You are on page 1of 8

Selami

Dr.sc.
ani
Sylejm

E G J I R I T
U ND J E T
SË M lis hing
IS Pub
ORB

“Në luftë kundër kancerit të gjirit,


shikuar nga aspekti i të arriturave më
të mëdha dobiprurëse, besohet se
është shumë më e rëndësishme të
mësohen gratë si t’i kontrollojnë vetë
gjinjtë (me anë të vetëkontrollimit),
sesa të mësohen mjekët për mënyrën e
kontrollit të gjinjve, meqë duhet pasur
parasysh se mbi 90% e ndryshimeve
malinje në gji i zbulojnë vetë gratë.”

CD Haagensen,
kirurg i famshëm amerikan (1900-1990)
GJATË VETËKONTROLLIMIT

GUNGA NDRYSHIME
NË LËKURË

THIMTHI I SKUQJE
FUTUR BRENDA

GROPËZA RRJEDHJE
NGA THIMTHI

Sa më herët të fillojë të bëhet vetëkontrollimi i gjinjve aq


Ø
më herët mund të zbulohet kanceri i gjirit.
Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të fillojë në moshën 20-
Ø
vjeçare.
Qëllimi i vetëkontrollit të gjinjve është që gruaja të mësojë
Ø
ndërtimin normal të gjinjve të saj. Duke e njohur formën,
madhësinë dhe ndërtimin normal të gjinjve, ajo do t’i hetojë
më lehtë në të ardhmen ndryshimet eventuale dhe do të
mund t’i ndërmarrë me kohë veprimet e nevojshme të
mëtutjeshme.
Vetëkontrollimi i gjinjve duhet të kryhet një herë në muaj,
Ø
përafërsisht çdo muaj në të njëjtën kohë. Është më së miri
të bëhet në mëngjes ose në mbrëmje.
Gratë me cikël të rregullt menstrual duhet ta bëjnë
Ø
vetëkontrollimin e gjinjve nga dita e 5-të deri ditën e 10-të
të ciklit menstrual.
Megjithatë, këshillohet që të bëhet rutinë vetëkontrollimi i
Ø
gjinjve në ditën e fundit të ciklit menstrual. Kjo periudhë
është e përshtatshme edhe për ekzaminimin mamografik,
si edhe për ekzaminim ultrasonografik.
Gratë në periudhën e menopauzës (pa cikël menstrual),
Ø
vetëkontrollimin e gjinjve e bëjnë një herë në muaj dhe atë
gjithmonë në datën e njëjtë (p.sh. me datën 1 të çdo muaji).
Kohëzgjatja normale e vetëkontrollimit të gjinjve duhet të
Ø
sillet nga 15-30 minuta.
Vetëkontrollimi i gjinjve kryhet në dy pjesë. Pjesa e parë
Ø
është vështrimi i gjinjve dhe pjesa e dytë është prekja ose
palpimi i gjinjve.
Vetëkontrollimi i gjinjve mund të bëhet para pasqyrës, në
Ø
pozitë të shtrirë në një sipërfaqe të fortë dhe nën dush
gjatë larjes.
VETËKONTROLLIMI I GJINJVE ME ANË TË
VËSHTRIMIT - QËNDRIMI PARA PASQYRËS
Në fillim gruaja duhet të qëndrojë para pasqyrës.
I vështron gjinjtë duke i vendosur duart në bel. Duhet të për-
Ø
qëndrohet në ma-
dhësinë, formën
dhe reliefin e
gjinjve.
Të dy gjinjtë
Ø
duhet të jenë
simetrikë, ndërsa
thimthat në nivel
të njëjtë.
Duhet vështruar
Ø
se a ka ndonjë
gungë ose
ndonjë gropëz.
Vështron pamjen
Ø
dhe ngjyrën e
lëkurës së gjinjve
dhe të thimthave.
Vështron futjen
Ø
brenda të
thimthave dhe
rrjedhjet
eventuale nga
thimthi.
Me duar të
Ø
lëshuara poshtë
për trupi vështron
dhe analizon
detajet e njëjta si
në rastin me duar
në bel.
Në fund, ngrihen
Ø
duart dhe
vendosen pas
kokës, dhe vazh-
dohet vështrimi
dhe analiza e detajeve të njëjta, të përshkruara si në rastet
me duar në bel dhe me duar të lëshuara për trupi.
Nëse gjatë vështrimit të gjinjve hetohen çfarëdo
Ø
ndryshimesh, duhet që asaj pjese ose atij ndryshimi t’i
përkushtohet vëmendje e posaçme gjatë pjesës së dytë të
vetëkontrollimit që përfshin prekjen.
VETËKONTROLLIMI ME ANË TË PREKJES
Ø
Kryhet në dy mënyra: në pozitë të
shtrirë në një sipërfaqe të rrafshët e të
fortë dhe nën dush gjatë larjes.
Duhet të përdoren dy ose më shumë
Ø
gishta. Pjesa më e ndjeshme e gish-
tërinjve janë mollëzat e gishtërinjve.
Duhet pasur kujdes që të mos shtypet
Ø
fort gjiri me maje të gishtërinjve ose mos
të gërvishtet me thonj, sepse këto janë
gabimet më të shpeshta që bëhen gjatë
vetëkontrollimit.
Është me rëndësi që gruaja të mësohet
Ø
të prekë dy lloje ndryshimesh ose dy
ndjesi.
Ndjesia e parë që prek janë prekjet e
Ø
sipërfaqeve të lëmuara dhe të
rrëshqitshme. Në këto raste preken
struktura normale dhe u përgjigjen
gjëndrave të qumështit dhe kanaleve të
tyre, eventualisht ndryshimeve cistike
beninje. Për ta kuptuar këtë ndjenjë të
prekjes, me mollëz të gishtit tregues
bëni shtypje dhe lëvizni gishtin mbi syrin
e mbyllur. Gjatë lëvizjeve hetohet
ndjenjë e prekjes me rrëshqitje -
rrëshqet kapaku i syrit mbi bebëzën e
syrit.
Ndjesia e dytë e prekjes gjatë vetëkon-
Ø
trollimit të gjinjve është prekja e sipër-
faqeve të forta dhe jo të rrëshqitshme.
Për ta kuptuar këtë ndjenjë të prekjes,
preket maja e hundës, dhe pastaj pro-
vohet që lëkura e hundës të lëvizet pa e
lëvizur majën e hundës ose preken
kulmet e nyjave të gishtërinjve të dorës.
Kjo nuk mund të arrihet, sepse lëkura
është e fiksuar për majën e hundës i
përcjell edhe lëvizjet e majës së hundës, gjegjësisht lëkura
mbi kulmet e nyjave të gishtërinjve të dorës, nuk rrëshqet
mbi këto nyja.
Çdo herë kur bëhet vetëkontrollimi i gjinjve duhet të
Ø
shënohet data në kalendar.
Në rast se hetohet ndonjë ndryshim gjatë vetëkontrollimit të
Ø
gjinjve, duhet kërkuar ndihmën e mjekut për ta sqaruar
ndryshimin.
VETËKONTROLLIMI I GJIRIT NË POZITË TË
SHTRIRË

