You are on page 1of 34

INSTITUTI I KURRIKULAVE DHE I 

TRAJNIMIT 

STANDARDET E SHKENCAVE 
SHOQËRORE 
PËR KLASAT 10­12 

TIRANË, SHTATOR  2008


Hyrje 

Shkencat shoqërore përbëjnë një studim të integruar që synon të nxisë dhe të zhvillojë 
aftësitë qytetare. Ato sigurojnë një studim të  bashkërenduar, sistematik të  lëndëve 
të tilla, si qytetaria, historia, gjeografia, ekonomia, shkencat politike, filozofia etj., 
duke  integruar  dhe  përmbajtjen  e  duhur  nga  shkencat  humane,  natyrore  dhe 
matematika. 

Qëllimi  kryesore  i  shkencave  shoqërore  është  të  ndihmojë    nxënësit  të  zhvillojnë 
aftësinë e tyre për të marrë vendime të arsyeshme dhe të mirinformuara për të mirën e 
përbashkët,  si  qytetarë  të  një  shoqërie  shumëkulturëshe    demokratike    në  një  botë 
gjithnjë e më të ndërvarur. 

1.  Shkencat  shoqërore  kanë  si  qëllim  kryesor  të  zhvillojnë  njohuritë,  aftësitë, 
qëndrimet dhe  prirjet që janë të domosdoshme  për një shoqëri demokratike. 

2.  Shkencat  shoqërore  integrojnë  njohuri,  aftësi  dhe  qëndrime  në  dhe  ndërmjet 
lëndëve të ndryshme. Shkalla dhe format e integrimit ndryshojnë në varësi të niveleve 
moshore, të tematikave ose  të çështjeve të ndryshme. 

3. Shkencat shoqërore ndihmojnë nxënësit të ndërtojnë njohuri dhe qëndrime përmes 
lëndëve  të  ndryshme,  të  cilat  ofrojnë  mënyra  dhe  këndvështrime  të  ndryshme  të 
trajtimit të realitetit. 

4.  Shkencat  shoqërore  reflektojnë    ndryshimet  e  njohurive,  duke  lëvruar  metoda  të 
reja integruese për të zgjidhur çështjet themelore të shoqërisë njerëzore. 

Standardet e fushës së shkencave shoqërore të hartuara në këtë kontekst, përshkruajnë 
fushat  ose  linjat  kryesore  dhe  arritjet  e  pritshme  të  nxënësve  në  këto  fusha.        Ato 
shërbejnë, ndër të tjera,  si udhëzues për:

·  Zhvillimin e përmbajtjes së disiplinave lëndore.
·  Përcaktimin  e  arritjeve të të gjithë nxënësve në  fushën e njohurive, aftësive, 
qëndrimeve në fund të një cikli shkollimi.
·  Për vlerësimin e arritjeve të nxënësve etj. 

Ato  shërbejnë  si  kritere  për  të  marrë  vendime  në  fushën  e  kurrikulës  së  lëndëve 
shoqërore  dhe  për  të  përzgjedhur  jo  vetëm  çështje  të  ndryshme  për  t’u  trajtuar  në 
klasë, por edhe për të përzgjedhur mënyrën më të mirë të trajtimit të tyre. 

Organizimi i standardeve 

Standardet e shkencave shoqërore  në këtë dokument janë organizuar në dhjetë linja, 
të cilat përmbajnë edhe arritjet e pritura nga  nxënësit  në  secilën prej tyre  në fund të 
klasës së 12. 
Linjat janë ndërlëndore dhe si të tilla ato lidhen dhe priten natyrshëm me njëra­tjetrën.


Linjat kryesore të standardeve të shkencave shoqërore janë: 

Standardi 1. Kultura 
Standardi 2. Koha, vazhdimësia, ndryshimi 
Standardi 3. Njerëz, vende dhe mjedise 
Standardi 4. Zhvillimi individual dhe identiteti 
Standardi 5. Individë, grupe, institucione 
Standardi 6. Pushteti dhe autoriteti 
Standardi 7. Prodhimi, shpërndarja, konsumi 
Standardi 8. Shkenca, teknologjia, shoqëria 
Standardi 9. Lidhjet globale 
Standardi 10. Ideale dhe praktika të qytetarisë


Standardet e shkencave shoqërore për klasat 10­12 
Fusha e shkencave shoqërore është një studim i integruar i shkencave shoqërore dhe 
humane  dhe  përfshin  një  studim  sistematik dhe  të  integruar  të disiplinave të  tilla,  si 
edukimi  qytetar,  ekonomia,  historia,  gjeografia,  sociologjia,    psikologjia,  si  dhe 
elemente të shkencave humane. Qëllimi i shkencave shoqërore si fushë është t'i pajisë 
nxënësit  me  njohuri,  aftësi  dhe  qëndrime  që  atyre  u  nevojiten  për  të  qenë  qytetarë 
aktivë, të informuar, të përgjegjshëm dhe anëtarë të komuniteteve të tyre.   Pra: 

Studimi i shkencave shoqërore synon krijimin dhe zhvillimin  e:
·  Njohurive  dhe  aftësive  të  nevojshme  për  të  marrë  pjesë  në  mënyrë  të 
përgjegjshme në zhvillimet e vazhdueshme demokratike  në një botë gjithnjë e 
më  të ndërvarur.
·  Njohurive,  aftësive  dhe  vlerave  dhe  prirjeve  që  çojnë  në  vetëpërmbushjen  e 
interesave ekonomike dhe personale.
·  Bazave  të  qytetarisë,  duke    siguruar  kuptimin  e  ligjshmërisë,  të  proceseve 
politike dhe të çështjeve  që lidhen me to, përmes studimit të  gjithë përvojës 
njerëzore.
·  Aftësive të të menduarit kritik, të cilat aftësojnë të nxënit gjatë gjithë jetës.
·  Njohurive bazë në disiplinat kryesore të shkencave shoqërore, si dhe aftësive 
për t’i zbatuar ato  në jetën e tyre të përditshme si qytetarë.
·  Aftësive  për  të    marrë  pjesë  në  aktivitete  që  ndihmojnë  në  të  mirën  e 
përbashkët dhe  në arritjen e mirëqenies së përgjithshme. 

Përshkrimi i standardeve 

A  Emri i linjës  Kultura 
8.12.A  Standardi i linjës  Qeniet  njerëzore  krijojnë  dhe  përshtatin  kulturën. Kultura  na 
ndihmon  të  kuptojmë  veten njëherazi  si  individë dhe  anëtarë 
të  një  grupi  të  caktuar.  Kultura  njerëzore  shfaq  si 
ngjashmëritë,  ashtu  edhe  ndryshimet.    Për  shembull,  ne  të 
gjithë  kemi  sistemet  tona  të  besimit,  të  njohurive, të  vlerave 
dhe të traditave. Çdo sistem është në të njëjtën kohë unik dhe 
i  veçantë.  Në  një  shoqëri  demokratike  me  shumë  kultura, 
nxënësit  duhet  të  kuptojnë  këndvështrimet  e  ndryshme    që 
rrjedhin nga kulturat e ndryshme. Ky kuptim do t’i lejojë ata 
të hyjnë në marrëdhënie me njerëzit në vendin e tyre dhe me 
ata që jetojnë botë. 

Kulturat  janë  dinamike  dhe  në  ndryshim  të    përhershëm. 


Studimi i kulturës duhet t’i përgatisë nxënësit të pyesin dhe t’i 
përgjigjen  pyetjeve  të  tilla,  si:  cilat  janë  karakteristikat  e 
përbashkëta të kulturave të ndryshme? Si ndikojnë sistemet e 
besimit  si  feja    dhe  idealet  politike  te  kultura  dhe  pjesët 
përbërëse  të saj?  Në  ç’mënyrë  i  përshtatet  kultura  ideve  dhe 
besimeve  të  ndryshme?  Ç’lidhje  ka  ndërmjet  kulturës  dhe 
gjuhës etj. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 


·  të analizojë  dhe  të shpjegojë mënyrat, në të cilat grupet 
shoqëritë  dhe  kulturat  trajtojnë  nevojat  dhe  interesat 
njerëzore;
·  të parashikojë se si mund të interpretohen përvojat  dhe 
të  dhënat  nga  njerëz  dhe  këndvështrime  të  ndryshme 
kulturore dhe sisteme të ndryshme referimi;
·  të  analizojë  modelet  shoqërore  për  ruajtjen  dhe 
transmetimin  e  kulturave,  krahas  përshtatjes  së  tyre  ndaj 
ndryshimeve mjedisore dhe shoqërore;
·  të  interpretojë  modelet  e  sjelljeve  që  reflektojnë  vlerat 
dhe  qëndrimet  që  ndihmojnë  ose  pengojnë  mirëkuptimin 
ndërkulturor;
·  të  argumentojë  vlerën  e  larmisë  kulturore  si  dhe  të 
kohezionit brenda dhe ndërmjet grupeve;
·  të  parashikojë  reagime  të  mundshme  të  kulturave  ndaj 
çështjeve njerëzore;
·  të  shpjegojë  dhe  të  zbatojë  ide,  teori    dhe  mënyra  të 
kërkimit  në  shqyrtimin  e  çështjeve  të  problemeve 
shoqërore;
·  të  analizojë  dhe  të  interpretojë  këndvështrimet  e 
ndryshme  aktuale  dhe  historike  brenda  një  kulture  dhe 
ndërmjet kulturave  për çështje të   ndryshme shoqërore;
·  të  shpjegojë  lidhjet  e  tyre  personale  me  sistemet 
shoqërore dhe kulturore në kohë dhe hapësirë;
·  të  vlerësojë  ndikimet  që  kulturat  e  ndryshme  historike 
dhe bashkëkohore kanë në jetën e përditshme të individit;
·  të  shqyrtojë  ndërveprimin  e  ndikimeve  kulturore, 
kombëtare  dhe  etnike  në  ngjarje  dhe  situata  të  veçanta 
jetësore. 

B  Emri i linjës  Koha, vazhdimësia, ndryshimi 
8.12.B  Standardi i linjës  Lëndët shoqërore  duhet të sigurojnë mundësinë e studimit të 
mënyrave,  në  të  cilat  njerëzit  e  shohin  dhe  e  kuptojnë  veten 
në  kohë. 
Qeniet njerëzore  kërkojnë të kuptojnë rrënjët  e tyre historike 
dhe në të njëjtën kohë duan të  kuptojnë dhe të vendosin veten 
e tyre  në  një  kohë të  caktuar reale. Një  kuptim i  tillë  kërkon 
zbulimin e ligjësisë së ndryshimit dhe të zhvillimit të tyre në 
kohë.    Njohja  dhe  rindërtimi  i  kësaj  rruge  zhvillimi  të 
ndihmon të zhvillosh perspektivën historike  dhe ta përdorësh 
atë në përgjigjet e pyetjeve të tilla, si:  Kush jam unë? Pse jam 
ky që jam? Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe si lidhem unë 
me të? Si ka ndryshuar bota dhe si  mund të ndryshojë ajo në 
të  ardhmen?  Pse  ndryshon  edhe    ndjenja  e  përkatësisë  dhe  e 
varësisë sonë  nga e kaluara? Në ç’mënyrë mund të vlerësohet 
këndvështrimi  që  ne  kemi  për  përvojën  tonë    personale  në 
kuadrin  e  tablosë  së përgjithshme  botërore  në  ndryshim?  Në 
ç’mënyrë  jeta  jonë  personale  dhe  ngjarjet  e  historitë  e 
ndryshme të  saj    pasqyrojnë  këndvështrime  të  ndryshme  dhe 
në  të  njëjtën  kohë  ofrojnë  informacion  për  pikëpamjet  dhe 
veprimet e sotme?

