You are on page 1of 38

1

Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Departamenti i Telekomunikacioneve

2
PUNIM DIPLOME

Ndërlidhësit e Fuqisë në Teknikën e Linjave Mikroshiritore


(Ndërlidhësi 'rat-race')

Mentori: Kandidati:

Prof. Asoc. Dr. Enver Hamiti Edon Blakaj

Përmbajtja fq.

Parathënie............................................................................................... 4

3
1 Sistemet RF dhe mikrovalore patela................................................ 5

1.1 Komponentët e sistemeve pa tela...................................................... 6

1.2 Ndarësit dhe kombinuesit................................................................. 9

2 Ndërlidhësit hibrid......................................................................... 11

2.1 Ndërlidhësi linjor degëzor (branch-line coupler)................................. 12

2.2 Ndërlidhësit hibrid unazor.............................................................. 15

2.2.1 Ndërlidhësi 'rat-race'............................................................... 16

3 Analiza e një ndërlidhësi unazor 'rat-race'...................................... 19

3.1 Linja transmetuese mikroshiritore.................................................... 19

3.2 Simulimi i ndërlidhësit 'rat-race' në programin PUFF 2.1....................... 24

3.3 Simulimi i ndërlidhësit 'rat-race' si ndarës.......................................... 27

3.4 Simulimi i ndërlidhësit 'rat-race' si kombinues.................................... 30

4 Përfundim...................................................................................... 32

5 Tabela e shkurtesave..................................................................... 34

6 Tabela e figurave........................................................................... 35

7 Referencat..................................................................................... 36

4
Parathënie

5
Punimi i diplomës është detyrë e obligueshme për përmbyllje të suksesshme të
studimeve në fakultetin e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike. Duke kujtuar se plagjiatura
është forma më e keqe e jo-sinqeritetit akademik, unë deklarohem se ky punim diplome nuk
është plagjiaturë dhe përmban vetëm hulumtime të bëra nga unë. Në këtë parathënie dëshiroj
të falënderoj mentorin tim, profesorin Enver Hamiti, i cili gjithmonë ka treguar durimin në punë
me studentë dhe i cili posedon një qartësi të madhe në ligjërata dhe shpjegime të cilat i jep.
Ky punim është i organizuar në tre kapituj. Kapitulli i parë shpalos kuptimet e
përgjithshme të sistemeve të telekomunikimit pa tela, dhe e jep një pasqyrë të komponentëve
që përdoren në sisteme të tilla. Pasi që tema e punimit është ndërlidhësi hibrid unazor 'rat-
race', në kapitullin e parë shpjegohet parimi i ndërlidhësve për të vazhduar më tutje me forma
të tyre të ndryshme.
Në kapitullin e dytë trajtohen ndërlidhësit më të përdorur në praktikë, ndërlidhësit hibrid.
Në fillim ofrohet shpjegimi i funksionimit të ndërlidhësve hibrid dhe pastaj kalohet në
shqyrtimin e nërlidhësve linjor dhe atyre unazor. Shqyrtimi përmban shpjegimin e parimit të tyre
dhe vërtetimin e përshtatjes së porteve.
Kapitulli i tretë ka të bëj me analizën e ndërlidhësit 'rat-race'. Së pari shtjellohen linjat
transmetuese mikroshiritore të cilat përdoren për lidhje të porteve të ndërlidhësit ndërmjet
veti, e pas kësaj vjen pjesa kryesore e këtij punimi, e që është simulimi i ndërlidhësit 'rat-race'
në një program kompjuterik të quajtur PUFF. Në këtë program bëhet simulimi i ndërlidhësit në
të dy mënyra të përdorimit, pra si ndarës dhe si kombinues, dhe përgjigjja e tij ilustrohet në
mënyrë grafike.

6
1 Sistemet mikrovalore dhe RF pa tela

Në kuptimin e përgjithshëm, një sistem pa tela mundëson komunikimin ndërmjet dy


pikave pa përdorimin e telave si lidhje. Ky komunikim mund të arrihet duke përdorur energji
optike, infra të kuqe, sonike ose radio frekuencore. Sinjalet ultrasonike, duke pasur një shpejtësi
të transmetimit shumë të vogël dhe imunitet të dobët ndaj interferencës me sinjale të tjera
prezentë në mjedis, nuk janë zgjidhje më e mirë për aplikacionet moderne. Sinjalet infra të
kuqe, edhe pse mundësojnë shpejtësi mesatarisht të mirë të transmetimit, pengohen lehtë nga
çfarëdo objekti që i ndodhet në rrugë dhe mbeten të përdoren vetëm në hapësira të mbyllura
dhe në distanca të shkurta. Ngjashëm, edhe sinjalet optike mundësojnë shpejtësi të
transmetimit mjaft të madhe, mirëpo për përhapje nevojitet një shteg përgjatë vijës së shikimit
të destinacionit dhe nuk mund të përdoren në mjedise ku mjegulla ose pluhuri do ta bllokonin
sinjalin. Për këto arsye, shumica e sistemeve moderne pa tela mbështeten tek sinjalet RF dhe
mikrovalore, kryesisht në brezin UHF deri në valët milimetrike (30 GHz). Për shkak se spektri
frekuencor, i përshtatshëm për komunikime është duke u përdorur me të madhe, brezet
frekuencor po bëhen gjithnjë e më të ngjeshu, kurse nevoja për shpejtësi të transmetimit më të
madhe gjithnjë po rritet. Sistemet bashkëkohore të komunikimeve patela kryesisht përdorin
frekuenca më të larta, prandaj shumica e sistemeve të sotme pa tela operojnë në frekuenca,
prej 800 MHz deri në disa gigahertz. Sinjalet mikrovalore dhe RF ofrojnë brez frekuencor të gjerë
dhe e kanë përparësinë e të qenit të aftë të depërtojnë mjegullën, pluhurin dhe deri në njëfarë
mase edhe ndërtesat dhe veturat.
Ka disa mënyra të kategorizimit të sistemeve pa tela. Një mënyrë e kategorizimit ka të
bëjë me natyrën dhe pozicionimin e shfrytëzuesve. Në sistemet radio të llojit point-to-point, një
dhënës i vetëm i transmeton një pranuesi të vetëm. Në këtë konfigurim, përdoren antenat me
amplifikim të madh, Ato janë të vendosura në pozicione fikse në mënyrë që të pranohet fuqi sa
më e madhe e sinjalit si dhe të zvogëlohen interferencat me sinjalet tjera që mund të jenë
prezentë në hapësirë dhe që janë në brezin e njëjtë frekuencor. Sistemi, point-to-multipoint,
lidhë stacionin qendror me një numër të madh të marrsëve potencial. Sistemi, multipoint-to-
multipoint, mundëson komunikim të njëkohshëm të shfrytëzuesve individual të cilët nuk
gjenden gjithmonë në të njëjtin lokacion, pra janë mobil. Këto sisteme, përgjithësisht nuk lidhin
dy përdorues në mënyrë të drejtpërdrejtë, por mbështeten në rrjetin e të ashtuquajturave
stacione bazë (BS), për të lidhur një individ me centralin lokal, i cili pastaj lidhet me stacionin
bazë të përdoruesit tjetër. Një mënyrë tjetër e kategorizimit të sistemeve pa tela është edhe
kategorizimi në bazë të orientimit të komunikimit. Në një sistem simplex, komunikimi zhvillohet
vetëm në një kahje, nga dhënësi tek marrësi. Shembulli më i mirë është televizioni dhe radio. Në
një sistem half-duplex, komunikimi mund të zhvillohet në të dy kahjet, mirëpo jo njëkohësisht.

