You are on page 1of 6

Si ka mundesi qe nje Zot i mire lejon vuajtjen dhe ligesine ne bote?

Endrit Mullisi

Kjo pyetje vjen nga cdo lloj grupim personash-nga ata qe nuk besojne qe Zoti ekziston, nga ata qe kane
filluar te besojne por kane pyetje dhe nga ata qe jane te sigurte ne ekzistencen e Perendise por kane
nevoje per te sqaruar te tjeret ose vetveten kur fatkeqesia godet individin, familjen ose komunitetin ku
jeton.

Se pari dua te them qe perpara se te analizosh burimin e vuajtjeve dhe pergjegjesite e te Plotfuqishmit,
duhet te arrijme separi ne dy perfundime:

1- Zoti ekziston
2- Zoti eshte i mire

Nese nuk i besojme dy theniet e mesiperme, atehere pyetja qe po ngreme sot bie menjehere, sepse
nese nuk besojme qe Zoti ekziston dhe AI eshte i mire, atehere me kot kerkojme pergjigje per vuajtjet ne
bote. Nese kjo pyetje behet ne menyre cinike, atehere ka mundesi qe nuk do te marre pergjigje direkte.

Nqs duam te sigurohemi qe ekziston nje Krijues atehere e analizojme ne kete kendveshtrim – duke
analizuar gjerat e krijuara qe ne shohim, prekim dhe ato qe nuk i shohim por e ndjejme qe jane aty ne
jeten tone.

Kur analiza e pare rezulton qe dikush beson ne ekzistencen e Krijuesit, atehere kalojme ne analizen e
dyte – a eshte Zoti i mire? A eshte Krijuesi me ide pozitive ndaj Krijeses se Tij?

Ne kete analize do ndalemi pak me shume. Ne zakonisht vendosim paralelizma bazuar ne shembuj te
jetes, perjetimet familjare dhe shoqerore si dhe mesimet fetare. Shumatori i ketij informacioni na jep
perfundimin qe kemi aktualisht ne mendjen tone mbi karakterin e Zotit.
Kur shohim brutalitetin e jetes dhe mendojme qe meqenese ZOti eshte i plotfuqishem patjeter Ai eshte i
perfshire ne kete apo ate fatkeqsi. Prandaj gjate gjithe jetes kemi degjuar shprehje si: “E mori Zoti te
shkretin se e donte prane vetes” apo “Zoti ta jep me nje dore por ta merr ne anen tjeter” apo “Zoti
eshte i paparashikueshem, keshtu sit e jete kismet, apo si te jete shkruar.”

Gjithashtu, fatkeqesisht ka me shume se nje mesim fetar ne boten qe jetojme dhe dita dites dalin
degezime te tyre qe kane arritur me qindra. Kjo rrit rremujen e atyre qe jane ne kerkim dhe rrit
shkurrezimin pengues per te kuptuar qartesisht te verteten.

Historia njerezore ka shembuj te pashembullt se cfare kane thene dhe bere njerezit ne emer te Zotit. Ne
i vleresojme bazuar tek efektet qe kane patur ne shoqeri dhe ne vlerat tona morale te tanishme. Njerezit
vleresojne Ghandin per menyren e tij te pacifizmit gje qe u pershtat nga Martin Luther King kur luftoi per
barazine racore. Kur Hitleri ishte ne fuqi pati pastore dhe prifterinj qe e bekuan si drejtuesin e kohes dhe
te tjere qe e kundershtuan per shkak te filozofise dhe metodave qe perdori. Ne emer te Zotit u vrane
shkencetare dhe filozofe qe ishin pararendes te asaj qe u be normale me vone, por heretike ne kohen qe
jetonin.

Kjo e ben me konfuze per nje pjese te njerezve idene se kush ka autoritetin final te tregoje se si eshte
karakteri i Zotit. Tek libri i Oseas 4:6 profeti thote: “Populli im vdes për mungesë njohurish.”
Nganjehere padituria eshte me zgjedhje personale dhe disa here per shkak te zgjedhjes kolektive dhe
trashegimise. Personale kur ti nuk i jep kohe te mjaftueshme te mesosh dhe kuptosh. Kolektive kur nje
grup i caktuar shoqeror vendos se cfare do te pranoje per te vertete per interesa te ndryshme. Padituria
e trasheguar eshte ne rastet kur brezat e meparshem ia kane lene amanet pasardhesve cfare te besojne
dhe i kane mesuar qe besimi eshte i trasheguar dhe jo personal.