5
Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të shpjegojë  që njohuritë historike dhe koncepti i  kohës 
janë  produkte  shoqërore  dhe  ndikojnë  në  zgjedhjet  që 
njerëzit    u  bëjnë çështjeve  që  duan  t’u përgjigjen  dhe  në 
faktet që përdorin për to;
·  të analizojë dhe të shpjegojë lidhjet  ndërmjet modeleve 
të ndryshimit dhe të vazhdimësisë historike, duke zbatuar 
koncepte të tilla si koha, kronologjia, ndryshimi, konflikti 
dhe kompleksiteti;
·  të  analizojë  modele  ndryshimi  kulturore  dhe 
ndërkulturore, si zhvillimi i kulturave dhe civilizimeve  të 
ndryshme, formimin e qyteteve dhe të ndryshimeve (edhe 
të revolucioneve) ekonomike, shoqërore dhe politike);
·  të  përdorë  në  mënyrë  sistematike  proceset  e  hulumtimit 
kritik  për  të  shpjeguar,  interpretuar  ngjarjet  historike, 
çështjet  e  diskutueshme,  duke  përdorur  burime  të 
ndryshme  informacioni  dhe  të  dhënash  dhe  duke 
kontrolluar  në  mënyrë  të  vazhdueshme  besueshmërinë  e 
tyre;
·  të  hulumtojë,  të  interpretojë  dhe  të  analizojë 
këndvështrimet  e  ndryshme  historike  dhe  aktuale  brenda 
dhe  ndërmjet  kulturave  që  lidhen  me  çështje  të 
rëndësishme shoqërore, duke dyshuar e në të njëjtën kohë 
gjykuar në mënyrë kritike;
·  të zbatojë në mënyrë sistematike ide, teori dhe mënyra të 
hulumtimit  historik  për  të  analizuar  zhvillimet  historike 
dhe  bashkëkohore  dhe  për  të  informuar    për  të  vlerësuar 
veprimet që lidhen me çështjet publike 

C  Emri i linjës  Njerëz, vende, mjedise 
8.12.C  Standardi i linjës ·  Përparimet  teknologjike  i  lidhin  nxënësit  e  të  gjitha 
niveleve  më  botën  pavarësisht  lokalizimeve  të  tyre 
personale. Ata studiojnë njerëzit, vendet dhe ndërveprimet 
njeri­  mjedis  mbështesin  të  mësuarit  e tyre  për  të  krijuar 
këndvështrimet  hapësinore  dhe    perspektivat  gjeografike 
të  botës.  Sot,  ndryshimet  sociale,  kulturore,  ekonomike 
dhe  qytetare  u  tregojnë  nxënësve  nevojën  e  njohurive,  të 
aftësive dhe të të  kuptuarit të botës,  për të pyetur dhe për 
t’ju  përgjigjur  pyetjeve  të  tilla,  si:  Ku  janë  lokalizuar 
gjërat?  Pse  ne  jemi  vendosur  aty  ku  janë  lokalizuar  ato? 
Cilat janë zakonet që kanë ndikuar në grupimin e gjërave? 
Si  kanë  ndryshuar  vendet  dhe  mjediset  në  rajon  dhe  më 
gjerë?  Si  ndikojnë  ndryshimet  mjedisore?  Kjo  fushë 
studimi i ndihmon  nxënësit të bëhen më të informuar dhe 
të  marrin  vendime  kritike  rreth  marrëdhënieve  midis 
qenieve  humane  dhe  mjedisit.  Në  shkolla,  kjo  temë 
shfaqet e lidhur me fusha të ndryshme të studimit. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:


linjës
·  të shpjegojë karakterin relativ të vendndodhjes, drejtimit, 
madhësisë  dhe  formës  përmes      përpunimit  të  hartave 
mendore të vendeve të botës;
·  të interpretojë, të zbatojë dhe të krijojë informacione të 
ndryshme  që  shprehin  botën  në  përmasa  dhe  aspekte  të 
ndryshme të saj;
·  të shpjegojë se si mjediset publike dhe private që njerëzit 
ndërtojnë,    pasqyrojnë  kulturën,  nevojat  njerëzore, 
politikën  vlerat dhe idealet e tyre aktuale;
·  të  shqyrtojë,  të  interpretojë  dhe  të  analizojë  modelet 
fizike,  kulturore dhe bashkëveprimin e tyre;
·  të  analizojë  dhe  të  vlerësojë  mënyrën  se  si  ngjarjet 
historike  kanë  ndikuar  dhe  janë  ndikuar  nga  faktorët 
ekonomikë e shoqërorë, rajonalë e  globalë;
·  të analizojë dhe të të vlerësojë ndikimet ekonomike dhe 
shoqërore që shkaktojnë ndryshimet dhe krizat mjedisore;
·  të  vlerësojë  dhe  propozon  politika  alternative  për 
shfrytëzimin e burimeve të ndryshme në komunitet, shtet, 
rajon dhe botë. 

D  Emri i linjës  Zhvillimi individual dhe identiteti 
8.12.D  Standardi i linjës  Identiteti personal është i formuar nga ndikimet e kulturës së 
grupeve  dhe  të  institucioneve.  Si  mësojnë  njerëzit?  Pse 
njerëzit sillen në këtë apo po atë mënyrë? Ç’gjëra ndikojnë në 
mënyrat sesi  njerëzit  mësojnë,  fitojnë  dhe  rriten?  Si  ja  bëjnë 
njerëzit për të përmbushur nevojat e tyre bazë në kontekste të 
ndryshme?  Pyetje  të  tilla  janë  të  rëndësishme  për  studimin 
sesi zhvillohen individët nga fëmijëria deri në moshë të rritur. 
Ekzaminimi  i  formave  të  ndryshme  të    sjelljeve  humane 
përforcon  të  kuptuarin  e  marrëdhënieve  midis  normave 
sociale  dhe  lulëzimit  të  identiteteve  personale,  proceseve 
sociale që ndikojnë në formimin e identitetit dhe të parimeve 
etike që kushtëzojnë veprimin individual. Në shkollë kjo temë 
shfaqet  e  lidhur  ngushtë  me  fushat  e  psikologjisë  dhe 
antropologjisë. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  analizojë  lidhjet  e  tij  personale  me  kohën,  hapësirën 
dhe sistemet social­kulturore;
·  të  vlerësojë  ndikimet    e  kulturave  historike  dhe 
bashkëkohore në jetën individuale;
·  të  shpjegojë  mënyrat  se  si  familja,  feja,  gjinia,  etnia, 
kombësia,  statusi  social­ekonomik  e  faktorë  të  tjerë 
kulturorë  ose  të  grupeve  ndikojnë  ndaj  zhvillimit  të 
ndjenjës së identitetit personal;
·  të  zbatojë  në  mënyrë  sistematike  koncepte,  metoda  dhe 
teori   për  studimin  e  rritjes  dhe  të  zhvillimit  njerëzor, si: 
zhvillimi fizik, të nxënit, motivimi, sjellja, perceptimi dhe


personaliteti;
·  të  analizojë  ndërveprimin  e  ndikimeve  kulturore,  etnike 
ose kombëtare në dukuri ose situata të veçanta;
·  të  analizojë  rolin  e  perceptimeve,  qëndrimeve,  vlerave 
dhe bindjeve  në zhvillimin e identitetit personal;
·  të  vlerësojë  ndikimin  që  ushtrojnë  stereotipat, 
konformizmi,  altruizmi  dhe    sjellje  të  tjera  tek  individët 
dhe grupet;
·  të  shpjegojë  faktorët  që  ndikojnë  në  zhvillimin  ose 
dëmtimin  e  shëndetit    mendor;  të  analizojë  çështjet    që 
lidhen me shëndetin mendor dhe çrregullimet e sjelljes në 
shoqërinë bashkëkohore. 

E  Emri i linjës  Individët,  grupet dhe institucionet 
8.12.E  Standardi i linjës  Institucione  të  tilla  si  shkolla,  familja,  feja,  institucionet 
qeveritare etj. luajnë rol të rëndësishëm në jetën e secilit. Këto 
dhe institucione të tjera ushtrojnë një ndikim të madh në jetën 
tonë.  Megjithatë,  ato  nuk  janë  më  shumë  se  organizime    që 
shërbejnë  për  të  çuar  më  tej  vlerat  shoqërore  të  anëtarëve  të 
tyre.  Për  këtë  arsye  që  nxënësit  duhet  të  njohin    mënyrën  e 
formimit  të  tyre,    kush  i  kontrollon  ose  ushtron  ndikimin  e 
tyre  në  to,  se  si  vetë  ato  ushtrojnë  kontroll  ose  ndikojnë  në 
jetën  e  individëve  dhe  në  kulturë,  dhe  se  si    mbahen  dhe 
ndryshojnë institucionet në fjalë.  Studimi i individit, grupeve 
dhe  institucioneve  i  përgatit  nxënësit  të  t’u  japin  përgjigje 
pyetjeve  të  tilla,  si:  Cili  ka  qenë  dhe  cili  është  roli  i 
institucioneve  në  shoqëri?  Sa  dhe  në  ç’mënyrë  jeta  ime 
ndikohet  nga  roli  i  institucioneve?    Si  ndryshojnë  ato?  Cili 
është dhe cili duhet të jetë  roli im në ndryshimin e tyre? 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  zbatojë  sistematikisht  koncepte  të  tilla,  si  roli,  statusi 
dhe  klasa  shoqërore  për  të  përshkruar  lidhjet  dhe 
ndërveprimin  e individëve, grupeve dhe institucioneve në 
shoqëri;
·  të  analizojë  ndikimin  e  grupeve  dhe  të  institucioneve  te 
njerëzit, ngjarjet dhe elementet e ndryshme kulturore në të 
kaluarën dhe sot;
·  të  shpjegojë  zhvillimin  e  institucioneve  në  kohë  dhe 
hapësirë;
·  të analizojë shembuj të kontradiktave ndërmjet shprehjes 
së individualitetit dhe  përpjekjeve që  bëhen për të nxitur 
konformizmin shoqëror nga grupet dhe institucionet;
·  të shqyrtojë sistemet e besimeve që qëndrojnë në themel 
të  traditave  dhe  ligjeve  në  shoqërinë  e  sotme  dhe  gjatë 
historisë;
·  të  vlerësojë  rolin  e  institucioneve  si  në  drejtim  të 
trashëgimisë dhe   vazhdimësisë,  ashtu edhe  në drejtim të 
ndryshimit;


·  të  analizojë  shkallën  në  të  cilën  grupe  dhe  institucione 
plotësojnë  interesat  e    individëve    dhe  interesat  e 
përbashkëta  në  shoqërinë  e  sotme  dhe  në  atë  të  së 
kaluarës. 

F  Emri  i  linjës  Pushteti dhe autoriteti 
8.12.F  Standardi i linjës  Të  kuptuarit  e  zhvillimit  historik  të  strukturave  të  pushtetit, 
autoritetit  dhe  qeverisjes    dhe  përmirësimi  i  funksioneve  të 
tyre në shoqërinë e sotme shqiptare, po aq sa dhe në pjesë të 
tjera  të  botës,  është  esencial  për  zhvillimin  e  kompetencave 
qytetare.  Në  zbulimin  e  kësaj  teme,  nxënësit  përballojnë 
pyetje  të  tilla,  si:  Ç’është  pushteti?  Çfarë  formash  merr  ai? 
Kush  e  mban  atë?  Si  është  fituar  ai,  si  përdoret  dhe  si 
justifikohet?  Çfarë  është  autoriteti  legjitim?  Si  krijohen, 
strukturohen, mbahen dhe ndryshohen qeverisjet? Si mund ta 
mbajmë  qeverisjen  përgjegjëse  kundruall  nevojave  dhe 
interesave  të  qytetarëve?  Si  mund  t’i  mbrojmë  të  drejtat  e 
njeriut  në  kontekstin  e  rregullave  të  shumicës?  Nga 
ekzaminimi i qëllimeve dhe i karakteristikave të sistemeve të 
ndryshme të  qeverisjes,  nxënësit  zhvillojnë    të  kuptuarit  sesi 
grupet  dhe  kombet  përpiqen  të  zgjidhin  konfliktet  dhe  të 
vendosin rregull dhe siguri. Përmes studimit të marrëdhënieve 
dinamike  midis  të  drejtave  dhe  përgjegjësive  individuale, 
nevojave të grupeve sociale dhe koncepteve të një shoqërie të 
drejtë,  nxënësit  bëhen  problem  zgjidhës  dhe  vendimmarrës 
më  efektivë  kur  ju  drejtohen  çështjeve  të  përhershme  dhe 
problemeve sociale që shtrohen në jetën publike. Në shkolla, 
kjo temë shfaqet në kapitujt që lidhen me qeverisjen, politikat, 
shkencat politike, historinë, ligjet dhe shkenca të tjera sociale. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të shpjegojë  qëllimin e qeverisjes; të analizojë rrugën si 
si fitohet, ushtrohet dhe justifikohet pushteti;
·  të  shpjegojë  idetë  dhe  mekanizmin    që  duhet  për 
plotësimin e  nevojave dhe dëshirave të qytetarëve, për të 
rregulluar  territorin,  për  të  menaxhuar  konfliktet,  për  të 
vendosur  rendin dhe sigurinë dhe balancën e koncepteve 
për një shoqëri të drejtë;
·  të  analizojë  mënyrën  se  si  kombet  dhe  organizatat  e 
ndryshme    u  përgjigjen  konflikteve    ndërmjet  forcës  së 
unitetit dhe të diversitetit;
·  të  krahasojë  sistemet  e  ndryshme  politike  (ideologjitë, 
strukturën,  institucionet,  proceset  dhe  kulturat  politike) 
me sistemin shqiptar;
·  të  analizojë  dhe  të  vlerësojë  kushtet,  veprimet  dhe 
motivimet që ndihmojnë  në konfliktet dhe bashkëpunimin 
brenda dhe ndërmjet kombeve;
·  të  shpjegojë  dhe  të  zbatojë  sistematikisht  ide,  teori  dhe 
mënyra  të  hulumtimit  të  shkencave  politike  për

