You are on page 1of 8

KAPITULLI II

MATJET NË KUSHTE TË NDRYSHME

2.1. PESHA E VLERËS SË MATUR

Deri tani kemi analizuar seri të vlerave të matura të cilat


mendohen të kryera në kushte të njëjtë. Në të vërtetë edhe në këto
matje tërësia e kushteve nuk qëndron e njëjtë nga matja në matje. Kjo
vihet re po të analizojmë gabimet i që shfaqen. Por në matje të tilla
kushtet nga matja në matje ndryshojnë shumë pak dhe në mënyrë të
paparashikuar. Kjo bën që secilën matje ta quajmë njëlloj të mundshme
për të na dhënë vlerë të matur pranë vlerës së vërtetë X. Në teorinë e
gabimeve ndikimi i tërësisë së kushteve karakterizohet me kujdesin e
treguar gjatë matjes. Matjet e mësipërme mund t’i quajmë si matje ku
është treguar për secilën i njëjti kujdes, pra matje me kujdes të njëjtë.
Por në punimet gjeodezike takohemi dhe me vlera të matura që
nuk i përgjigjen kushteve të mësipërme. Kështu, po të kemi n vlera të
matura të realizuara nga vrojtues me përvojë dhe me kualifikim të
ndryshëm ose vlera të matura me instrumentë që arrijnë saktësi të
ndryshme, kjo seri vlerash të matura ndryshon nga e para. Këtu në
secilën vlerë të matur kemi një ndryshim të paparashikuar, por ama
kemi dhe ndryshim të njohur nga ne. Kjo bën që për këtë seri të themi
se në secilën nga vlerat e matura është treguar një kujdes i ndryshëm,
d.m.th. kemi seri të vlerave të matura me kujdes të ndryshëm. Në këtë
rast matje të ndryshme kanë mundësi të ndryshëm për të na dhënë
vlerë të matur pranë vlerës së vërtetë X. Kuptohet që ky kujdes i
ndryshëm i treguar në vlerat e matura do të bëjë që ato të jenë dhe me
saktësi të ndryshme. Sa më i madh të jetë kujdesi i treguar në një vlerë
të matur (sa në kushte më të mira të jetë realizuar matja), aq më e
madhe do të jetë saktësia e asaj vlere, pra aq më i vogël do të jetë
gabimi i saj. Është e drejtë atëherë që në vlerat e matura me kujdes të
ndryshëm për çdo vlerë të matur të tregohet dhe shkalla e kujdesit të
treguar në të, pra të tregohet cilësia e kushteve të matjes. Për të
karakterizuar shkallën e kujdesit të treguar në një vlerë të matur,
shërben kuptimi i peshës së saj.
38
Pesha e vlerës së matur është një numër (pozitiv) që i vihet në
korrespondencë asaj për të treguar shkallën e kujdesit të treguar në
të. Nga kjo del se vlerat e matura me kujdes të njëjtë kanë peshë të
njëjtë, ndërsa ato me kujdes të ndryshëm kanë pesha të ndryshme. Të
shohim si mund të gjendet pesha e vlerës së matur. Nga sa thamë
shihet se sa më të mirë të jenë kushtet në të cilët kryhet matja, aq më
kujdes është treguar gjatë kësaj matjeje dhe aq më e madhe do të jetë
pesha e kësaj vlere të matur. Nga ana tjetër kushteve të caktuar të
matjes i përgjigjet dhe një g.m.k. i caktuar, i cili shpreh ndikimin e
këtyre kushteve në vlerën e matur. Që këtej del dhe lidhja midis vlerës
së matur dhe g.m.k. të saj. Sa më i vogël të jetë g.m.k., aq më e madhe
është pesha e saj, sepse aq më i madh është kujdesi i treguar për të.
Duke u nisur nga kjo marrim këtë përkufizim :
Peshë të vlerës së matur quajmë inversin e katrorit të g.m.k. të
realizuar në të.

