Professional Documents
Culture Documents
OpenStreetMap Krijoni Harten Tuaj
OpenStreetMap Krijoni Harten Tuaj
2 Fillimi me OpenStreetMap 7
2.1 Shpjegimi i ballinës së ueb-faqes . . . . . . . . . . . . . . . . . 7
2.2 Krijoni llogarinë tuaj . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 7
2.3 Si ta përdorim slippy map? . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 8
2.4 Komunikimi me zhvillues të tjerë të hartave . . . . . . . . . . 9
2.4.1 Listat e mail-eve . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 9
2.4.2 Bisedoni në IRC – in e OpenStreetMap . . . . . . . . . 10
2.4.3 Forumet . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 11
2.5 OpenStreetMap në rrjetet sociale . . . . . . . . . . . . . . . . 11
3
4 PËRMBAJTJA
5 Vetitë e hartës 31
5.1 Rrugët dhe hekurudhat . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 31
5.2 Urat dhe tunelet . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 31
5.3 Udhëkryqet dhe rrethet . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 32
5.4 Malet, liqenet dhe lumenjtë . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 32
Hyrje në OpenStreetMap
shme ndonjë hartë online, në mënyrë vullnetare deri më tash Kosova
është në gjendje mjaft të mirë në OpenStreetMap, mirëpo që duhet ende
shumë të punohet.
Është ndjenjë e mirë të punohet në OpenStreetMap. Krijuesit e OSM-
së në gjithë botën tregojnë mbi atë se kanë gjetur shumë vende të mira
që janë në zonën ku jetojnë ata, që nuk e kanë ditur më parë.
janë shumë humanitarë. Në disa raste, për çështjet që kërkonin ndihmë të sh-
pejtë, u ngritën ekipet humanitare që ndihmuan në krijimin e hartave si në:
• Përmbytjet e Shkodrës
Pjesa më e madhe e faqes është nga harta, e cila njihet me emrin e shkurtër
si slippy map. Gjithashtu, në pjesën e sipërme të faqes keni linqet interaktive,
me të cilat ju mund të kryeni funksione të ndryshme, si editimin e hartës,
të shikoni apo të ngarkoni GPS të dhënat. Në të djathtë të asaj ju mund
të shihni linqet për llogarinë e shfrytëzuesit.
Në krahun e majtë në fund të faqes është Side bar, në të cilin mund
të shihni linqet për OpenStreetMap në Wiki, blogun e lajmeve, faqen rreth
produkteve të OpenStreetMap, si dhe çelësin e hartës. Blogun e lajmeve ju
gjithashtu mund ta vizitoni në linkun www.opengeodata.org.
6 CHAPTER 2. FILLIMI ME OPENSTREETMAP
Ju keni nevojë për llogari në openstreetmap, nëse planifikoni të kon-
tribuoni në të dhënat e hartave për projekt. Edhe nëse ju nuk doni të kon-
tribuoni në OpenStreetMap, është ide e mirë nëse regjistroheni në Open-
StreetMap, që të keni kontakte apo të kontaktoni me personat e tjerë të cilët
kontribuojnë në hartë.
Nëse jeni të shqetësuar për privatësinë tuaj, ju mund të regjistroheni me
një pseudonim. Ju gjithashtu mund ta ndryshoni emrin tuaj pasi që jeni
regjistruar.
Pasi ju keni kompletuar formën e regjistrimit, do të pranoni një e-mail
që do t’ju pyesë për konfirmimin e regjistrimin tuaj. Llogaria juaj do të ak-
tivizohet pasi ju të klikoni në linkun në atë e-mail. Pasi ju keni aktivizuar
llogarinë tuaj, ju mund të ndryshoni settings tuaj.
Ju mund të shtoni një përshkrim për ju, nëse do t’ju pëlqente, gjithashtu
mund të shtoni fotografinë tuaj të profilit apo ndonjë fotografi tjetër. Ju
gjithashtu mund të shtoni lokacionin e shtëpisë suaj, duke klikuar në slippy
map–in e vogël në faqen tuaj të settings–it. Kjo lejon që krijuesi i har-
tave të cilat kontribuojnë në OpenStreetMap të jetë afër jush. Nëse
ju njihni ndonjë zhvillues të hartave personalisht, ju mund ta shtoni si
shokë atë në OpenStreetMap.