9
shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme dhe të problemeve 
shoqërore 

G  Emri  i  linjës  Prodhimi, shpërndarja dhe konsumi 
8.12.G  Standardi i linjës  Njerëzit  kanë dëshira që shpesh  herë i tejkalojnë   burimet që 
ta  kanë  në dispozicion  për  plotësimin  e tyre.    Për  këtë  arsye 
njerëzve  u  duhet  të  marrin  vendime  për  çështje  të  tilla,  si: 
Çfarë  duhet  të  prodhojmë?  Si  duhet  të  jetë  mënyra  e 
prodhimit? Si do të shpërndahen të mirat dhe shërbimet? Cila 
është  mënyra  me  e  mirë  dhe  e  efektshme  e  shpërndarjes  së 
faktorëve  të  prodhimit  (toka,  puna,  kapitali,  menaxhimi)? 
Shpërndarja  e  pabarabartë  e  burimeve  bën  të  nevojshëm 
ekzistencës e sistemeve të shkëmbimit, përfshirë tregtinë, për 
të  përmirësuar    mirëqenien  e  ekonomisë,  ndërkohë  që  roli  i 
qeverive  në  marrjen  e  vendimeve  në  fushën  ekonomike 
ndryshon  në  kohë  dhe  hapësirë.  Këto  vendime  gjithnjë e  më 
shumë  po  marrin  karakter  global    dhe  për  këtë  arsye  ato 
shtrojnë  nevojën  e  studimeve  sistematike  për  një  ekonomi 
botërore  të  ndërvarur  dhe  për  rolin  e  teknologjisë    në 
vendimmarrjet ekonomike. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  shpjegojë  pse    pamjaftueshmëria  e  burimeve 
prodhuese (njerëzore, kapitale, teknologjike dhe natyrore) 
kërkon  zhvillimin  e  sistemeve  ekonomike  që  marrin 
vendimet për prodhimin dhe shpërndarjen e të mirave dhe 
shërbimeve;
·  të  analizojë  rolin  që  luajnë  kërkesa,  oferta,  çmimi, 
shpërblimi  dhe  fitimi,  kosto  etj.  në  prodhimin  dhe 
shpërndarjen  e    të  mirave  dhe  shërbimeve  në  një  sistem 
konkurrues  tregu  e  të  shpjegojë  marrëdhëniet  ndërmjet 
tyre;
·  të  shpjegojë  rëndësinë  që  ka        kosto  dhe  fitimi    për 
shpërndarjen  e  të  mirave  dhe  shërbimeve  në  sektorin 
privat dhe atë publik;
·  të  analizojë  dhe  të  shpjegojë  marrëdhëniet  ndërmjet 
institucioneve  të  ndryshme  ekonomike    që  përbëjnë 
sistemet  ekonomike,  si  prodhimi  i  vogël  (edhe  ai 
familjar),  firmat  prodhuese,  bankat,  institucionet 
qeveritare, sindikatat dhe korporatat;
·  të  zbatojë  sistematikisht  konceptet  dhe  arsyetimet 
ekonomike për vlerësimin  e zhvillimeve  dhe  të  çështjeve 
shoqërore aktuale dhe historike;
·  të shpjegojë  sistemet ekonomike të brendshme dhe ato 
globale dhe bashkëveprimin ndërmjet tyre;
·  të  zbatojë  vazhdimisht  njohuritë    për  prodhimin, 
shpërndarjen  dhe  konsumin  në  analizën  e  çështjeve 
shoqërore;  harton  një  plan    për  plotësimin  e  kërkesave 
shoqërore të dëshirueshme që lidhen me to.

10 
H  Emri  i  linjës  Shkenca , teknologjia dhe shoqëria 
8.12.H  Standardi i linjës  Teknologjia  është  e  vjetër  sa  dhe  gozhda  e  vjetër  e  shpikur 
nga njerëzit  parahistorikë, por sot teknologjia formon bazën e 
disa  prej  zgjedhjeve  sociale  më  të  vështira.  Jeta  moderne, 
ashtu  sikurse  në  të  tërë  e  dimë,  është  e  pamundur  pa 
teknologjinë  dhe  shkencat  që  e  mbështesin  atë.  Por 
teknologjia sjell me vete shumë  pyetje: A është teknologjia e 
re gjithnjë më mirë sesa ajo të cilën e zëvendësojmë? Çfarë na 
mëson e kaluara rreth asaj sesi rezultatet e teknologjive të reja 
sjellin  ndryshime  të  gjera?  Si  mund  ta  menaxhojmë 
teknologjinë  e  re  në  mënyrë  që  numri  i  njerëzve  që  do 
përfitojnë  prej  saj  të  jetë  sa  më  i  madh?  Si  mund  të  ruajmë 
vlerat  dhe  besimet  në  një  botë  që  me  ritme  të  shpejta  po 
shndërrohet në një fshat të lidhur me teknologjinë? Kjo temë 
shfaqet  në  kapituj  që  lidhen  me  edukimin  qytetar  dhe 
qeverisjen, ekonominë, historinë, gjeografinë. Ajo lidhet edhe 
me lëndë, si shkenca e fizikës, shkencat sociale dhe shembuj 
të  veçantë  të  çështjeve  dhe  të  njohurive  bazë  që  lidhen  me 
shkencën dhe teknologjinë. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  analizojë,  nga  historia  dhe  aktualiteti  shembuj  të 
bashkëveprimit  dhe  të  ndërvarësisë  së  shkencës, 
teknologjisë  dhe  të  shoqërisë  në  mjedise  të  ndryshme 
kulturore;
·  të  gjykojë  për  mënyrën  se  si  shkenca  dhe  teknologjia 
kanë transformuar mjedisin fizik dhe shoqërinë njerëzore, 
si  dhe  mënyrën  e  të  kuptuarit  të  kohës,  hapësirës   dhe  të 
bashkëveprimit njerëzor;
·  të  analizojë  se  si  shkenca  dhe  teknologjia  kanë  ndikuar 
dhe  ndikojnë  në  vlerat, bindjet dhe qëndrimet  themelore 
të  shoqërisë  dhe  se  si    vlerat,  bindjet  dhe  qëndrimet    e 
shoqërisë  kanë  modeluar  ndryshimet  shkencore  dhe 
teknologjike;
·  të vlerësojë  politikat  e ndryshme që janë propozuar  për 
trajtimin e ndryshimeve shoqërore që kanë qenë rrjedhojë 
e  teknologjive  të  reja,  si  inxhinieria  gjenetike  për  bimët 
dhe  kafshët;  propozon  në  mënyrë  krijuese  politika  për 
trajtimin e ndryshimeve shoqërore që kanë qenë rrjedhojë 
e teknologjive të reja;
·  të  pranojë  dhe  të  interpretojë  këndvështrimet  e 
ndryshme  për  shoqërinë  njerëzore  dhe  botën  fizike  duke 
përdorur  vazhdimisht  njohuritë  shkencore,  standardet 
etike  dhe  teknologjitë  që  vijnë  nga  kultura  të  ndryshme 
botërore;
·  të formulojë strategji dhe politika zhvillimi për të ndikuar 
në  diskutimet  publike  për  çështje  të  marrëdhënieve 
ndërmjet teknologjisë dhe  shoqërisë, si për shembull, për

11 
çështjen e efektit serrë. 
I  Emri  i  linjës  Ndërvarësia  globale 
8.12.I  Standardi i linjës  Realiteti  i  ndërvarësisë  globale  kërkon  gjithnjë  e  më  shumë 
kuptimin    e  lidhjeve  globale  gjithnjë  e  më  të  rëndësishme 
ndërmjet  shoqërive  botërore.  Analizat  e  kontradiktave 
ndërmjet  interesave  kombëtare  dhe    përparësive  globale 
ndihmon në zhvillimin e zgjidhjeve të mundshme  për çështjet 
aktuale  dhe  atyre  reja  globale  në  fusha  të  tilla,  si    kujdesi 
shëndetësor, zhvillimi ekonomik, cilësia e mjedisit, të drejtat 
e  njeriut  dhe  të  tjera.  Duke  analizuar  modelet    dhe 
marrëdhëniet  brenda  dhe  ndërmjet  kulturave,  të  tilla  si 
konkurrenca  dhe  ndërvarësia  ekonomike,  armiqësitë  e  vjetra 
etnike, aleancat politike dhe ushtarake  etj.,  i jepet mundësia 
nxënësit të shqyrtojë me kujdes  alternativat politike  që kanë 
ndikim si në  nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel  global. Kjo 
temë    në  mënyrë  të  veçantë  trajtohet  në    lëndët  e  edukimit 
qytetar,  ekonomik  dhe  gjeografik,  por  mund  të  trajtohet  si 
çështje globale edhe në lëndët e tjera. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të shpjegojë me shembuj  ndërvarësinë globale, lidhjen e 
së  kaluarës,  të tashmes   e  të  ardhmes  dhe  ndërvarësinë  e 
sjelljeve dhe veprimeve të individëve me sistemet globale;
·  të argumentojë me shembuj se këndvështrimet  për botën 
ndryshojnë  në  varësi  të  faktorëve    të  tillë  si  mosha, 
besimi,  kultura,  konteksti  gjeografik,  gjuha,  kombësia, 
raca etj;
·  të  shpjegojë  me  shembuj    ndikimin  (lehtësues  ose  jo)  e 
elementëve kulturore si  gjuha, arti,  muzika, besimet etj. 
në  mirëkuptimin ose keqkuptimin në nivel global;
·  të  shpjegojë  kushtet  dhe  motivet    që  ndihmojnë  në 
nivelin  e  bashkëpunimit,  të  ndërvarësisë  dhe  të 
konflikteve ndërmjet individëve, grupeve ose kombeve;
·  të  analizojë  dhe  të  vlerësojë  ndikimin  e  ndryshimeve 
teknologjike në komunitetin global;
·  të analizojë shkaqe, pasoja dhe zgjidhje të mundshme të 
disa prej problemeve  bashkëkohore, të trashëgueshme ose 
të  reja,  si:  shëndeti,  sigurimi,  shpërndarja  e  burimeve, 
zhvillimet ekonomike dhe cilësia e mjedisit etj;
·  të  analizojë  marrëdhëniet  dhe  kontradiktat  ndërmjet 
sovranitetit kombëtar dhe interesave globale në çështje të 
tilla,  si  territori,  zhvillimi  ekonomik,  armët  bërthamore 
dhe ato në përgjithësi, përdorimi i burimeve natyrore dhe 
shqetësimet lidhur me të drejtat e njeriut;
·  të  analizojë  ose  formulon  qartë  deklarata  politike  që 
dëshmojnë në praktikë  nivelin e të kuptuarit të çështjeve, 
standardeve dhe  konflikteve  lidhur me të drejtat  e njeriut 
dhe çështje të tjera globale;
·  të  vlerësojë  rolin  e  organizatave    ndërkombëtare  dhe

12 
ndërshtetërore në  nivel global;
·  të analizojë dhe të parashikojë ndikimin e mundshëm të 
veprimeve individuale dhe kolektive në të tashmen dhe ta 
ardhmen  globale. 

