You are on page 1of 28

2 Kufizimi sintagmatik i njësive leksikore

2.1 Hyrje
Tashmë që kemi një qasje të përmbledhur ndaj studimit të kuptimit të
fjalëve, ne mund fokusohemi në detyrën e dhënies së një karakterizimi më të
saktë të njësive linguistike që do të përbëjnë objektet e studimit tonë.
Fillimisht mund të thuhet se konceptimi i një njësie leksikore që do të bëhet
këtu, nuk është shumë i ndryshëm nga ai i një leksikografi tradicional,
megjithëse do të përpiqemi të jemi më të hapur sesa do të kishin qenë
leksikografët. Një fjalor i zakonshëm karakterizon një element leksikor në tre
mënyra të dallueshme megjithëse të lidhura ngushtë me njëra tjetrën: së
pari, forma e tij (grafike dhe fonologjike); së dyti, funksioni i tij gramatikor;
dhe së treti, kuptimi i tij. Përkatësisht, ne do të duhet të shqyrtojmë tre
aspekte të kufizimit të një elementi leksikor. Para së gjithash, duhet të
kufizojmë formën e një elementi leksikor nga pikëpamja sintagmatike;
domethënë, duhet të jemi në gjendje të deklarojmë në një fjali ku ekzistojnë
kufij midis elementëve leksikorë (supozojmë se një fjali e mirëformuar
përbëhet nga një numër i plotë njësish të tilla). Së dyti, pas krijimit të njësive
sintagmatike, do të vërejmë se shumë prej tyre duken të operojnë në një
sërë elementesh gramatikore dhe do të duhet të reflektojmë nëse disa
ndryshime të përdorimit gramatikor të një forme të caktuar nuk meritojnë
njohjen si elementë të veçantë leksikorë.
Së fundi, është e qartë se përveç pasjes së një sërë përdorimesh
gramatikore, një formë fjale mund të shfaqë edhe një personalitet të
dallueshëm semantik brenda një kuadri të qëndrueshëm gramatikor.
Natyrisht, ka një ndryshim thelbësor, pra, që në rastin e fundit opsionet e
kuptimit paralelizohen me ndryshime të formës dhe kështu është e lehtë të
përcaktojmë dhe rendisim elementët nga të cilët duhet të bëhet zgjedhja.
Problemet kryesore të këtij kapitulli janë kriteret për vendosjen e njësive
leksikore nga pikëpamja sintagmatike dhe tashmë do të fokusohemi tek to.

1
Njësitë leksikore kryesore sintagmatike të një fjalie përkufizohen si pjesët më
të vogla që plotësojnë dy kriteret e mëposhtme;
(i) Një njësi leksikore duhet të jetë të paktën një përbërës semantik
(ii) Një njësi leksikore duhet të jetë të paktën një fjalë.
Këto kritere kërkojnë përpunim të kujdesshëm por sa më poshtë do të
shërbejë si një ilustrim paraprak i pikave:
-në gjuhën angleze parashtesa dis e disobey nuk është njësi leksikore sepse,
megjithëse është përbërës semantik, është më e vogël se një fjalë.
Le të shqyrtojmë tashmë nocionin e përbërësit semantik.

