You are on page 1of 1

Cka janë Gurët ne tëmth/idhez?

Gurët e tëmthit janë depozita të ngurta të kolesterolit dhe substancave të tjera biliare. Fshikëz e tëmthit
është një qese e vogël që ndodhet nën mëlçi. Ajo ruan vrerin e formuar në mëlçi dhe e hedh ne zorren
dymbjedhgishtore kur vjen nje ushqim.
Vreri ndihmon tretjen e yndyrnave në ushqim. Nën kushte të caktuara, idheza mund të formoje gure
(Cholelithiasis).
Gurëve e tëmthit janë të zakonshëm: deri 20% e meshkujve dhe 40% e grave do kene gurë ne tëmth.
Të qenit mbipeshë, plakja, dhe uria për një kohë të gjatë rrit rrezikun e formimit të gurëve në tëmth.

Cilat jane simptomet e gureve ne idhez?


Shumica e gureve ne idhez nuk japin simptome dhe mundet qe asnjehere te mos shkaktojn shqetesime,
por atom und te shkaktojn dhimbje te forta. Por guret e idhzes mund te bllokojn gypin qe percjell vrerin
deri ne zorre. Pacienti do te ndjeje dhimbje forta në bark, dhimbje qe reflektohen ne shpiunde e qe shkojn
deri ne mes shpatullave. Poashtu do kete mundim dhe te vjellura. Simptomet do te ndalojn kur guri
kthehet ne idhez apo del ne zorre. Nese guri bllokohet ne fund te gypit para daljes ne zorre atehere mund
te shkaktohet pezmatim I pankreasit, dhe lekura poashtu syte behen em ngjyre te verdhe nese kanalet
percjellese te vrerit bllokohen dhe ka kthim mprapa te vrerit ne melci.

Si diagnostikohen guret ne idhez?


Ultrazeri mund te perdoret per gjetjen e shumicen e formave te grieve dhe shpesh eshte testi I pare qe
behet. Kur ultrazeri nuk eshte iqart atehere mjeku mund te perdore teste sepciale me rrezatim X.

Si trajtohen Gurëve e tëmthit?


Gurët e tëmthit mund të shërohet duke hequr ne forme kirurgjike fshikëzen e tëmthit me gurët e tëmthit
(cholecystectomy).

Cka duhet bere dhe mos bere ne menaxhimin e gurëve të tëmthit:


✔ Mbani një peshë normale. Nëse jeni mbipeshë, etehere ne konsul me mjekun humbni ne peshe ne
forme te ngadalt dhe te shpejte.
✔ Telefononi mjekun tuaj menjëherë
në qoftë se ju keni një ethe dhe dhimbje barku.
X Mos hani ushqime te pasura shume me yndyrë, ushqim ne sasi te mëdha, sepse keto ushqime nxisin
fshikëzen e tëmthit
te sforcohet dhe te shtyje gurin në kanal.
X Mos gjendroni ne gjendje urie për periudha të gjata.

5 minuta shendet – dr. Nazmi Z Mehemti dhe dr. Hamide Veliu Mehemti

You might also like