J  Emri  i  linjës  Idealet dhe praktikat e qytetarisë 
8.12.J  Standardi i linjës  Të  kuptuarit  e    idealeve  dhe  praktikave  të  qytetarisë    ka 
rëndësi    për  pjesëmarrjen  e  plotë  dhe  aktive  në  shoqëri  dhe 
për  këtë  arsye  përbën  një  ndër  objektivat  qendrorë  të 
edukimit qytetar.  Të gjithë njerëzit duhet të  marrin pjesë në 
shqyrtimin    e  idealeve    dhe  të  praktikave  të  qytetarisë  në 
mënyrë të vazhdueshme  dhe kudo, si dhe në përpjekjet e tyre 
për  të  ngushtuar  hendekun  që  qëndron  ndërmjet  praktikave 
aktuale dhe  idealeve që qëndrojnë në themel të  shoqërisë së 
sotme demokratike. Në këtë kuadër, nxënësve duhet t’u jepet 
mundësia  t’u  përgjigjen  pyetjeve  të  tilla,  si:  Çdo  të  thotë 
pjesëmarrje    dhe  si    mund  të  përfshihem  në  të  ?  Si  është 
zhvilluar  koncepti i qytetarisë?  Cili është raporti ndërmjet të 
drejtave  dhe  përgjegjësive?  Cili  është  roli  i  qytetarëve    në 
komunitetin    dhe  vendin  ku  jetojnë    si  dhe  si  pjesëtar  i 
komunitetit  botëror?    A  mundem  unë  të  ndryshoj  diçka  në 
botën  ku  jetojmë  dhe  si  mund  ta  realizoj  atë?  Si  të  arrij  që 
ndryshimet e mia të jenë pozitive? 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  shpjegojë  origjinën  dhe  të  interpretojë  ndikimin  e 
vazhdueshëm  të  idealeve  themelore  demokratike,  si 
dinjiteti  njerëzor,  liria,  drejtësia,  barazia  dhe  shteti  i  së 
drejtës në jetën e përditshme;
·  të analizojë, të interpretojë dhe të vlerësojë burimet dhe 
shembujt e të drejtave dhe përgjegjësive të qytetarëve;
·  të vlerësojë larminë e këndvështrimeve të ndryshme;
·  të  ushtrojë  në  praktikë  dhe  të  drejtojë  forma  të 
diskutimit  dhe  të  pjesëmarrjes  qytetare  në  përputhje  me 
idealet e qytetarisë demokratike;
·  të  analizojë  dhe  të  vlerësojë  ndikimin  e  formave  të 
ndryshme të veprimit qytetar në politikën publike;
·  të analizojë  larminë e madhe të politikave dhe çështjeve 
publike  nga  këndvështrimi  i    aktorëve  të  ndryshëm  që 
ndikojnë në  politikën kombëtare dhe krijon qëndrimin e 
tij për to;;
·  të  vlerësojë  shkallën  në  të    cilën  politikat  publike  dhe 
sjelljet qytetare pasqyrojnë ose  ndihmojnë  në  formimin e 
idealeve të shpallura të qytetarisë demokratike.

13 
8.1 QYTETARIA 

Bashkëjetesa e përgjegjshme dhe aktive qytetare kërkon njerëz me   njohuri dhe  aftësi 
intelektuale, të domosdoshme për të kuptuar, analizuar dhe për të ndikuar në politikat 
sociale dhe në mënyrat e zbatimit të tyre. 
Ajo kërkon  aftësi të pjesëmarrjes së përgjegjshme qytetare të çdo individi  dhe rritjen 
e  përfshirjes  së    tyre  të  vetëdijshme  dhe  të  kualifikuar  në  zgjidhjen  demokratike  të 
problemeve të komunitetit. 
Ruajtja,  zhvillimi  dhe  konsolidimi  i  demokracisë  kërkon  zhvillimin  e  përkushtimit 
qytetar në respektimin e vlerave, të parimeve demokratike dhe rregullave e ligjeve të 
domosdoshme për bashkëjetesë në një shoqëri demokratike 

A  Emri i linjës  Zhvillimi  i  përgjegjësive  dhe  aftësive  personale  dhe 


shoqërore 
8.1.12.A  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja zhvillon besimin te vetja dhe  përgjegjësinë dhe 
aftësitë  e  tij/saj  personale  dhe  shoqërore  jo  vetëm  për 
zhvillimin e tij/saj tërësor intelektual, shpirtëror, emocional, 
shoqëror etj., por edhe për të vepruar me siguri e vetëbesim 
për të mirën e tij dhe të shoqërisë. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  shprehë  dhe  të  shpjegojë  me  shkrim  dhe  me  gojë 
idetë dhe pikëpamjet  e veta për  çështje që ndikojnë në 
jetën e tij/saj dhe të shoqërisë;
·  të  pranojë  vlerën  e  tij/saj  si  individ,  duke  dalluar 
aspektet  pozitive  për  veten  dhe  arritjet  vetjake,  duke 
kërkuar  gabimet  dhe  duke  plotësuar  dhe  korrigjuar 
objektivat personalë;
·  të  mbledhë  informacion,  të  kërkojë  ndihmë,  të  bëjë 
zgjedhje  të  përgjegjshme  dhe  ndërmerr  veprime 
konkrete    për  arritjen  e  objektivave  personalë  e 
shoqërore;
·  të  shpjegojë  ndryshimin  e  emocioneve  të  njeriut  në 
kohë dhe në hapësirë dhe mënyrën e trajtimit pozitiv të 
ndjenjave      në  raport  me  veten,  me  familjen  dhe  me  të 
tjerët;
·  të  përshkruajë  llojet  e  ndryshme  të  punëve  që  kryhen 
aktualisht në shoqëri dhe tregon mënyrën e zhvillimit të 
aftësive  vetjake  për  zhvillimin  e  karrierës  së  tij/saj    të 
mundshme  në të ardhmen. 

B  Emri i linjës  Qytetaria aktive 

8.1.12.B  Standardi i linjës  Qytetari  i  përgjegjshëm  dhe  i  vetëdijshëm  për  fatet  e 


bashkësisë  ku  jeton  dhe  më  gjerë,  është  i  pajisur  jo  vetëm 
me njohuritë dhe  konceptet e domosdoshme për të  ndikuar 
në  mirëqenien  e  vetes  dhe  të  bashkësisë,  por  edhe  me 
aftësitë  intelektuale  dhe  pjesëmarrëse  që  e  rrisin  cilësinë  e 
rolit të tij në bashkësi.

14 
Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  bëjë  kërkime  të  pavarura,  të  diskutojë  dhe  të 
debatojë  për  çështje,  probleme  dhe  ngjarje  të 
rëndësishme për vete dhe shoqërinë;
·  të  shpjegojë  rëndësinë  e  hartimit  dhe  zbatimit  të  ligjit 
dhe  të  rregullave  në  fusha  të  ndryshme  të  jetës  dhe  të 
veprimtarisë  njerëzore  dhe  mënyrën  e  pjesëmarrjes  në 
procesin e bërjes dhe të ndryshimit të ligjeve;
·  të  shpjegojë  pasojat  e  sjelljeve  të  dhunshme  e 
diskriminuese te individët dhe shoqëria;
·  të  përshkruajë  dhe  të  shpjegojë  llojet  e  ndryshme  të 
përgjegjësisë,  të  të  drejtave  dhe  detyrimeve  të  individit 
në shtëpi, shkollë, shoqëri dhe  si këto shpeshherë hyjnë 
në konflikt me njëra­tjetrën;
·  të  reflektojë  për  vlerat  shoqërore,  morale,  shpirtërore 
dhe kulturore vetjake dhe të të tjerëve;
·  të  zgjidhë  konfliktet  duke  shqyrtuar  alternativat,  duke 
marrë vendim dhe duke shpjeguar zgjedhjet e bëra;
·  të  shpjegojë  thelbin  dhe  natyrën  e  demokracisë  dhe 
institucionet  që  e  mbështesin  atë  në  nivel  vendor  dhe 
qendror;
·  të  përshkruajë rolin  e  grupeve  të  ndryshme  vullnetare 
dhe atyre të presionit në mbarëvajtjen e demokracisë;
·  të  vlerësojë  grupet  dhe  identitetet  e  ndryshme  etnike, 
kulturore,  fetare  etj.,  në  bashkësinë  ku  jeton  dhe  më 
gjerë;
·  të  shpjegojë  mbledhjet  dhe    mënyrat  e  ndryshme  të 
shpërndarjes  së    burimeve    dhe  ndikimin  që  zgjedhjet 
ekonomike kanë te individët, bashkësitë dhe te zhvillimi 
i qëndrueshëm i mjedisit;
·  të  zbulojë  dhe  të  shqyrtojë  mënyrën  sesi  media  e 
përpunon dhe e paraqet informacionin. 

C  Emri i linjës  Sjellja e shëndetshme dhe e  sigurt shoqërore 
8.1.12.C  Standardi i linjës 
Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  përshkruajë,  duke  u  mbështetur  në  të  dhënat  e 
shkencave  të  tjera,  sjelljet  e  shëndetshme  në  fushat 
kryesore  të  jetës  dhe  të  veprimtarisë  njerëzore  dhe 
përfitimet e gjithanshme për veten dhe shoqërinë, për të 
bërë zgjedhjet e duhura shoqërore, morale e ligjore;
·  të  përshkruajë  ndryshimet  kryesore  psikologjike, 
intelektuale dhe shoqërore që shoqërojnë fëmijërinë;
·  të përshkruajë  disa prej substancave të paligjshme që 
përdoren sot  nga  njerëzit    dhe pasojat  e tyre   negative 
për individin dhe shoqërinë;
·  të  dallojë dhe  të  përshkruajë  rreziqet  e  ndryshme  që

15 
ndeshen  në  mjedise  e  në  fusha  të  caktuara  të 
veprimtarisë njerëzore (si shtëpia, rruga, shkolla, vendi i 
punës etj.),  merr vendime të drejta për t’i parandaluar 
ose për t’i shmangur ato;
·  të  dallojë  trysninë  e  mjediseve  të  ndryshme  për  të 
vepruar në mënyrë të rrezikshme ose të paligjshme dhe 
kërkon ndihmë për t’i rezistuar kësaj trysnie;
·  të marrë pjesë në hartimin e rregullave të ndryshme në 
shkollë,  bashkësi  ose  në  vende  të  tjera  për  të  rritur 
sigurinë dhe shëndetin. 

D  Emri i linjës  Ne dhe të tjerët e ndryshëm 


8.1.12.D  Standardi i linjës  Përveç të  kuptuarit të koncepteve dhe të vlerave  themelore 
dhe  fitimit  të  aftësive  themelore për  një  pjesëmarrje  aktive 
dhe  të  përgjegjshme,  në  misionin  e  qytetarisë  është  edhe 
edukimi  dhe  konsolidimi    i    përkushtimit  ndaj  vlerave  të 
njohura  e të pranuara si universale në shoqëri, si:
·  bindja  në  rëndësinë  e  përgjegjësisë    dhe 
përgjegjshmërisë personale për vete dhe për të tjerët;
·  përkushtimi  ndaj  paqes  dhe  zgjidhjes  pjesëmarrëse, 
paqësore dhe konstruktive të problemeve shoqërore;
·  respektimi  i  kulturave  të  tjera  dhe  i  ndihmesës  së  tyre 
për njerëzimin; pranimi i parimit të pluralizmit në jetën 
e përditshme;
·  përkushtimi ndaj vlerës së mirëkuptimit të ndërsjellë, të 
bashkëpunimit, të mirëbesimit dhe të solidaritetit, si dhe 
ndaj  luftës  kundër  racizmit,  paragjykimeve  dhe  çdo 
forme të diskriminimit;
·  përkushtimi  ndaj  parimit  të  zhvillimit  njerëzor  të 
qëndrueshëm,  që  mban  parasysh  ekuilibrin  ndërmjet 
zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe mjedisor. 

