You are on page 1of 3

Adhurimi i Perendise

E brendshmja dhe e jashtmja, bekimet dhe pasojat.

2 i Samuelit 6
5
Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit u binin para Zotit lloj lloj veglash prej druri të selvisë, qesteve,
harpave, dajreve, sistrave dhe cembaleve. 14 Davidi hidhte valle me gjithë forcat e tija përpara Zotit,
duke veshur një efod prej liri. 15 Kështu Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit mbartën arkën e të Zotit me
thirrje gëzimi dhe duke u rënë borive. 16 Por ndodhi që, ndërsa arka e Zotit po hynte në qytetin e Davidit,
Mikal, bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që po hidhej dhe kërcente përpara Zotit
dhe e përçmoi në zemrën e saj. 20 Ndërsa Davidi po kthehej për të bekuar familjen e tij, Mikal, bija e
Saulit, i doli përpara Davidit dhe i tha: "Sa i nderuar ka qënë sot mbreti i Izraelit që u zbulua para syve të
shërbëtoreve të shërbëtorëve të tij, ashtu siç do të zbulohej një harbut!". 21 Atëherë Davidi iu përgjigj
Mikalit: "E bëra përpara Zotit që më ka zgjedhur në vend të atit tënd dhe të tërë shtëpisë së tij për të më
vendosur princ të Izraelit, të popullit të Zotit; prandaj bëra festë përpara Zotit. 22 Prandaj do ta ul veten
edhe më poshtë dhe do të bëhem më i pavlerë në sytë e mi; por lidhur me shërbëtoret për të cilat më
fole, unë do të nderohem pikërisht prej tyre". 23 Mikal, bija e Saulit, nuk pati fëmijë deri ditën e vdekjes
së saj.

Te analizojme paraprakisht historine perpara ngjarjes:

David ishte bere mbret dhe po sillte arken e Perendise per here te pare ne Jerusalem qe quhej qyteti i
Davidit. Arka kishte qene

Arka perfaqesonte prezencen e Zotit ne ate kohe dhe Izraelitet qe e nderonin Zotin perpiqeshin t’i benin
gjerat sic duhet per ta nderuar Zotin. Me pare ishin perpjekur ta mbartnin arken ne qerre dhe jo me
shkopa dhe unaza sic Zoti kishte urdheruar ne Kohen e Moisiut. Keshtu qe kur errja u pengua dhe arka
levizi, nje nga besniket e davidit qe ishte ne qerre zgjati doren per te mbajtur arken dhe vdiq ne vend.

keshtu qe kete here Davidi e solli arken ne menyren e duhur. Ndersa po hynin ne qytet ishte gezim i
madh. Mihal ishte vajza e ish-mbretit Saul, por qe i jati ia kishte premtuar Davidit per grua ne nje prove
testimi, ku Sauli donte qe davidi te vritej nga filistenjte.

te lexojme varg pas vargu pasazhin biblik:

2 i Samuelit 6
5
Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit u binin para Zotit lloj lloj veglash prej druri të selvisë, qesteve,
harpave, dajreve, sistrave dhe cembaleve. 14 Davidi hidhte valle me gjithë forcat e tija përpara Zotit,
duke veshur një efod prej liri. 15 Kështu Davidi dhe tërë shtëpia e Izraelit mbartën arkën e të Zotit me
thirrje gëzimi dhe duke u rënë borive. 16
shikojme qe te gjithe izraelitet poi bienin veglave muzikore. a ishin ata qe te gjithe muzikante te mire?
patjeter qe JO, eshte veshtire te besosh qe te gjithe ishin muzikante, por secili po bente nje zhurme
gezimi, me vegla zhurmuese ne duar.

A mendoni qe Zoti u nervozua nga zhurma qe bene njerezit, nga cimbalet dhe nga borite? JO.
perndryshe ai do kishte ndeshkuar ca aty qe te mesonin te tjeret.

ishte nje dite e vecante, pra prezenca e Zotit po behej me e prekshme per njerezit dhe ata po
ngazellonin.

David ishte mbret por kishte hequr rroben mreterore dhe ceremonial dhe ishte veshur menje rrobe te
thjeshte. Davidi nuk kishte harruar se kush kishte qene dhe nga vinte.

Davidi ishte nje nga ata qe po kercenin dhe bible thote qe ai po hidhte valle me gjithe forcen. Imagjinoni
sikur te kishte atehere celulare me internet dhe twitter. gjithe bota do shikonte nje mbret qe kercente s
ii cmendur ne nje ceremony “fetare”.