Slippy Map është emër që përdoret për të treguar që përdoruesit
rrëshqasin në mënyrë interaktive në ueb-faqen e OpenStreetMap. Slippy
Map përdor një librari të Java Script-it, e quajtur Open Layer, që paraqet
një grup të shtresave që janë të mbledhura për të formuar një imazh të cak-
tuar. Nivele të caktuara tregojnë informacione më të hollësishme, me varësi
të rregullave të përdorura.
Ju mund të shkoni në thellësi të hartës që të mund t’i shihni më shumë de-
taje, duke përdorur veglën që gjendet në krahun e majtë të faqes (+,-
). Gjithashtu, mund të lëvizni nëpër hartë duke klikuar me tastin e
djathtë të mausit dhe duke e lëvizur atë. Ju gjithashtu mund të futeni
në thellësi të faqes duke përdorur butonin në mes të mausit (Scroll button).
Në anën e djathtë, ju do të shihni shenjën + me sfond të kaltër, kjo ju
mundëson që të shihni hartën në mënyra të ndryshme. Klikoni në + dhe do
t’ ju paraqitet fotografia në vazhdim.
Gjithashtu, shumë vende të botës i kanë listat e mail–eve të tyre, ku mund
të diskutojnë mbi problemet apo zhvillimet e fundit në OpenStreetMap. Fat-
mirësisht, edhe Kosova ka listën e mail–eve të vet në OpenStreetMap, e cila
është:
talk-kosovo@openstreetmap.org
2.4.3 Forumet
Ueb-forumi për OpenStreetMap është http://forum.openstreetmap.org/,
ku ju mund të diskutoni me zhvillues të tjerë të hartave. Forumi
nuk është ndoshta mënyra më e mirë për të komunikuar, siç janë IRC
kanalet/dhomat, apo listat e mail–eve, sepse ju duhet një kohë më e gjatë për
të marrë përgjigje.
GPS trace është thjesht një regjistrim i pozicionit tuaj me anë të ko-
munikimit të ndërsjellë me GPS satelitët dhe GPS marrësin tuaj. Tregon
rrugëtimin tuaj gjatë kohës që ju keni lëvizur.
Nëse ju regjistroni me GPS marrësin gjatë kohës që ecni në rrugën për
këmbësorë, si rezultat ju do të fitoni të dhëna të pozicionit të asaj rruge
dhe do të gjeni vendndodhjen e rrugës në botë. Gjatë punës së GPS,
ai do të regjistrojë pika të caktuara, të cilat pastaj do të paraqiten
në mënyrë të grafikonit dhe ju mund ta përdorni atë për të krijuar hartë,
që ndoshta mund ta përdorni edhe si pjesë e navigacionit. Nëse një pjesë e
madhe e personave regjistrojnë me GPS marrës, atëherë ju mund të keni
një hartë të plotë të asaj zone. Ky është principi për të mbledhur të dhënat
gjeografike. Ju mund të shihni në fotografinë në vazhdim kombinimin e
shumë regjistrimeve të GPS–it të qytetit të Prizrenit.
• Një fletore dhe një laps për të marrë shënime ekstra, si emrin e rrugëve
apo ndonjë gjë tjetër.
• Një regjistrues është mjaft i shtrenjtë, por e lehtë për t’u përdorur
gjatë kohës që ecni. Regjistroni pika të caktuara me GPS tuaj,
dhe pastaj shpjegoni atë pikë duke regjistruar zërin tuaj. Nëse keni
të regjistruar diçka, atëherë ju mund ta përdorni atë për të krijuar
hartën, JOSM editori përkrah krijimin e hartave me zë.
• Një kamerë digjitale do të jetë e mirë se ardhur pasi që shumica e
kamerave tani kanë një GPS marrës të integruar, mund të përdoret për
të mbledhur një informacion mjaft të detajuar pasi mund të fotografoni
shenjat e komunikacionit dhe t’i shtoni këto detaje.
Ju duhet të dini si të filloni dhe të ndaloni regjistrimin. Disa marrës mund
të regjistrojnë konstant, mirëpo disa duhet që të fillojnë dhe të ndalojnë pro-
cesin. Smart phones – programi për regjistrim kërkon të fillojë dhe
të ndalojë regjistrimin.
