You are on page 1of 2

“Puthja në buzë mund të jetë stimuluese. Është shumë hutuese.

Nëse mami e puth babin në buzë


dhe e kundërta, çfarë kuptimi ka, kur unë, një djalë apo vajzë e vogël, i puth prindërit e mi në buzë?
Nëse më duhet të përgjigjem se kur duhet të ndalohet puthja e fëmijëve në buzë, ajo do të ishte
TANI”, ka thënë Dr. Reznick. Këto komente i kanë ndarë prindërit në dy grupe në atë kohë, duke
krijuar debate të nxehta online dhe në radio. Disa prindër madje nuk mund ta besojnë që kjo paraqet
problem.

“Sapo e pashë në lajme: ‘mos i puthni fëmijët në buzë, është shumë seksuale’. Nuk dua të jetoj më
në këtë botë”, ka shkruar njëri. Nga ana tjetër, ekspertët e tjerë nuk pajtohen me Dr. Reznick.

Psikologia Sally-Ann Mccormack ka thënë për The Sun se nuk është aspak e vërtetë që puthja e
fëmijëve në buzë nga ana e prindërve të tyre mund të jetë hutuese për të vegjlit.

“Kjo është si të thuash ushqyerja me gji është hutuese. Disa njerëz mund të kenë probleme me të,
por nuk është më seksuale se masazhimi i shpinës në një fëmije”, ka shtuar Mccornmack.

Mendimet e kundërta vazhdojnë. Sigurisht prindërit që e praktikojnë këtë puthje janë të bindur që
nuk ka asgjë të keqe në të. Victoria dhe David Beckham bëjnë pjesë te ta. Në fillim ishte Victoria që
u sulmua për puthjen në buzë me të bijën, Harper 7, por njëlloj pati pakënaqësi edhe kur David,
postoi një foto ku e puthte të bijën në buzë vetëm pak kohë më parë.

BBC Trending është konsultuar me eksperten e rregullave të mirësjelljes shoqërore, Liz Brewer. Ajo
shprehet se puthja e fëmijëve në buzë është një praktikë e pazakontë, por mbetet zgjedhja e
prindërve nëse ata e konsiderojnë të arsyeshme apo jo.

“Normalisht nuk mund të puthim në buzë një anëtar të familjes, nëse ai person nuk është burri juaj,”
ka thënë ajo. Shqetësues është fakti nëse fëmijët nuk dëshirojnë, e prindërit apo të afërmit e bëjnë
një gjë të tillë. Afrimitetin e “tepruar” duhet t’ia lëmë në dorë fëmijëve e nëse ata ndihen mirë ju mund
t’i puthni në buzë.

Kjo puthje, megjithatë mund të ketë efekt çoroditës, veçanërisht te fëmijët me nevoja të veçanta.
Vera Kurti, mësuese e Edukimit Special në Neë York ka thënë për revistën Psikologjia që kjo
praktikë te këta fëmijë mund të shkaktojë shteg për abuzime.

“Është e thjeshtë të kuptohet se, pa dashur, vetë së pari krijojmë një çoroditje te fëmija dhe së dyti,
edhe një shteg për abuzime, sidomos ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, të cilët për vetë moshën
dhe sidomos për mungesën e aftësive për të dalluar rreziqet e çfarëdolloji, nuk arrijnë të bëjnë
dallimin e veprimeve apo sjelljeve të të tjerëve ndaj tyre, ose të sjelljeve të tyre ndaj të tjerëve.
Konkretisht, nuk arrijnë të kuptojnë se pse duhet ta puthë mamin në buzë dhe Verën jo”, ka thënë
ajo.

Më pas ka shtuar edhe një argument që mbetet i fundit. “Një tjetër argument, që duhet patur në
konsideratë për këto lloj puthjesh, është shëndeti i femijës, infektimi me mikrobe dhe viruse të
ndryshme, që i madhi (prindi) mund të ketë. Për të gjitha sa thashë, puthja e fëmijës në buzë është
puthja më pa sens dhe krejt pa shpjegim. Aq sa kuptoj unë, dashuria e nënës, babait e gjyshërve,
apo të tjerë të afërmve ndaj fëmijës së çfarëdo moshe ka vetëm një mënyrë përkujdesje dhe
përqafime të ngrohta”.

Megjithatë shkenca nuk mund të jetë e prerë në një temë të tillë. Prindërit duhet të njihen me
mendimet e psikologëve, pa u bërë robotë të këshillave të tyre…
Detyrat dhe roli i psikologut në shkollë.
Shërbimi psikologjik në institucionet arsimore parauniversitare
përbën një risi për arsimin tonëkombëtar, çka hedh edhe një hap
tjetër në përqasjen e sistemit tonë arsimor
me sistemetbashkëkohore evropiane e botërore. Implementimi i
tij fillon në vitin mësimor 2004-2005.Shërbimi psikologjik në
shkolla do të kryhet nga një specialistë. Specialisti i shërbimit
psikologjikduhet të ketë përfunduar studimet universitare në
degën e psikologjisë apo të jetë mësues mespecializim
pasuniversitar në këto fusha. Në mungesë të tyre, përzgjidhen
specialistë të shkencavesocial-politike ose degëve të tjera të
përafërta me to.Specialisti i shërbimit psikologjik i shkollës, është
një person kyç në mbarëvajtjen e veprimtarisëmësimore
edukative të institucionit arsimor. Veprimtaria e tij zhvillohet në
lidhje dhe bashkëpunim tëngushtë me stafin pedagogjik dhe
drejtues të shkollës, me prindërit dhe komunitetin, ku
ndodhetshkolla.Qëllimi kryesor i punës së specialistit të shërbimit
psikologjik në shkollë fokusohet në promovimin dhezhvillimin
mendor e fizik të nxënësve si dhe në ndihmesën dhe mbështetjen
që jep për rritjen ecilësisë së procesit të mësimnxënies dhe
mësimdhënies.Specialisti i shërbimit psikologjik bashkëpunon me
personelin administrativ dhe pedagogjik përkonceptimin dhe
realizimin e shërbimeve që lidhen me vlerësimin e rezultateve
të nxënësve, meorientimin e karierës dhe me zhvillimin social dhe
personal të nxënësve, nëpërmjet:- Sigurimit të shërbimeve të
drejtëpërdrejta për fëmijët dhe nxënësit në nevojë..- Vlerësimit
dhe interpretimit të rezultateve të nxënësve, të stafit pedagogjik
të shkollës dhe tëprindërve.- Shërbimeve këshillimore dhe
trajnuese për stafin e shkollës dhe prindërit- Konceptimit dhe
realizimit të shërbimit psikologjik në përputhje me politikat e
zhvillimit të arsimitdhe të institucionit arsimor

You might also like