You are on page 1of 5

DISA NGA SEMUNDJET E SHEKULLIT JANE:

AIDS
Virusi HIV/AIDS (anglisht: Human Immuno-deficiency Virus), virusi i mungesës së
imunitetit te njeriu është një virus që shkatërron sistemin imunitar. AIDS-(Acquired
Immune Deficency Syndrome), Sindroma e fituar e mungesës së imunitetit – është
gjendja që pason kur trupi është i infektuar me virusin HIV kalon nga faza e
mbartësit të virusit në fazën e sëmundjes.
Virusi HIV nuk mund të depërtojë nëpërmjet lëkurës së padëmtuar dhe as
nëpërmjet mbrojtjes që ofron një prezervativ. Ai nuk mund të jetojë gjatë
jashtë trupit të njeriut. Virusi nuk mund të transmetohet nëpërmjet kontakteve
të tilla si puthja, shtrëngimi i duarve. Ka tri mënyra kryesore të transmetimit të
virusit nga një person në një tjetër:
 Një mënyrë është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura
 Mënyra e dytë është ajo e kalimit të virusit direkt në gjak. D.m.th. nëpërmjet transfuzionit
të gjakut ose përdorimit të ageve të shiringave tek më shumë se një person. Zakonisht
preken persona që bëjnë transfuzion gjaku nëse bëjnë një operacion dhe persona të cilët
bëjnë praktikimin e drogës me të njëjtën shiringë midis tyre.
 Mënyra e tretë është kalimi i virusit nga nëna tek fëmija. Gratë që janë të infektuara me
këtë virus ia kalojnë atë fëmijëve të tyre të ardhshëm gjatë barrës ose nëpërmjet
qumështit të gjirit. Kur virusi HIV hyn në trupin e një personi, ai cilësohet si HIV pozitiv.
Njeriu mund të jetë HIV pozitiv pa e ditur se është i tillë.

Rrugët me anë të së cilave NUK transmetohet HIV/AIDS:

a) -Nëpërmjet kontaktëve të zakonshme si prekja, shtërngimi i duarve, puthjet


b) -Gjatë kollitjes apo teshtitjes
c) -Nga pickimi i insketëve të ndryshme
d) -Gjatë përdorimit të përbashkët të tualetit, pishinave dhe dushit
e) Gjatë ngrënies ose pirjes me një persona të infektuar
f) -Gjatë shoqërimit me personat e infektuar
g) Specialistët shpjegojnë se virusi vdekjeprurës HIV mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të çdo
lëngu trupor të njeriut, gjak, spermë, sekrecione vaginale dhe qumësht gjiri. Po ashtu sipas mjekëve, në
këtë ditë sensibilizuese kundër sëmundjes së shekullit, apelohet për kryeje marrëdheniesh seksuale me
partner të qendrueshëm dhe të painfektuar me virusin HIV.
GONORREJA

Çfarë është gonorreja?


Gonorreja është një sëmundje seksualisht e transmetueshme (SST) e
shkaktuar nga infeksioni nga bakteri Neisseria gonorrhoeae.
Neisseria gonhorroeae infekton membranat mukoze të traktit
riprodhues, përfshirë qafën e mitrës, mitrën dhe tubat e falopit tek
femra, dhe uretrën tek femrat dhe meshkujt. Neisseria gonhorroeae
mund gjithashtu të infektojë membranat mukoze të gojës, fytit, syve
dhe anusit.

Si e merr njeriu gonorrenë?

Gonorreja transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual me penisin, vaginën, gojën apo anusin e një parteri të
infektuar. Që të transmetohet gonorrea, nuk është e nevojshme që të ndodh medoemos ejakulacioni. Gonorreja
mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë lindjes. Njerëzit që kanë patur gonorrenë dhe kanë marrë
trajtimin e duhur mund të infektohen përsëri nëse kanë kontakte seksuale me persona të infektuar me N.
gonorrhoeae.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e gonorresë?

Shumë burra me gonorre janë asimptomatikë. Kur janë të pranishme, shenjat dhe simptomat e infeksionit
uretral (të uretrës) tek meshkujt përfshijnë disuri ose shkarkime të bardha, të verdheme ose jeshile që zakonisht
shfaqen një deri në 14 ditë pas infetimit. Në rastet kur infeksioni uretral ndërlikohet nga epididimiti, burrat
me gonorre mund të ankohen për dhimbje skrotale apo testikulare.

Shumica e femrave me gonorre janë asimptomatike. Por edhe kur një femër ka simptoma, ato zakonisht janë
aq jospecifike saqë ngatërrohen me infeksione të fshikëzës apo të vaginës. Simptomat dhe shenjat fillestare
tek femrat përfshijnë disuri, rritje të shkarkimeve të vaginës, ose gjakosje vaginale gjatë dy periodave
(menstruale). Femrat me gonorre janë në rrezik për zhvillimin e ndërlikimeve të rëndësishme, pavarësisht
pranisë/ashpërsisë së simptomave.
Hepatiti
Hepatit është inflamacion i mëlçisë. Shoqërohet me vdekje të hepatociteve. Zverdhja (ikteri) është
një nga shenjat e sëmundjes dhe është pasojë e kolestazës intrahepatike. Gjithashtu shihen dhimbje
barku, diarre, dobësi, mungesë oreksi, ethe. Transaminazat janë të rritura.

