You are on page 1of 2

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo


Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Ministarstvo Sredine i Prostornog Planiranja
Ministry of Environment and Spatial Planning
______________________________________________________________________________

MMPH në përputhje me Rregulloren me Nr.01/2016 të datës 26.05.2016


SHPALLË

FTESË PËR OJQ-të QË TË APLIKOJNË PËR PËRKRAHJEN E AKTIVITETEVE QË PROMOVOJNË DHE


PËRKRAHIN MBROJTJEN E MJEDISIT, ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Projektet të cilat mund të mbështeten duhet përfshijnë fushat si në vijim:

1. Promovimin, avancimin dhe avokimin e çështjeve të mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi ose


sektorëve specifik mjedisor sikurse janë ajri, uji, toka, mbeturinat, biodiversiteti dhe zonat e
mbrojtura,
2. Promovimin e planifikimit hapësinor dhe urban;
3. Promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë së gjelbër;
4. Promovimin praktik dhe mediatik të edukimit dhe ndërgjegjësimit mjedisor dhe hulumtimeve
shkencore e profesionale në lëmin e mbrojtjes së mjedisit.

Kriteret për vlerësimin e propozim projekteve të OJQ-ve:

 Shuma maksimale e propozim projekteve nuk duhet të kalojë vlerën 15.000 Euro,
 Një organizatë nuk ka të drejtë aplikimi më me shumë se 1 projekt propozim,
 Me qëllim të gjithëpërfshirjes do të kenë përparësi në përzgjedhje propozim projekteve nga komuna
dhe regjione të ndryshme të Kosovës dhe me tema dhe sektor nga pika 1.
 Deri në 10% e shumës së përgjithshme të subvencionit do të rezervohet për projektet e
komuniteteve.
 Do të vlerësohen me përparësi projektet inovative dhe idetë origjinale.

Të gjitha OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës që aplikojnë për subvencione duhet të


plotësojnë këto kritere;

 Projekt propozimin që përfshinë objektivin, qëllimin dhe aktivitetet e detajuara te projektit;


 Buxhetin e detajuar si dhe arsyetimin e linjave buxhetore ku jo më shumë se 30% e buxhetit të jetë
e ndarë për paga dhe mëditje dhe ku më shumë se 60% e buxhetit duhet të jetë për aktivitete dhe
produkte. Gatishmëria për bashkëpjesëmarrje në financimin e projektit do të ketë përparësi,
 Afatin e caktuar kohor për implementimin e projektit dhe vendin e zbatimit te tij;
 Përshkrimin e detajuar të kapaciteteve të përfituesve nga projekti dhe pjesëmarrësve ne projekt;
 Përshkrimin e detajuar të kapaciteteve menaxhuese të organizatës përfshirë: personelin, pajisjet dhe
aftësitë për të menaxhuar buxhetin e paraparë për aktivitete.
 Një listë të projekteve që janë realizuar nga organizata aplikuese.

Dokumentacioni i nevojshëm aplikim :

 Një kopje e certifikatën së regjistrimit të OJQ-së;


 Xhirollogari në njërën prej bankave të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës, në emrin e
organizatës që aplikon;
 Numrin fiskal në emër të organizatës që aplikon,
 Raporti mbi gjendjen financiare të OJQ-së, për dy vitet paraprake dhe qarkullimin bankar nga
banka për dy vitet e fundit.

Propozim projektet duhen të dorëzohen në 3 kopje në Arkivin e MMPH-se.

Afati për aplikim është 7 dite nga data e shpalljes publike.

Rregulloren mund ta gjeni në linkun http://mmph-rks.org/sq/Aktet-nenligjore

You might also like