7
Shembuj konkret janë sistemet mobile të radios që përdorin funksionin e ashtu quajtur 'push-to-
talk' me anë të cilit përdoret i njëjti kanal i komunikimit për dhënie dhe marrje. Në një sistem
full-duplex, komunikimi mund të zhvillohet në të dy kahjet, në të njëjtën kohë. Nga ky
konfigurim rrjedh nevoja për dy kanale të ndryshme për dhënie dhe marrje. Kjo arrihet duke
përdorur teknika si FDD, e cila mundëson transmetim dhe marrje në breza të ndryshëm
frekuencor, ose TDD që i mundëson përdoruesit të transmetojë dhe pranojë vetëm në intervale
kohore të paracaktuara.
Derisa shumica e sistemeve pa tela janë të dizajnuar për tokë, një interesim i madh po i
deikohet zhvillimit të sistemeve satelitore për komunikim të zërit, videos dhe të dhënave.
Sistemet satelitore ofrojnë mundësinë e komunikimit me një numër të madh të përdoruesve në
një hapësirë gjeografike shumë të madhe madje edhe me tërë planetin. Satelitët në orbitat
GEO, gjenden në një lartësi prej përafërsisht 36.000 km mbi tokën dhe orbitojnë rreth tokës me
një periodë prej përafërsisht 24 h. Kështu, për një vëzhgues nga toka sateliti qëndron në një
pozitë fikse. Këta satelitë janë shumë të mirë për komunikime point-to-point, ndërmjet
stacioneve që gjenden mjaft të larguar nga njëri tjetri, dhe kryesisht përdoren për televizion dhe
komunikim me të dhëna nëpër tërë botën. E metë e satelitëve GEO është se gjenden në lartësi
shumë të mëdha dhe sinjali që arrin në marrës të satelitit është me fuqi shumë të vogël, gjë që e
bën komunikimin e dy-anshëm shumë jo praktik.
Përfundimisht, sistemet pa tela mund të kategorizohen edhe sipas frekuencës së
operimit.

1.1 Komponentët e sistemeve pa tela

Për të dhënë një kuptim të përgjithshëm për sistemet pa tela, duhet të


njoftohemi me komponentët RF dhe mikrovalore që e përbëjnë një sistem të tillë. Ato
komponente janë: antenat, filtrat, amplifikatorët, mikserët, oscilatorët, ndarësit, shumëzuesit e
frekuencës, pjesëtuesit e frekuencës dhe ndërprerësit. Tabela në vijim i tregon simbolet e
komponentëve më të përdorura në stadet RF, të dhënësve dhe marrësve, në sistemet pa tela.

8
Fig.1 Simbolet e llojeve të ndryshme të filtrave

Fig.2 Simbolet e komponentëve mikrovalore

Stadet RF, në shumicën e sistemeve pa tela, kanë ngjashmëri të madhe. Prandaj, mund të
adoptohet një bllok diagram tipik i sistemit radio, i cili do t'i ilustron stadet RF të dhënësve dhe
marrësve. Figura në vijim e ilustron një bllok diagram të tillë.

9
Fig. 3 Bllok diagramet e sistemeve të zakonshme dhënësve dhe marrësve

Sinjali hyrës i dhënësit mund të jetë zëri, video, të dhënat ose ndonjë informacion tjetër.
Këtij informacioni i referohemi si sinjali në brezin themelor. Funksioni bazik i dhënësit është të
moduloj bartësin, që është një valë sinusoidale me një frekuencë të madhe, me sinjalin e brezit
themelor, në mënyrë që ky sinjal të rrezatohet nga antena. Shkaku i përdorimit të modulimit
është se sinjalet në frekuenca të larta rrezatohen në mënyrë shumë më efektive, dhe spektri
frekuencor shfrytëzohet në mënyrë më efikase. Sinjali në dalje të modulatorit quhet sinjal IF,
dhe zakonisht është me frekuencë prej 10 deri në 100 MHz. Sinjali IF pastaj, me ndihmën e
mikserit, ngritet në frekuencën e dëshirueshme për transmetim. Mikseri operon në atë mënyrë
që e formon shumën dhe diferencën e frekuencës së sinjalit IF me frekuencën e sinjalit të
prodhuar nga oscilatori lokal. Pastaj, filtri brez-lëshues, lejon të rrjedh tutje komponenta e
sinjalit me frekuencë të lartë dhe në të njëjtën kohë e ndalon komponenten tjeter. Nëse është e
nevojshme, para transmetimit me antenë, sinjalit i rritet fuqia me anë të amplifikatorit të fuqisë.
Përfundimisht, antena e konverton sinjalin e moduluar në një valë elektromagnetike.
Pranuesi, në anën tjetër, e përfiton sinjalin në brez themelor praktikisht duke e kaluar
sinjalin e pranuar nëpër një proces të kundërt në krahasim me dhënësin. Antena pranon valë
elektromagnetike nga burime të ndryshme me frekuenca të ndryshme. Për këtë arsye, në hyrje
vendoset një filtër brez-lëshues i cili lëshon tutje vetëm sinjalin me frekuencë të dëshiruar. Pas
tij vjen amplifikatori LNA, i cili amplifikon sinjalin duke minimizuar zhurmën e cila i është shtuar
sinjalit të pranuar. Në radhë vjen mikseri i cili e ul në frekuencë sinjalin e pranuar dhe e sjellë në
një frekuencë prapë të quajtur IF. Nëse frekuenca e sinjalit të oscilatorit lokal është e
krahasueshme me atë të sinjalit RF, frekuenca e sinjalit të diferencës në dalje të mikserit do të
jetë relativisht e vogël, kryesisht më e vogël se 100 MHz, dhe lehtë filtrohet nga filtri brez-
lëshues IF. Pastaj, një amplifikator me amplifikim të lartë, ngritë fuqinë e sinjalit në mënyrë që