Kur njerezit pozicionohen mbi karakterin e Zotit, gjithashtu vleresojne dhe peshoren e asaj qe quhet e
mire dhe e keqe. E keni vene re qe e mira dhe keqja nuk jane absolute ne shoqerine ku jetojme.
Zakonisht e keqja gjendet tek te tjeret, ato qe ne bejme jane ose te mira ose GABIME. Te ashtequajturat
GABIME tonat, jane me te falshme se te tjereve.

E mira dhe e keqja vleresohet shpesh nga pasojat e vendimit qe secili prej nesh merr. Kur ne bejme apo
themi dicka, kjo ka efekte me jetegjatesi te shkurter, te mesme apo te gjate. Ne si shqiptare duke
perdorur historine qe dime, fajesojme pushtues, drejtuesit e keqinj shqiptare qofte dhe politikanet e
sotshem. Dhe realisht secili prej faktoreve qe permenda ka prodhuar efekte me vlera aktuale negative.
Ajo qe njerezit ne pergjithesi nuk shikojne – ose nuk duan ta shikojne jane efektet negative te
vendimeve te veta.

Ne fillim kur Zoti solli perpara pergjegjesise Adamin per mekatin e tij, ky i fundit fajesoi Even dhe gruaja
e tij gjarprin. E dini qe kjo nuk shpetoi askend? Secili prej tyre mori denimin bazuar tek ajo qe kishte
bere. Zoti nuk eshte gjykates i padrejte. Njeriu do te korre ate qe ka mbjelle. Adami ne vend qe te
thoshte po une nuk u binda it ha “Gruaja qe TI me dhe, me shtyu qe te haja frutin e ndaluar” –pra fajin e
ka ZOti qe me dha kete lloj gruaje dhe gruaja qe me shtyu te mekatoj. Ndersa Eva njesoj si burri i saj tha
“Gjarpri me mashtroi, eshte faji i tij”
Libri i Galatasve 6:7-9 thote “Mos u gënjeni: Perëndia nuk vihet dot në lojë, sepse ç'të mbjellë njeriu, atë
edhe do të korrë. Sepse ai që mbjell për mish të tij, do të korrë nga mishi i tij prishje, por ai që mbjell për
Frymë, do të korrë nga Fryma jetë të përjetshme. Le të mos lodhemi duke bërë të mirën; sepse, po të mos
lodhemi, do të korrim në kohën e vet.”

Vendimet qe ne marrim jane pasoje e dashurise se Perendise, i cili kaq shume na do qe na dha te
drejten qe te jemi me vullnet te lire, te marrim vete vendimet.

Vullnet i lire tregon pergjegjesi. Nje pergjegjesi qe secili prej nesh ne kohe te ndryshme e ka te
ndryshme. Une sot kam pergjegjesi si bir i nenes time, burre i gruas sime, baba i vajzes sime, pastor i
Kishes Ungjillore Shqiptare, qytetar i Torontos, komshi i mijera personave qe jetojne ne East York. Kam
pergjegjesi kur votoj perfaqesues ne parlament dhe keshill bashkiak. Kam pergjegjesi te sjell vlerat qe
besoj ne ambjentin ku jam. Jam pergjegjes per brezin tim dhe brezat qe do te vijne.

Ne jemi ndikuar nga vendimet qe kane marre paraardhesit tane dhe miqte apo armiqte e tyre. Prinderit
e tu te nxiten, te shtyne, te ndergjegjesuan, te mbeshteten financiarisht, qe ti te edukohesh ne sistemin
edukativ te kohes. Por vec deshira dhe mbeshtetja e tyre nuk mjafton. Perfundimi i shkollimit tend eshte
shumator i mundesise qe t’u dha dhe vendimit tend. Sot eshte rradha jone. Thuhet qe ai qe mbjell ullinj
nuk i mbjell per veten e vet por per brezat qe do te vijne pas tij. Cfare ka planifikuar tit e mbjellesh per
brezat pas teje? Cfare trashegimie do te lesh ti per ta?

