You are on page 1of 2

Virusi

Viruset janë parazitë brendaqelizorë të detyruar të cilët nuk kanë informacion gjenetik që të mund të
kontrollojë (kodifikojë për) aparatin e nevojshëm për gjenerimin e energjisë metabolike (ATPaza) ose
për sintezën e proteinave dhe janë absolutisht të varur nga qeliza pritëse për kryerjen e këtyre
funksioneve.
Bëhet fjalë për thërrmija të prodhuara nga montimi i komponentëve të paraformuar: nuk rriten dhe
nuk ndahen (organizma të tjerë rrisin trupin e vet apo komponentët e vet dhe pastaj replikohen me
anë të ndarjes). Viruset mund të infektojnë kafshë, bimë dhe baktere. Viruset që infektojnë baktere
quhen bakteriofagë (baktere ngrënës), edhe pse në realitet nuk bëjnë gjë tjetër veçse shkatërrojnë
qelizat bakterore që infektojnë.

Përmbajtja
[fshih]

 1Përmasat e Viruseve
o 1.1Përmasat relative të viruseve
 2Struktura dhe klasifikimi i viruseve
o 2.1Acidi nukleik
o 2.2Proteinat virale
o 2.3Kapsidi, veshja proteinike e virusit
 3Bibliografia

Përmasat e Viruseve[redakto | redakto tekstin burimor]


Përmasat relative të viruseve[redakto | redakto tekstin burimor]

 Përmasat luhaten nga 20-30 nm deri në 300 nm. 1 nm është baraz me 10−6 mm; pra një e
milionta e mm.
 Me mikroskopin elektronik vëzhgohen thërrmijat virale, ndërsa me mikroskopin optik vëzhfohen
qelizat e infektuara.

Struktura dhe klasifikimi i viruseve[redakto | redakto tekstin burimor]


Viruset janë organizma sub-qelizorë (nënqelizorë) që janë të përbërë nga: acidi nukleik dhe një
veshje proteinike (kapsidi).
Disa viruse kanë një veshje të jashtme, që qëndron mbi kapsid, që quhet envelope, peplos, mantel
apo perikapsid. Thërrmijat virale apo virionet paraqesin në sipërfaqen e tyre antireceptorë që njohin
dhe lidhen me receptorët e pranishëm në qelizat shënjë.
Acidi nukleik[redakto | redakto tekstin burimor]

 Fortësisht i paketuar në kapsid


 ARN ose ADN
 Me zinxhir tek apo dopio
 I drejtë ose qarkor
 I lidhur me jone me ngarkesë pozitive ose me proteina bazike (virale apo qelizore) për të
neutralizuar ngarkesat negative të grupeve fosfat.
 Ka nevojë për një primer për të filluar replikimin (dyfishimin): t-ARN si primer
Proteinat virale[redakto | redakto tekstin burimor]
 Proteina funksionale që mundlësojnë replikimin e acidit nukleik viral (ADN apo ARN-polimeraza)
 Proteina strukturale të brendatrupëzuara në thërrmijat e reja virale si përbërës të kapsidit apo si
struktura të veçanta të pranishme në perikapsid (për shembull hemoaglutinina)
 Proteina që ndryshonë disa funksione dhe struktura të qelizës pritëse
 Proteina të bashkëlidhura me acidet nukleike
 Proteina të matriksit apo proteina M
Kapsidi, veshja proteinike e virusit[redakto | redakto tekstin burimor]

 Funksioni: mbrojtje, njohja e receptorëve, guidë për gjenomin drejt bërthamës.


 Struktura: formim strukturash të rregullta duke filluar nga nënnjësi të çrregullta (pa simetri)
 Struktura e kapsidit përcakton simetrinë e virusit: binare, helikoidale, ikozaedrike, komplekse.
 Forcat që mbajnë apo lidhin sëbashku protomerët nuk janë kovalente.

You might also like