10
informacioni në brezin themelor të merret më lehtë. Ky proces quhet demodulim dhe kryesisht
kryhet nga qarqet për përpunim digjital të sinjaleve.
Në disa marrës, amplifikatori me zhurmë të vogël mund të mos nevojitet nëse fuqia
sinjalit që pranohet është mjaftueshme pë ekscitimin e stadeve vijuese. Në këtë mënyrë, mikseri
është komponenti i parë pas antenës. Një problem shumë i rëndësishëm që rezulton nga ky
konfigurim është mundësia që sinjali i oscilatorit lokal të rrjedh mbrapa, nëpër mikser, dhe të
rrezatohet nga antena pranuese. Ky rrezatim, në mënyrë që të mos interferoj me sisteme tjera
dhe shfrytëzues të tjerë, duhet të minimizohet sa më shumë të jetë e mundur. Shpesh
ekzistojnë edhe specifikime për izolimin e porteve LO-RF të mikserëve. Një element që nuk
është shfaqur në bllok diagramet paraprake, e që është shumë i rëndësishëm për izolimin e
porteve, si në rastin e mikserit, por edhe për funksione të tjera, është ndërlidhësi hibrid.

1.2 Ndarësit dhe kombinuesit

Linjat e transmetimit mund të konfigurohen në atë mënyrë që të ndajnë sinjalin hyrës në


dy sinjale të pavarura dalëse. Në këtë mënyrë fitohet një ndarës i fuqisë. Ndarësit më të
përdorur janë ata omik dhe reaktiv. Ndarësit më të thjeshtë, ata omik, përmbajnë në vete rrjete
rezistive për përshtatje, të cilët mundësojnë përshtatjen e impedancave hyrëse me ato dalëse.
Këta ndarës, vijnë me një hyrje dhe dy apo më shumë dalje dhe operojnë në brezin frekuencor
prej DC-së e deri në disa Gigahertz. Kostoja e tyre, si edhe madhësia, është mjaftë e vogël gjë që
e bën mjaft të përdorur në aplikacione të fuqisë së vogël dhe në aplikacione ku humbjet e fuqisë
janë të tolerueshme.
Ndarësit reaktiv vijnë po ashtu me një hyrje dhe dy apo më shumë dalje mirëpo
përmbajnë në vete një shëndrues brez-gjerë të impedancës, i cili përshtat impedancën e nyjës
ku janë të lidhur daljet me atë të linjës transmetuese, e cila është zakonisht 50 Ohm. Këta
ndarës janë pa humbje, brez-gjerë, dhe ofrojnë dalje me amplituda dhe faza shumë të
balancuara. Këto karakteristika e bëjnë ndarësin reaktiv shumë të përdorur në aplikacione të
fuqisë së madhe, sikurse p.sh. stacionet bazë të telefonisë mobile, ku sinjali për transmetim
duhet të ndahet në disa antena.
Pamja fizike e këtyre dy komponentëve ilustrohet në figurat 4 dhe 5.
Pasi që ky element është dy-drejtimësh, ai po ashtu mund të shërbejë si kombinues i dy
sinjaleve, duke prodhuar në dalje shumën e atyre dy sinjaleve. Ky dualitet, ndarës/kombinues,
është shumë praktik dhe mjaft i përdorur në sistemet mikrovalore. Një elementi të tillë i
konvenon më së miri emri ndërlidhës, kurse në gjuhën angleze quhet coupler. Ndërlidhësit
për dallim nga ndarësit e thjeshtë kanë kryesisht katër porte, ku njëri nga portet për arsye të
aranzhimit të tillë të linjave, në rastin ideal nuk do të ketë sinjal në dalje dhe për atë arsye quhet

11
porti i izoluar. Këta ndërlidhës janë të llojeve të ndryshme mirëpo ndër më të përdorurit në
praktikë janë ndërlidhësit hibrid 3-dB, 90 dhe 180 shkallësh. Quhen ndërlidhëshibrid 3-dB për
arsye se në mënyrë ideale përgjysmojnë fuqinë e sinjalit në portat e daljes.Varësisht nga largësia
e portit dalës ndaj portit të sinjalit hyrës, çfazimi i dy sinjaleve dalëse ndërmjet veti do të jetë
90° ose 180°. Kjo ndarje dhe ky çfazim arrihet kryesisht me ndërlidhësit e degëzuar linjor
(branch-line coupler) dhe unazor (ring coupler). Në këtë punim, do të shtjellohen më në detaje,
karakteristikat dhe përdorimi i ndërlidhësit unazor, përkatësisht konfigurimi special i tij, i
quajtur në gjuhën angleze 'rat-race', si dhe do të simulohet përgjigjja e një ndërlidhësi 'rat-race'
në software-in PUFF 2.1.