Cdo veprim ka pasoja. Shpesh ndodh qe ne nuk i llogarisim pasojat dhe efektet e tyre. Dhe kur i
llogarisim bazohemi ne makinen llogaritese qe nuk eshte e dizenjuar sipas planin original te Krijuesit.

Nje cift adoleshentesh jane para vendimit te abortojne apo te mbajne beben qe erdhi si pasoje e nje
vendimi bazuar ne terheqje seksuale te pakontrolluara. A besoni qe eshte faji i Perendise qe bebet
abortohen? Apo adoleshente qe martohen sepse behen papritur prinder, por nuk ka qene plani fillestar i
tyre-pas ca kohesh divorcohen sepse nuk mesojne te marrin pergjegjesite e reja.

Mund te them qe semundja e shekullit eshte kanceri. Ne Kanada rreth 30% e vdekjeve i detyrohen kesaj
semundjeje, te ndjekur nga semundjet e zemres me 20%. Ne Elbasan njerezit vdesin nga kanceri me
shume se ne cdo vend te Shqiperise 250-300 persona cdo vit, rreth 10 here me pak se Permeti i
pandotur-sipas ambjentalistit Sazan Guri. Kushedi sa te tjere jane tani te semure. Nje nga aresyet ndotja
nga metalurgjiku. Vetem nga reparti 12 ne 12 vjet aktivitet u prodhuan 6 milion hekur dhe nikel, 25% e
te cilit ka ikur ne ajer per mungese te filtrave ose mosperdorimit te tyre. A eshte faji i Zotit per ndotjen e
Metalurgjikut?

A eshte gjithcka e llogaritur?

Une besoj ne nje fare menyre PO. Kur beson qe ka nje Krijues (dhe llogjika e shendoshe apo analizat
shkencore e mbeshtesin kete gje, qe ka nje krijues inteligjent), Ai ka kriuar njerezimin dhe gjithcka tjeter
me nje plan dhe sistem. Keshtu qe nese dicka nuk shkon mire, atehere duhet te jete vullneti i Zotit?
Absolutisht JO. Por me kete llogjike njerezit kane shkuar shume larg: ata qe thone qe Perendia ka
orkestruar situatat e keqija ne jeten e njerezve dhe ata qe duke pranuar faktin qe Perendia eshte i
paparashikueshem, vendosin te jetojne duke i mbushur mendjen vetes qe Perendia nuk ekziston, ose “te
behet c’eshte per tu bere, une do bej c’mendoj te bej, Ai do beje ate qe Ai do te beje”.

Eshte gabim!

Zanafilla 1 thote qe gjithcka qe Perendia krijoi ishte mire dhe kur krijoi njeriun ishte shume mire, pra
krijimi original i Krijuesit ishte i persosur. Aq i persosur sa i dha te drejte njeriut te sundoje ne toke. I dha
autoritet dhe pergjegjesi. I dha nje menyre per te jetuar dhe i tha qe do jem me ty. Pra Perendia kishte
dhe ka plan pozitiv dhe te mire per njeriun.

Ketu vjen nje element qe shpesh njerezit nuk e fusin ne pamje: satanai apo djalli/dreqi. Ish-krijesa
shume e vecante e Perendise qe tani ishte kthyer ne bishe, nuk mund te shikonte ate qe Perendia krijoi
te qendronte ashtu E PERSOSUR. Kujtojme qe Adami kishte autoritet absolut ne toke, vetem Perendia
ishte mbi te. Sipas shkrimit biblik kuptojme qe djalli nuk kishte fuqi ta detyronte Adamin te behej si ai, i
pabindur ndaj planit original te Krijuesit. Urrejtja e tij perballe dashurise se Krijuesit.