Hepatiti viral
Hepatiti A:

 a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, një picornavirus i njohur


si HAV (Hepatitis A Virus).
 b. Përhapet me rrugë fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret
nëpërmjet ngrënies të ushqimeve të infektuara.
 c. Inkubacioni = 2 deri 6 javë; transaminazat rrinë të rritura
për rreth 4 javë.
 d. Hepatiti A ka vdekshmëri të ulët, rrallë përparon në hepatit
fulminant, dhe tek fëmijët mund të jetë krejt asimptomatik.
 e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnë kulmin në javën
e parë të sëmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6
muajsh; prania e IgM kundër HAV vendos diagnozën e hepatitit A
akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinë të rritura për shumë vjet dhe
janë bartëse të imunitetit.
 f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk
duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet
vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.
 Hepatiti B:
 a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, një hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).
 b. Përhapet nëpërmjet seksit, shiringave, dhe nga nëna shtatzanë tek bebja (njësoj si virusi
HIV i SIDAs).
 c. Inkubacioni = 2 deri në 6 muaj. Transaminazat janë më të larta se në hepatitin A dhe rrinë
të rritura për rreth 3 muaj.
 d. 1-2% e të sëmurëve bëhen bartës kronikë të virusit; përqindja është më e lartë në të
sëmurët me mangësi imune dhe në fëmijët; deri në 90% e bebeve të lindura nga nënat me
hepatit B bëhen bartës kronikë. Bartësit kronikë kanë rrezik të shtuar për cirrozë dhe kancer
të mëlçisë. Më pak se 1% e infeksioneve akute me HBV përparojnë në hepatit fulminant
(mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund të shoqërohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit
nodoz.
 e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund të maten:
(i) HBsAg është antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet
para rritjes të transaminazave dhe qëndron i rritur gjatë kohës të sëmundjes; prania e HBsAg
pas zhdukjes të simptomave do të thotë që i sëmuri po e bart virusin kronikisht. (ii) Anti-HBs
është antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes të antigjenit
kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do të thotë që infeksioni u mund. Anti-
HBs gjithashtu është antitrupi që shfaqet pas vaksinimit. (iii) Antigjeni HBcAg (antigjen
jokapsular) nuk shihet në serum por antitrupat anti-HBc fillojnë e rriten shpejt pas shfaqjes të
HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do të thotë që kemi të bëjmë me hepatit B akut
ose me keqësim të hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qëndron i rritur për 3 deri
6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qëndrojnë të rritur për jetë pas infeksionit me virusin e
hepatitit B. (iv) HBeAg është një antigjen viral që shihet vetëm në serumet që janë pozitivë
për HBsAg; HBeAg është një formë e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do
të thotë që virusi po shumëzohet me shpejtësi. Kur HBeAg qëndron i rritur për më shumë se
3 muaj shanset e kthimit në hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh
pason zhdukjen e HBeAg. (v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik të virusit shkon paralel
me praninë e HBeAg, porse prania e HBV DNA është më sensitive dhe më specifike sesa
prania e HBeAg.
 f. Trajtimi i hepatitit B: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet të pijë alkool, nuk
duhet të bëjë punë të rënda, dhe duhet të shtrihet në shtrat nëse dëshiron. Pacienti duhet
vëzhguar për komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat që mund të përdoren për
hepatitin B janë interferoni alfa dhe lamivudina.
 Hepatiti C:
 a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, një virus i përbërë nga një fije acidi ribonukleik dhe i
ngjashëm me flaviviruset.
 b. Përhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugë seksuale ose nga nëna tek fetusi
është i vogël. Transmetimi nëpërmjet gjirit nuk është i dokumentuar.
 c. Inkubacioni = 6 - 7 javë.
 d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumë simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herë pas here
dhe 80% e rasteve përfundojnë me hepatit kronik.
 e. Serologjia: ELISA për antitrupat anti-HCV nuk është shumë sensitive dhe ka specicitet
rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet më të lartë; prania e
antitrupave anti-HCV me RIBA do të thotë infeksion aktiv por nganjëherë personat RIBA-
pozitivë nuk kanë HCV RNA në serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-
HCV pa HCV RNA do të thotë infeksion i pasuar me shërim të plotë.
 f. Trajtimi i hepatitit C: Interferon alfa + ribavirinë.
 Hepatiti D (agjenti delta):
 a. Virusi i hepatitit D është një virus gjysmak prej acidi ribonukleik që shkakton infeksion
vetëm në praninë e virusit të hepatitit B; virusi D ka nevojë për kapsulën e prodhuar nga
virusi B.
 b. Kur të sëmurët me hepatit B kronik infektohen me virusin D sëmundja mund të keqësohet
shpejt, me hepatit të rrufeshëm ose me përparim të shpejtë në cirrozë.
 Hepatiti E:
 a. Virus prej RNA-je i ngjashëm me caliciviruset.
 b. Përhapet me rrugë fekalo-orale, dhe nëpërmjet ujit të pijshëm të ndotur.
 c. Sëmundja e shkaktuar nga virusi E është e lehtë dhe nuk shkakton infeksion kronik.
 d. Tek gratë shtatzana mortaliteti i hepatitit E është i lartë (rreth 10-20%)

You might also like