2.2. Përbërësit semantikë


Kuptimi i një fjalie tipike në një gjuhë të papërpunuar është kompleks në
faktin se ai rrjedh nga kombinimi i kuptimeve që janë në njëfarë mënyre më
të thjeshta (Fakti që kuptimet e fjalive janë më të kapshme për intuitën sesa
kuptimet e fjalëve nuk e ndryshon këtë). Këto kuptime më të thjeshta (që
nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht “i thjeshtë”) mbarten nga pjesë të
identifikueshme të fjalisë; dhe mënyra si ato duhet të kombinohen për të
nxjerrë kuptimin e përgjithshëm të fjalisë tregohet nga struktura sintaksore e
fjalisë. Kështu, kuptimi i Macja u ul mbi qilim është + “macja” + “ “ u ul”+
“mbi”+ “qilim” e kombinuar në mënyrat e treguara nga struktura sintaksore
që na tregon, për shembull se “ mbi” shkon me “ qilim” më tepër sesa me “
macen” e kështu me radhë. Struktura sintaksore përkufizon gjithashtu
përbërjet e ndërmjetme, si për shembull “ macja” dhe “ mbi qilim” që kur
kombinohen siç duhet, nxjerrin kuptimin e përgjithshëm të fjalisë por që vetë
mund të shpërbëhen në pjesë më elementare. Çdo pjesë përbërëse e një
fjalie që mbart një kuptim i cili kombinohet me kuptimet e përbërësve të
tjerë për të dhënë kuptimin e përgjithshëm të fjalisë, përdoret me termin
përbërës semantik. Një përbërës semantik që nuk mund të copëzohet në
njësi më elementare semantike përdoret me termin përbërës minimal
semantik. Kështu, mbi qilim është një përbërës semantik i macja u ul mbi
qilim por jo një përbërës minimal semantik pasi përfundimisht ndahet më tej
2
në macja, mbi dhe qilim. Nga ana tjetër, këto të fundit nuk janë të afta për
nënndarje të mëtejshme dhe për rrjedhojë janë përbërës minimalë
semantikë. Vini re se termi përbërës semantik nuk përdoret për t’iu referuar
vetëm kuptimit por edhe një përbërjeje forme plus kuptimi, domethënë, një
përbërës semantik është një formë kuptimplotë (kuptimi i saktë i
kuptimplotë i synuar këtu qartësohet më poshtë) me një funksion të
përcaktuar gramatikor.
Në shumicën e rasteve, është mjaft e qartë se çfarë janë përbërësit
semantikë të një fjalie (ose pjesë të tyre). Megjithatë, për të qenë të aftë të
trajtojmë me siguri vijën ndarëse ose raste të tjera problematike, na
nevojitet një karakterizim më i qartë, i bazuar në gjykime më themelore
intuitive të një lloji të prezantuar në kapitullin e mëparshëm. Megjithatë,
para se të vazhdojmë të propozojmë një testim për përbërjen semantike,
mund të ishte e dobishme të qartësonim më tej nocionin në një mënyrë
joformale. Një e dhënë e rëndësishme (megjithëse, siç do ta shohim, jo e
mjaftueshme) se pjesa e një fjalie është një përbërës semantik,është se
kontributi i saj semantik në fjali është i njëjtë si ai që jepet në fjali të tjera të
ndryshme. Me fjalë të tjera, ajo mbart çfarë është në njëfarë mënyre një
kuptim i qëndrueshëm nga konteksti në kontekst. Merrni rastin e thasët në
fjalinë e mëposhtme:
1. Thasët ishin varur për t’u tharë
2. Një grua po arnonte thasë.
3. Kudo kishte thasë plot me patate.
Të gjitha fjalitë 1, 2 dhe 3 përmbajnë kuptimin “ thasë”; elementi i vetëm
formal që ata kanë të përbashkët është sekuenca grafike thasë.
Rrjedhimisht, ne mund të jemi mjaft të bindur në identifikimin e thasë si
mbartës të kuptimit “ thasë”. Megjithatë, kjo nuk është e mjaftueshme për të
garantuar përbërjen semantike.
Një test i rëndësishëm diagnostikues për përbërjen semantike dhe që
shfrytëzon një prej gjykimeve bazë intuitive të prezantuara në kapitullin e
mëparshëm, është testi i kontrastit të përsëritur semantik. Le të supozojmë
3
se i referohemi fjalisë sonë të mëparshme Macja u ul mbi qilim dhe të
zëvendësojmë një prej pjesëve të saj përbërëse, macja, një element i
ndryshëm por element identik nga pikëpamja sintaksore si qeni. Rezultati i
këtij zëvendësimi është natyrisht ndryshimi në kuptimin e fjalisë. Tashmë
ndodh që ne mund të bëjmë të njëjtin zëvendësim të formave në një fjali
tërësisht të ndryshme, duke arritur në një ndryshim pikërisht paralel të
kuptimit:
4. Macja (-u ul mbi qilim)= macja ( Ne blemë një -)
___ ___
qeni qeni
Ky test identifikon pikërisht formën përgjegjëse për një kuptim të caktuar
dhe njëkohësisht garanton që roli i tij është ai i një përbërësi semantik. Për
rrjedhojë, nga pika 6 mund të nxjerrim përfundimin se macja është një
përbërës semantik i Macja u ul mbi qilim.
Një pjesë X e një fjalie të mirëformuar gramatikisht dhe semantikisht
normale S1 është një përbërës semantik i S1 nëse
(i) X është ose e heqshme ose e zëvendësueshme me ndonjë
element tjetër Y, duke nxjerrë një fjali S2 të mirëformuar
gramatikisht dhe normale semantikisht që është identike nga
pikëpamja sintaksore me S 1
por e dallueshme në kuptim nga S1.
Dhe (ii) ekziston të paktën një fjali tjetër e mirëformuar gramatikisht dhe
normale semantikisht S 3, e cila përmban X por që nuk ka ndonjë element
tjetër në pozicione paralele sintaksore të përbashkët me S 1, në të cilën X
është në mënyrë të ngjashme e heqshme ose e zëvendësueshme me Y, duke
nxjerrë një fjali identike nga pikëpamja sintaksore por të dallueshme
semantikisht S4.
Dhe (iii) kontrasti semantik midis S1 dhe S2 është identik me atë
midis S3 dhe S4.
Në kuptimin e ngushtë të fjalës, vetëm dy kontekste fjalimore kërkohen për
të provuar përbërjen semantike por natyrisht një përbërës i kufizuar vetëm
në dy kontekste specifike do të luante domosdoshmërisht rol të vogël në një
4
gjuhë. Për një përbërës tipik semantik, ka një numër të pakufizuar kuadrosh
të mundshëm fjalimore.
Para se të vazhdojmë shqyrtimin e aspekteve më problematike të përbërjes
semantike, le të shohim disa shembuj të tjerë të testit të kontrastit të
vazhdueshëm semantik në fjalë. Merrni parafjalën në gjuhën angleze në
inhale, inconspicuous dhe impertinent. Për inhale dhe inconspicuous,
përbërja semantike e in- krijohet lehtësisht megjithëse identiteti semantik i
in- është i ndryshëm në dy raste:
9. in- (John-haled)= im ( They - port textiles)
ex ex
(Këtu, in dhe im përfaqësojnë elementin e njëjtë gramatikor; parashtesa
thjesht përshtatet fonetikisht me bashkëtingëlloren fillestare të rrënjës)
10. in- ( The bulge in his pocket was - conspicuous)=
φ
in- (This disease is – curable)
φ
Duke iu kthyer tashmë impertinent, mund të vërejmë lehtësisht se
megjithëse im- është e zëvendësueshme me zero, ai nuk cilësohet si
përbërës semantik:
11. im- ( His remarks were –pertinent) #
φ
Im- ( What you suggest is_possible)
φ
Nuk është e mundur madje të zbulojmë një kontekst tjetër fjalimor në të cilin
alternimi im-/zero mund të riprodhojë kontrastin që gjejmë me impertinent.
Kjo nënkupton se nëse im- e impertinent nuk mund të “shpëtohet” me
ndonjë nga procedurat e përshkruara hollësisht në seksionin e ardhshëm
(dhe në fakt, do të zbulojmë që nuk ka mundur të shpëtojë), nuk arrin të
përmbushë kriteret për përbërjen semantike. Ata që zbulojmë një “ forcë
emotive negative” në parashtesën mohuese (të dukshme) jo vetëm të
impertinent por edhe të impudent, indignant, indifferent dhe ndoshta inane
5
(në asnjë prej të cilave nuk është një përbërës i vërtetë semantik) mund të
hezitojnë të pranojnë këtë rezultat.