Veprimi i parë: Gruaja duhet të zhvishet nga beli e lartë


Ø
dhe të shtrihet në shpinë.
Vendoset një jastëk ose një peshqir i palosur disa herë nën
Ø
shpatullën e majtë.
Shuplaka e majtë ngrihet dhe vendoset pas kokës.
Ø

Me mollëza të tre gishtërinjve të shtrirë të dorës së djathtë


Ø
kontrollohet së pari gjysma e gjirit të majtë.
Në fillim 1/4 e brendshme e sipërme e pastaj 1/4 brend-
Ø
shme e poshtme, duke kërkuar ndryshime të çfarëdo for-
me në gjirin e majtë.
Veprimi i dytë: Gruaja e lëshon dorën e majtë përreth
Ø
trupit dhe e vazhdon kontrollimin e gjysmës së jashtme të
gjirit.
Në fillim 1/4 e sipërme e jashtme e pastaj 1/4 e poshtme e
Ø
jashtme.

Gjatë vetëkontrollimit zbatohet prekja me intensitet prej tri


Ø
nivelesh: të lehtë (për ndryshimet sipërfaqësore), të
mesëm (për ndryshimet në indet e mesit të gjirit) dhe të
fortë (për indet e thella të gjirit afër brinjve).
Me mollëzat e gishtave duhet të kryeni lëvizje rrethore, poshtë-
lartë, apo lëvizje kah dhe nga thimthi sipas ilustrimeve vijuese:

Orientimi i vetëkontrollimit të gjirit duhet të ketë një rregull


Ø
të caktuar: në drejtim të rrotullimit të akrepave të orës ose
në formë të kuadrateve.
Vetëkontrollimin mundohemi ta lehtësojmë duke e ndarë
Ø
gjirin në ¼ ose kuadrate, siç janë: kuadrati i sipërm i brend-
shëm, i sipërm i jashtëm, i poshtëm i brendshëm dhe i
poshtëm i jashtëm.
Është me rëndësi që kuadratet të paramendohen si sirtarë
Ø
të një vitrine. Do të mund rregullohet shumë më mirë një
vitrinë nëse ajo nis të rregullohet sirtar për sirtar, sesa kur
bëhen të gjithë përnjëherë.
Veprimi i tretë: në fund gruaja kontrollon edhe regjionin e
Ø
nënsqetullës dhe rrjedhjet eventuale nga thimthat.
Pasi të ketë përfunduar vetëkontrollimi i gjirit të majtë, fi-
Ø
llohet në atë mënyrë sipas renditjes së njëjtë edhe
vetëkontrollimi i gjirit të djathtë.
Lidhur me çfarëdo ndryshimesh eventuale që hasen gjatë
Ø
vetëkontrollimit, gruaja duhet të drejtohet te mjeku.

