You are on page 1of 1

1. Përshkruani përmbledhtas fazat e ciklit të jetës të një projekti për investime industriale.

Cikli i jetës së projektit zhvillohet nëpërmjet disa fazave dhe etapave. Në një projekt investimesh industriale
dallojmë fazat e parainvestimit, investimit dhe funksionimit të objektit të ri, çdonjëra prej të cilave përbëhet
nga etapa të veçanta dhe zhvillohet nëpërmjet aktiviteteve e proçeseve specifike. Çdonjëra nga këto faza
ndahet në etapa dhe kjo ndarje ilustrohet si më poshtë:
 Faza e parainvestimit : o Negociatat dhe kontraktimi
o Identifikimi – Studimi i mundësive o Projekti i inxhinieringut
o Zgjedhja paraprake – Studimi i o Ndërtimi – montimi
fizibilitetit paraprak; o Marketingu para prodhimit
o Përgatitja – studimi i fizibilitetit; o Trajnimi
o Studimet mbështetëse;  Faza e funksionimit
o Vlerësimi – Raporti i vlerësimit. o Komisionimi dhe vënia në punë
o Zëvëndësime – Reabilitime
o Zgjerime – Përsëritje
 Fazat e investimit

2. Kush janë kërkesat për zonën e ndërtimit të objektit ?


Përcaktimi i zonës së ndërtimit tradicionalisht është nisur nga logjika e afërsisë me lëndët e para e materialet
kryesore ose në afërsi me tregun e shitjeve në mënyrë që kostot e transportit të jënë sa më të ulta. Ndikimi dhe
kërkesat kryesore ilustruhen si më poshtë :
 Mjedisi natyrorë, kushtët gjeofizike dhe kërkesat e projektit
 Ndikimi ekologjik i projektit dhe impakti mjedisorë
 Politikat socialo ekonomike, nxitjet, kufizimet, planet dhe politikat shtetërore.
 Shërbimet, kushtet dhe kërkesat e infrastrukturës

3. Komponentet kryesor të menaxhimit të projektit.


Komponentët kryesorë të menaxhimit të projektit janë të përmbledhura si më poshtë:
 Menaxhimi i intergrimit të projektit. Përshkruan përmbledhtas proçeset përkatëse dhe siguron që
elementët e projektit janë të koordinuara në mënyrën e duhur.
 Menaxhimi i objektit të veprimtarisë së projektit. Ky komponent siguron që janë përfshirë të gjitha
punët e nevojshme për realizimin me sukses të projektit. Struktura e këtij komponenti
 Menaxhimi i kohës së projektit. Ky komponent siguron përfundimin në kohës së kërkuar.
 Menaxhimi i kostos së projektit. Ky komponnent siguron që projekti të përfundojë më buxhetin e
miratuar.
 Menaxhimi i cilësisë së projektit. sigurohet që projekti plotëson në mënyra të kënaqëshme nevojat
për të cilat ai është ndërmarr përbëhet nga planifikimi ndërtimi dhe kontrolli i cilësisë.
 Menaxhimi i burimeve njerëzore të projektit. Përbëhet nga planifikimi i strukturës organizative,
rekrutimi i stafit dhe krijimi i ekipit.
 Menaxhimi i komunikimeve të projektit. Përbëhet nga planifikimi i komunikimeve, shpërndarja e
informacionit dhe raportimi i performancës.
 Menaxhimi i riskut të projektit. Përshkruan proçeset e lidhura me identifikimin e riskut të projektit,
angazhimin e tij dhe reagimin ndaj tij.
 Menaxhimi i prokurimeve të projektit. Përshkruan proçeset e blerjeve të mallrave dhe shërbimeve
jashtë kompanisë.

You might also like