2.3 Përbërësit semantikë që nuk e kalojnë testin


Shumica dërrmuese e elementëve për të cilët ka një intuitë të fuqishme të
kuptueshmërisë ose moskuptueshmërisë reagon siç duhet ndaj testit të
kontrastit të përsëritur semantik. Ne mund të themi të bindur se përbërësi
tipik semantik e kalon testin. Megjithatë, ka disa tipe dytësore të përbërësit
semantik që nuk mund t’i nënshtrohen drejtpërdrejt testit. Kjo mund të
ndodhë për shkak se ato ndodhin vetëm në lidhje me një element të caktuar,
si për shembull, në gjuhën angleze cran- e cranberry ose ngaqë ndodhin me
një vlerë semantike të caktuar vetëm në kontekstin e një elementi tjetër, për
shembull –en e oxen, ab- e abnormal ose foot në foot the bill. Në rastin e
karakterit unik bisedimor të secilit prej këtyre tipeve, asnjë kontrast në të
cilin elementi unik merr pjesë nuk mund të testohet në një mjedis të
dallueshëm linguistik ose një përbërës semantik mund të jetë i
patestueshëm ngaqë përcaktohet tërësisht nga pikëpamja sintaksore, si për
shembull –ness në His kindness was overwhelming, dhe kështu nuk merr
pjesë në asnjë kontrast. Për disa prej këtyre elementëve- për shembull, foot
në foot the bill- ka një intuitë të fuqishme të kuptueshmërisë; për të tjera, si
cran- intuita është më pak e sigurt. Natyrisht, nevojitet një lloj
vendimmarrjeje. Ka dy strategji kryesore për të vërtetuar që një element
unik nga pikëpamja bisedimore është një përbërës semantik. I pari përbëhet
nga demonstrimi se elementi në fjalë merr pjesë në të njëjtin kontrast
semantik me një element të tretë si një përbërës i provuar semantik. Për
qëllim të këtij testi, një kontrast me zero është i vlefshëm. Merrni për
shembull –en të oxen: ky është në kontrast me vetë mungesën e tij pikërisht
si –s e cows, dhe me një efekt semantik paralel:
13. –en ( The ox- trudged past)= -s ( The cow_ grazed here)
φ φ
-s e cows mund të jetë një përbërës semantik nga testi normal:
6
14- - s ( The cow _grazed here)= -s ( Our dog- barked)
φ φ
Nga ky rast duket mjaft e arsyeshme të nxjerrim përfundimin se –en
gjithashtu është një përbërës semantik. Në mënyrë të ngjashme, 15 dhe 16
tregojnë se ab- në abnormal është një përbërës semantik:
15. ab- (That’s -normal)= un-( He was -popular)
φ φ
16 un- ( He was-popular)=un- ( They looked -happy)
Një përqasje pak më indirekte ndaj përcaktimit nëse një element unik
kontekstualisht është përbërës semantik, është që të vërejmë nëse trajtimi i
tij paralelisht me përbërësit e padiskutueshëm semantikë, është normal në
gjuhë. Në gjuhën angleze, tipi më i dukshëm i “ trajtimit paralel” është
koordinimi: në përgjithësi, një jopërbërës nuk mund të koordinohet me një
përbërës pa origjinalitet:
19. ?Arthur kicked the detonator of the bomb, and consequently, the bucket.
Normaliteti i fjalive të mëposhtme është për rrjedhojë dëshmia që elementët
unikë nga pikëpamja bisedimore gnash dhe purse janë përbërës semantikë
të shprehjeve gnash the teeth dhe purse the lips, përkatësisht:
20. He kept baring and gnashing his teeth.
21. Samantha was pursing, licking and bitig her lips.
Paralelizmi mund të jetë më pak transparent: në 22 foot dhe scrutinize kanë
një marrëdhënie paralele me bill dhe në 23 foot dhe add up kanë një
marrëdhënie paralele me bill. Scrutinize dhe add up janë përbërës të
padiskutueshëm semantikë, kështu që paralelizmi është i mjaftueshëm për
të konceptuar edhe foot si një përbërës semantik:
22. Arthur agreed to foot the bill only after scrutinising it carefully first.
23. I’m expected not only to foot the bills but to add them up as well.
Disa elementë të caktuar gramatikorë të përcaktuar në mënyrë unike
paraqesin probleme të veçanta. Disa natyrisht nuk e kalojnë testin e
kontrastit të përsëritur dhe me shumë të drejtë.

7
2.4 Treguesit, shënuesit dhe kategorizuesit
Ka disa lloj elementesh që dështojnë në versionin e drejtpërdrejtë të testit të
kontrastit të përsëritur dhe nuk mund të shpëtohen nga ndonjë prej
strategjive të sugjeruara në seksionin e mëparshëm por që në dallim nga –
oss e moss nuk mund të hidhen poshtë sikur të mos kishin asnjë rëndësi
semantike. Një tip ilustrohet nga cran-, bil-, rasp-, goose- e cranberry,
bilberry, raspberry dhe gooseberry; bull- e bullfinch, missel e missel thrush
dhe dor- e dormouse; gjithashtu pad- e padlock dhe gang e gangway- dhe
shumë të tjera. Në asnjë prej këtyre rasteve elementi i parë ose i dytë nuk
kualifikohet si përbërës semantik:
25 rasp- ( We ate some_berries) # rasp- ( Don’t forget the -)
___ ___
goose- goose-
Këto kontraste semantike janë të pamundura të duplikohen; për elementët e
dytë të këtyre fjalëve, zakonisht është e pamundur madje të gjejmë një rast
të ri të kontrastit të formës. Kur elementët janë dy fjalë të ndara, e para
shpesh mund të bashkërendohet me elementë të tjerë:
Blue and hump-backed whales
missel and song thrushes
Megjithatë, kjo nuk dëshmon përbërje semantike sepse bashkërendimi është
normal vetëm me elementë të tjerë të të njëjtit lloj- pra, elementë që në
mënyrë të ngjashme nuk e kalojnë testin e kontrastit të vazhdueshëm. Ato
nuk bashkërendohen me përbërës normalë semantikë:
? blue and carnivorous whales
Shprehja herring and common gulls e ilustron mirë këtë pikë sepse është
normale nëse common supozohet të identifikojë një specie të caktuar
pulëbardhe (në këtë rast nuk është një përbërës semantik) por e pazakontë
nëse supozohet të kuptojë “ jo e rrallë”. Mund të argumentohet se procedura
e testit në këtë mënyrë mund të jetë e gabuar, meqë në të gjitha rastet e
mësipërme elementi i parë mund të rezultojë të ketë një funksion të qartë