1
Pi =
mi2

Për serinë e vlerave të matura e rëndësishme është të jemi në


gjendje të krahasojmë kujdesin e treguar në vlerat e matura , pra të
dihet raporti i shkallës së kujdesit të treguar në to dhe ky raport të
shprehet me anë të peshave.
Kemi dy vlera li dhe li 1 me pesha dhe g.m.k. përkatësisht
Pi , Pi 1 , dhe mi e mi 1 .

Pi 1 m2 m2
= 2  i + 1 = i +2 1
Pi + 1 mi 1 mi

Nga kjo del se në formulën e llogaritjes së peshës konstantja 1


mund të zëvendësohet nga një tjetër çfarëdo c e tillë, që peshat të
dalin numra të përshtatshëm për llogaritjen e mëtejshme.
Kështu në qoftë se një madhësi është matur dy herë me g.m.k.
përkatëse m1 = 0.4 cm dhe m2 = 0.6 cm, atëherë peshat do të jenë :
Rasti 1 c =1

39
1 1 1 1
P1 = 2
= = 6.25 P2 = 2
= = 2.77
0.4 0.16 0.6 0.36

P1 6.25 0.36
= = = 2.25
P2 2.77 0.16

Rasti 2. Pranojmë c = 0.16  0.36  100 = 5.76

0.16  0.36  100


P1 = = 36
0.16

0.16  0.36  100


P2 = = 16
0.36

P1 36
= = 2.25
P2 16

Atëherë dalim në përfundimin se pesha për vlerën e matur ka


kuptim relativ. Ajo është e lidhur me serinë e vlerave të matura. Peshat
marrin kuptim vetëm kur krahasohen njëra me tjetrën, ndërsa të
veçuara nuk kanë asnjë vlerë. Ato na ndihmojnë për të kuptuar se sa
herë një vlerë është marrë më saktë se tjetra.
Dimë që në seritë me kujdes të njëjtë vlerat e matura li ( i =
1, 2, 3...n ) kanë të njëjtin gabim mesatar kuadratik m. Duke pranuar
c = m2 , mund të shkruajmë :

m2
Pi = = 1 ( i = 1, 2, 3 ... n )
m2

Pra, seria e vlerave të matura me kujdes të njëjtë mund të


pranohet si seri në të cilën pesha e vlerave të matura është një njësi.
c
Duhet të kemi parasysh që për të llogaritur peshën sipas formulës 2 ,
m
duhet që g.m.k. të shprehë në të vërtetë kushtet në të cilët është kryer
matja, pra vlerat e matura të jenë të çliruara nga gabimet e mëdhenj dhe
sistematikë, dhe numri i tyre të jetë i mjaftueshëm për të llogaritur m
me saktësi.
40
c
Formula Pi = është formula bazë për llogaritjen e
mi2
peshave dhe realizon saktësi. Por, në praktikën e punimeve gjeodezike,
jo gjithmonë mund të dimë që në fillim g.m.k. të vlerës së matur,
rrjedhimisht nuk mund të përdorim formulën e mësipërme. Por pesha e
vlerës së matur duhet përcaktuar dhe në këta kushte. Për këtë do të na
ndihmojnë disa kriterë ndihmës. Në kursin e gjeodezisë këta kriterë
analizohen me saktësi, por këtu do të japim disa, sa për orientim dhe
të mund të zgjidhim disa ushtrime që do të na dalin më vonë.

1. Kriteri i përvojës
Dimë nga përvoja se metoda apo instrumenti i përdorur
realizon këtë saktësi, pra këtë g.m.k. Ky përdoret në llogaritjen e
peshës.

2. Kriteri i numrit të matjeve


Kuptohet se sa më shumë matje të kemi kryer mbi madhësinë,
aq më mirë mund t’i afrohemi vlerës së vërtetë. Kështu që madhësi të
marra nga numër matjesh të ndryshme kanë saktësi të ndryshme. Si
peshë të tyre mund të përdorim formulën :

ni
pi = ,
c

ku :
pi - pesha, ( i = 1, 2, ... n )
ni - numri i matjeve;
c - konstantja e zgjedhur nga ne.

