You are on page 1of 2

Benefitet

1. Panairet janë vendi ideal për zgjerim dhe kjo do te vazhdoje edhe ne te ardhmen.
2. Ky organizim është mundësia me e mire për te njoftuar dhe fituar klient te rinje.
3. Kështu ju siguroni mirëmbajtjen e kontakteve te klientëve ekzistues dhe riaktivizimin e
klientëve qe kanë pushuar se vepruari.

4. Përfshirje dhe rrjetëzim direkt me blerës potencial nëpërmes kontaktit face to face qe iu
mundëson kontakt te drejtpërdrejte me blerësin potencial duke u prezantuar para tij ashtu
si keni dëshiruar dhe përcaktuar qëllimin tuaj paraprakisht.

5. Ne një anketim te bere nga UFI me vizitoret e panairit ka dale qe 85% e tyre i mbajnë ne
mend stafin e firmës qe ka prezantua ne panair. Ne panairet tona moderne stafi juaj krijon
kontakte te vlefshme me vizitore te nivelit vendimmarrës.

6. Kompanitë me te mëdha vazhdojnë te jene pjese e panaireve për vite me radhe, përmes
pjesëmarrjes ne ketë panair ju paraqiteni si kompani e guximshme për te shfaqur te
arriturat e kompanisë nder vite dhe mund te prezantoni inovacionet tuaja para shume
kompanive te tjera te niveleve te larta.

7. Krijo permanent Leads (Leads, janë prospektet/at atë cilët pretendojmë te bëhen klient)

8. *Për te zhvilluar biznesin ne mënyre permanente është shume e nevojshme për te krijuar
bashkëpunëtore/ blerës potencial te kualifikuar, ne si panair iu sigurojmë qe shume
vizitore do te ftohen individualisht nga tere territori i Kosovës dhe rajonit, me fokus
vizitoret profesionist te fushës se Agrobiznesit.

9. Internacionalizim i Firmës tuaj, sepse ju po bëni prezantim te produkteve dhe shërbimeve


tuaja në tregun Internacional.
10. Kompania jone ka dy vite qe është duke e përdorur platformën B2B, platforme kjo qe iu
mundëson zgjerim te tregut brenda vendit dhe te gjeni partner jashtë vendit.
11. AGROKOS do te mirëpres kompani nga më shumë se 20 vende të botës, të gjithë të
mbledhur rreth qëllimeve të përbashkëta - krijimin e bashkëpunimit të ri dhe zgjerimin e
tregut për produktet e tyre.

12. Edhe pse panairi munde te ketë një kosto te larte financiare prape te gjitha studimet kane
dëshmuar se kostoja e pjesëmarrjes ne panair ne raport me përfitimet është tepër e ulte.

13. Ambient i fuqishëm i te berit biznes dhe realizim i shitjeve


14. Krijimi i kanaleve te reja për distribuim te produkteve

15. Gjetje te reja për furnizim me produkte apo lende te pare.

16. Gjetje e stafit te ri për kompaninë tuaj

17. Shumë tema të specializuara nga eksperte fushës dhe prezantime te cilat mund të
përdoren nga ekspozuesit për qëllime promocionale.
18. Shitje direket dhe oferta promocionale.
19. Regjistrim online për te gjithë vizitoret.
20. Lokacioni lehte i qasshëm për te grithe e sidomos për ata qe vijnë nga jashtë Prishtina.

You might also like