8
semantik në lidhje me elementin e dytë. Në fakt, ai tregon një nënlloj të
kategorisë së përgjithshme të treguar nga elementi i dytë.
Megjithatë, le të konsiderojmë për shembull cranberry më me kujdes. Meqë
një cranberry (boronicë e kuqe) është një lloj pemële (kokrre), çfarë do të
thotë saktësisht cran-? Është një fakt i çuditshëm se folësit vendas nuk janë
të gatshëm të përpiqen madje dhe të gjejnë një shpjegim të përafërt të
kuptimit të cran-, megjithatë nuk ka asnjë hezitim të tillë me foot në foot the
bill. As cran- nuk duket të mbartë ndonjë kuptim në format e krijuara rishtazi:
ne mund të nxjerrim kuptim për shembull të billy-giraffe dhe nanny-giraffe
në ngjashmëri me billy-goat dhe nanny-goat dhe gjithashtu të foot the fees;
por krijime si cranbeads dhe bilbeads nuk transmetojnë asgjë, megjithëse
mund të ishte pritur ndonjë interpretim si për shembull “ rruaza të vogla të
rrumbullakëta të kuqe” dhe “ rruaza të vogla të rrumbullakëta të purpurta”.
Fakti është se elementë si cran- dhe bil- nuk mbartin asnjë kuptim. Në
kuptimin normal- ato thjesht bëjnë dallim; ato janë të barazvlefshme me
etiketat e numërtuara ose të shkronjëzuara: “ (berry) tipi A/tipi B/tipi C...” Ne
do t’i quajmë këta elementë shënues semantikë dhe elementët e tyre
partnerë që tregojnë një kategori të përgjithshme do të quhen me termin
kategorizues semantikë. Një shënues semantik në kombinim me një
kategorizues semantik përbën një përbërës minimal semantik.
Të gjithë shënuesit semantikë që kemi shqyrtuar deri tani kanë qenë çfarë
mund të quhej me termin shënues të pastër, në kuptimin që ata nuk kanë
asnjë lidhje të perceptueshme semantike me ndonjë element tjetër në gjuhë.
Megjithatë, ekzistojnë shumë shembuj të shënuesve semantikë që kanë një
lidhje të qartë semantike me elementë normalë kuptimplotë, pa qene vetë
përbërës semantikë. Shembuj të kësaj kategorie janë black në blackbird,
blue në blue-tit dhe red në red wine (nuk duhet të mendohet se e kuqe këtu
është thjesht një term ngjyre: një verë e kuqe është një lloj vere ndërsa një
fustan i kuq nuk është një lloj fustani). Ky lloj shënuesi do të përshkruhet si i
përzier.

9
Një term i përgjithshëm do të për elementët që nuk janë të mjaftueshëm për
të qenë përbërës por të cilat megjithatë, kanë një funksion semantik që
lidhet me kuptimet që të njëjtat forma mbartin kur janë përbërës semantikë.
Ne do t’i quajmë këta tregues semantikë. Siç e kemi përkufizuar tashmë,
kategoria e treguesit semantik mbivendoset me atë të grupit semantik,
ndërsa grupe të përziera janë ato që janë njëkohësisht tregues (të plotë ose
të pjesshëm). Ajo përfshin atë të një kategorizuesi semantik- një
kategorizues është domosdoshmërisht një tregues i plotë. Ndoshta mund të
përfshijmë në kategorinë e treguesit semantik raste të tilla si dis- e
dissappoint, disgust, dismay etj dhe im- të impertinent, imprudent etj, nëse
këto të parat duket të ketë lidhje me dis- e dislike dhe disapprove dhe këto
të fundit me im- e impolite; segmentet- appoint, -gust, -may, -pertinent dhe –
pudent nuk kanë asnjë funksion të dallueshëm semantik dhe nuk kanë
nevojë për etiketim.

2.5 Deduktuesit fonetikë të tipareve semantike


Shumica dërrmuese e elementëve kuptimplotë në një gjuhë, qoftë nëse janë
përbërës të plotë ose kanë ndonjë status më të ulët, janë njëkohësisht
elementë gramatikorë. Meqë funksioni kryesor i gramatikës është të tregojë
sesi duhet të kombinohen njësitë e kuptimit, nuk ka gjasa të jetë befasuese.
Megjithatë, ka disa sekuenca fonetike që duken të kenë njëfarë vlere
semantike, megjithatë ato nuk korrespondojnë me elementët gramatikorë:
duket të ketë një rrugë të drejtpërdrejtë nga tingulli tek kuptimi, duke
anashkaluar gramatikën. Këta elementë i përkasin dy llojeve. Së pari,
ekzistojnë çfarë zakonisht quhen sekuenca fonetike onomatopeike: me
këto është shpesh e vështirë të përcaktojmë kufijtë e tyre të saktë. Sa më
poshtë janë shembuj të fjalëve që përmbajnë (dhe në disa raste ndoshta
përbëhen nga) sekuenca onomatopeike: hum, buzz, hiss, gong, splash,
crack, whip, bump, clank, tinkle, hoot, coo, miaow. Fjalët onomatopeike
supozohet “t’i ngjasojnë “referentëve të tyre nga pikëpamja dëgjimore por
shkalla e ngjashmërisë së objektivit mund të jetë shumë e ulët (ndoshta jo
10
më e ulët, megjithatë, sesa ngjashmëria e perceptuar vizuale midis
përfaqësimit nga një karikaturist të një figure politike dhe subjektit të tij).
Tipi i dytë i sekuencës “ kuptimplotë” fonetike ilustrohet nga grupet fillestare
të bashkëtingëlloreve në
(i) Slimy, sleazy, slut, slouch, slovenly, slob, slattern, slither, slink etj.
(ii) Glow, glimmer, gleam, glisten, glitter, glare etj
dhe ndoshta zanoret në
(iii)Coon, goofy, goon, loony, fool, drool, moon (around), noodle ( fig) etj.
Ky fenomen është i dallueshëm nga onomatopea- ndonjëherë quhet
simbolizmi i tingullit: nuk ka çështje të ngjashmërisë dëgjimore.
Megjithëse jo të gjitha fjalët që përmbajnë këta tinguj manifestojnë
( zakonisht disi të papërcaktuar) kuptimin, është i mundur transferimi në
krijime të reja. Për shembull, një ushqim i ri për mëngjes i tregtuar sipas
emrit të markës SLUB do të kishte pak shanse për sukses; nga ana tjetër, në
beacon flashing i quajtur GLEEPER (në analogji me bleeper) mund të kishte
shanse për sukses. Simbolizmi i tingullit nuk është thjesht çështje e një
numri të caktuar fjalësh që përmbajnë disa tinguj që gjithashtu mund të
hyjnë brenda të njëjtës fushë semantike. Asnjë kuptim nuk i bashkëngjitet,
për shembull, zanores /ei/ në plate, plane, plain, pane, blade, table etj, të
cilat përmbajnë tiparin semantik “ flat”.
Sekuencat fonetike të përfshira në simbolizmin e onomatopeisë ose tingullit
natyrisht nuk duhet të konsiderohen përbërës semantikë. Është
përgjithësisht e vështirë të gjejmë kontraste të përsëritura të formës në të
cilat ato marrin pjesë, pa përmendur kontrastet semantike të përsëritura-
dhe ato nuk reagojnë ndaj ndonjërës prej strategjive të shpëtimit. Ne do t’i
quajmë ata deduktues fonetikë të tipareve semantike.

