You are on page 1of 2

ZGJEDH EDICIONIN

Lajme Zgjedhjet Shqipëri Maqedoni Sport Rozë Shneta Autotech Fun Op/Ed

Gazeta franceze, zgjedhja e Vjosa Osmanit


Kryeministre do të ishte revolucion për
Kosovën

Gazeta Express  
2 Tetor 2019 14:08

Si adoleshente, Vjosa Osmani i dëgjonte në heshtje mbledhjet tradicionale të burrave


në odën e familjes përderisa ata bënin plane politike. Dy dekada më vonë, ajo mund të
bëhet gruaja e parë që e udhëheq Kosovën, shkruajnë mediat franceze, raporton Gazeta
Express.

Nëse partia e qendrës së djathtë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ton zgjedhjet e


gjashtë tetorit, presidenti Hashim Thaçi, do të duhet t’i besojë juristes 38-vjeçare 
detyrën për krijimin e një koalicioni. Nëse kjo do të përfundojë me sukses, ajo do të
bëhet kryeministre.

Ky do të jetë revolucion, pasi që Kosova ka shumë vite që drejtohet nga të partive të


krijuara pas luftës së fundit (1998-1999), me partinë kryesore PDK-në.

Vjosa Osmani i akuzoi ata për “sulm ndaj saj vetëm pse është grua”, duke sulmuar edhe
mentalitetin arkaik me të cilin sipas saj ata kanë sunduar vendin për 20 vite.
Nga dyzet komuna sa ka Kosova, asnjëra nuk drejtohet nga ndonjë grua. Atifete
Jahjaga, ishte presidente e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016, mirëpo, ajo u
emërua nuk u zgjodh, raportojnë mediat franceze.

Edhe nëse një e treta e deputetëve janë gra, kjo bëhet vetëm për ta respektuar kuotën
gjinore e vendosur nga një ligj i hartuar në Kuvend të Kosovës.

Patriarkati po e zvogëlon përfshirjen e grave në politikë, kështu po thotë një raport i


OJQ-së suedeze “Kvinna”, që mbron të drejtat e grave.

Sipas këtij raporti, më shumë se një e treta e kosovarëve (38.3%) mendojnë se votuesit
“nuk janë të gatshëm që të zgjedhin gratë”.

Vjosa Osmani është deputete në parlamentin e Kosovës që nga viti 2011, ajo kishte
studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2017-të, Vjosa Osmanit iu dha numri 81 në
listën e partisë së saj, mirëpo, kjo nuk e ndaloi atë që të arrinte rezultatin e dytë të LDK-
së, në ato zgjedhje nacionale.

Kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit në korrik të këtij viti, ky
popullaritet i Osmanit bëri që LDK ta emërojë atë në krye të listës.

Ariana Qosaj-Mustafa, nga Rrejti i Grave të Kosovës, po përpiqet që të zgjedhë ndikimin


që do ta ketë zgjedhja e Osmanit, e cila mund të heqë elektoratin konservator, si dhe të
tërheqë shumë vota të grave.

Partia shpreson që të bindë edhe të rinjtë, pasi në Kosovë ka shumë banorë nën
moshën 25-vjeçare.

Në një tubim zgjedhor që Vjosa Osmani pati në Pejë, ka premtuar se do të dëbojë


pushtetin dhe ata që po e mbysin Kosovën.

“Me 6 tetor, ne do ta dërgojmë PDK-në dhe aleatët e saj të korruptuar në kundërshtim të


gjatë”, tha Osmani./GazetaExpress/

Vjosa Osmani

Share 79 Tweet

You might also like