Objektivat  e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të shpjegojë ndikimin e veprimeve të tij/saj tek të tjerët;
·  të vlerësojë qëndrimet  e tij/saj stereotip ndaj të tjerëve;
·  të  shprehë gjykimin  e  tij për gjendjen e  drejtësisë  ose 
të barazisë në shkollë, në bashkësi e më gjerë;
·  të shpjegojë që ndryshimet dhe ngjashmëritë  ndërmjet 
njerëzve  lidhen  me  faktorë  kulturorë,  etnikë,  gjinorë, 
racorë, fetarë dhe aftësish;
·  të shqyrtojë jetën e njerëzve, grupeve dhe të popujve që 
jetojnë  në  vende të ndryshme dhe me vlera e zakone të 
ndryshme;
·  të  përshkruajë  dhe  të  shpjegojë  larminë  e  madhe  të 
marrëdhënieve  njerëzore,  si:  marrëdhëniet  shoqërore, 
familjare etj.;
·  të  shpjegojë  thelbin  dhe  pasojat  e  sjelljeve 
diskriminuese për individët dhe  grupet dhe të shprehë 
qëndrimin e tij për këto sjellje.

16 
8.2.1 HISTORIA 

8.2.1.1 Historia e qytetërimit botëror 

Nxënës/i­ja do të zotërojë njohuri për historinë e qytetërimit botëror, në mënyrë që të 
kuptojë jetën dhe ngjarjet e së shkuarës, si dhe lidhjen e tyre me të tashmen dhe me të 
ardhmen. 

A  Emri i linjës  Natyra e historisë 
8.2.A  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të vlerësojë që historia është një tërësi 
ngjarjesh e personazhesh, që merr vlerën e shkencës 
humane kur ndërtohet mbi bazën e shumëllojshmërisë  së 
burimeve historike, duke ruajtur linjën kronologjike. 
8.2.12.A  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të kuptojë organizimin kronologjik të historisë dhe di të 
vendosë njerëzit dhe ngjarjet në periudha të ndryshme, 
për të kuptuar dhe shpjeguar marrëdhëniet historike;
·  të shpjegojë se shoqëritë janë të ndryshme dhe me 
kalimin e kohës janë ndryshuar dhe kanë evoluar;
·  të argumentojë se si shkenca, teknologjia dhe aktiviteti 
ekonomik janë zhvilluar, ndryshuar dhe evoluar dhe 
kanë prekur shoqërinë në kohëra;
·  të shpjegojë se si institucionet politike janë zhvilluar 
dhe ndryshuar në kohë;
·  të evidentojë se idetë fetare dhe filozofike kanë qenë 
forcë madhore në histori;
·  të vlerësojë historinë si një shkencë humane;
·  të ndërtojë linjën e kohës, duke vendosur në të 
periudhat historike dhe ngjarjet e rëndësishme historike;
·  të shpjegojë ndryshimin dhe vazhdimësinë  e ngjarjeve 
historike, brenda dhe përtej periudhave historike;
·  të krijojë një tabelë kronologjike të periudhave 
historike, duke e pasuruar atë në vazhdimësi me 
informacionin e ri;
·  të analizojë  ngjarjet historike në lidhjet e tyre shkak– 
pasojë;
·  të shpjegojë tipat e burimeve historike, si një 
domosdoshmëri në punën e historianit;
·  të kërkojë dhe të vlerësojë burimet alternative për 
ndërtimin e ngjarjes historike;
·  të argumentojë rolin e mjedisit në zhvillimin e 
qytetërimeve, duke krahasuar vlerën e tij dje dhe sot;
·  të shpjegojë se si dhe pse ngjarjet historike janë 
interpretuar në mënyra të ndryshme;
·  të interpretojë dhe të vlerësojë etapat historike dhe 
ndryshimet fizike, ekonomike, sociale dhe kulturore, që 
pësoi njeriu në parahistori. 
B  Emri i linjës  Qytetërimet botërore në antikitet (mijëvjeçari IV pr.K. 
– 400 ps.K)

17 
8.2.B  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përshkruajë, do të analizojë dhe do të 
vlerësojë  kushtet, etapat dhe tiparet  e zhvillimit të 
qytetërimeve antike në Mesopotami, Egjipt, Greqi e Romë, 
si dhe ndikimin e këtyre qytetërimeve në qytetërimet e 
sotme. 

8.2.12.B  Objektivat  Nxënës/i­ja:


e linjës  ·  të përkufizojë konceptin qytetërim dhe evidenton 
tiparet dhe shtrirjen e tij në kohë dhe hapësirë;
·  të shpjegojë rolin e mjedisit gjeografik në evolucionin e 
qytetërimeve  në Mesopotami dhe në Egjipt;
·  të analizojë ndërtimin shoqëror,  ekonomik dhe 
shtetëror në Mesopotami dhe në Egjipt, duke evidentuar 
të përbashkëtat dhe  veçantitë e tyre;
·  të vlerësojë  kodin e Hamurabit dhe vlerat e këtij kodi 
sot;
·  të vlerësojë kulturën materiale e shpirtërore të 
qytetërimeve në Mesopotami dhe në Egjipt;
·  të argumentojë ndikimin e arritjeve të këtyre 
qytetërimeve në qytetërimet e mëvonshme dhe në jetën 
e sotme;
·  të argumentojë ndikimin e qytetërimit kreto­mikenas 
dhe etrusk në qytetërimin grek e romak;
·  të përshkruajë dhe krahasojë kornizën politike të 
Greqisë me atë të Romës dhe evidenton  ndikimin e tyre 
në shoqërinë bashkëkohore;
·  të analizojë krijimin e së drejtës romake si një prej 
legjislacioneve me të rëndësishme te jurisprudencës 
botërore;
·  të dallojë elemente të jetës së përditshme në qytetërimin 
grek e romak;
·  të krahasojë kulturën greke me kulturën romake, duke 
treguar ndikimin e tyre në qytetërimet e mëvonshme, 
deri në ditë tona.
·  të përshkruajë kontributin e figurave të rëndësishme 
historike në fushën politike e kulturore përgjatë 
qytetërimit antik;
·  të vendosë në linjën e kohës evolucionin politik të 
qytetërimit grek dhe të atij romak;
·  të kombinojë datat historike me ngjarjen dhe figurën 
historike;
·  të identifikojë pozitën e femrës në qytetërimin grek e 
atë romak;
·  të argumentojë marrëdhëniet ekonomike, politike dhe 
kulturore ndërmjet qytetërimit ilir dhe atij romak;
·  të analizojë kushtet historike të lindjes së paganizmit 
dhe të krishterimit;
·  të shpjegojë dhe analizojë faktorët historikë dhe 
pasojat që sollën migrimet e popujve në Evropë;
·  të vlerësojë rolin e lëvizjes së popujve në ndërprerjen e

18 
qytetërimit antik dhe në lindjen e qytetërimit mesjetar. 
C  Emri i linjës  Qytetërimet botërore në mesjetë (400 ps.K – 1450) 
8.2.C  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përshkruajë, do të shpjegojë  dhe do të 
analizojë etapat kryesore nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi i 
shoqërisë mesjetare. 
8.2.12.C  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të shpjegojë tiparet e qytetërimit bizantin, duke 
argumentuar shkaqet e krijimit të tij;
·  të krahasojë dhe të argumentojë qëndrueshmërinë e 
Perandorisë Bizantine ndaj Perandorisë Romake të 
Perëndimit;
·  të krahasojë tiparet ekonomike dhe shoqërore të 
qytetërimit bizantin me ato të qytetërimeve të 
mëparshme;
·  të argumentojë  në mënyrë kritike shkaqet e ndarjes së 
kishës kristiane;
·  të analizojë tiparet e organizimit shtetëror të 
Perandorisë Bizantine dhe legjistacionin e saj;
·  të argumentojë, nëpërmjet diskutimit, pozitën e 
territoreve arbërore midis Romës dhe Bizantit;
·  të analizojë kushtet historike të  përhapjes së islamit 
dhe argumenton rëndësinë e qytetërimit arab në Europë;
·  të shpjegojë dhe të analizojë tiparet e  feudalizmit, 
duke evidentuar ndryshimet në jetën ekonomike dhe 
shoqërore;
·  të analizojë strukturën ekonomike dhe shoqërore të 
Europës mesjetare;
·  të shpjegojë marrëdhëniet midis qytetërimit arab dhe 
atij europian, duke evidentuar format e këtyre 
marrëdhënieve;
·  të krahasojë prirjet e zhvillimit të artit, të kulturës dhe 
të arsimit në qytetërimin arab me ato në qytetërimin 
perëndimor;
·  të pasqyrojë  dhe të evidentojë pasojat e kryqëzatave 
në marrëdhëniet mes dy qytetërimeve;
·  të përkufizojë konceptin shtet – komb;
·  të shpjegojë procesin e kalimit nga copëtimi feudal në 
shtet – kombe, duke analizuar faktorët e këtij procesi;
·  të evidentojë rolin e fesë në jetën politike të Evropës 
Perëndimore;
·  të analizojë dhe të krahasojë pozitën e monarkut në 
Angli dhe në Francë, duke nxjerrë përfundime për 
trashëgiminë parlamentare në ditët e sotme;
·  të krahasojë tiparet ekonomike dhe shoqërore të 
Francës me ato të Anglisë;
·  të vlerësojë dokumentin e Kartës së  Madhe të Lirive si 
bazë të parlamentarizmit botëror;
·  të diskutojë për copëtimin feudal francez, duke e 
krahasuar me atë anglez;
·  të përcaktojë në hartë shtrirjen e Perandorisë Osmane

19 
sipas periudhave të zhvillimit të saj;
·  të tregojë kushtet historike të formimit të Perandorisë 
Osmane;
·  të analizojë karakterin dhe organizimin politik e 
shoqëror të Perandorisë Osmane;
·  të evidentojë tiparet e zhvillimit të  artit, të kulturës dhe 
të arsimit në qytetërimet mesjetare;
·  të gjykojë për  rolin e fesë në qytetërimin mesjetar. 
D  Emri i linjës  Qytetërimet në agimin e historisë moderne (1450­1650) 
8.2.D  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të analizojë, do të vlerësojë dhe do të 
përgjithësojë ndryshimet rrënjësore në jetën ekonomike, 
politike, shoqërore, humane, kulturore, shkencore dhe fetare 
që sollën fillimin e botës moderne dhe do të argumentojë 
ndikimin e këtyre  arritjeve në  qytetërimin bashkëkohor. 
8.2.12.D  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të gjykojë për vlerat historike të periudhës së Rilindjes 
dhe kthesën e madhe që solli ajo në shoqërinë 
evropiane;
·  të analizojë zhvendosjen e tregut botëror nga pellgu i 
Mesdheut në brigjet e Atlantikut dhe gjykojë për pasojat 
që shkaktoi ajo në qytetërimin botëror;
·  të diskutojë, të analizojë dhe të nxjerrë përfundime 
për lëvizjet e mëdha sociale, kulturore dhe fetare në 
Europën e shek. XVI;
·  të përshkruajë, të analizojë dhe të nxjerrë 
përfundime për shkaqet, rrugët dhe pasojat e lulëzimit 
dhe të rënies së Perandorisë Osmane;
·  të përshkruajë dhe të analizojë tiparet e zhvillimit të 
formacioneve politike në Francë dhe Angli në plan 
krahasues për të dyja shtetet;
·  të diskutojë dhe të vlerësojë kontributin që dhanë për 
shoqërinë europiane zhvillimet e mëdha në fushën e 
shkencës dhe të artit, gjatë shek XVI dhe XVII. 
E  Emri i linjës  Koha e ndryshimeve thelbësore(1650­1914) 
8.2.E  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të vlerësojë ndryshimet rrënjësore, që 
shkaktuan revolucionet politike, industriale dhe ideologjike 
në qytetërimin evropian dhe botëror, ndryshime të tilla si:
·  lindja e shteteve të reja,
·  ekuilibri i brishtë evropian,
·  ndarja e botës,
·  krijimi i aleancave politiko – ushtarake, 
dhe do të gjykojë për ndikimin e këtyre ndryshimeve në 
qytetërimin e mëvonshëm. 
8.2.12.E  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të përkufizojë dhe të shpjegojë konceptin revolucion, 
të përshkruajë pasojat e revolucionit në qytetërim dhe 
tipologjinë e revolucioneve, duke analizuar veçoritë e 
secilit prej tyre;
·  të shpjegojë dhe të krahasojë karakteristikat e 
revolucioneve politike gjatë shek XVII – XVIII në