2.6 Fjalët
Diskutimi ynë i përbërjes semantike nuk ka marrë parasysh nëse elementët
nën shqyrtim janë pjesë të fjalëve, fjalë apo sekuenca fjalësh. Megjithatë,
kriteri i dytë për një njësi leksikore ishte se ajo duhet të jetë “ të paktën një
11
fjalë”. Rrjedhimisht, tashmë duhet të shqyrtojmë se çfarë përfshin kjo. Një
pjesë e madhe e diskutimit akademik është përqendruar në statusin
linguistik të fjalës. Nuk do të ishte e përshtatshme ta rishikonim atë
hollësisht këtu. Për qëllimet tona, do të jetë e mjaftueshme të tërheqim
vëmendjen në dy karakteristika mjaft të përgjithshme dhe konstante të
fjalëve në një grup të gjerë gjuhësh. E para është se një fjalë është zakonisht
elementi më i vogël i një fjalie që ka lëvizshmëri pozicionesh- domethënë,
elementi më i vogël që mund të zhvendoset pa prishur strukturën
gramatikore të fjalisë ( duke injoruar çdo efekt semantik):
Xhon pa Billin
Billi pa Xhonin
BIllin Xhoni e pa.
Në asnjë rast nuk ndodh që të gjitha fjalët janë njëlloj të lëvizshme në këtë
kuptim, por me shumë pak përjashtime, njësitë më të vogla të lëvizshme
janë fjalët. Morfemat që përbëjnë një fjalë të vetme kanë një rend mjaft të
përcaktuar fjalish: ne hasim unwillingly por jo lywillingun ose unlywilling etj.
Karakteristika e dytë e fjalëve është se ato zakonisht janë njësitë më të
mëdha që i rezistojnë “ndërprerjes” me anë të futjes së materialit të ri midis
pjesëve të tyre përbërëse. Merrni rastin e fjalisë së mëposhtme dhe vëreni
ku mund të futet materiali shtesë:
In the face of danger

great quite
↓ ↓
His coolness was unbelievable.
↑ ↑ ↑
φ φ
Pikat e mundshme të përfshirjes natyrisht përfaqësojnë kufijtë e fjalëve. Në
një gjuhë si turqishtja, në të cilën fjalët e përbëra prej një numri relativisht të
madh të njësive bazë gramatikore (morfema) janë të zakonshme, kjo
karakteristikë e fjalëve mund të duket më pak e rëndësishme. (Turqishtja
12
papritur tregon edhe një shkallë shumë të ulët të zgjedhshmërisë në rendin e
morfemave brenda një fjale). Merrni, për shembull, fjalën öl- dü ( morfemat e
fjalës janë të ndara për ilustrim). Kjo nënkupton “ ai/ajo vdiq”, - dü fundore
që tregon vetën e tretë njëjës, koha e shkuar. Shumë elementë mund të
futen midis rrënjës öl - dhe elementit të kohës së shkuar, siç tregon fjala e
mëposhtme:
öl- dür -ülr-e-mi-yecek-ti
(Kjo mund të përkthehet si “ Ai nuk do të kishte qenë në gjendje të vritej”:
fundorja –ti përfaqëson të njëjtën morfemë si –dü). Megjithatë, ka një
ndryshim të dukshëm në shkallën e ndërprerjes midis fjalëve dhe frazave. Në
shembullin turk, megjithëse disa elementë gramatikorë mund të futen
brenda fjalës, janë rreptësisht të përcaktuara në numër dhe identitet; ndërsa
midis fjalëve, nëse dikush merr në konsideratë bashkërenditjet dhe kllapat,
mundësitë janë të pafund. Kjo mund të ilustrohet nga anglishtja: turqishtja
nuk është e ndryshme në parim:
HIS great courage and imperturbable COOLNESS in the face of what must at
times have seemed to him to be insuperable odds WAS, I must confess-
although I do not really like him- quite UNBELIEVABLE.
Ne nuk do ta trajtojmë çështjen më tej këtu. Këtej e tutje do të supozohet se
njësia tipike e leksikologjisë është fjala (kjo deklaratë është aq e qartë sa të
ketë një frymë tautologjie). Megjithatë, ekzistojnë dhe jo aq rrallë sa të
injorohen , përbërësit minimalë semantikë që përbëhen nga më shumë se
një fjalë. Ne do ta trajtojmë tani këtë çështje.