• Private: Fsheh çdo detaj të regjistrimit tuaj nga përdoruesit e tjerë,
nuk publikohet në listën e të dhënave GPS që është publike.
• Public: Lejon pamjen e GPS të dhënave në listën publike të të dhënave
GPS.
• Identifiable: Të dhënat GPS jo vetëm mund të shihen, por edhe mund
të shkarkohen nga çdokush.
Pasi të keni kompletuar formën për ngarkim, ju mund të klikoni në butonin
Upload për t’u ngarkuar regjistrimet tuaja.
16 CHAPTER 3. GPS – GLOBAL POSITIONING SYSTEM
Programet e editimit për
OpenStreetMap
Pasi keni mbledhur GPS të dhënat, keni bërë fotografi, keni
marrë shënime dhe keni mbledhur informacione të ndryshme, është koha
që të ktheni ato të dhëna në OpenStreetMap dhe të vendosen në databazën
e OpenStreetMap. Rruga për të bërë këtë është duke përdorur njeriun nga
programet e mëposhtme:
Disa detaje të vogla që i bërë editorët të ndryshëm mes vete:
4.1 Potlatch
Potlatch është editor i OpenStreetMap i bazuar në flash, që punon vetëm
online. Avantazhi më i madh i tij është se nuk ka nevojë të instalohet,
gjithashtu mund të ta përdorni në çdo kompjuter që ka qasje në internet dhe
ka një shfletues “Browser” dhe flash-in e instaluar.
• Klikoni në hartë për të filluar një vijë, që fillon me pikë.
• Pastaj klikoni në pozita të tjera duke krijuar pika, dhe në këtë rast
lidhja mes dy pikave ose më shumë paraqet një rrugë. Nëse keni
shtuar ndonjë pikë gabimisht, atëherë klikoni Delete ose Backspace
nga tastiera.
• Për të përfunduar, klikoni Enter, ose klikoni dy herë, ose në pikën
fillestare për të krijuar një qark.
Ju gjithashtu mund të krijoni rrugë apo lumenj apo ndonjë gjë tjetër duke
përdorur:
• Fotografitë ajrore të Yahoo në prapavijë duke klikuar on për të lëshuar
dhe off për të ndalur
• Ju gjithashtu mund t’i përdorni të dyja, fotografitë ajrore dhe GPS
regjistrimet në të njëjtën kohë
Për të shtuar një pik ë të vetme në hapësirë, atë mund ta bëni shumë thjesht
duke klikuar në hapësirë. Për ta fshirë një pikë, atëherë vetëm klikoni butonin
Delete apo Backspace në tastierë. Ndërsa për ta vazhduar vijën-segmentin
më tutje, ju duhet të klikoni pikën e fundit në të cilën do të fillojë edhe
krijimi i pjesës në vazhdim, për të përfunduar vazhdimin ju mund të klikoni
dy herë ose Enter nga tastiera. Ndërsa për të fshirë një vijë-segment klikoni
në të për ta selektuar atë, pastaj klikoni në Shift dhe Delete për ta fshirë.
Për të lëvizur komplet vijën-segmentin, së pari sigurohuni se ju keni selektuar
vijën dhe pastaj klikoni në mes të dy pikave në të cilat është krijuar vija-
segmenti pastaj lëvizni në pjesën e caktuar, për të përfunduar atë klikoni
në ndonjë pjesë të hartës.
Ndërsa për të bashkuar dy vija në një, nëse ato të dyja ekzistojnë,
atëherë selektojeni njërën dhe klikoni butonin Ctrl “Control” nga tastiera
juaj, dhe pastaj selektoni vijën tjetër.
cionin e dëshiruar, klikoni delete ose backspace për ta fshirë pasi që keni
selektuar.
Gjithashtu, siç shihet edhe në fotografinë më lart, ju gjithashtu mund
të përdorni këto pika të cilat nga fotografia na reprezenton atë që ekziston
brenda saj. Pra, çka ju duhet është vetëm të klikoni mbi ikonë dhe ta vendosni
atë në pozicionin e duhur.
Në anën e djathtë të faqes ju mund të shihni panelin e informacionit që tre-
gon mbi të dhënat e OpenStreetMap dhe informacionet nga më të ndryshmet.