VETËKONTROLLIMI I GJINJVE NËN DUSH


Meqenëse disa ndryshime hetohen më lehtë kur lëkura
Ø
është e lagur dhe e lyer me sapun,
rekomandohet vetëkontrollimi nën
dush gjatë larjes. Kryhet në mënyrë
të njëjtë si gjatë vetëkontrollimit në
pozitë të shtrirë dhe sipas radhës së
njëjtë.
Gjatë vetëkontrollimit të gjinjve nën
Ø
dush është më së miri që dora me të
cilën bëhet vetëkontrollimi të jetë me
sapun, sepse rrëshqet më lehtë dhe
në këtë mënyrë preken ose hetohen
më mirë ndryshimet eventuale.
ORARI I VIZITAVE PËR ZBULIMIN E
HERSHËM TË KANCERIT TË GJIRIT

Shumë shoqata botërore për luftë kundër kancerit


Ø
të gjirit ofrojnë ca këshilla për orarin e vizitave.
Orari i vizitave ka një renditje të caktuar dhe varet
Ø
në radhë të parë prej moshës së gruas dhe të
dhënave anamnestike.
Me vetëkontrollimin e gjinjve fillohet nga mosha 20-
Ø
vjeçare, një herë në muaj, nga dita e 5-të deri në
ditën e 10-të të ciklit menstrual, më së miri në ditën
e fundit të gjakderdhjeve menstruale.
Nga mosha 25-vjeçare propozohet të bëhet vizitë
Ø
klinike dhe ultrasonografike (ultrazë) një herë në
vit. Edhe këto vizita bëhen nga dita e 5-të deri në
ditën e 10-të të ciklit menstrual.
Mamografia bazike nga mosha 40-vjeçare.
Ø
Ka shoqata që rekomandojnë moshën 35-vjeçare
Ø
për mamografinë bazike te pacientet me
anamnezë të ngarkuar.
Disa të tjera propozojnë që kjo të bëhet në moshën
Ø
38-vjeçare.
Nëse kjo mamografi është negative, atëherë me
Ø
mamografitë e tjera vazhdohet në moshën 40-
vjeçare.
Nga mosha 40–50-vjeçare, nëse nuk ka
Ø
anamnezë të ngarkuar në familje, vizita
ultrasonografike propozohet të kryhet një herë në
vit. Ndërsa mamografia çdo 2 vjet.
Nga mosha 50 – 70-vjeçare, vizita ultrasonografike
Ø
duhet bërë çdo 6 muaj, ndërsa mamografia një
herë në vit.
Pas moshës 70-vjeçare vizita ultrasonografike dhe
Ø
mamografike propozohet të bëhet sipas nevojës
apo propozimit të mjekut përkatës.
GUNGËZAT E GJIRIT
SHKAKTARËT E RËNDOMTË DHE GJETJET SHOQËRUESE
GJATË VETËKONTROLLIMIT TË GJINJVE
SIMPTOMAT KRYESORE

TEMPERATURE-ETHE
GROPEZAT NE GJINJ
DHEMBJE E GJIRIT
DHE NDJESHMERI
ERITEMA-SKUQJE

RRITJE E NYJEVE

PORTOKALLIT
NGA THIMTHI

E THIMTHIT
TËRHEQJA
RRJEDHJE
LIMFATIKE

LËKURA E
SËMUNDJET
ADENOFIBROMA
ABSCESI AREOLAR
I GJËNDRËS
ABSCESI AKUT
I GJIRIT
ABSCESI KRONIK
I GJIRIT
KANCERI I GJIRIT
SËMUNDJA FIBRO-
CISTIKE E GJIRIT
DUKT EKTAZIA
E GJIRIT
MASTITI
SËMUNDJA PAXHET
Fletëpalosjen e përgatiti:
PhD Selami Sylejmani, MD
Doktor i shkencave të mjekësisë,
specialist për gjinekologji dhe obstetrikë,
ultrasonist në lëmin e gjinekologjisë,
obstetrikës dhe sëmundjeve të gjirit
Lektor: Prof.dr. Sadri Fetiu, Ilustrimet: Arbnor Morina
Redaktor teknik: Tahir Hoxha, Botues: “ORBIS” Prizren
Librin “SËMUNDJET E GJIRIT” mund ta porositni
në tel. 044 78 12 03 ose online: www.orbisbooks.eu
FLETËPALOSJA SHPËRNDAHET FALAS
Sponsor: www.ginekos.com
Tel. 044 11 99 00, 049 11 99 00 • Email: selami.sylejmani@gmail.com

You might also like