Fig. 4 Pamja e një ndarësi omik me disa dalje

Fig. 5 Pamja e një ndarësi reaktiv me disa dalje

12
2 Ndërlidhësit hibrid

Ndërlidhësit hibrid, të njohur edhe si nyje hibride ose vetëm 'hibridët', janë elemente 4-
portëshe, pasive dhe pa humbje të cilët përdoren për të bërë ndërlidhjen ndërmjet elementeve
të qarkut. Hibridët përdoren si ndarës të fuqisë dhe si kombinues. Ata po ashtu përdoren në
mikserë dhe TR ndërprerës. Skema që paraqet një hibrid mund të shihet në figurën 6, dhe ajo
ilustron katër pika lidhjeje, pra katër porte.
Hibridët RF i kanë, zakonisht portet e pa-balancuara të dizajnuara për linja transmetuese
koaksiale, prandaj të gjitha portet e kanë të njëjtën pikë të përtokëzimit. Çdo portë e ka
impedancën e vet karakteristike. Shumica e hibridëve RF me porte koaksiale janë të prodhuar
në atë mënyrë që impedanca karakteristike e të gjithë porteve të jetë 50 ose 75 ohm. Në
skemën e hibridit, figura 6, mund të shihet rrjedhja e sinjalit; fuqia incidente në portin 1 ndahet
dhe del nga portet 2 dhe 3. Nëse këto dy porte janë të përfunduara si duhet, reflektime nuk do
të ketë dhe impedanca e shikuar ndaj portit 1 do të jetë e barabartë me impedancën
karakteristike të atij porti. Në këtë rast, në portin 4, nuk do të ketë sinjal sepse portet 4 dhe 1
janë të izoluara. Por, nëse impedancat e porteve 2 dhe/ose 3 nuk janë të mbyllura me
impedancën e caktuar karakteristike, një pjesë e fuqisë, ose edhe e tërë fuqia, që del nga këto
porte do të reflektohet mbrapa në ndërlidhësin. Reflektimi, i cili varet nga përshtatja e porteve,
llogaritet njësoj sikurse fuqia të dilte nga një linjë transmetuese impedanca e së cilës është
pikërisht sa ajo e portit. Fuqia e reflektuar mbrapa në hibrid, ndahet dhe përcjell shtigjet e
hibridit sikur të vinte nga një burim i jashtëm. Nga kjo kuptohet se, me përfundime arbitrare
dhe sinjale arbitrare, situata mund të komplikohet. Mirëpo, zakonisht kemi të bëjmë me valë
kontinuale, CW, prandaj, në mënyrë që të mos analizojmë reflektime të shumta në domenin
kohor, vetëm duhet të gjejmë amplitudat e valëve incidente dhe të reflektuara në secilin nga
katër shtigjet. Në shumicën e aplikacioneve, gjërat janë edhe më të thjeshta; hibridët kanë
përfundime të përshtatura dhe rrjedhja e sinjalit është e thjeshtë dhe mund të analizohet me
diagrame të rrjedhjes së sinjalit.
Me inspektimin e shtigjeve të sinjalit, në figurën 6, shohim se me portet e përshtatura
dhe me sinjal që rrjedh nga porti 1 në portin 2, sinjal do të kemi edhe në portin 3 por jo edhe në
portin 4. Nëse tani e ndryshojmë anën e rrjedhjes së fuqisë ashtu që sinjali të rrjedhë nga porti 2
kah porti 1, sinjal do të kemi edhe në portin 4, por jo edhe në portin 3. Prandaj shohim se
portet 1 me 3 si dhe portet 2 me 4 janë të izoluar ndërmjet veti. Po ashtu shohim se hibridi
është ndërlidhës i orientuar, dhe mund të përdoret për të përcaktuar se sa fuqi është duke
rrjedhë në të dyja drejtimet në linjë.

13
Fig.6 Skema e thjeshtuar e rrjedhës së sinjalit të ndërlidhësve hibrid

2.1 Ndërlidhësi linjor degëzor (branch-line coupler)

Fig. 7 Ndërlidhësi hibrid degëzor

Nga figura shohim se linjat transmetuese të përdorura për këtë ndërlidhës, e që


kryesisht realizohen në formë mikroshiritore, janë për nga gjatësia sa çereku i gjatësisë valore të
valës EM nëpër dielektrikun e përçuesit mikroshiritor. Karakteristikë tjetër e këtij ndërlidhësi
është impedanca karakteristike e degëve të tij, e cila është e njëjtë për degët paralele, ku njëri
çift ka impedancë karakteristike Z0 kurse tjetri Z0/√2. Kur kyqet tensioni në portën e parë, tek
porta 4 arrin përmes dy shtigjeve. Përmes shtegut që lidh drejtpërdrejtë portën 1 dhe 4 ai kalon
distancë λ/4 kurse përmes shtegut që kalon nëpër portet 2 dhe 3, kalon distancë 3λ/4.
Ndryshimi në fazë i këtyre dy sinjaleve, tek porta 4, është 180° që nënkupton interferencë

14
destruktive dhe anulim të plotë të dy valëve. Në këtë mënyrë në portën 4 tensioni është zero
dhe mund të konsiderohet lidhje e shkurtë. Për shkak se linjat janë të gjatësisë λ/4, impedanca
hyrëse e shikuar prej cilës do portë merr formën:

𝑍𝐿 +𝑗𝑍0 tan 𝛽𝑙
𝑍𝑖𝑛 = 𝑍0 për 𝑙 = λ⁄4 kemi:
𝑍0 +𝑗𝑍𝐿 tan 𝛽𝑙

2𝜋 λ 𝜋
𝛽𝑙 = = prandaj:
λ 4 2

𝑍02
𝑍𝑖𝑛 =
𝑍𝐿

Pra, porta 1, njëjtë sikurse porta 3, e shohin portën 4 sikur qark të hapur pikërisht për
shkak të impedancave hyrëse të portave 1 dhe 3 ndaj portit 4. Për këtë arsye qarku fillestar
merr formën:

Fig. 7a

𝑍02
Prej portit 2, porti 3 shihet si impedancë, 𝑍 = = 𝑍0 , prandaj fitohet një impedancë Z0
𝑍0
në paralel me atë të portit 2:

Fig. 7b
15
Lidhja paralele e këtyre dy impedancave rezulton në një impedancë ekuivalente Z 0/2 të cilën kur
e transformojmë në portin 1 do të kemi:

2
𝑍
( 0⁄ )
√2
𝑍𝑙 = 𝑍 = 𝑍0 , prandaj:
( 0⁄2)

Fig. 7c

Nga kjo shihet se hibridi i degëzuar linjor siguron një përshtatje shumë të mirë ndaj
impedancës së burimit. Ky ndërlidhës, nëse përdoret për ndarje, do ta ndajë sinjalin e portit 1
në portën 2 dhe 3 me çfazim 90° dhe 180° respektivisht, kurse nëse përdoret si kombinues, me
eksitim të portave 1 dhe 4, në portet 2 dhe 3 do ta kemi shumën e atyre dy sinjaleve me çfazime
si në figurat e mëposhtme:

Fig. 8 Ndërlidhësi degëzor i përdorur si kombinues

Fig. 9 Ndërlidhësi i përdorur si ndarës

16
2.2 Ndërlidhësit hibrid unazor

Forma unazore e ndërlidhësve është duke u përdorur me vite në linja koaksiale, në valë-
përcjellës dhe linja mikroshiritore. Dizajni i ndërlidhësve unazor është i ngjashëm me dizajnin e
ndërlidhësve degëzor, ku dallimi i vetëm është përdorimi i linjave të lakuara e jo të drejta.
Hibridi unazor përbëhet nga një unazë me perimetër λ dhe katër krah të ndarë nga njëri tjetri
për 90°. Kur ndërlidhësi unazor përdoret si ndarës, njëri nga krahët shërben si burim i sinjalit, dy
krahët do të jenë dalje kurse i katërti do të shërbejë si përtokëzim. Këta ndërlidhës janë
elemente pa humbje, me amplitudë dhe fazë të balancuar dhe me impedanca të jashtme
përshtatura. Përdoren shumë në aplikacione me fuqi të lartë, sepse përfundimet e jashtme
mund të jenë të mëdha sa do që të nevojitet. Në figurën 10 ilustrohet ndërlidhësi unazor dhe
karakteristikat e tij.

