You are on page 1of 4

Sa larg qendron shqiperia ne plotesimin e kriterit social ?

Hyrje

Acquis e Bashkimit Evropian bazohet në parimin se Bashkimi mbështet dhe plotëson aktivitetet
e shteteve anëtare në fushën e politikave sociale. Acquis përcakton kriteret minimale në fusha të
tilla si e drejta e punës, barazia gjinore në punësim, siguria sociale, shëndeti dhe siguria në punë,
etj. Rregulla të veçanta janë miratuar edhe në lidhje me eliminimin e diskriminimit mbi baza
gjinore,raciale ose etnike, besimit fetar, moshës ose orientimit seksual.

Detyrimet dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian në këtë fushë përcaktohen nga
Nenet 46, 47, 48, 77 dhe 99 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.Institucioni kryesor që
bashkërendon punën në këtë sektor dhe është i ngarkuar me përafrimin e legjislacionit është
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

1 - Legjislacioni i punës

Pikësynimi në këtë fushë është përafrimi i legjislacionit shqiptar të punës me direktivat e BE dhe
standardet ndërkombëtare të punës, me qëllim vendosjen e balancave të drejta midis
punëmarrësve dhe punëdhënësve, midis eficencës ekonomike dhe mirëqenies së popullsisë.

2 - Shëndeti dhe siguria në punë

Ne fushën e sigurisë dhe shëndeti në punë për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme është nxitja
e zbatueshmërisë së legjislacionit të punës, lidhur me sigurimin dhe mbrojtjen e integruar fizike,
mendore dhe sociale të punonjësve, nëpërmjet përmirësimit dhe harmonizimit të legjislacionit
shqiptar me atë të komunitetit evropian.

3 - Dialogu social

Objektivi në fushën e dialogut social është inkurajimi i dialogut social për të kontribuar në
përmirësimin e qeverisjes dhe në performancën ekonomike. Harmonizimi në mënyrë progresive I
legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian në fushën e dialogut social është një objektiv
tjetër i rëndësishëm i qeverisë, sikurse është parashikuar në Nenin 70 .
4 - Punësimi

Objektivi kryesor në fushën e punësimit është përafrimi i legjislacionit shqiptar me acquis e


Bashkimit Evropian, zhvillimi i mëtejshëm i politikave të punësimit, hartimi dhe zbatimi i
programeve të punësimit, përshtatja e legjislacionit shqiptar për sa u përket kushteve të punës
dhe mundësive të barabarta për gratë si dhe ngritja e nivelit të arsimit të përgjithshëm dhe
trajnimit profesional në Shqipëri. (Neni 99 ).

5 - Mbrojtja shoqërore

Objektivi i Qeverisë së Integrimit Evropian është përafrimi i legjislacionit shqiptar me


legjislacionit e Bashkimit Evropian, zbatimi i sistemit të mbrojtjes sociale dhe standardeve të
miratuara, duke luftuar përjashtimin social dhe diskriminimin, në përputhje me Nenin 99 të
Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut,
të Drejtat e Fëmijëve, Kartën Sociale Evropiane (e rishikuar), dhe akte të tjera ndërkombëtare.

6 - Siguria sociale

Objektivi kryesor i Qeverisë në fushën e sigurimeve shoqërore është përmirësimi i skemës


aktuale të mbrojtjes sociale, reformimi i shtyllës publike të pensioneve e forcimi i lidhjes midis
kontributeve të paguara dhe përfitimeve të ardhshme, krijimi i llogarive personale të çdo
kontribuuesi dhe përfituesi, arritja e transparencës maksimale, futja graduale e skemave të
përfitimeve suplementare të menaxhuara nga subjekte jopublike, duke përgatitur skemën dhe
sistemin për bashkëpunimin e saj me vendet e BE-së, në përputhje me Nenet 46, 47 dhe 99 të
Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