2.7 Idiomat
Për një kohë të gjatë është pranuar se shprehjet si pull someone’s leg, to
have a bee in one’s bonnet, to kick the bucket, to cook someone’s goose, to
be off one’s rocker, round the bend, up the creek etj, janë semantikisht të
veçanta. Ato zakonisht përshkruhen si idioma. Një përkufizim tradicional i
idiomës është afërsisht si më poshtë: një idiomë është një shprehje kuptimi i
të cilës nuk mund të tregohet nga kuptimet e pjesëve të tyre. Megjithëse në
13
pamje të parë të drejtpërdrejta, ka një element të çuditshëm të karakterit
qarkullues në këtë përkufizim. A tregon ai se kuptimi i një idiome nuk mund
të shkaktohet nga (ose më saktësisht, nuk mund të shpjegohet si funksion
kompozicional) kuptimet që pjesët mbartin në ATË SHPREHJE? Natyrisht që
jo- kështu që duhet të jetë çështje e kuptimeve të tyre në shprehje të tjera.
Megjithatë, po aq natyrshëm, këto “ shprehje të tjera” duhet të zgjidhen me
kujdes: për shembull në shqyrtimin e to pull someone’s leg, ka pak kuptim
në referencën ndaj pull në to pull a fast one ose leg në He hasn’t a leg to
stand on. Përkufizimi duhet të kuptohet si deklarim që një idiomë është një
shprehje kuptimi i të cilës nuk mund të shpjegohet si funksion kompozicional
i kuptimeve që pjesët e tij kanë kur ato nuk janë pjesë të idiomave. Karakteri
qarkullues është tashmë i qartë: për të aplikuar përkufizimin tashmë duhet
të jemi të aftë të dallojmë shprehjet idiomatike nga ato joidiomatike.
Fatmirësisht, është e mundur të përkufizojmë një idiomë saktësisht dhe jo në
mënyrë qarkulluese, duke përdorur nocionin e një përbërësi semantik. Ne do
të kërkojmë dy elementë të një idiome: së pari, që të jetë kompleks nga
pikëpamja leksikore- domethënë ai duhet të përbëhet nga më shumë se një
përbërës leksikor; së dyti, që duhet të jetë një përbërës i vetëm minimal
semantik. Referojuni pikës 26:
26. This will cook Athur’s goose
Testi i kontrastit semantik të përsëritur tregon se this, will dhe Arthur janë
përbërës të rregullt semantikë; megjithatë, pjesa e mbetur, domethënë
cook-‘s goose, përbën një përbërës minimal semantik që në tërësi është në
kontrast në mënyrë të përsëritur me, le të themi, help ose destroy.
Rrjedhimisht, cook-s goose është një idiomë. Një idiomë mund të
karakterizohet shkurtimisht si një përbërje leksikore që është semantikisht
njëpjesëshe. Ne do të konsiderojmë si joidiomatike (ose semantikisht
transparente) çdo shprehje që është e ndashme në përbërës semantikë,
edhe nëse një ose më shumë prej tyre rezultojnë në analizë të mëtejshme të
jenë idioma. Shumica e idiomave janë homofone me shprehje transparente
të mirëformuara nga pikëpamja gramatikore. Disa nuk janë në këtë kuptim
14
të mirëformuara, megjithëse një strukturë gramatikore është normalisht e
dallueshme. Këto raste, nga të cilat by and large dhe far and away janë
shembuj, shpesh quhen idioma asintaktike.
Nga pikëpamja jonë, të gjitha idiomat janë njësi elementare leksikore. Është
një fakt interesant se megjithëse idiomat përbëhen nga më shumë se një
fjalë, ato shfaqin në një farë niveli llojin e kohezionit të brendshëm që ne
presim nga fjalët e vetme. Për shembull, ato zakonisht i rezistojnë
ndërprerjes dhe rirenditjes së pjesëve. Disa prej kufizimeve të potencialit
sintaksor të idiomave është natyrisht i motivuar semantikisht. Për shembull,
arsyeja që to pull someone’s left leg dhe to kick the large bucket nuk kanë
interpretime normale idiomatike është se leg dhe bucket nuk mbartin asnjë
kuptim në idiomë, pra nuk ka asnjë element për left dhe large që të
përmbushin funksionet e tyre modifikuese (në përgjithësi një rrethanor
kërkon një përbërës semantik për të modifikuar). Megjithatë, idiomat
gjithashtu kanë prirjen t’i rezistojnë ndërprerjes nga materiali që, për sa kohë
që mbetet “jashtë” idiomës, është semantikisht i përputhshëm:
27a. Arthur apparently has a chip on his shoulder.
b.? Arthur has a chip, apparently, on his shoulder.
28a. After a shaky start, we took them to the cleaners.
b.? We took them, after a shaky start, to the cleaners.
Kjo vlen edhe për rirenditjen. Shumë procese gramatikore që përfshijnë
rirenditjen e përbërësve përjashtohen për arsye semantike, veçanërisht ato
funksioni semantik i të cilave është që të theksojnë një përbërës specifik
semantik: kështu, What John pulled was his sister’s leg nuk ka asnjë
interpretim idiomatik ndërsa What John did was pull his sister’s leg që e lë
idiomën fizikisht të paprekur, ka interpretim idiomatik. Megjithatë, rirenditjet
semantikisht të parrezikshme janë në njëfarë mënyre të kundërshtuara:
29a. John has a bee in his bonnet about it.
b. ? John has a bee about it in his bonnet.

2.8 Shkallët e paqartësisë


15
Një shprehje semantikisht jotransparente mund të përshkruhet si
semantikisht e paqartë. Është e rëndësishme të theksojmë se siç e kemi
përkufizuar tashmë, transparenca është pika fundore e një vazhdimësie të
shkallëve të paqartësisë , në mënyrë të ngjashme si “ pastërtia” është pika
fundore e një vazhdimësie të “ shkallëve të ndotjes” (shihni kapitullin 9). Ne
e kemi pozicionuar ndarjen vendimtare në karakterin semantik midis
“tërësisht transparent” dhe “ disi të paqartë” më tepër sesa midis “ tërësisht
e paqartë” dhe “ jo tërësisht e paqartë” pasi ky grupon në nivel më të
pranueshëm elementë me karakteristika mjaft të ngjashme. Ideja e
shprehjeve gjysmë të paqarta tashmë është e nënkuptuar në nocionin e
prezantuar më parë të “ treguesit semantik”: një shprehje gjysmë e paqartë
duhet të përmbajë të paktën një tregues semantik. Ne tashmë duhet të jemi
disi më precizë në lidhje me konceptin e “nivelit të paqartësisë”. Duket të
ketë dy komponentë për këtë nocion. I pari është shkalla në të cilën
përbërësit e shprehjeve të paqarta janë tregues “të plotë” semantikë.
Faktori tjetër që ndikon në nivelin e paqartësisë është mospërputhja midis
kontributit të kombinuar të treguesve, qoftë të plotë ose të pjesshëm dhe
kuptimi i përgjithshëm i idiomës. Natyrisht, është e vështirë të matet kjo
mospërputhje objektivisht por duket se për shembull disa prej të
ashtuquajturave “ binome të pakthyeshme” si për shembull fish and chips
janë më pak të paqarta sesa për shembull blackbird, megjithëse të dyja
përmbajnë vetëm tregues të plotë semantikë.
Ndërsa niveli i paqartësisë ulet, ne trajtojmë zonën disi të papërcaktuar të
përkohshme midis paqartësisë dhe transparencës. Në të vërtetë disa prej
binomeve të pakthyeshme janë të vështira të kategorizohen individualisht:
salt and vineager (in chip-shop parlance), soap and water etj. Në parim, të
gjitha sekuencat e paqarta janë njësi leksikore minimale dhe rrjedhimisht
duhet të renditen veçmas në një fjalor ideal. Megjithatë, një leksikograf
praktik ndoshta do të nënvizonte një element të ndryshëm nga yni: ai mund
të argumentonte se fraza si për shembull fish and chips, bread and butter
etj, ndërsa padyshim paksa të paqarta në aspektin teknik, paraqesin disa
16
probleme të interpretimit për folësit e familjarizuar me kuptimet e
përbërësve normalë të pjesëve dhe kështu nuk ia vlen të renditen.