Fig. 10 Ndërlidhësi hibrid unazor

17
2.3 Ndërlidhësi unazor 'rat-race'

Ndërlidhësi unazor 'rat-race' është njëri nga realizimet më të thjeshta dhe më të vjetra
për përfitimin e një hibridi 180°. Aplikimet e këtij ndërlidhësi janë të shumta, mirëpo më së
shumti përdoret në mikserë dhe zhvendosës të fazës në teknikat RF dhe mikrovalore.
Ndërlidhësi lehtë konstruktohet dhe tregon performansa të mira për një brez të ngushtë
frekuencor. Ky ndërlidhës e merr emrin nga forma e tij e cila realizohet duke bashkuar skajet e
linjave ndërmjet veti dhe duke formuar në atë mënyrë një unazë me të cilën janë të lidhura
katër porte që shërbejnë si hyrje ose dalje të energjisë. Kjo unazë përbëhet nga tri linja të
gjatësisë λ/4 dhe një linje të gjatësisë 3λ/4. Shuma e gjatësive të këtyre linjave jep perimetrin e
unazës, e që është 1,5λ.

Fig. 11 Ndërlidhësi unazor 'rat-race'

Siç shihet nga figura të gjitha impedancat e porteve janë Z0 kurse impedanca karakteristike e
unazës është Z0√2. Portat janë të lidhura në atë mënyrë që, portet 2 me 3, 3 me 1 dhe 1 me 4
janë të ndara për λ/4 kurse portat 4 me 2 për 3λ/4. Nëse një tension aplikohet në portën 1,
tensioni në portën 2 do të jetë zero për shkak se tensioni i aplikuar në portën 1 ndahet në dy
shtigje të ndryshme të unazës duke kaluar nga njëra anë gjatësi λ/2 kurse nga tjetra λ, me ç'rast
këto dy tensione takohen në portën 2 plotësisht jashtë fazës dhe interferojnë në mënyrë

18
destruktive. Për këtë arsye porta 2 mund të konsiderohet si lidhje e shkurtë dhe seksionet që
lidhin portën 3 me 2 dhe 4 me 2 mund të konsiderohen si të përfunduara me lidhje të shkurtë,
që për shkak të impedancës hyrëse të linjës çerek-valore, tek porta 3 respektivisht 4 shkakton
impedancë hyrëse infinite apo qark të hapur. E gjithë kjo na ndihmon që ta vërtetojmë
përshtatjen e portës 1. Pra qarku ekuivalent do të duket kështu:

Fig. 12 Qarku ekuivalent i ndërlidhësit 'rat-race'

Në figurën b, tregohet qarku ekuivalent pasi të transformohen impedancat e porteve 3


dhe 4 në portën 1. Pra, pasi që impedanca hyrëse tek porta 1 ndaj portës 3 është 𝑍𝑖𝑛 =
2
(𝑍0 √2) 2𝑍02
= , për impedancë të portave Z0=50Ω, porta 1 e sheh portën 3 sikurse impedancë 100
𝑍3 𝑍0
ohmëshe. E njëjta vlen edhe për portën 4. Me kombinimin e këtyre dy impedancave paralele
100 ohmëshe fitojmë një impedancë 50 ohmëshe që vërteton përshtatjen e mirë të portës 1.
Analizë e ngjashme vlen edhe për eksitim të cilës do portë tjetër me ç'rast do të shihej se ky
ndërlidhës i ka të gjitha portet e përshtatura.

Nga e gjithë kjo vërehet se me eksitimin e portës 1, sinjalet në portet 3 dhe 4 janë me
amplitudë dhe fazë të njëjtë, kurse në portën 2 nuyk do të ketë sinjal (në rastin e linjave ideale).
Mirëpo, po të eksitonim portën 2, sinjalet në portet 3 dhe 4 do të ishin të njëjta, por të çfazuar

19
për 180°, kurse në portin 1, nuk do të kishte sinjal. Pra, me përdorimin e këtij ndërlidhësi si
ndarës, kemi të mundur përfitimin e dy sinjaleve të njëjta mirëpo plotësisht jashtë fazës, gjë që
është shumë praktike dhe shumë e kërkuar prej pajisjeve RF dhe mikrovalore. Në anën tjetër,
duke shfrytëzuar izolimin ndërmjet porteve 1 dhe 2, p.sh., mund t'i kombinojmë ato dy sinjale
në daljet 3 dhe 4, duke mos pasur ndërlidhje të sinjaleve hyrëse ndërmjet veti. Figura në
vazhdim ilustron ndërlidhësin si ndarës dhe kombinues.

Fig. 13 Ndërlidhësi 'rat-race' i përdorur si ndarës

Fig. 14 Ndërlidhësi 'rat-race' i përdorur si kombinues

20
3 Analiza e një ndërlidhësi unazor 'rat-race'

Në këtë kapitull do të analizohet funksioni i ndërlidhësit hibrid 'rat-race', duke iu qasur


analizës vetëm në mënyrë teorike. Pasi që këta hibrid kryesisht realizohen me linja
transmetuese mikroshiritore, në fillim do të shqyrtohen forma dhe karakteristikat e një linje të
tillë. Pasi që përmasat e linjës mikroshiritore, si dhe konstantja dielektrike e materialit izolues
ndikojnë drejtpërdrejtë në impedancën karakteristike të linjës, është e domosdoshme që ato të
merren në konsiderim në mënyrë që të fitohen performansa të dëshiruara.
Në nën-kapitullin e radhës, këta parametra caktohen në mënyrë që të fitohet pikërisht
impedanca karakteristike prej 70,7 Ohm, që i takon ndërlidhësit unazor 'rat-race'. Përveç kësaj,
për të ditur se çfarë gjatësie do të kenë seksionet e unazës, llogaritet edhe konstantja
dielektrike efektive në bazë të së cilës pastaj dihet saktësisht se çfarë gjatësie paraqet një
seksion çerek-valor. Për llogaritjen e këtyre parametrave shërbejnë disa ekuacione
aproksimative të cilat janë po ashtu të dhëna.
Në nën-kapitullin 3.2, me caktimin arbitrar e të gjitha parametrave të ndërlidhësit
'rat-race', analizohet simulimi i tij në programin PUFF 2.1. Ky program përdoret për simulimin e
qarqeve me komponentë të ndryshme mikrovalore dhe me anë të diagramit të Smith-it, ku
ilustrohet ndryshimi i s-parametrave me frekuencë, dhe grafikut që tregon nivelin e s-
parametrave ndaj frekuencës, të shprehur në dB, analizohet përgjigjja e një qarku të caktuar. Në
këtë nën-kapitull, për arsye të njohjes me programin, është dhënë edhe një përshkrim i shkurtër
me ndërfaqen e tij.
Pasi që ky ndërlidhës mund të shfrytëzohet në dy mënyra, si ndarës dhe si kombinues,
është e nevojshme që të bëhet simulimi i njërës dhe i tjetrës mënyrë. Në nën-kapitujt 3.3 dhe
3.4, analizohen këto dy mënyra të përdorimit të ndërlidhësit.