Urrejtja dhe zilia per krijesen e re te Krijuesit qe e kishte larguan satanain dhe ata qe e ndoqen ate nga
pozicioni i tyre orgjinal ne mbreterine qiellore, prodhuan deshiren qe te merrnin me vete ne platformen
e tyre shkaterruese edhe njerezimin. Meqenese ka vetem nje te vertete ne mendjen dhe zemren e nje
njeriu, atehere satanai vendosi qe te ofroje nje genjeshter te paketuar si te vertete. Ai i ofroi Eves, nje
pyetje qe i dha pergjigje vete. Zanafilla 3:1 "A ka thënë me të vërtetë Perëndia: "Mos hani nga të gjitha
pemët e kopshtit?". 3:4-5 "Ju s'keni për të vdekur aspak; por Perëndia e di që ditën që do t'i hani, sytë
tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen".

Ai erdhi si nje specialist me pervoja per t’i treguar modelit te ri te Perendise, se Krijuesi i tyre kishte
nder mend gjera te tjera, ndryshe nga ato qe i kishte treguar atyre.

A te ka ndodhur dhe ty ndonjehere, qe kur je ballafaquar me nje urdherim apo parim biblik, ke patur
idete qe ndoshta nuk eshte e vertete? A ka qene e lidhur kjo me perfitim personal? A te eshte dukur qe
bindja ndaj urdherimit do te kufizoje urtesi, kenaqesi, zgjerim influence, informacion?

Eves oferta i erdhi: Ju do te dini me shume se c’dini tani. Perendia nuk ka ndermend t’ju a tregoje te
pakten per nje kohe, por une si mik i mire, po te tregoj rrugen e shkurter.

Interesante eee? I njejti skenar perseritet gjithmone. “Zoti ka thene keshtu, por nuk kam kohe te pres sa
kjo gje te behet, do ta bej sipas menyres qe une mendoj qe funksionon me mire. Nese nuk funksionon
do kthehem te bej ate qe Zoti thote”

Eva dhe Adami zgjodhen te bejne ate qe secili prej nesh ka zgjedhur te beje here pas here. Efektet jane
te dukshme dhe shkaterrimtare.

Pra kemi kater faktore kryesore qe ndikojne ne jeten tone:

1-Perendia, - Plotfuqishem, i perjetshem, i gjitheditur, i dashur, i drejte, ka dhene Biblen si udhezues


2-satanai, genjeshtar, hajdut, vrases, dinak,tinzar, i parashikueshem ne metodat qe perdor nese njeh
Fjalen, ka fuqi te kufizuar, zoti i kesaj bote, nuk di gjithcka por di qe fundi eshte liqeni i zjarrte, eshte plot
me urrejtje-nuk do asnje nga te vetet,

3-te tjeret - te shumellojshem, te kufizuar ne njohuri, te ndikuar nga ajo qe besojne, me interesa ndaj
teje, ne dy familje: te Zotit ose ne sherbim te djallit, ndikojne me fjale dhe me vepra

4-UNE – i krijuar me nje plan specific nga Perendia, me aftesi te kufizuara, por mundesi te
jashtezakonshme, jam fryme qe kam nje shpirt dhe jetoj ne nje trup, kam kohe te kufizuar ne dispozicion
dhe nuk e di kohen time, nuk vdes por braktis trupin qe perbehet me elemente te kesaj toke, jetoj me
pas ne nje destinacion qe kam zgjedhur ne jeten tokese-me Zotin ose larg Tij.

Secili prej kater grupeve merr vendime, ka pushtet dhe ndikim ne jete tone. Po rune besoj qe jemi ne qe
marrim vendimin final per jeten tone. Kete nuk e merr dot Zoti per ne, dhe as te tjeret dhe as djalli. Te
gjithe dot e ndikojne ne menyra te ndryshme, disa here haptas, disa here indirect, disa here te maskuar
dhe disa here troc. Por TI je personi pergjegjes per vendimet qe merr. Nese i ke marre nga padituria nuk
te cliron nga pergjegjesia. Eshte ne doren tende te kerkosh te dish ate qe ende nuk e di. Te lutesh mos u
justifiko, flitet per jeten tende dhe te tjereve.

