You are on page 1of 2

Imazhi i shqiptarit të Renesancës viziton Londrën

Wednesday 13 October 2010 Rreth nesh Archives Na Kontaktoni News Feed Comments Feed

Home Të Ndryshme Kosova Videot Maqedoni Shqipëri Turizëm Art Ekonomi Krimi Sport

Home  »  Art, Interesante  »  Imazhi i shqiptarit të Renesancës viziton Londrën

Imazhi i shqiptarit të Renesancës viziton Londrën


Most Viewed Hot Topics Comments
Monday, March 9, 2009, 23:37 Art, Interesante 230 views Add a comment
Tags

1. Kosova ishte një luftë e drejtë, e jo një ushtrim


veshjeje imperialiste - 1,118 views

2. Të huajt në lagjet e Prishtinës - 584 views

3. Austria do të ndërtoj një hidrocentral në


Shqipëri - 415 views

4. Diaspora: Martesa shqiptare në NY Times - 358


views

5. Shqiptari në një video lojë të re - 314 views

6. Pas reagimeve të shumta BBC ndërron


artikullin - 309 views

MERKUR BUA NGA LORENZO LOTTO, 1535 7. Nuset shqiptare në diasporë mësohen të bëjnë
kafe - 304 views
Në ekspozitën “Renaissance Faces: Van Eyck to Titian” që këto ditë është e hapur në National Gallery të Londrës, ndër të
8. Tregimi i futbollistit Frankenshtajn me prejardhje
tjera prezantohet edhe një pikturë (Portret Burri) e piktorit italian, Lorenzo Lotto, që ka për temë portretin e condottiere-it
shqiptare - 282 views
(mercenarit) shqiptar Merkur Bua (Mercurio Bua).
9. Domein-emri Kosovo.com në shitje, auksioni
Piktura e pikturuar rreth vitit 1535 paraqet portretin e një mesoburri melankolik të cilit i ka vdekur gruaja (ndoshta gjatë përfundon nesër - 268 views
lindjes ), simbolizuar me dy unaza në gishtin e vogël të dorës së majtë, kurse dora e djathtë e tij qëndron mbi një kafkë të 10. Po përgatitet në Shqipëri një dokumentar rreth
vogël mbuluar me trëndafila, simbol i izolimit fatal. Byron-it - 260 views

Kjo pikturë është sjellë nga Roma enkas për këtë ekspozitë, dhe atje është e ekspozuar në galerinë Borghese në dhomën
12 kur ka një vend të përhershëm . Kjo ekspozitë ka zgjuar interesim të madh, çdo ditë vizitohet nga mijëra adhurues të Subscribe
artit dhe do të jetë e hapur deri me 18 janar 2009.
Subscribe to News Feed
Mercurio Bua (Merkur Bua), biografi e shkurtë
Subscribe to Comments Feed
Rrjedh nga një familje e vjetër aristokrate shqiptare, e asaj të Gjin Bua Shpatës, princit të Epirit. Kjo familje, ndër ta Pal Enter your email to receive updates:
Bua Sklepa, luftoi kundër turqve në More (Greqi e sotme). Më vonë pjesëtarë të kësaj familje emigruan në Itali ku ndër ta,
Merkuri, filloi të punonte si mercenar (stratiot) për mbretër dhe princa të ndryshëm të Evropës.

Ai emigroi në Venedik pas vdekjes së babait të tij, Pjetrit, rreth vitit 1493 dhe ndërroi emrin e tij nga “Maurikos” në Spam catcher
“Mercurio”. Pas kësaj ai u inkuadrua si mercenarë (stradiotto, condottiere) në shumë kampanja duke filluar që në vitin
1495. 1,260
spam comments
Ai luftoi edhe për Papën Julius-i i II-të kundër Bentivoglio-s dhe gjatë një periudhe ishte komandant i rreth 300 stratiotëve,
shumica prej tyre shqiptarë.

Edhe pse po bënte një jetë të suksesshme në Itali, ai nuk e kishte harruar Morenë. Pasi që turqit lëshuan përkohësisht
Korfuzin në vitin 1537 ai u mundua pa sukses të bindte Venedikun që të ndihmonte një kryengritje në këtë tokë shqiptare.
Ai vdes në Treviso të Italisë me 1542.

Stratiotët (ital. stradiotti)

Stratiotët ishin mercenarë me prejardhje shqiptare, greke dhe dalmatine që formuan njësitet kalorësiake të Republikës së
Venedikut dhe të Mbretërisë së Napolit në shekujt 15 dhe 16.

Sipas regjistrave të vjetër, 80% e emrave të stratiotëve ishin me prejardhje shqiptare.

Për shkak se shumica prej tyre ishin arvanitasë nga Morea, ish-tokë shqiptare në Greqi, ata shpesh gabimisht përshkruhen
si grekë.

Venedikasit së pari i përdorën ata në kampanjat e tyre kundër Otomanëve dhe duke filluar nga viti 1475 ata po thuajse u
bënë kalorësia kryesore e Venedikut.

Të impresionuar me trimërinë e tyre, taktikat godit-dhe-ik, shpejtësitë e manovrimit; fuqi tjera Evropiane filluan t’i punësojnë
ata si mercenarë.

http://www.monitorimi.org/2009/03/09/imazhi-i-shqiptarit-te-renesances-viziton-londren/[13/10/2010 12:53:56]
Imazhi i shqiptarit të Renesancës viziton Londrën

Rreth shekullit 16 kur edhe filluan të përdoren teknologji të reja në armatim, më nuk kishte nevojë për stratiotë dhe
gradualisht kërkesa për ta u shua.

Lidhëz:
http://www.nationalgallery.org.uk/exhibitions/renaissancefaces/default.htm

Share
 Print This Post

About the Author

admin has written 45 stories on this site.

Write a Comment
Gravatars are small images that can show your personality. You can get your gravatar for free today!

Name (required)

Mail (required)

Website

Comment

Send Comment

« “Vorio-Epiri” prapë në mediat anti-shqiptare


Aktorët shqiptarë dominojnë në TV serinë e re “Dollhouse” »

News Categories Site Pages Back to top

Home page Të Ndryshme Kosova Videot Maqedoni Rreth nesh Archives Na Kontaktoni News Feed
Shqipëri Turizëm Art Ekonomi Krimi Sport Comments Feed

Copyright © 2010 Monitorimi.org. All rights reserved.

http://www.monitorimi.org/2009/03/09/imazhi-i-shqiptarit-te-renesances-viziton-londren/[13/10/2010 12:53:56]

You might also like