2.9 Idiomat dhe kolokacionet


Termi kolokacion do të përdoret për t’iu referuar sekuencave të elementëve
leksikorë që zakonisht ndodhin së bashku por që megjithatë janë plotësisht
transparentë në kuptimin që përbërësi leksikor është edhe përbërës
semantik. Këto shprehje si (për të marrë rastësisht një fushë semantike) fine
weather, torrential rain, light drizzle, high winds janë shembuj të
kolokacioneve. Natyrisht, ato janë të lehta për t’u dalluar nga idiomat;
megjithatë, ato kanë një lloj kohezioni semantik- elementët përbërës janë, në
shkallë të ndryshme, reciprokisht përzgjedhëse. Integriteti semantik ose
kohezioni i një kolokacioni është më i dallueshëm nëse kuptimi i mbartur nga
një (ose më shumë) prej elementëve të tij përbërës është mjaft i kufizuar
kontekstualisht dhe i ndryshëm nga kuptimi i tij në kontekste më neutrale.

2.10 Idioma dhe metafora “e vdekur”


Ka një lloj shprehjeje që përfshihet shpesh në kategorinë e idiomave por që,
siç do të argumentohet, duhet të vazhdojë të jetë e dallueshme, dhe që
ndonjëherë quhet metaforë “ e ngrirë” ose “ e vdekur”. Tema e metaforës
është mjaft e gjerë për t’u trajtuar hollësisht këtu; le të themi thjesht që një
metaforë ndikon tek dëgjuesi (ose lexuesi) që të shohë një gjë, situatë ose
çfarëdolloj gjëje, sikur është si diçka tjetër, duke aplikuar shprehjet e
mëparshme linguistike që përdoren më normalisht në referencat ndaj këtyre
të fundit.
Strategjia metaforike e interpretimit ka më shumë të ngjarë të shkaktohet
nga një perceptim i mospërputhshmërisë ose mospërshtatshmërisë në fjali
kur interpretohet fjalë për fjalë. Megjithatë, nëse një metaforë përdoret në
nivel të mjaftueshëm shpesh me një kuptim të veçantë, ajo e humbet shijen
e saj karakteristike ose tërheqjen, kapacitetin e saj për të befasuar dhe
dëgjuesit e kodojnë kuptimin metaforik si një prej kuptimeve standarde të
17
shprehjes. Shumë shpesh lidhja me metaforën fillestare “ të gjallë” dhe pra
me kuptimet fjalë për fjalë të pjesëve nuk ka humbur plotësisht. Metaforat e
vdekura për të cilat kjo është e vërtetë mund të “ gjallërohen” duke
zëvendësuar një ose më shumë prej elementëve të pjesëve të tyre
përbërëse që (në përdorimet e tyre fjalë për fjalë) janë të afërta me
sinonimet ose perifrazime. Referojuni çifteve të mëposhtme të fjalive:
33.a They tried to sweeten the pill.
b. They tried to sugar the medicine.
34.a You must have taken leave of your senses.
b. You must have left your senses behind.
35.a We shall leave no stone unturned in our search for the culprit
b. We shall look under every stone in sour search for the culprit.
Fjalia e parë në secilin çiftëzim përmban një metaforë të vdekur; në fjalinë e
dytë metafora gjallërohet nga zëvendësimi i një sinonimi të përafërt ose
perifrazimi.
Diçka e ngjashme ndodh në përkthim. Një interpretim i saktë i një idiome
ndodh shumë rrallë të shërbejë edhe si përkthim i përafërt. Më shumë të
ngjarë ka të jetë ose i painterpretueshëm, ose pa lidhje me kuptimin në
shprehjen origjinale. Merrni si shembull idiomat në gjuhën frënge faire des
gorges chaudes de quelque chose dhe donner sa langue au chat. Një
përkthim fjalë për fjalë i idiomës së parë zor se mund të interpretohet: to
make warm throats of something: i dyti përkthehet në diçka që është më e
lehtë për t’u interpretuar: to give one’s tongue to the cat. Gjithsesi, asnjë
prej këtyre përkthimeve nuk jep as të dhënën më të vogël për kuptimin
idiomatik të shprehjes origjinale në gjuhën frënge: i pari nënkupton “ to
laugh loudly and maliciously at something” dhe i dyti do të thotë “ to give
up” (për shembull kur kërkohet një rebus). (Nuk është aspak e pazakontë për
një idiomë në një gjuhë që të jetë të paktën afërsisht e barazvlefshme me
një idiomë pa lidhje nga pikëpamja leksikore në një gjuhë tjetër: në gjuhën
frënge monter un bateau a quelqu’un është mjaft e afërt me pull someone’s
leg ose to have someone on. Megjithatë, fakti nëse idiomat që nuk kanë
18
lidhje nga pikëpamja leksikore mund të konsiderohen si ekuivalentë të saktë
përkthimi , është një çështje e debatueshme). Përkthimi fjalë për fjalë është
shumë herë më i mirë sesa metaforat e vdekura; rezultatet zakonisht janë
pak të çuditshme por megjithatë të interpretueshme në mënyrën e
metaforave të gjalla. Në sa më poshtë, fjalitë (a) janë metafora të vdekura
dhe në fjalitë (b) janë përkthime fjalë për fjalë
39a. Why keep a dog and bark yourself?
b. Pourquoi avoir un chien et aboyer soi-meme?
40a. You are barking up the wrong tree.
b. Ce n’est pas à cet arbre la que vous devez aboyer.
41a. Il a change son cheval borgne por un aveugle.
b. He has changed his one-eyed horse for a blind one.
42a. It etait pret à allèr decrocher la lune por elle.
b. He was ready to go and unhook the moon for her.
Është një fakt interesant se një pjesë e madhe e metaforave të vdekura kanë
ekuivalentë metaforash të vdekura ( megjithëse jo shpesh identike):
43a. To put the cat among the pigeons.
b. Mettre le loup dans la bergerie.
44a. A cat may look at a queen.
b. Un chien peut bien regarder un eveque.
45a. Let sleeping dogs lie.
b. Ne pas reveiller le chat qui dort.
46a. To call a spade a spade.
b. Appeler un chat un chat.
47a. It’s enough to make a cat laugh.
b. Cela ferait rire les pierres.
Këta ekuivalentë të përafërt midis metaforave të vdekura mund ta vënë
përkthyesin para një dileme (nga të shumtat). Nëse ai përkthen fjalë për
fjalë, ai do të arrijë një besnikëri më të madhe në një drejtim (mettre le chat
parmi les pigeons, për shembull, jep të njëjtën ide si put the cat among the
pigeons por në dëm të besnikërisë në një aspekt tjetër ( faire cela, c’est
19
metter le chat parmi les pigeons është një metaforë e gjallë ndërsa faire
cela, c’est mettre le llup fans la bergerie nuk është). Megjithatë, nëse ai i
kushton më tepër rëndësi besnikërisë së tipit të fundit, atëherë ai duhet të
sakrifikojë këtë të parën. Nuk është çudi që si rregull, metaforat e vdekura
paraqesin më pak probleme për të huajt që mësojnë një gjuhë sesa vetë
idiomat. Megjithatë, interpretueshmëria e tyre nuk duhet të ekzagjerohet.
Kuptimet e tyre nuk janë domosdoshmërisht tërësisht të parashikueshme që
në shfaqjen e parë. Në të vërtetë, disa mund të vlerësohen vetëm si
metafora me vizion, si të thuash ndodhin vetëm kur kuptimi figurativ
theksohet sesa kur rruga nga kuptimi fjalë për fjalë në atë metaforik bëhet e
gjurmueshme. Ndërsa duhet të bëhet një dallim midis idiomave dhe
metaforave të vdekura, duhet të pranohet se ato kanë disa karakteristika të
përbashkëta ( është e mundur që shumica e idiomave e kanë filluar jetën e
tyre si metafora; dhe sinkronikisht, rastet e përkohshme që janë idioma për
disa dhe metafora për të tjerët, nuk janë të pazakonta. Metaforat e vdekura
kanë të përbashkët me idiomat se elementët e tyre përbërës, në kuptimin e
drejtpërdrejtë, nuk sjellin kontraste të përsëritura semantike. Merrni për
shembull rastin e kontrastit stone/knob në We shall leave no –unturned.
Rrjedhimisht, ato nuk janë semantikisht transparente. Nga ana tjetër, ndikimi
i zëvendësimit sinonimik dhe rëndësia e vazhdueshme e kuptimeve të tyre
fjalë për fjalë nuk janë të mjaftueshme për t’i quajtur “të paqarta”.
Rrjedhimisht, do t’i përshkruajmë ato si “transparente” (duhet të vërehet se
transparenca nuk është e njëjtë si gjysmë-paqartësia, për shembull te fish
and chips). Metaforat e vdekura gjithashtu kanë njëfarë ngurtësie sintaksore;
cilësia e të qënurit “ i vdekur” është e lidhur ngushtë me një formë të
caktuar sintaksore dhe me ndonjë modifikim metafora merr jetë: krahasoni
He has one foot in the grave dhe One of his feet is in the grave.
Edhe nëse transparenca dhe paqartësia mund të dallohen qartë, nuk ndodh
domosdoshmërisht që një shprehje e caktuar mund të karakterizohet hapur
si një shprehje apo një tjetër. Kjo ndodh sepse dy cilësitë mund të
bashkëjetojnë në një shprehje të vetme. Merrni rastin e She gave him a
20
piece of her mind. Një pjesë e mirë e kuptimit të kësaj shprehjeje është e
kapshme nëpërmjet interpretimit normal metaforik- mund të tregohet se
mund të komunikohet i njëjti opinion. Megjithatë, një element kyç i kuptimit
nuk mund të interpretohet në këtë mënyrë, pra, aspekti negativ, qortues. Për
shkak të kësaj, shprehja to give someone’s a piece of one’s mind duhet të
konsiderohet gjysmë e paqartë- dhe nga i njëjti shembull, vetëm gjysmë
transparente. Për shkak të mostransparencës dhe ngrirjes së tyre sintaksore,
ne do t’i konsiderojmë metaforat e vdekura si njësi minimale leksikore.