3.1 Linja transmetuese mikroshiritore

Për projektimin e ndërlidhësve, dhe shumë komponentëve të tjera elektrike, përdoren


linja transmetuese të ndryshme. Mirëpo në frekuencat mikrovalore kryesisht përdoren linjat
transmetuese mikroshiritore. Ky lloj i linjës shtampohet në pllaka përkatëse dhe nuk është asgjë

21
më tepër se një shirit përçues i bakrit, ose ndonjë metali tjetër, i vendosur mbi një material
dielektrik të një trashësie të caktuar dhe nga poshtë i mbyllur me një përçues të ngjashëm me
atë që qëndron sipër. Pasi që kjo linjë ka dy përçues të ndarë me një dielektrik, mund të thuhet
se ky lloj i linjave është një variant i linjës dy-telëshe edhe pse shiritat përçues ndryshojnë për
nga gjerësia dhe janë të rrafshët. Linja mikroshiritore përbëhet nga një përçues i sipërm, i një
gjerësie W dhe trashësie t, i vendosur mbi ndonjë material izolues të trashësisë h dhe me
konstantë dielektrike 𝜺r, që qëndron mbi përçuesin kthyes që shërben si përtokëzim.

Shpërndarja e fushës EM në linjën


Fig. 16
mikroshiritore

Fig. 15 Pamja dhe parametrat fizik të linjës mikroshiritore

Në figurën e sipërme shihet edhe shpërndarja e fushave elektrike dhe magnetike në linjë,
dhe nëse do të zgjidheshin ekuacionet elektromagnetike do të shihej se shpërndarja e fushës
elektromagnetike është pothuajse TEM. Kjo nënkupton se ekzistojnë disa regjione ku
komponenta e fushës elektrike ose magnetike oscilon përgjatë drejtimit të përhapjes së valës.
Për arsye se një pjesë e energjisë së fushave konservohet në ajër kurse pjesa tjetër në
dielektrikun e materialit izolues, konstantja dielektrike efektive do të qëndrojë diku në mes të
konstantës dielektrike të ajrit ԑ0 dhe konstantës dielektrike të materialit izolues të linjës 𝜀 r. Nëse
trashësia e shiritit është shumë e vogël ( 𝑡 → 0) , kjo konstantë dielektrike efektive, varësisht
nga raporti W/h, mund të gjendet me një gabim ≤1 % me shprehjet,

për 𝑊⁄ℎ ≤ 1:

𝜀𝑟 +1 𝜀𝑟 −1 1 𝑊 2
𝜀𝑟𝑒 = + [ + 0,04 (1 − ) ] (1)
2 2 ℎ ℎ
√1+12
𝑊

22
dhe,

për 𝑊⁄ℎ ≥ 1:

𝜀𝑟 +1 𝜀𝑟 −1 1
𝜀𝑟𝑒 = + (1,1)
2 2 ℎ
√1+12
𝑊

Gjithashtu edhe impedanca karakteristike e linjës mikroshiritore varet prej raportit W/h,
dhe gjendet me shprehje të ndryshme, varësisht prej vlerës së raportit W/h,

për 𝑊⁄ℎ < 1:

60 ℎ 𝑊
𝑍0 = ln (8 + 0,25 ) Ω (1,2)
√𝜀𝑟𝑒 𝑊 ℎ

dhe,

për 𝑊⁄ℎ ≥ 1:

120𝜋
𝑍0 = 𝑊 2 𝑊 Ω (1,3)
√𝜀𝑟𝑒 [ ℎ +1,393+3 ln( ℎ +1,444)]

Të gjitha ekuacionet janë aproksimative dhe nuk është marrë para sysh fare trashësia e
shiritit, dhe nëse saktësia në dizajn është kritike, duhet të përdoren llogaritje më të sakta e

23
posaçërisht nëse trashësia e shiritit është sa një pjesë e konsiderueshme e trashësisë së
materialit izolues.
Le të marrim si shembull se ndërlidhësi i këtij punimi duhet që të punoj në një frekuencë
qendrore prej f=5 GHz. Gjatësia valore e një sinjali në këtë frekuencë nuk do të jetë e njëjtë
nëpër dielektrikun e mikroshiritit sikurse në ajër prandaj duhet të llogaritet gjatësia valore nëpër
𝜆0
dielektrikun e linjës mikroshiritore, e që llogaritet sipas shprehjes 𝜆 = , ku λ0 është gjatësia
√ԑ𝑟𝑒
valore në vakum. Për shkaqe të shpjeguara paraprakisht, konstantja dielektrike e materialit
izolues nuk do të jep rezultate të sakta, dhe për atë arsye na nevojitet që së pari ta gjejmë
konstantën dielektrike efektive të materialit. Së pari definojmë parametrat fizik të mikroshiritit.
Le të jenë ata:

𝑊
𝑊 = 0,6 𝑚𝑚, ℎ = 1,4 𝑚𝑚, = 0,42

Me këto parametra, raporti W/h është më i vogël se 1 prandaj për të gjetur konstantën
dielektrike efektive nisemi nga shprehja për impedancën karakteristike të linjës për kushtin
tonë:

60 ℎ 𝑊
𝑍01 = ln (8 + 0,25 ) Ω
√𝜀𝑟𝑒 𝑊 ℎ

Impedanca karakteristike e ndërlidhësit duhet të jetë Z01=Z0√2=70,7Ω, ku impedanca e


burimit është 𝑍0 = 50Ω, prandaj e vetmja e panjohur në ekuacion mbetet konstantja dielektrike
efektive, të cilën e gjejmë me një manipulim të thjeshtë të shprehjes së sipërme:

60
√𝜀𝑟𝑒 = 70,7 ln(19,047 + 0,105)