Por ndodhi që, ndërsa arka e Zotit po hynte në qytetin e Davidit, Mikal, bija e Saulit, duke shikuar nga
dritarja, pa mbretin David që po hidhej dhe kërcente përpara Zotit dhe e përçmoi në zemrën e saj.

por ishte te pakten dikush qe nuk po gezohej sit e tjeret. dhe kjo nuk ishte dokushdo por vete
mbreteresha, e cila kishte qene bija e ish-mbretit te Izraelit. ajo nuk gezohej dot per ardhjen e arkes se
Perendise, por nga ana tjeter nuk bahkohej dot as me gezimin e burrit te saj. Ajo bile shkoi shume larg,
saqe e percmoi mbretin. Uau. Ajo nuk tha asgje ne public, por Zoti e pa.
20
Ndërsa Davidi po kthehej për të bekuar familjen e tij, Mikal, bija e Saulit, i doli përpara Davidit dhe i
tha: "Sa i nderuar ka qënë sot mbreti i Izraelit që u zbulua para syve të shërbëtoreve të shërbëtorëve
të tij, ashtu siç do të zbulohej një harbut!".

Mbreti erdhi ne shtepi i gezuar qe te bekoje dhe familjen e tij. Gruaja nuk e la qe te vazhdonte gezimin.
Ia preu rrugen dhe zbrazi perbuzjen e saj. Ajo kishte ne mendjen e saj nje pamje te qarte sesi duhej te
sillej nje mbret sidomos ne ceremony te tilla. Keshtu qe ajo tregoi hapur mosaprovimin e saj, qe mbreti
te ngazellonte sic ja donte shpirti. Ajo po thoshte qe mbreti duhet te jete i rezervuar dhe te mos tregoje
ate qe ka ne zemer. Ne fund perdor krahasimin “harbut”.
21
Atëherë Davidi iu përgjigj Mikalit: "E bëra përpara Zotit që më ka zgjedhur në vend të atit tënd dhe
të tërë shtëpisë së tij për të më vendosur princ të Izraelit, të popullit të Zotit; prandaj bëra festë
përpara Zotit. 22 Prandaj do ta ul veten edhe më poshtë dhe do të bëhem më i pavlerë në sytë e mi;
por lidhur me shërbëtoret për të cilat më fole, unë do të nderohem pikërisht prej tyre".

Shikoni sigurine e Davidit. Ai tha qe e BERI PERPARA ZOTIT. I rikujtoi qe babai i vet, nuk eci me zemer te
paster perpara Zotit prandaj u zevendesua. Zoti e quan Davidin “njeri sipas zemres sime”. Davidi ishte
nje adhurues. AI e lavderonte Zotin kur ishte bari dhe vazhdoi ta lavderoje ate dhe kur u be mbret. Kur
ne e lavderojme Zotin ne jeten private, e kemi te lehte ta lavderojme dhe ne public.
Davidi thote qe bera feste perpara Zotit. A eshte cdo dite feste ? JO. pork ur eshte feste, nuk eshte
momenti per te ndenjur te ngurte. Zoti n aka dhene emocione qe ne i shprehim drejt njerezve qe i
duam, pse te mos i shprehim dhe ndaj Perendise?

V.22 thote qe Davidi ishte gati te dukej dhe me i pavlere ne syte e vet, sepse ai nuk donte te krijonte
lavdi per veten. Ai donte qe te vendoste nje standart qe do te ndiqej dhe nga sherbetoret.
23
Mikal, bija e Saulit, nuk pati fëmijë deri ditën e vdekjes së saj.

Une mendoj qe kjo shterpesi eshte pasoje e zemres se saj jo adhuruese ndaj Perendise. Perndryshe do
te thoshte qe Davidi nuk fjeti me te. Por ajo nuk lindi femije. Pse duhej thene kjo gje ne fund te kesaj
historie? sepse une besoj qe Perendia e shikon me shume seriozitet menyren sesi ne reagojme ndaj
adhurimit te tjereve.

Nese nuk adhurojme Perendine ne mes te njerezve qe adhurojne Perendise ka shume mundesi qe ka
dicka ndryshe ne zemren tone. Kur them adhurim ne kete rast e kam tek shprehja e jashtme e asaj qe
eshte Brenda. Daidi me te tjeret, kendonin, kercenin, i binin borive dhe veglave, ndersa mbreteresha
shikonte nga dritarja.

Kur ne shikojme te tjeret qe adhurojne, cfare jemi duke menduar ne zemer?

Kujtoni dy djemte e pare te Adamit dhe Eves: Kainin dhe Abelin.

Ata i ofruan adhurim Perendise me ate qe kishin si product te punes se tyre: Kaini-fryta te tokes dhe
Abeli-nje kafshe nga kopeja qe ai kulloste.

Zoti pranoi adhurimin e Abelit por refuzoi ate te Kainit. Pse? Sepse Kaini e ofroi me zemer te keqe dhe
Zoti it ha, shko dhe rregullo zemren dhe hajde te japesh oferten.

ndersa ne mblidhemi sebashku, kemi nje mundesi te ofrojme nga ajo qe kemi dhe lavderimet e buzeve
tona, ndersa i kendojme Perendise. Le te jemi si Davidi dhe jo Mikal. Le ta adhurojme Perendine
cmendurisht !

You might also like