You are on page 1of 1

Shume I kalter ish qielli. Vecse ne nje copez te tij qendronte kokforte nje re e vogel.

Ishte vertet e vogel


po mjaftueshem per te terhequr vemendjen. Ditet kalonin dhe ne qiell qendronte vec ajo re e vogel.
Shume thonin qe duhet te kish qene yll dikur,se ndryshe s’mund te qendronte aq fort e kapur pas qiellit.
Askush se dinte qe ajo re s’largohej se e dashuruar ishte me ate copez qiell…

Dhe nje dite qielli e pyet: “Pse po qendron kaq gjate, ti nuk ke as shoqet ketu?!” Me gjysem zeri I rrefen
dashurine e saj per te, e bindur qe asgj s’do ndryshonte dhe do I duhej te largohej nga e madhja dashuri
e saja. Por copeza e qiellit s’I kerkoi asgje te ngjashme, perkundrazi e mbajti fort ne kraharorin e tij,duke
e bere te ndjehej yll. Dashurine e tyre te gjithe e barazonin me shiun. Per te gjithe ajo re e vogel po I
vidhte a bukurine e kaltersise se tij dhe po I sillte shiun duke I bere te tjeret te mos e donin me qiellin.

Nuk e dinte askush se sa e donte ajo cope reje kaltersine e atij qielli, askush s’e dinte qe ajo e donte
diellin me shum se gjithkush, me shum se vet qielli. Sa here qielli dhe reja ishin bashke mund te kuptohej
se qielli rrezatonte nje bukuri ndryshe, por prap per te gjith ajo copez reje sillte shiun,dhe kjo e
trishtonte qiellin…

Dielli,diten dhe hena naten mundoheshin ta canin mespermes ate re te vogel qe qiellit ti rikthenin
“bukurine e humbur”. Duke pare qe copeza e qiellit trishtohej nga mendimi I te gjitheve vendosi te
largohet. Ajo do te largohej dhe neqoftese ai do te donte,do te dinte ku do ta gjente. Ashtu si ai e dinte
qe kurdo qe te kish nevoj per te,ajo do ishte gjithmon per te. Dhe keshtu copeza e qiellit e la te largohej I
bindur qe tek yjet do gjente gjithcka dhe me shume I kish dhene ajo re e vogel.

E megjithate reja e vogel vazhdonte te priste se ndoshta copeza e qiellit nje dite serish do ta kerkonte,
sepse dicka ish e sigurt: ashtu sic e kishte dashur ajo s’do ta donte askush tjeter…qofte dhe nje yll…e
dinte kete reja e vogel se ajo vet kishte qene nje yll dikur e dashuruar me te njejten copez qielli…

Por …nuk mund te priste perjete…kishte qene mjaftueshem e lidhur me ate copez qielli. Prandaj vendosi
te largohej prej qiellit…te largohej me shiun drejt tokes,sa me larg dashurise se saj.

Ndoshta dhe ajo copez qielli mund ta kishte dashur rene e vogel,thjesht nuk mund ta mbronte kur te
gjithe e akuzonin qe po I prishte bukurine,pa e ditur qe dashuria e saj thjesht e bente me te bukur…
vertet mund ta donte copeza e qiellit por jo mjaftueshem sa se bashku te luftonin per daashurine e
tyre…dhe asnjehere se mori vesh se si mund te kishin shkuar gjerat nese do kish pasur thjesht pak m
shume guxim…

U largua reja e vogel…nuk mund te qendronte ne qiellin e kalter dhe pse dikur kishte qene nje yll I
ndritshem…

You might also like