You are on page 1of 1

ZGJEDH EDICIONIN

Lajme Zgjedhjet Shqipëri Maqedoni Sport Rozë Shneta Autotech Fun Op/Ed

Mos u plaksh në Kosovë!

Gazeta Express  
2 Tetor 2019 12:24

Gjatë ditës së djeshme me ankesa të shumta u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave


të Moshuar në Kosovë.

Të moshuarit patën ankesat e tyre rreth pensioneve të ulëta që po marrin e po ashtu


edhe rreth kushteve të tjera me të cilat po ballafaqohen në vend.

Ndonëse me dekada të tëra i ka shërbyer arsimit Nebahate Lleshi, e cila tashmë është
në pension, është harruar nga shteti të cilit i kontribuoi me vite. Pleqërinë, ashtu si
edhe shumë pensionistë të tjerë, ajo nuk mund ta gëzojë siç duhet, për shkak se
pensionin që merr është i pamjaftueshëm për të, kurse edhe kushtet tjera me të cilat
ajo përballet lënë shumë për të dëshiruar. Lleshi ka thënë për “Zërin” se qeveritarët nuk
po kujdesen për të moshuarit. Sipas saj, pensionet që ata marrin janë vetëm si lëmoshë.

“Jemi shumë të anashkaluar. Duke marrë parasysh se për një drekë dhe për një darkë
qeveritarët harxhojnë me mijëra euro, për ne nuk kujdesen e na japin pension, i cili
është si lëmoshë e nuk është pension. Edhe pse ndihmë kërkojmë në instanca të
ndryshme, ata asnjëherë nuk na kanë ofruar”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Ajo ka deklaruar se në Kosovë të gjithë pensionistët janë të shtypur dhe nuk ka as


vende se ku ata ta kalojnë kohën.

You might also like