√𝜀𝑟𝑒 = 2,505

24
𝜀𝑟𝑒 = 1,58

Në mënyrë që të fitohet kjo konstantë dielektrike efektive, konstantja dielektrike e


materialit, 𝜀 r, nxjerrët nga shprehja (1), dhe del se duhet të ketë vlerë 𝜀 r=1,96. Pra, me këto
dimensione, dhe me impedancë karakteristike 70,7 ohmëshe, linja mikroshiritore e këtij
shembulli duhet ta ketë materialin izolues me një konstantë dielektrike 1,96. Materiali më i lirë
dhe më së lehti i prodhueshëm me këtë konstantë dielektrike është plastika.
Përfundimisht, mund të llogaritim perimetrin e unazës së ndërlidhësit si dhe gjatësinë e
seksioneve të unazës, që lidhin portet. Së pari, nga shprehja për gjatësinë valore nëpër
𝜆0 6
materialin izolues, 𝜆 = , gjejmë se 𝜆 = 2,505 𝑐𝑚 = 2,4𝑐𝑚, prandaj perimetri i unazës do të
√ԑ𝑟𝑒
jetë 𝑙 = 1,5𝜆 = 3,6𝑐𝑚, seksionet çerek-valore do të jenë 0,6𝑐𝑚 si dhe seksioni që lidhë portën
4 me portën 2, 1,8𝑐𝑚.
Në figurat, poshtë, mund të shihet pamja fizike e ndërlidhësit 'rat-race' me tregues të
gjatësisë të seksioneve të këtij shembulli, si dhe një formë karakteristike e ndërlidhësit 'rat-
race'.

Fig. 18Një prodhim karakteristik i


ndërlidhësit
Fig. 17Pamja e ndërlidhësit 'rat-race' me tregues të gjatësisë
të seksioneve të unazës

25
3.2 Simulimi i ndërlidhësit 'rat-race' në programin PUFF 2.1

PUFF 2.1, është një program kompjuterik i zhvilluar nga Instituti i Kalifornisë për
Teknologji (CalTech), me ndihmën e të cilit mund të simulohen elementet e ndryshme elektrike
që përdoren në sisteme mikrovalore dhe RF. Ky program mundëson dizajnimin e qarqeve me
parametra të koncentruar (R, L, C dhe transistor) si dhe me parametra të shpërndarë (linja
mikroshiritore, etj). Programi po ashtu mundëson llogaritjen e s-parametrave në varësi të
frekuencës, si dhe leximin e tyre direkt ose përmes diagramit të smithit.
Në momentin kur e hapim programin, vërejmë disa pjesë me emërtimet: F1, F2, F3, F4.
pjesa F1 është opsioni ku e dizajnojmë qarkun, pra lidhim komponentë të ndryshme ndërmjet
veti. Pjesa F2 shërben për specifikimin e parametrave që do të përdoren për analizën e qarkut,
dhe mund të specifikohen deri në katër S-parametra njëkohësisht. Pjesa F3 shërben për
specifikimin e komponentëve që përdoren në qark. Mund të specifikohen deri në 18
komponentë si: rezistorë, kondenzatorë, bobina, transistorë, transformatorë, dobësues, linja
transmetuese pa humbje dhe me humbje si dhe linja ndërlidhëse. Dhe pjesa F4 në të cilën
specifikohen parametrat si impedanca e burimit dhe shpenzuesit, linja transmetuese e
përdorur, konstantja dielektrike, frekuenca qendrore, trashësia e pllakës dhe sipërfaqja. Përveç
këtyre, në program mund të shohim edhe grafikun e S-parametrave në varësi të frekuencës, të
shprehur në dB, si dhe diagramin e Smith-it.

Dritarja e parë që shfaqet me hapjen e programit duket kështu:

26
Në fillim, i japim parametrat e ndërlidhësit 'rat-race' që dëshirojmë të simulojmë:

 impedanca e burimit është 𝑍0 = 50Ω


 frekuenca qendrore për të cilën është dizajnuar ndërlidhësi 𝑓 = 5 𝐺𝐻𝑧
 linja transmetuese e përdorur është linja transmetuese mikroshiritore
 konstantja dielektrike e materialit izolues të mikroshiritit është 𝜀𝑟 = 10,2
 trashësia e pllakës 1,27 mm
 sipërfaqja e pllakës 25,4 mm2
 distanca ndërmjet porteve 6 mm
 gjatësia e seksioneve të unazës është 𝜆⁄4 = 0,6 𝑐𝑚, ndërmjet porteve 1-3, 1-4, 2-3
kurse 3𝜆⁄4 = 1,8 𝑐𝑚, ndërmjet porteve 4-2 dhe
 impedanca karakteristike e unazës është 𝑍01 = √2𝑍0 = 70,7 Ω.

Këto të dhëna duhet t'i përcjellim në program, me ç'rast pjesa F3 dhe F4 do të duken kështu:

27
Pasi i kemi shkruar të dhënat në program, vazhdojmë me vendosjen e elementeve të
qarkut. Por pasi që ndërlidhësin dëshirojmë ta konstruktojmë nga linjat mikroshiritore, në
pjesën F3 specifikojmë vetëm një linjë transmetuese me impedancë 70,7Ω dhe gjatësi çerek-
valore. Për të filluar me vendosjen e linjave, selektohet pjesa F1 ku tani me anë të tastierës
bëhet lidhja e linjave mikroshiritore me portet. Në program nuk mund të vendosen linjat e
lakuara, në mënyrë që të duket ndërlidhësi vërtet unazor, mirëpo kjo nuk e ndryshon parimin
dhe funksionalitetin e ndërlidhësit. Qarku përfundimtar në pjesën F1 duket kështu:

28
Në vazhdim do të simulojmë ndërlidhësin si ndarës, me ç'rast do të vërtetohet ndarja për
gjysmë e sinjalit hyrës dhe çfazimi që e pëson në portat e caktuara, dhe si kombinues, me ç'rast
do të vërtetohet mbledhja e dy sinjaleve hyrëse në portet dalëse me çfazime të caktuara. Po
ashtu do të shihet edhe përshtatja e porteve ndaj linjës me ç'rast S nn gjithmonë do të jetë
shumë i vogël ose zero. E gjithë kjo do të analizohet përmes s-parametrave të ndërlidhësit të
cilët do të mund të shihen si në diagramin e Smith-it ashtu edhe në grafik.

