You are on page 1of 4

Pasi Zoti përmend ligjet dhe flet mbi fenë që ia shpalli profetit Muhamed a.

s, në xhuzin e 29 ai bën thirrje që këto t'u

përçohen dhe transmetohen të gjithë njerëzve. Prej myslimanëve kërkohet që kjo mënyrë jete e shpallur nga Zoti, t'i

prezantohet njerëzimit në formën më të mirë. Ti o mysliman, je përgjegjës para Zotit dhe para njerëzimit, që këtë

libër madhështor dhe të mrekullueshëm, ta bësh sa më të njohur tek njerëzit. Të ftosh të tjerët në udhën e Zotit, është

obligim i çdo myslimani dhe myslimaneje. Profeti a.s nuk ia ka besuar këtë përgjegjësi vetëm institucioneve

përkatëse, dijetarëve, myftinjve apo hoxhallarëve. Thotë Profeti a.s në një hadith:"Transmetoni prej meje qoftë dhe

një ajet."

Imam Ahmedi thotë:"Kush njeh mirë një mesele fikhu, është dijetar rreth saj."

Ditën që Ebu Bekri pranoi islamin, iu bashkëngjitën kësaj nismeje edhe gjashtë burra të tjerë, të cilët Profeti a.s i

përgëzoi me xhenet më pas. Kjo, edhe pse informacioni dhe dijet e tij mbi fenë, ditën që pranoi islamin, ishin shumë

modeste dhe të pakta. Ajo që e bënte Ebu Bekrin t'u fliste të tjerëve mbi islamin, ishte pikërisht pasioni dhe dashuria

e zjarrtë që ndjente karshi kësaj feje dhe jo dijet e tij të thella.

Duke ditur rëndësinë e ftesës në udhë të Zotit, të gjithë suret e xhuzit 29 flasin dhe i kushtojnë vëmendje kësaj

çështjeje.

Surja Mulk, flet mbi madhështinë e Zotit të madhëruar, me qëllim që ta vlerësojmë dhe më vonë të ftojmë njerëzit

në udhën e Tij. Që në ajetet e para, ajo flet mbi madhështinë e Zotit.

"Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem dhe që është i Fuqishëm të bëjë çdo gjë! Ai i ka

krijuar jetën dhe vdekjen, për t’ju provuar se kush prej jush do të veprojë më mirë; Ai është i Plotfuqishmi

dhe Falësi i madh. Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e të

Gjithëmëshirshmit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje?" (Mulk, 1-3)

E gjithë kjo sure, nga fillimi gjer në fund, përmend fakte të ndryshme të pushtetit dhe madhështisë së Zotit.

Surja Kalem

Nëse njeriu ndërgjegjësohet mbi këtë fakt, se gjithçka është pronë e Zotit të madhëruar, atëherë e ka obligim që t'i

ftojë të tjerët të njohin Zotin e gjithëpushtetshëm. Por për këtë, i duhet të shtojë dijet dhe informacionin. Kështu,

ajeti i parë i sures Kalem, përmend penën:

"Nun. Betohem për penën dhe për atë që shkruajnë"


Surja Kalem, është surja e dytë që iu shpall Profetit a.s, pas ajeteve të para të sures Alak. Edhe në ajetet e para të

sures Alak, i bëhet thirrje njeriut që të njohë dhe të prezantohet me Zotin dhe Krijuesin e tij. Surja Kalem bën thirrje

që dijet e përftuara të shkruhen dhe të regjistrohen, me qëllim që të mos harrohen. Kjo duket qartë në faktin se ajeti i

parë i saj, përmend penën, mjetin e shkrimit.

Vallë si duhet të jetë ai umet, libri i të cilit fillon me fjalët "Lexo"? A mund të jetë analfabet një umet i tillë?

Kohë më parë, myslimanët kishin bibliotekën më të madhe në botë, atë të Bagdadit.

Surja Kalem, fokusohet kryesisht në dy gjëra: Regjistrimin dhe dokumentimin e dijeve dhe rëndësinë e moraleve.

Duke qenë se ftuesit duhet të jenë model, në këtë sure përmenden moralet dhe normat etike me të cilat duhet të

karakterizohet një ftues. Meqë Profeti a.s është modeli ynë më i mirë, në këtë sure kemi dëshminë e vetë Zotit a.s

për moralet e Profetit a.s. "...se ti je me virtyte madhore." (Kalem, 3)

Veç kësaj, kjo sure përmend edhe disa morale dhe virtyte të këqija të jobesimtarëve. Me këtë, sikur i bëhet thirrje

çdo ftuesi që të distancohet nga këto morale dhe të përvetësojë ato më të mirat, ato të profetit Muhamed a.s.

Surja Hakka

Kjo sure vë theksin në një nga metodat më efikase të një ftuesi dhe ajo është përkujtimi i jetës së përtejshme. Hakka,

është Dita kur gjithçka do të zbulohet dhe njerëzit do të prezantohen me të vërtetën e plotë. Atë Ditë, njerëzit do e

mësojnë nëse i përkasin banorëve të xhenetit apo të xhehenemit. Në këtë sure flitet për njerëzit që do e marrin librin

e veprave nga krahu i djathtë dhe ata që do e marrin nga krahu i majtë. Ashtu siç përmend fragmente të tjera nga

Dita e Gjykimit.