20 
Angli, në kolonitë angleze të Amerikës dhe në Francë, 
duke vlerësuar ndikimin e tyre në qytetërimet e 
mëvonshme;
·  të përcaktojë rolin e elitave politike në revolucionet 
politike (Angli, Amerikë, Francë), të përshkruajë 
tiparet e personalitetit të udhëheqësve të këtyre 
revolucioneve dhe të analizojë ndikimin që patën ata në 
ecurinë e revolucioneve;
·  të përshkruajë premisat që paraprinë revolucionet 
industriale (shek. XVII­XIX);
·  të shpjegojë ecurinë e revolucioneve industriale, 
evidenton ndryshimet që ato sollën në jetën ekonomike, 
sociale e politike dhe gjykon për pasojat e tyre;
·  të përshkruajë rrymat e mendimit në shek. XIX 
(iluminizmi, romantizmi dhe nacionalizmi) dhe të 
analizojë ndikimin e tyre në lëvizjet nacionaliste të 
shek. XIX (Austri, Gjermani, Perandori Osmane);
·  të gjykojë për ndryshimet e thella që pësoi shoqëria 
europiane pas proceseve revolucionare. 
F  Emri i linjës  Periudha e tronditjeve të mëdha (1914­1945) 
8.2.F  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të analizojë shkaqet e fillimit të luftërave 
botërore, do të gjykojë për pasojat e paqes së gabuar të 
arritur në përfundim të Luftës së Parë Botërore dhe  do të 
vlerësojë trashëgiminë e luftërave botërore në jetën 
ekonomike, politike dhe shoqërore të qytetërimit botëror. 
8.2.12.F  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të tregojë shkaqet që çuan në fillimin e Luftës së Parë 
Botërore dhe përcakton në hartë frontet kryesore në të 
cilat u zhvillua Lufta I Botërore;
·  të analizojë dhe të gjykojë për ndryshimet politiko­ 
territoriale, që ndodhën me vendosjen e rendit të ri 
botëror në Europën e viteve 1920 – 1930;
·  të përshkruajë, të shpjegojë dhe të krahasojë sistemet 
kryesore politike në Europë midis dy luftërave botërore, 
si dhe të analizojë zhvillimet kryesore politike të 
shteteve europiane;
·  të përcaktojë rolin e elitave politike në zhvillimet 
politike europiane, të përshkruajë tiparet e 
personalitetit të udhëheqësve të shteteve europiane dhe 
të analizojë ndikimin që patën ata në ecurinë e 
zhvillimeve politike;
·  të krahasojë sistemet ekonomike kapitaliste me ato 
socialiste, duke evidentuar industrializimin si tipar të 
përbashkët të tyre;
·  të evidentojë treguesit e krizës ekonomike botërore në 
vitet 1929 – 1933, duke analizuar dhe gjykuar për 
rrugët që shfrytëzuan shtete të ndryshme për të dalë nga 
kjo krizë;
·  të evidentojë rritjen e rolit të shoqërisë civile dhe 
karakteristikat e artit dhe të kulturës, gjatë gjysmës së

21 
parë të shek. XX;
·  të shpjegojë shkaqet që çuan në fillimin e Luftës së 
Dytë Botërore dhe të analizojë karakterin 
shumëdimensional të saj;
·  të analizojë pasojat dhe trashëgiminë e Luftës së Dytë 
Botërore;
·  të krahasojë dhe të gjykojë procesin e vendosjes së 
paqes në përfundim të dy luftërave botërore. 
I  Emri i linjës  Qytetërimet bashkëkohore (1945 – sot) 
8.2.I  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të analizojë arsyet e bipolarizimit të botës në 
përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pasojat e tij në 
zhvillimet politike, ekonomike e shoqërore dhe në prirjet  e 
zhvillimeve të mëvonshme. 
8.2.12.I  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të përkufizojë konceptin Luftë e Ftohtë,  përcakton 
origjinën e saj, të shpjegojë arsyet e bipolarizimit të 
botës dhe të analizojë zhvillimet kryesore të Luftës së 
Ftohtë;
·  të analizojë dallimet ndërmjet sistemit demokratik të 
bllokut perëndimor dhe  atij komunist të bllokut lindor 
dhe të krahasojë vlerat dhe antivlerat e tyre;
·  të analizojë ndryshimet politike, ekonomike dhe 
shoqërore në qytetërimin botëror në vitet 1945 – 1985;
·  të analizojë karakterin e lëvizjeve sociale në gjysmën e 
dytë të shek. XX dhe gjykon për ndikimin e tyre sot;
·  të krahasojë pozitën e gruas në jetën ekonomike, 
politike dhe shoqërore në vitet 1945­1985, duke gjykuar 
për pozitën e saj në dy sistemet e qeverisjes;
·  të pëcaktojë dhe të analizojë karakteristikat e 
ekonomisë pas luftës, duke evidentuar arsyet e bumit 
ekonomik;
·  të tregojë ndikimin që pati revolucioni i tretë industrial 
në jetën ekonomiko­sociale dhe të analizojë zhvillimet 
e vrullshme dhe cilësore në shkencë e në art;
·  të shpjegojë shkaqet e dobësimit të regjimeve 
komuniste në shtetet e Evropës Lindore dhe të analizojë 
ndikimin e tyre në shembjen e këtyre regjimeve;
·  të shpjegojë, të analizojë dhe të gjykojë ndryshimet 
politike, ekonomike dhe shoqërore të shteteve të 
Europës Lindore në tranzicionin e tyre për në 
demokraci;
·  të tregojë etapat e integrimit europian, liston në mënyrë 
skematike institucionet kryesore vendimarrëse të 
Bashkimit Europian dhe të analizojë epërsitë e 
integrimit europian si garant i paqes, i sigurisë dhe i 
prosperitetit;

22 
8.2.2 Historia e  popullit shqiptar 

Nxënës/i­ja do të njohë rrënjët historike të kombit­shtet shqiptar të cilit i përket; do të 
kuptojë  ligjësitë  themelore  të  organizimit,  të  funksionimit  dhe  të  zhvillimit  të 
shoqërisë  shqiptare;  do  të  analizojë  ngjarjet  dhe  personalitetet  që  i  dhanë  tiparet 
kryesore,  përshpejtuan  dhe  thelluan  proceset  politike,  ekonomike,  shoqërore  dhe 
kulturore  në  periudha  të  ndryshme  historike  të  popullit  shqiptar;  do  të  vlerësojë 
ndikimin e ndërsjellë të kulturave dhe të ngjarjeve historike të popullit shqiptar me ato 
të popujve të tjerë rajonalë dhe më tej; do të shfrytëzojë rolin pragmatik të  historisë 
për  të  shpjeguar  zhvillimet  e  sotme  dhe  për  të  bërë  prognoza  për  zhvillimet  e 
ardhshme të shoqërisë shqiptare. 

A  Emri i linjës  Ilirët në antikitet deri në shek. V 
8.3.A  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përshkruajë, do të analizojë dhe do të 
vlerësojë kushtet, etapat dhe tiparet themelore të  zhvillimit 
të qytetërimit antik ilir si dhe ndërveprimin e tij me 
qytetërimet e njëkohshme fqinje. 
8.3.12.A  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të interpretojë dhe të analizojë tezat për gjenezën e 
ilirëve dhe për etimologjinë e emrit ilir, duke sjellë 
argumentet përkatëse për këto teza, bazuar në burime 
alternative;
·  të analizojë ndërtimin shoqëror, ekonomik dhe shtetëror 
në shtetet e krijuara në territorin ilir, duke evidentuar të 
përbashkëtat dhe veçantitë e tyre;
·  të vlerësojë kulturën materiale e shpirtërore të ilirëve 
dhe ndikimet e ndërsjella me kulturën greko­romake;
·  të përshkruajë përhapjen e Perandorisë Romake në 
territoret ilire dhe të analizojë pasojat e saj në territorin 
ilir;
·  të evidentojë dhe të argumentojë ndikimin e arritjeve 
të qytetërimit ilir në qytetërimet e mëvonshme. 
B  Emri i linjës  Arbërit në mesjetë. Shek. VI – XIV. 
8.3.B  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përshkruajë, do të analizojë dhe do të 
vlerësojë kushtet, etapat dhe tiparet themelore të zhvillimit 
të qytetërimit mesjetar arbëror; do të dëshmojë dhe do të 
vërtetojë vazhdimësinë dhe ndikimin e qytetërimit ilir në 
qytetërimin arbëror, si dhe ndërveprimin me qytetërimin 
bizantin. 
8.3.12.B  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të përshkruajë, të analizojë dhe të interpretojë të 
dhënat burimore për vazhdimësinë iliro­arbërore, duke 
evidentuar ngjashmëritë dhe dallimet midis dy 
qytetërimeve;
·  të përcaktojë në hartë lëvizjen dhe shtrirjen e sllavëve 
në territorin iliro­arbëror;
·  të analizojë ndikimin e dyndjeve sllave në 
vazhdimësinë iliro­arbërore;
·  të përcaktojë  tiparet kryesore të administrimit të 
Perandorisë Bizantine në territoret arbërore;

23 
·  të lokalizojë në hartë zonat e sulmeve bullgare, serbe 
dhe normane në territoret arbërore dhe të evidentojë 
rrjedhojat e sistemeve të pushtimit që ata vendosën;
·  të analizojë ndërtimin shoqëror, ekonomik dhe shtetëror 
të Principatës së Arbrit dhe të Despotatit të Artës në 
shek. XII ­ XIV, duke evidentuar të përbashkëtat dhe 
veçantitë e tyre;
·  të analizojë ndërtimin shoqëror, ekonomik dhe shtetëror 
të principatave të pavarura arbërore në shek. XII ­ XIV, 
duke evidentuar të përbashkëtat dhe veçantitë e tyre;
·  të evidentojë dhe të vlerësojë kulturën materiale e 
shpirtërore të arbërorëve;
·  të diskutojë pozitën e territoreve arbërore midis Romës 
dhe Bizantit dhe nxjerr përfundime për rrjedhojat që ajo 
ka pasur në zhvillimet e brendshme dhe të jashtme të 
arbërorëve. 
C  Emri i linjës  Shqiptarët në periudhën moderne (shek. XV – XIX ) 
8.3.C  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përshkruajë etapat e shtrirjes së 
Perandorisë Osmane në territoret shqiptare, do të analizojë 
ndryshimet ekonomike, politike, shoqërore dhe fetare të 
shqiptarëve nën sundimin osman dhe do të evidentojë 
qëndrimin e shqiptarëve ndaj tij. 
8.3.12.C  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të përcaktojë në hartë lëvizjen e ushtrive osmanë në 
territorin abëror;
·  të periodizojë fazat e vendosjes së sundimit osman në 
territorin arbëror;
·  të analizojë qëndrimin e princërve arbër ndaj dyndjeve 
osmane në fund të shek. XIV – XV;
·  të analizojë karakterin e qëndresës (rezistencës) së 
arbërve ndaj sunduesve osmanë nën drejtimin e 
Skënderbeut (1443 – 1468);
·  të gjykojë për rëndësinë e luftërave të Skënderbeut 
kundër osmanëve, si në planin e brendshëm, ashtu dhe 
në atë ndërkombëtar;
·  të analizojë ndërtimin shoqëror,  ekonomik dhe 
shtetëror të  shtetit të Skënderbeut, duke evidentuar 
marrëdhëniet e tij me shtetet evropiane;
·  të lokalizojë në hartë ndarjen administrative të 
territoreve shqiptare nën pushtimin osman (shek. XVI 
deri në fillim të shek. XIX);
·  të përshkruajë dhe të analizojë ndryshimet ekonomike, 
politike, shoqërore dhe sidomos fetare të shqiptarëve nën 
sundimin osman;
·  të gjykojë rrjedhojat e sundimit osman për qytetërimin 
arbëror­shqiptar;
·  të analizojë shkaqet e formimit të pashallëqeve 
shqiptare, veçoritë e organizimit të tyre si formacione 
politiko­shtetërore autonome brenda Perandorisë 
Osmane;