3.3 Simulimi i ndërlidhësit si ndarës

Me eksitimin e portit 1, në portat 2 dhe 3 do të kemi sinjal të njëjtë me fuqi dyfish më të


vogël se ai hyrës dhe të çfazuar për -90° kurse në portin 4 nuk do të ketë sinjal fare,

29
Diagrami i Smith-it, i zmadhuar, do të duket kështu:

Me eksitimin e portit 3 do të kemi rezultate të ngjashme vetëm se sinjalet në portet


dalëse do të jenë të çfazuara ndërmjet veti për -180°, si dhe tani nuk ka sinjal në portin 2,

30
31
3.4 Simulimi i ndërlidhësit si kombinues

Pasi vërtetuam se porti 1 me portin 4, si dhe porti 2 me portin 3, janë të izoluar ndërmjet
veti, cili do nga ato dy çifte mund të përdoret për injektimin e dy sinjaleve që dëshirojmë të
kombinojmë në portet dalëse. Le të jenë portet 1 dhe 4 portet hyrëse të dy sinjaleve. Në këtë
rast, s-parametrat për analizë janë: S21, S31, S24, S34. Shohim programin,

32
Nga programi, tani mund të shihet pikërisht parimi i ndërlidhësit 'rat-race' si kombinues.
Pra, në portin 2 kemi gjysmën e shumës së dy sinjaleve hyrëse, të dy këta të çfazuar për -90°
kurse në portin 3 kemi prapë gjysmën e shumës së sinjaleve hyrëse mirëpo sinjali që vjen nga
porti 1 është i çfazuar për -90° kurse sinjali që vjen nga porti 4 është i çfazuar për -270° (ose 90°
si në program). Diagrami i Smith-it do të duket kështu si më poshtë.

33
4 Përfundim

Në këtë punim u shpjegua dhe u vërtetua parimi i ndërlidhësve hibrid, si dhe u analizua
detajisht parimi i ndërlidhësit unazor 'rat-race'. Një element i tillë është shumë i nevojitur në
praktikë dhe dizajni i thjeshtë i tij si dhe prodhimi relativisht i lehtë e bëjnë atë shumë praktik
dhe shumë të përdorur në teknikat mikrovalore dhe RF. Disa elemente si mikserët,
amplifikatorët, zhvendosës të fazës, etj, pa të cilët nuk mund të paramendohen
telekomunikimet, kanë pikërisht të integruar njërin nga llojet e ndërlidhësve hibrid, dhe falë tyre
arrijnë të kryejnë funksionin e paraparë. Ndërlidhësi unazor 'rat-race' është element ideal, duke
konsideruar thjeshtësinë në dizajn dhe kosto, për përdorim në pajisje që kanë nevojë për
çfazues 180° dhe 90°. Po ashtu aplikim të madh gjënë edhe në antena, ku shumë operator të
telefonisë mobile, për t'i ulur kostot e prodhimit, ndërlidhin dy transmetues me një ndërlidhës
hibrid në mënyrë që ata të përdorin vetëm një antenë. Fushë tjetër ku ndërlidhësi 'rat-race' gjen
zbatim është edhe sistemi i shpërndarjes së sinjalit brenda ndërtesave të banimit. Anët
negative të këtij elementi janë madhësia relativisht e madhe, që nuk e bën praktik për përdorim
në qarqe të integruara, dhe brezi mjaft i ngushtë frekuencor në të cilin punon me rezultate të
dëshirueshme. Mirëpo, duke i marrë të gjithat në konsiderim, ndërlidhësit hibrid janë elemente
të pa zëvendësueshme në sistemet që përpunojnë frekuenca mikrovalore dhe RF dhe falë
thjeshtësisë së tyre gjëja më e rëndësishme, e që është kostoja e pajisjeve, është në suaza
normale.

34
Conclusion

This thesis covers the principles of hybrid couplers and focuses on explaining and showing
the functionality of a special configuration of a ring coupler, the rat-race coupler. Such a
component, due to its simplicity in design and very low cost, is very useful in practice and makes
up almost every RF and microwave system. Some crucial components like mixers, amplifiers and
phase shifters, all might use some kind of a coupler without wich they might not function
properly. The rat-race hybrid coupler is ideal for use in equipment that needs 180° and 90°
phase shifters. Carriers are often faced with the challenge of adding next generation services
while trying to keep equipment costs low. An economical solution to this problem is to combine
two transmitters with a hybrid coupler to share one antenna, thus freeing up another antenna
for the overlay. The hybrid coupler provides excellent isolation between the receivers and group
delay is extremely small having no effect on current receiver calibration or operation. Hybrid
couplers can also be used to split signals from tower top amplifiers to BTS receivers. Another
application of a rat-race coupler is the in-building distribution system. The downside however,
of using hybrid couplers, is their relatively big size and narrow-band functionality. So it is not a
go to element in integrated circuits. However, taking everything under consideration, hybrid
couplers are irreplaceable in systems that process RF and microwave signals and due to their
simple design they can be manufactured with relatively low cost, which is the most important
thing.

35
5 Tabela e shkurtesave

Shkurtesa Kuptimi
RF radio frequency
CW continuos wave
TR transmit/receive
VHF very high frequency
BS base station
FDD frequency division duplexing
TDD time division duplexing
GEO geostationary earth orbit
IF intermediate frequency
BPF band pass filter
LNA low noise amplifier
DSP digital signal processing
EM electromagnetic
TEM transverse electromagnetic

36
6 Tabela e figurave

Nr. Shpjegimi
1. simbolet e llojeve të ndryshme të filtrave
2. simbolet e komponentëve mikrovalorë
3. bllok diagramet e sistemeve të zakonshme
transmetuese dhe pranuese
4. pamja e një ndarësi rezistiv me disa dalje
5. pamja e një ndarësi reaktiv me disa dalje
6. skema e thjeshtuar e rrjedhës së sinjalit të
ndërlidhësve hibrid
7. a, b, c ndërlidhësi hibrid degëzor
8. ndërlidhësi degëzor në përdorim si
kombinues
9. ndërlidhësi degëzor në përdorim si ndarës
10. ndërlidhësi hibrid unazor
11. ndërlidhësi hibrid 'rat-race'
12. qarku ekuivalent i ndërlidhësit 'rat-race'
13. ndërlidhësi 'rat-race' i përdorur si ndarës
14. ndërlidhësi 'rat-race' i përdorur si kombinues
15. pamja dhe parametrat fizik të linjës
mikroshiritore
16. shpërndarja e fushës EM nëpër dielektrikun e
linjës mikroshiritore
17. pamja e ndërlidhësit 'rat-race' me tregues të
gjatësisë të seksioneve të unazës
18. një prodhim karakteristik i ndërlidhësit 'rat-
race'

37
7 Referencat

1. High Frequency and Microwave Engineering, E. da Silva, Butterworth–Heinemann 2001,


Woburn, MA

2. Fundamentals of Applied Electromagnetics, 5-th edition, Fawwaz T. Ulaby, Prentice Hall 2006,
Upper Saddle River, NJ

3. Microwave and RF Design of Wireless Systems, David M. Pozar, John Wiley & sons, Inc 2001,
Amherst, MA

4. Mikrovalët dhe Antenat, Enver Hamiti - Luan Ahma, Prishtinë 2010

5. Radio-Frequency Electronics - Circuits and Applications, Jon B. Hagen, Cambridge, UK,


University Press

6. www.microwaves101.com

7. www.allaboutcircuits.com

38

You might also like