T'i kujtosh njerëzit me jetën e përtejshme, është një nga metodat që duhet të përdorë ftuesi për të forcuar besimin e

njerëzve.

Surja Mearixh

Kjo sure fokusohet tek cilësitë dhe tiparet e besimtarëve. Ajo është e ngjashme me suren Muminun.
"Përjashtim bëjnë ata që falen, e që janë të vazhdueshëm në faljet e tyre; e që caktojnë një pjesë të pasurisë

së tyre për lypësin dhe për nevojtarin; e që besojnë në Ditën e Llogarisë (Gjykimit); e që frikësohen nga

dënimi i Zotit të tyre..." (Mearixh, 22-27)

çdo besimtar dhe sidomos ftuesit, duhet të karakterizohen nga këto cilësi, të cilat aq sa kanë të bëjnë me forcimin e

besimit, kanë të bëjnë edhe me rrënjosjen e moraleve dhe vlerave.

Surja Nuh

Kjo sure flet mbi një nga modelet më të mira të një ftuesi. Ai është një ftues që demonstroi një durim të rrallë gjatë

përmbushjes së misionit të tij. Ai duroi për 950 vite, pa u dëshpëruar dhe pa i humbur shpresat. Ai është profeti Nuh

a.s.

Surja Nuh, është në mes të xhuzit të parafundit dhe sikur përbën boshtin e këtij xhuzi.

Pasi përmenden cilësitë e ftuesit, surja Nuh përmend artin e të ftuarit në fenë e Zotit. Me fjalët e Nuhut, përshkruhet

mënyra si i ftonte njerëzit të adhurojnë një Zot të vetëm:

"Ai tha: “O Zoti im, unë e thirra vërtet popullin tim natë e ditë, por thirrja ime edhe më tepër i largoi (nga e

vërteta). Sa herë, që i thirrja për t’i falur Ti, ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e

tyre, duke këmbëngulur me mendjemadhësi (në mosbesim). Pastaj i thirra me zë të lartë!" (Nuh, 5-8)

Surja Nuh, i kushtohet çdo njeriu që fton në rrugën e Zotit. Ajo i bën thirrje që të mos dëshpërohet dhe mos mendojë

se nuk ka shpresë. Nuhu a.s vazhdoi ta ftojë popullin e tij për 950 vite me radhë, edhe pse nuk besonin. Thuhet që

çdo 15 vite, besonte vetëm një person. Megjithatë, ai nuk e humbiste shpresën dhe vazhdonte t'i ftojë.

Ajetet e mësipërme, tregojnë se Nuhu a.s përdori të gjithë metodat dhe instrumentet për t'i bindur njerëzit të besojnë

në një Zot të vetëm. Ai u fliste atyre fshehurazi dhe haptazi, në shtëpi dhe në publik. Ai u premtonte se nëse besojnë

në Zot, do u jepen edhe të mirat dhe begatitë e kësaj bote.

"...e u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm, t’ju

shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!" (Nuh, 10-12)

Më pas, u fliste mbi madhështinë e Zotit dhe se si kjo reflektohej në krijim:

"Ç’është kështu me ju, që nuk e madhëroni Allahun siç duhet (duke e pasur frikë), ndërkohë që Ai ju ka

krijuar në etapa (etapat e embrionit)? A nuk e shihni se si Allahu i ka krijuar shtatë qiejt njëri mbi tjetrin,

dhe në ta e ka bërë Hënën dritë, kurse Diellin e ka bërë fener? Allahu ju ka krijuar nga toka, ashtu si bimët,
pastaj ju kthen tek ajo dhe prej saj sërish do t’ju nxjerrë. Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë, që të

ecni nëpër të, nëpër rrugët e gjera.” (Nuh, 13-20)

Në xhuzin 28, flitej se pasuria, fëmijët dhe familja janë tunduese dhe ndonjëherë të largojnë nga rruga e Zotit.

"O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e

bëjnë këtë, do të humbin." (Munafikun, 9)

"O besimtarë! Në të vërtetë, ju keni armiq në radhët e grave tuaja dhe të fëmijëve tuaj, andaj ruajuni prej

tyre! Por, nëse nuk i vini re fyerjet e tyre dhe ua falni, ta dini se Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.

Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh." (Tegabun, 14-15)

Pikërisht mbi këtë, Nuhu bën komentet e tij ku thotë:"Nuhu tha:“O Zoti im, ata më kundërshtuan mua dhe u

dhanë pas atyre njerëzve, pasuria dhe fëmijët e të cilëve nuk kanë sjellë gjë tjetër, veç shkatërrimit." (Nuh,

23)

Ajeti i fundit i kësaj sureje është:

"O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të

gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!” (Nuh, 28)

You might also like