7 - Anti-diskriminimi dhe shanset e barabarta

Fokusi kryesor i qeverisë në fushën e anti-diskriminimit dhe barazisë gjinore është harmonizimi
në mënyrë progresive të legjislacionit shqiptar me atë komunitar në fushën e mundësive të
barabarta, si dhe angazhimi për promovimin e parimeve të barazisë gjinore, forcimi i
instrumenteve ligjorë dhe institucionalë mbrojtës për të siguruar politikat gjinore në të gjitha
nivelet e qeverisjes, parandalimi I dhunës në familje, mbrojtja e viktimave dhe aksesi i tyre në
skemat e mbrojtjes ligjore dhe psikosociale. Ky objektiv do të realizohet nëpërmjet zbatimit të
Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore, Reduktimit të Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës
në Familje
Në raportin 2018, vlerësohet se Shqipëria respekton instrumentet e të drejtave të njeriut dhe ka
ratifikuar shumicën e konventave për të drejtat e njeriut dhe ka zhvilluar kuadrin e saj ligjor në
përputhje me standartet evropiane.

Vlerësimet pozitive:

-Është miratuar legjislacion i ri për të drejtat e fëmijës dhe mbrojtjen e minoriteteve

-Është siguruar bashkëpunim i mirë më Gjykatën evropiane për të Drejtat e Njeriut

-institucioni i Ombusmenit ka vijuar të promovojë të drejtat e grupeve të brishta si dhe të


fokusohet në zbatimin e reformës në drejtësi

-Verifikimi dhe rivlerësimi i personelit të burgjeve ka dhënë rezulatet e para

-Është respektuar liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit

-Është respektuar liria e mbledhjes dhe asocimit

-Kuadri i politikave dhe legjislativ për antidiskriminimin është gjerësisht në përputhje me


standartet evropiane

Në fushën e lirisë së shprehjes, vlerësimi në Raportin 2018 është një nivel I ndërmjetëm
vlerësimi mes “njëfarë niveli përgatitje” dhe “një niveli të moderuar përgatitje”.

Niveli i njëfarë progresi të arritur në raportin 2018 në këtë fushë është një rritje në krahasim me
asnjë progres të shprehur në raportin e 2016-ës.

Vlerësimet pozitive:

-Është bërë disi progres në forcimin e pavarësisë së autoritetit rregullator dhe televizionit publik

-Në tërësi kuadri legjislativ ndihmon në ushtrimin e lirisë së shprehjes

Perfundime

Shqipëria ka ratifikuar shumicën e konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka


ngritur kuadrin ligjor në përputhje me standardet evropiane. Zbatimi dhe monitorimi i
mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut mbeten ende për t’u forcuar. Sa i përket lirisë
së shprehjes, shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitjeje/është e përgatitur mesatarisht. Ka pasur
disa përparime në forcimin e pavarësisë së autoritetit rregullator dhe rtv publik, por transparenca
e reklamave shtetërore në media duhet të rritet. Progres mbetet për t’u bërë në fushën e të
drejtave pronësore me përditësimin e legjislacionit aktual dhe forcimin e koordinimit
institucional. Mekanizmat institucionalë për të mbrojtur të drejtat e fëmijës dhe për të trajtuar
dhunën me bazë gjinore mbeten të dobëta. Hapa të rëndësishëm janë bërë për të përmirësuar
kuadrin ligjor për respektimin dhe mbrojtjen e pakicave, por duhet të përmirësohen aktet e
rëndësishme nënligjore. Kushtet e jetesës për romët dhe egjiptianët duhet të përmirësohen.
Numri i kërkesave të pabazuara për azil, të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në vendet anëtare të
be dhe në shtetet schengen ka mbetur i lartë. Shqipëria është angazhuar dhe ka miratuar një
numër masash, duke përfshirë forcimin e bashkëpunimit dypalësh me shtetet kryesore anëtare të
be-së. Këto masa dhanë rezultate pozitive. Veprime të mëtejshme të vendosura duhet të
vazhdojnë në këtë drejtim, duke i përfshirë në kuadrin e mekanizmit të monitorimit të
liberalizimit të vizave, për të përballuar në mënyrë efektive këtë fenomen.

Buxheti i shtetit per mbrojtjen sociale 2011-2016.

160000000

140000000

120000000

100000000

80000000

60000000

40000000

20000000

0
2011 2012 2013 2014 2015 2016

You might also like