3. Numri i stacioneve apo i hapësirave


Në vijat e nivelimit ku numri i stacioneve është i ndryshëm edhe
saktësia e disnivelit të tyre do të jetë e ndryshme. Sa më i madh të jetë
numri i stacioneve, aq më e vogël do të jetë saktësia e disnivelit.
Kështu që peshën e disnivelit Pi mund ta llogaritim :

1 c
Pi = ose pi = ,
ni ni

41
ku ni është numri i stacioneve mbi vijën e i të nivelimit.
Kur pjerrësia e vijave të nivelimit është e njëjtë, d.m.th. numri i
stacioneve në një km vijë nivelimi është i barabartë për të gjitha vijat,
pesha e disnivelit mund të llogaritet dhe me formulën

c
Pi = ( i = 1, 2, ... 12 ) (fig.2.1),
Li

ku Li është gjatësia e vijës së nivelimit (zakonisht në km).

Fig. 2.1

2.2. VLERËSIMI I SAKTËSISË NË MATJET ME


KUJDES TË NDRYSHËM. GABIMI MESATAR
KUADRATIK NJËSI

Kemi serinë e vlerave të matura me kujdes të ndryshëm l1 ,


l2 , ... ln . Gabimet mesatarë kuadratikë të tyre i shënojmë m1 , m2 , ...
mn . Në bazë të përkufizimit peshat e tyre do të jenë :
c
pi = ( i = 1, 2, ... n. ) (2.1)
mi2

42
Gabimin mesatar kuadratik të asaj madhësie, pesha e së cilës
është 1 njësi e quajmë gabim mesatar kuadratik të njësisë së peshës
ose shkurt gabim mesatar kuadratik njësi. Këtë e shënojmë m0.
Këtej del dhe kuptimi i konstantes c, e cila është e barabartë
me katrorin e gabimit mesatar kuadratik njësi.
Nga barazimi (2.1) marrim :

c = m02 = mi2  pi
ose
m0 = mi  pi . (2.2)

D.m.th. në një seri vlerash të matura me kujdes të ndryshëm


prodhimi i gabimit mesatar kuadratik me rrënjën katrore të peshës
është konstant dhe i barabartë me g.m.k. njësi. Shohim se problemi i
llogaritjes së g.m.k. të vlerës së matur thjeshtohet shumë, në qoftë se
njihet vlera e gabimit mesatar kuadratik njësi

m0
mi = ( i = 1, 2, ... n )
pi
(2.3)

Duke qenë se parametri c zgjidhet, mund të qëllojë që peshën


1 njësi të mos e ketë asnjë nga vlerat e matura, por një vlerë fiktive( e
imagjinuar ) dhe kundrejt saj të llogariten gabimet në vlerat e matura.
Kemi mësuar që për vrojtimet me kujdes të njëjtë g.m.k. llogaritet nga
formula :

m = 
 
(2.4)
n

Të shohim cila do të jetë formula që llogarit g.m.k. njësi m0 .


Kemi vlerat l1 , l2 , ... ln me g.m.k. m1 , m2 , ... mn , gabime të
vërtetë 1 , 2 , n dhe pesha p1 , p2 , ... pn .
Formojmë serinë e vlerave li të tilla :

43
l1  l1  p1
l 2  l 2  p2
l3  l3  p3 (2.5)
................
l n  l n  pn

Në qoftë se madhësia li ndryshon nga vlera e vërtetë me


gabimin i , madhësia l1 ndryshon nga ajo me madhësinë

i   i  pi (2.6)

ndërsa g.m.k. i vlerave li do të jetë :

mi  mi  pi (2.7)

Pra shohim se madhësia li është një seri vlerash me kujdes të


njëjtë, sepse të gjitha vlerat e saj kanë të njëjtin gabim. Atëherë për
serinë li mund të përdoret formula e njohur e g.m.k. (2.4) dhe
marrim :

m  
  (2.8)
n

Gabimi m numerikisht është i barabartë me gabimin njësi të


serisë l i , kështu që shkruajmë :

m0  
 
n

Duke zëvendësuar i   i  pi marrim :

m0  
 P   . (2.9)
n

44
Në vrojtimet me kujdes të njëjtë, ku pesha është 1, formula
merr pamjen e njohur :

m = 
 
.
n

45

You might also like