fjalen PRIDE, e cila vjen nga historia e levizjes LGBT, per t’ua
perhapur kete fjale te gjithe atyre personave qe sot i kane ne rrezik ato te drejta te cilat duhet te jene te
garantuara.
Ju ftojme ne nje mobilitim te jashtezakonshem ne menyre qe te degjohet zeri i shoqerise civile qe
deshiron te jetoje ne nje Krahine dhe ne nje Vend laik, antifashist te cilet duhet te mbeshtesin te drejtat
per lirine dhe dinjitetin e te gjitheve e te gjithave.

Komiteti i 19 qershorit

Organizuesit: Donne di Torino per l´Autodeterminazione e Koordinamenti Torino Pride LGBT e


Collettivo Immigrati Auto-Organizzati di Torino

Info: comitato19giugno@gmail.com

You might also like