24
·  të përshkruajë dhe të analizojë veçoritë e jetës 
ekonomike, politike, kulturore dhe shoqërore të 
pashallëkut të Shkodrës dhe atij të Janinës, duke 
evidentuar të përbashkëtat dhe dallimet midis tyre;
·  të identifikojë individualitetin e fuqishëm të drejtuesit 
të çdo pashallëku, rolin e tij në administrimin e 
pashallëkut, ndërthurjen e tipareve shqiptare dhe osmane 
në formimin e këtyre liderëve. 
D  Emri i linjës  Rilindja Kombëtare Shqiptare (vitet ‘30 të shek. XIX– 
fillimi i shek. XX) 
8.3.D  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të kuptojë dhe do të analizojë Rilindjen 
Kombëtare Shqiptare si një lëvizje me karakter kulturor, 
arsimor dhe politik, e cila solli zgjimin kombëtar të 
shqiptarëve, si parakusht i domosdoshëm për shpalljen e 
Pavarësisë. 
8.3.12.D  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të përcaktojë konceptin Rilindje Kombëtare Shqiptare 
(RKSH);
·  të analizojë etapat e RKSH­së, përmbajtjen dhe 
karakteristikat e saj, dhe të evidentojë rolin e rilindësve 
shqiptarë;
·  të tregojë dhe të analizojë fazat nëpër të cilat kaloi 
emancipimi kulturor dhe arsimor i shqiptarëve, 
rëndësinë që ai pati në zgjimin politik të tyre, dhe të 
evidentojë rolin e gruas në arsim;
·  të evidentojë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, si 
organizatë politike­ushtarake dhe si momentin kulmor të 
emancipimit kombëtar;
·  të përshkruajë zhvillimin e arsimit dhe të kulturës, 
hapjen e shkollave të para kombëtare e të shoqërive 
kulturore dhe botimin e teksteve, të revistave e të 
gazetave në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX;
·  të shpjegojë ndryshimet e reja politike në Perandorinë 
Osmane në fillim të shekullit XX dhe ndikimin e tyre në 
Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në planin organizativ dhe 
të propagandës;
·  të analizojë karakterin e Kryengritjes së Përgjithshme 
Shqiptare të vitit 1912 dhe rrjedhojat e saj;
·  të analizojë faktorët e brendshëm dhe ndërkombëtarë që 
përcaktuan mbledhjen e Kuvendit të Vlorës dhe 
shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 
1912;
·  të argumentojë rëndësinë që pati për Shqipërinë dhe 
shqiptarët shpallja e Pavarësisë dhe të evidentojë rolin e 
Ismail Qemalit në këtë ngjarje madhore për historinë e 
popullit shqiptar. 
E  Emri i linjës  Shteti shqiptar gjatë shekullit XX 
8.3.E  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të vlerësojë ngjashmëritë dhe ndryshimet e 
etapave, përmes të cilave kaluan shteti dhe shoqëria 
shqiptare në periudhën bashkëkohore 1912 – sot dhe do të

25
gjykojë për perspektivat e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare 
në të ardhmen. 
8.3.12.E  Objektivat  Nxënës/i­ja:
e linjës  ·  të analizojë sfidat e brendshme dhe të jashtme, nëpër të 
cilat kaloi shteti shqiptar në periudhën 1912 – 1914, 
veçanërisht çështjen shqiptare në Konferencën e 
Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe njohjen 
ndërkombëtare të shtetit të pavarur shqiptar;
·  të evidentojë rolin e personaliteteve shqiptare në 
ngjarjet kryesore të kësaj periudhe;
·  të analizojë ndikimin që pati Lufta e Parë Botërore në 
procesin e shtetformimit shqiptar dhe gjykon për 
rihapjen dhe diskutimin e çështjes shqiptare në 
Konferencën e Paqes të Parisit, më 1919;
·  të analizojë sfidat e brendshme dhe të jashtme, nëpër të 
cilat kaloi shteti shqiptar në periudhën 1920 – 1924 dhe 
të evidentojë figurat historike që lanë gjurmë në këtë 
periudhë;
·  të shpjegojë dhe të analizojë vështirësitë e jetës politike 
dhe parlamentare në vitet 1920 – 1924;
·  të gjykojë për ndryshimet në jetën shoqërore, arsimore 
dhe kulturore në vitet 1920 – 1924;
·  të përcaktojë dy etapat e organizimit shtetëror shqiptar 
në vitet 1925 – 1939 (republikë dhe monarki) dhe të 
analizojë  rolin e A. Zogut si burrë shteti në këtë 
periudhë;.
·  të përshkruajë, të shpjegojë dhe të analizojë rrugët e 
konsolidimit të shtetit shqiptar në vitet 1925 – 1939, 
duke u ndalur në reformat administrative, ekonomike, 
shoqërore, kulturore, arsimore dhe fetare;
·  të analizojë politikën e jashtme të shtetit shqiptar në 
vitet 1925 – 1939;
·  të analizojë karakterin shumëdimensional (çlirimtar, 
ideologjik, qytetar) të Luftës së Dytë Botërore në 
Shqipëri dhe rolin e rezistencës së popullit shqiptar në 
konfliktin botëror;
·  të shpjegojë dhe të analizojë faktorët të cilët ndikuan në 
vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, etapat e 
konsolidimit, tiparet themelore të tij dhe rolin diktatorial 
të E. Hoxhës;
·  të analizojë ndikimin e modelit sovjetik në organizimin 
ekonomik, politik dhe shoqëror të Shqipërisë;
·  të evidentojë, të analizojë dhe të shpjegojë pasojat e 
luftës së klasave, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të 
mohimit të besimit dhe të vetizolimit ndërkombëtar në 
jetën e përditshme të shqiptarëve;
·  të konstatojë ndryshimet dhe mospërputhjen midis 
realitetit, vendimeve dhe propagandës së partisë­shtet në 
regjimin komunist në Shqipëri;
·  të përcaktojë dhe të përshkruajë etapat e politikës së

26 
jashtme të shtetit komunist shqiptar;
·  të shpjegojë shkaqet e dobësimit të regjimit komunist 
dhe të analizojë faktorët që ndikuan në rënien e këtij 
regjimi;
·  të shpjegojë, të analizojë dhe të gjykojë ndryshimet 
politike, ekonomike dhe shoqërore të Shqipërisë në 
periudhën post­komuniste;
·  të përshkruajë etapat e integrimit të Shqipërisë në 
strukturat euroatlantike dhe gjykon për perspektivat e 
këtij integrimi;
·  të analizojë rolin e gruas në politikë dhe në shoqëri dje 
dhe sot. 

F  Emri i linjës  Shqiptarët jashtë kufijve politikë (1912­sot) 
8.3.F  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përshkruajë dhe do të shpjegojë gjendjen 
ekonomike, politike e shoqërore të shqiptarëve në ish­ 
Jugosllavi e në Greqi, duke analizuar të përbashkëtat dhe 
ndryshimet në politikat e shteteve përkatëse ndaj tyre dhe do 
të vlerësojë krijimin e shtetit të pavarur  të Kosovës. 

8.3.12.F  Objektivat  Nxënës/i­ja:


e linjës  ·  të përshkruajë, të analizojë dhe të shpjegojë gjendjen 
ekonomike, politike dhe shoqërore të shqiptarëve në 
Mbretërinë Jugosllave, si dhe format e rezistencës së 
shqiptarëve në vitet 1912 – 1944;
·  të përshkruajë, të analizojë dhe të shpjegojë gjendjen 
ekonomike, politike dhe shoqërore të popullsisë çame 
dhe të gjykojë për politikën greke të ndjekur ndaj saj në 
vitet 1912–1944.
·  të analizojë rrethanat historike, politike e shoqërore të 
popullsisë çame në Greqi dhe të popullsisë shqiptare në 
Jugosllavi gjatë Luftës së Dytë Botërore;
·  të gjykojë për politikën e Partisë Komuniste Jugosllave 
dhe të shtetit jugosllav ndaj të drejtave kombëtare dhe 
njerëzore të shqiptarëve në Republikën Federative 
Socialiste të Jugosllavisë (RFSJ) në vitet 1945–1981;
·  të analizojë ecuritë politike, ekonomike, kulturore dhe 
shoqërore të Krahinës Autonome të Kosovës dhe 
evoluimin e përpjekjeve të shqiptarëve kosovarë nga 
autonomia në pavarësi të Kosovës;
·  të evidentojë përfshirjen e luftës për të drejta kombëtare 
të popullsisë shqiptare në luftën për demokraci;
·  të analizojë rrugën e rezistencës pasive, të luftës së 
armatosur dhe të veprimtarisë diplomatike nëpër të cilat 
kaloi procesi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, 
krijimi i shtetit kosovar dhe njohja e tij ndërkombëtare.

27 
8.3 GJEOGRAFIA 

8.3.1 Gjeografia rajonale 

Të gjithë nxënësit do të kuptojnë organizimin hapësinor të sipërfaqes së Tokës mbi 
bazë rajoni, veçoritë e rajoneve, marrëdhënien e ndërsjellë ndërmjet mjediseve fizike 
dhe atyre humane për shpjegimin e ndërveprimeve të shoqërisë njerëzore me mjedisin 
gjeografik në vendet dhe rajonet e ndryshme në botë. 

A  Emri i linjës  Mjetet gjeografike dhe vendndodhja 

8.3.1.A  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përdorë harta, prezantime grafike, mjete 


dhe teknologji për të gjetur, përdorur dhe prezantuar 
informacion rreth vendeve, shoqërisë dhe mjediseve të 
ndryshme. 
8.3.1.12.A  Objektivat e  Nxënës/i,­ja: 
linjës 
§  të interpretojë hartat dhe prezantimet e tjera grafike që 
skicojnë rajonet më të mëdha gjeografike të botës dhe 
nënrajonet e tyre. 
§  të lokalizojë në lloje të ndryshme hartash të rajoneve të 
botës objektet, dukuritë dhe proceset gjeografike të 
mësuara. 
§  të interpretojë grafikë të shpërndarjes hapësinore të 
proceseve dhe dukurive gjeografike. 
§  të zgjidhë probleme gjeografike duke përdorur hartat, 
teknologjitë mbështetëse, burime për zgjidhjen e 
problemeve (intervista, pyetësorë, vëzhgime). 

B  Emri i linjës  Vendet dhe rajonet 
8.3.1.B  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të analizojë tiparet fizike dhe humane që i 
japin vendeve dhe rajoneve karakterin e tyre tipik. 

8.3.1.12.B  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:


linjës 
·  të demonstrojë përdorimin e  kornizave rajonale të 
ndryshme për të interpretuar kompleksitetin e botës 
(p.sh., klima, relievi, kultura, gjuha, besimi, racat, 
zhvillimi shoqëror­ekonomik, urbanizimi).
·  të shpjegojë konceptet bazë të rajoneve dhe strukturat e 
rajoneve.
·  të krahasojë dhe bëjnë dallimin ndërmjet 
karakteristikave fizike dhe humane të rajoneve në botë.
·  të shpjegojë pse vendet dhe rajonet janë faktorë të 
rëndësishëm të identitetit individual dhe shoqëror.
·  të vlerësojë perspektivat e ndryshme që lidhin rajonet.
·  të përdorë rajonet për të analizuar çështje të së shkuarës 
dhe të së tashmes (p.sh., konfliktet e shkaktuara nga

28 
kapërcimi i identiteteve rajonale, shkaqeve dhe 
ndikimeve të aleancave rajonale, ndryshimit të 
identiteteve rajonale).
·  të përshkruajë rëndësinë e organizmave të ndryshëm 
ndërkombëtarë (politikë, ekonomikë, kulturorë) për 
ndërveprimin rajonal (si BE,G8, NAFTA, OPEC, OAS, 
OAU). 
C  Emri i linjës  Sistemet fizike 
8.3.1.C  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të kuptojë ndikimin e sistemeve fizike në 
proceset dhe modelet në mjedisin fizik të rajoneve dhe 
vendeve në botë. 
8.3.1.12.C  Objektivat e  Nxënës/i,­ja: 
linjës 
§  të përshkruajë se si mjedisi fizik ndikon jetën në rajone 
të ndryshme (p.sh., densitetin e popullsisë, arkitekturën, 
sistemet e transportit, industrinë, materialet e ndërtimit, 
përdorimin e tokës). 