Në fund të faqes ju mund të shihni shiritin e statusit, ku ju mund të shihni
koordinatat dhe informacione të tjera. Dua që me fotografitë në vazhdim t’ju
tregoj më shumë rreth mënyrës së editimit të të dhënave dhe ikonave të cilat
mund t’i gjeni në dritaren e JOSM.
të krijoni pikën. Gjithashtu, ju mund të krijoni në të njëjtën formë vijën-
segmentin nëse ju vazhdoni me pikën tjetër. Në qoftë se doni të përfundoni,
klikoni dy herë mbi pikën përfundimtare apo klikoni tastin ESC nga tastiera
juaj. Për të fshirë një pikë apo një vijë-segment, ju duhet së pari të selektoni
pikën apo vijën-segmentin dhe pastaj të klikoni Delete tastin nga tastiera
juaj.
Siç shihet edhe në fotografi, pasi keni klikuar në ADD butonin,
është shtuar edhe një dritare e re, në të cilën ne duhet të shtojmë atë etiketim
që dëshirojmë.
Ndërsa mënyra e dytë për të shtuar është duke klikuar në shiritin e
menysë Prestes, në të cilën mund të gjeni shumë gjëra që mund t’i etike-
toni (apo t’i jepni veti) objekt që keni shtuar ju.
Para se ju të ngarkoni të dhënat në OpenStreetMap, ju duhet të shtoni
detajet e llogarisë suaj. Ka dy mënyra për t’u vërtetuar në OpenStreetMap
serverin:
• O Auth. Është më i sigurt, por ka nevojë që t’ju verifikojë në Open-
StreetMap para se të filloni editimin.
26 CHAPTER 4. PROGRAMET E EDITIMIT PËR OPENSTREETMAP
Për të hapur dritaren ku ju mund të shtoni këto duhet të klikoni Edit,
pastaj Preferences ose duke klikuar F12 nga tastiera juaj.
4.3.2 Mapzen
Mapzen është editor i thjeshtë i bazuar në Flash, nga CloudMade nën
licencën e Open Source (me kod burimor të hapur). Për ta përdorur këtë ed-
itor, ju duhet një llogari në CloudMade që ndërlidhet me OpenStreetMap
llogarinë tuaj. Ueb-faqja të udhëzon përmes procesit të regjistrimit se si
të ndërlidhet. Kjo CloudMade llogari mund të përdoret për të krijuar njëlloj
rrjeti social për zhvilluesit e hartave që mund të ndërlidhet me Facebook dhe
Twitter. Njëlloj si tek Potlatch, edhe në Mapzen ju duhet së pari të selektoni
zonën që doni të editoni dhe pastaj flash-aplikacioni fillon.
Për ta përdorur Mapzen është shumë e thjeshtë.Ju mund ta përdorni
mausin për të lëvizur nëpër hartë, ose për të selektuar dhe për të zhvendosur
objektet. Mapzen ka një listë të madhe të ilustrimeve, e cila ju ndihmon
që të keni më të lehtë të krijoni objektet dhe t’i tregoni specifikat e objektit.
4.3. EDITORË TË TJERË 27
4.3.3 Vespucci
Vespucci është editor i OpenStreetMap për telefonat Android. Para se
të filloni krijimin e hartës suaj apo editimin e saj, ju duhet së pari të shkarkoni
zonën që ju dëshironi të editoni.
Për të shtuar një pikë të interesit, ajo me Vespucci mund të jetë mjaft e
saktë pasi të aktivizoni GPS e integruar në telefonin Android.
Mapzen POI Collector mund të shkarkohet nga Apple’s AppStore apo nga
Android Market Place, pa pasur nevojë për ndonjë pagesë. Për ta përdorur
Mapzen POI Collector, ju duhet të keni llogari në OpenStreetMap.
4.3.5 OSM2go
OSM2go është një editor tjetër për OpenStreetMap, gjithashtu ky editor
është zhvilluar për Nokia Maemo, por që mund të përdoret në kompjuterët
që kanë të instaluar një nga sistemet operative të Linux.
4.3. EDITORË TË TJERË 29
junction = roundabout
apo për male mund të përdorni edhe këtë lloj të etiketimit
landuse = forest.