You are on page 1of 1

1. Ç’ kuptojmë me termin qëndrueshmëri dhe si vlerësohet qëndrueshmëria në materiale të ndryshme?

(të
konsiderohet vetëm rasti i ngarkimeve një-aksiale). Cilët janë faktorët bazë që kushtëzojnë
qëndrueshmërinë e një materiali dhe si shpjegohet diapazoni shumë i gjërë i vlerave të qëndrueshmërisë?
Përgjigjia të shoqërohet me ilustrime. [10 pikë]

Me termin qëndrueshmëri (σf) kuptojmë aftësinë e një materiali për të përballuar ngarkesa të jashtëme pa u
shkatruar (pa humbur integritetin e vet). Vlërësimi i qëndrueshmërisë për materiale të ndryshme:

a. Për metalet: Qëndrueshmeria vlerësohet duke u bazuar te kufiri konveksional i elasticitetit ose me atë të
rrjedhshmerisë.
b. Për polimeret: Edhe për polimeret si në rastin e metaleve qëndrueshmëria vlerësohet nga kufiri i
rrjedhshmërisë.
c. Për qeramikat: Qëndrueshmëria në këtë rast varet shumë nga mënyra e ngarkimit por për vlerësimin e tij
përdoret moduli i shkatërrimit (MoR) që është sforcimi maksimal në përkulje.
d. Për kompozitet: qëndrueshmëria në këtë rast vlerësohet si kufiri i shkatrimit në tërheqje.

Dy faktorët bazë që kushtëzojnë qëndrueshmërinë e një materiali janë lloji i materialit dhe nga mënyra e
ngarkimit. Përsa i përket diapazoni shumë të gjërë të vlerave shpjegohet nga koncepti i rezistencës së rrjetit ose
sforcimi i Pierlsit (që është rezistenca vetjake që i paraqet struktura e materialit deformimit plastik në rrëshqitje
[prerje]). Me deformim plastik nënkuptohet lëvizja e dislokacioneve. Përsa u përket metaleve janë lehtësisht të
deformueshëm sepse lidhja metalike e pengon pak, tek qeramikat janë më të ngurta sepse lidhjet e tyre janë më
të forta (kovalente ose jonike) bllokojnë dislokacionet. Në trupat jo kristalorë merret në konsideratë energjia që i
takon një hapi elementarë të proçesit të deformimit: zhvendosja relative e dy segmenteve të një zinxhiri
polimeresh ose prerja e një grupimi të vogël molekular të një strukture qelqore. Pra qëndruesmëria e tyre ka lidhje
me atë të rezistencës së rrjetës (në këtë rast trupi është i qëndrueshmm); nqs ka të bëje me atë të prishjes së
lidhjeve të Van der Valsit materiali është më pak i qëndrueshëm. Në rastin kur rezistenca e rrjetit është e ulët
materiali mund të përforcohet nëpërmjet krijimit të pëngesave që e vështersojnë rrëshqitjen.

2. Ndërtoni një lakore në tërheqje (inxhinierike) dhe tregoni se cilat janë vetitë apo treguesit të sjelljes
materialit arrijmë të vletësojmë dretëpërdrejt apo tërthorazi nëpërmjet saj? [4 pikë]
1/12

You might also like