D  Emri i linjës  Sistemet humane 
8.3.1.D  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të kuptojë se si proceset ekonomike, sociale, 
politike, kulturore ndërveprojnë për formimin e modeleve të 
popullsisë, ndërvarësisë, bashkëpunimit dhe konfliktit në 
nivel rajonal e global. 
8.3.1.12.D  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të interpretojë veçoritë dalluese të popullsisë, 
ekonomisë, si dhe traditave kulturore, të sistemeve 
politike të vendeve dhe rajoneve të ndryshme të botës;
·  të identifikojë prirjet e rritjes së popullsisë dhe të 
migrimit në përgjigje të faktorëve mjedisorë, socialë, 
ekonomikë dhe politikë;
·  të analizojë modelet e vendbanimeve në rajone të 
ndryshme urbane dhe rurale të botës;
·  të analizojë modelet historike të lëvizjes së njerëzve 
dhe mallrave të tyre dhe marrëdhënien me aktivitetin 
ekonomik; 

E  Emri i linjës  Ndërveprimi njeri­mjedis 

8.3.1.E  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të kuptojë pasojat e ndërveprimeve midis 


sistemeve fizike dhe humane. 
8.3.1.12.E  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të mbrojë ose të kundërshtojë me argumente 
politika ose programe të veçanta për përdorimin e 
burimeve dhe menazhimin e tyre;

29 
8.3.2 Gjeografia e Shqipërisë dhe e trevave shqiptare 

Të gjithë nxënësit do të kuptojnë organizimin  hapësinor të Republikës  së Shqipërisë 


dhe të trevave të tjera shqiptare, marrëdhënien ndërmjet mjediseve fizike dhe humane 
për  shpjegimin  e  ndërveprimeve  të  shoqërisë  njerëzore  me  mjedisin  gjeografik  në 
rajonet dhe nënrajonet e RSH dhe të trevave shqiptare. 

A  Emri i linjës  Mjetet gjeografike dhe vendndodhja 

8.3.2.A  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të përdorë harta, prezantime grafike, mjete 


dhe teknologji për të lokalizuar, për të përdorur dhe për të 
paraqitur informacione rreth njerëzve, mjediseve në RSH e 
në trevat e tjera shqiptare jashtë kufirit. 
8.3.2.12.A  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të përdorë harta, atlase, mjete grafike dhe fotografike, 
teknologjinë (Internet, CD), si pjesë të studimit 
gjeografik krahasues të Shqipërisë dhe të trevave të tjera 
shqiptare.
·  të interpretojë hartat dhe prezantimet e tjera grafike që 
skicojnë rajonet kryesore të vendit tonë dhe trevave të 
tjera shqiptare.
·  të përshkruajë shpërndarjen në hartë të tipareve 
kryesore fizike dhe humane në shkallë vendi.
·  të ndërtojë dhe lexon grafikët, diagramat, tabelat , 
modelet e hartuara për qëllime të caktuara mësimore që 
lidhen me studimin gjeografik të  Shqipërisë e të trevave 
shqiptare.
·  të plotësojë harta të ndryshme memece për relievin, 
klimën, hidrografinë, ekonominë, transportin, ndarjen 
administrative. 
B  Emri i linjës  Vendet dhe rajonet 
8.3.2.B  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të kuptojë rajonizimin gjeografik të RSH dhe 
të trevave shqiptare dhe ndërveprimin ndërmjet  rajoneve. 

8.3.2.12.B  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:


linjës 
·  të shpjegojë konceptet bazë të rajoneve dhe të 
strukturës së tyre.
·  të dallojë karakteristikat e shtrirjes hapësinore të 
rajoneve, duke dalluar ngjashmëritë dhe ndryshimet mes 
tyre.
·  të interpretojë veçoritë gjeografike të rajoneve dhe të 
nënrajoneve.
·  të vlerësojë perspektivat e ndryshme që lidhin rajonet. 

C  Emri i linjës  Sistemet fizike

30 
8.3.2.C  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të kuptojë ndikimin e sistemeve fizike në 
proceset dhe modelet në mjedisin fizik të rajoneve dhe 
nënrajoneve të RSH dhe të trevave të tjera shqiptare jashtë 
kufirit. 
8.3.2.12.C  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të analizojë karakteristikat e përgjithshme fiziko­ 
gjeografike të rajoneve e nënrajoneve të Shqipërisë dhe 
trevave të tjera shqiptare.
·  të shpjegojë veçoritë kryesore të ndërtimit gjeologjik, të 
relievit, të klimës, të hidrografisë, të tokave, të botës 
bimore  e shtazore të Shqipërisë, të trevave të tjera 
shqiptare e të rajoneve përbërëse si dhe ndërvarësinë 
ndërmjet  tyre.
·  të përshkruajë se si mjedisi fizik ndikon në  jetën e 
rajoneve të ndryshme (p.sh., në  densitetin e popullsisë, 
në arkitekturë, në sistemet e transportit, në industri,  në 
materialet e ndërtimit, në mënyrën e përdorimit të 
tokës). 

D  Emri i linjës  Sistemet humane 
8.3.2.D  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja do të kuptojë si proceset ekonomike, sociale, 
politike, kulturore ndërveprojnë për formimin e modeleve të 
popullsisë, si dhe në bashkëpunimin në nivel kombëtar. 
8.3.2.12.D  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të identifikojë karakteristikat humane të rajoneve të 
Shqipërisë dhe të trevave shqiptare (popullsinë, 
ekonominë dhe sektorët e saj, turizmin, trashëgiminë 
natyrore dhe kulturore) dhe marrëdhëniet ndërmjet  tyre.
·  të përshkruajë ndarjen administrative të Shqipërisë dhe 
të trevave shqiptare.
·  të interpretojë historikun e shpërndarjes hapësinore të 
shqiptarëve në Ballkan, në Evropë e në botë.
·  të analizojë ndikimin e vendeve dhe të kulturave të tjera 
në shoqërinë shqiptare.
·  të analizojë lidhjet ekonomike të Shqipërisë me vendet 
e tjera. 

E  Emri i linjës  Ndërveprimi njeri­mjedis 

8.3.2.E  Standardi i linjës  Nxënës/i,­ja do të kuptojë pasojat e ndërveprimeve midis 


sistemeve fizike dhe humane. 
8.3.2.12.E  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të analizojë ndikimin e shoqërisë njerëzore në cilësinë e 
mjediseve gjeografikë dhe në shfrytëzimin e burimeve;
·  të vlerësojë rëndësinë e burimeve natyrore dhe të 
mbrojtjes së mjedisit gjeografik, duke zbuluar e vënë në

31 
dukje disa nga lidhjet shkak­pasojë;
·  të shpjegojë strategjitë alternative që i përgjigjen 
politikave të veçanta dhe programeve për përdorimin e 
burimeve dhe menazhimin e tyre.

32 
8.4 EKONOMIA 

Nxënës/i­ja duhet të fitojë aftësinë e të arsyetuarit ekonomik. Ai duhet të kuptojë që 
për  shkak  të  pamjaftueshmërisë  së  burimeve  ekonomike  njerëzit  duhet  të  bëjnë 
zgjedhje që shoqërohen me kosto oportune; se mbajtja e një qendrimi rreth përdorimit 
të  burimeve,  produkteve  dhe  shpërndarja  e  mallrave  dhe  shërbimeve  ndikohet  nga 
sistemet  e  ndryshme  ekonomike;  kupton  rezultatet  e  tregtisë,  shkëmbimit  dhe 
ndërvarësinë ndërmjet individëve, në familje, në biznese, në sektorët ekonomik dhe në 
shoqëri;  nëpërmjet  veprimtarive  mësimore  fiton  aftësi  për  të  qenë  pjesëmarrës  aktiv 
në  situata  të  ndryshme  jetësore,  si  konsumator,  prodhues,  kursyes,  taksapagues,  apo 
tregtues. 

A  Emri i linjës  Burimet ekonomike, zgjedhjet dhe kosto oportune. 

8. 4.A  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja krijon bindjen se qëndrimet ekonomike mbahen 


për shkak se burimet ekonomike janë të pamjaftueshme dhe 
se zgjedhja ekonomike ka një kosto oportune. 
8.4.12.A  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  shpjegojë  lidhjen  shkakësore  ndërmjet 
pamjaftueshmërisë  dhe  nevojës  për  të  zgjedhur,  duke 
pranuar koston oportune;
·  të analizojë se si burimet mund të përdoren në  mënyra 
të ndryshme si dhe koston e përdorimeve alternative;
·  të  interpretojë  marrëdhënien  midis  qëllimeve  të 
subjekteve  dhe  shpërndarjes  të  burimeve  të 
pamjaftueshme;
·  të  gjykojë  se  si  zgjedhjet  ekonomike  që  bëhen  nga 
individët,  familjet,  bizneset,  qeveria  dhe  shoqëria, 
krijojnë një kosto oportune për shoqërinë si një e tërë;
·  të  analizojë  se  si  ndërmarrja  e  iniciativave  ekonomike 
nxit  përdorimin  e  burimeve  natyrore,  të  kapitalit  fizik 
dhe njerëzor. 
B.  Emri i linjës  Sistemi ekonomik i tregut dhe efektet e tij 
8. 4.B  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja  kupton  se  si  sistemet  ekonomike  kushtëzojnë 
qëndrimet  mbi  përdorimin  e  burimeve, produkteve  dhe për 
shpërndarjen e mallrave e të  shërbimeve 
8.4.12.B  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  shpjegojë  dhe  të  krahasojë  sistemet  e  ndryshme 
ekonomike,  të  dallojë  instrumentet  që  përdoren  në 
prodhimin,  shpërndarjen  dhe  shkëmbimin  e  mallrave 
dhe të shërbimeve;
·  të  përshkruajë  me  shembuj  se  si  ndryshimi  në  të 
ardhura,  në  dëshira,  në  parapëlqime,  në  çmime  etj., 
shoqërohet me  ndryshimin e kërkesave;
·  të gjykojë se  si  ndryshimi  në  numrin e prodhuesve, në 
kostot  e  prodhimit  ose  në    çmimet  e  produkteve 
shkaktojnë ndryshim të ofertës;
·  të interpretojë dhe të vlerësojë rolin dhe përfitimin që

33 
ka   niciativa në ekonominë e tregut;
·  të  shpjegojë  se  si  bizneset,  pronësitë,  ortakëritë, 
shoqëritë  aksionare  etj.,  janë  të  organizuara  dhe 
veprojnë në kuadrin e ekonomisë së vendit;
·  të  evidentojë  dhe  të  përshkruajë  karakteristikat  e 
ndryshme  të  strukturave  të  tregut;  konkurrimin  e 
thjeshtë,  oligopolin,  monopolin,  dhe  konkurrencën 
monopolistike;
·  të  përshkruajë  dhe  të  vlerësojë  rolin  ekonomik  të 
qeverisë  në  krijimin  e  politikave  fiskale,  në  furnizimin 
me  mallra  dhe  shërbime  publike,  në  mbështetjen  e 
konkurrimit,  në  përdorimin  e  burimeve,  punësimin, 
stabilizimin  e  çmimeve,  mbështetjen  racionale  të 
ritmeve të rritjes ekonomike;
·  të shpjegojë se si matet norma e inflacionit dhe e 
papunësisë, si dhe ritmet e zhvillimit të ekonomisë 
kombëtare; 
C.  Emri i linjës  Shkëmbimi i mallrave dhe shërbimeve 
8. 4.C  Standardi i linjës  Nxënës/i­ja kupton rezultatet e tregtisë, shkëmbimit dhe për 
pasojë  ndërvarësinë  ndërmjet  individëve,  familjarëve, 
bizneseve, qeverive dhe shoqërisë. 
8.4.12.C  Objektivat e  Nxënës/i,­ja:
linjës 
·  të  shpjegojë  se  shkëmbimi  i  mallrave  dhe  shërbimeve 
promovon ndërvarësinë dhe zhvillimin ekonomik.
·  të përshkruajë tregtinë që zhvillohet ndërmjet vendeve, 
e  cila  ka  në  bazë  metodat  e  ndryshme që  ato  aplikojnë 
në  përdorimin  e    burimeve,  të  produktivitetit    dhe  të 
çmimeve.
·  të  krahasojë  konkurrencën  ekonomike  ndërmjet 
vendeve  dhe  të  përshkruajë  ndikimin  e  saj  në  sasinë  e 
prodhimit  të  mallrave  e  shërbimeve,  në  cilësinë  dhe 
çmimin e produkteve;
·  të  shpjegojë  dhe  jep  shembuj  se  si  sistemi  monetar  i 
një vendi lehtëson shkëmbimin e të ardhurave;
·  të gjykojë efektet e politikave monetare dhe fiskale, në 
ritmet e shkëmbimit dhe në tregtinë ndërkombëtare;
·  të vëzhgojë dhe të përshkruajë se çmimi i tregut është 
në varësi të raportit ndërmjet blerjeve dhe shitjeve dhe 
të vlerësojë efektet e kontrollit të çmimeve.

34 

You might also like