Kthehemi tek pyetja: Pse Zoti lejon ligesine ne boten qe jetojme?

Me lejoni t’ju a bej une pyetjen ndryshe. Pse njerezit lejojne ligesine ne boten qe jetojme? Perpara se te
gjykojme motivet dhe veprimet e Krijuesit, te jemi te ndershem dhe te pyesim drejtesisht vetveten :

Pse une lejoj ligesine ne bote? Pse une lejoj te tjeret te bejne ligesi ne bote?

Perpara se te shkojme tek Pergjegjesia e Zotit, i marrim me rradhe 4 kategorite: ne, te tjeret, satanai dhe
Zoti.

Une mund te deklaroj pa kerkuar falje qe une dhe ju jemi bashkefajtore te ligesise qe po ndodh sot ne
boten qe po jetojme. Paraardhesit tane po ashtu.

Bashkefajtore ne vendime, bashkefajtore ne neglizhence, bashkefajtore ne miratim te gjerave te


padrejta dhe bashkefajtore ne mbulimin te padrejtesise kur na ka interesuar neve apo miqve tane.

Ne jemi fajtore per situaten ku njerezimi ndodhet sot. Ne jemi fajtore per shkak te mekatit. Prandaj nuk
eshte e drejte qe nje fajtor te akuzoje ligjvenesin per pasojat negative te vendimeve te veta. Nje njeri i
ndershem do te ndaloje dhe do te thote sinqerisht: “po jam fajtor perpara Krijuesit dhe perpara
njerezve”. Mekati vrungullon aty ku behet, dhe kur secili prej nesh pendohet sinqerisht per mekatet e
veta dhe kerkon meshiren e Perendise, do te gjeje meshire.

Kur nje shoqeri merr pergjegjesi per mekatet e veta, i rrefen ato dhe kerkon meshiren e Perendise, do te
gjeje meshiren e Perendise. Gjykatesi i drejte nuk mund te mbylle syte kur ligji i shenjte shkelet me dy
kembe. Gjykatesi dergoi Birin e tij qe te denohet si perfaqesues i njerezimit, per te gjitha mekatet qe
njerezimi ka bere dhe do te beje. Ai ka krijuar nje vend te sigurt ku mekataret shfajesohen dhe mekati
fshihet. Jezusi tha: “Une jam rruga e verteta dhe Jeta. Askush nuk vjen tek Ati pervec se nepermjet
meje.” Ne Jezusin ti do te gjesh faljen personale dhe te kesh sy te rinj per te kuptuar planin e Perendise
per jeten tende personale dhe per njerezimin ne pergjithesi. Atehere ti do te kuptosh dhe pyetjen e
veshtire pse ende ndodhin fatkeqesi ne boten ku jetojme.

Dua te lutem per ju tani duke besuar qe mesazhi i sotshem ju ka sqaruar me shume ne lidhje pyetjen
“Pse nje Zot i mire lejon gjera te keqija ne kete bote” Por perpara se te lutem dua te ftoj ty qe te besh
nje perkushtim te sinqerte per te marre vendimet e duhura per veten dhe per te tjeret.

“O Zot, jam i ndergjegjshem qe une kam pergjegjesi per gjerat negative qe kane ndodhur rreth meje.
Une kerkoj qe te ndryshoj kendveshtrimin qe kam per jeten dhe dua te shikoj me syte e te vertetes.
Me ndihmo te je mi sinqerte me veten, me ty dhe me te tjeret. Me fal per mekatet qe kam bere ne
syte e tu dhe ne syte e te tjereve. Asgje nuk e fsheh dot perpara Teje. Kam nevoje per nje fillim te ri.
Kerkoj qe te kuptoj dhe zbatoj mesimet e tua ne Bibel, me ndihmo te lutem. Faleminderit”

Materiali i mesiperm eshte pjese e predikimit te dhene me date 10 Nentor 2013 ne Kishen Ungjillore
Shqiptare te Torontos. Nese ke interes te marresh predikime te tjera ne te ardhmen, te lutem shkruaj nje
email ne info@kishashqiptare.ca dhe vendos ne subject “regjistrim per predikime”

You might also like