3 Kufizimi paradigmatik dhe sintagmatik i njësive leksikore

3.1 Hyrje
Në kapitullin paraardhës u morën një sërë vendimesh të rëndësishme që na
japin mundësinë të identifikojmë pozicionin e elementëve leksikorë brenda
fjalive, domethënë, t’i kufizojmë ato sintagmatikisht. Tashmë duhet të
përballemi me probleme më të mprehta të dallimit të njësive leksikore nga
pikëpamja paradigmatike. Do të jetë e nevojshme të prezantojmë një dallim
që deri tani nuk ka qenë i nevojshëm, midis dy llojeve të elementëve në
lidhje me semantikën leksikore. Dy llojet do të quhen njësi leksikore dhe
leksema. Në këtë libër, shqetësimi ynë kryesor, megjithëse jo ekskluziv,
përqendrohet te njësitë leksikore. Njësitë leksikore janë ato përbërje të
formës-kuptimit me cilësi (relativisht) të qëndrueshme dhe të veçanta
semantike që qëndrojnë në marrëdhëniet e kuptimit si antonime (për
shembull i gjatë: i shkurtër) dhe hiponime (për shembull qen: kafshë) dhe që
ndërveprojnë sintagmatikisht me kontekste në mënyra të ndryshme për të
krijuar, për shembull, lloje të ndryshme të anomalisë së diskutuar në
kapitullin 1. Një njësi e veçantë leksikore natyrisht shpreh identitetin e saj
semantik nëpërmjet këtyre marrëdhënieve por thelbi i saj nuk mund të
karakterizohet në mënyrë shteruese në lidhje me ndonjë grup të caktuar të
këtyre marrëdhënieve. Aspekti i kuptimit të një njësie leksikore do të quhet

21
me termin kuptim. Nga ana tjetër, leksemat janë elementët e renditur në
fjalor ose “ fjalorin ideal” të një gjuhe; këto do të diskutohen në 3.10.
Mund të reflektohet përse është e nevojshme ose madje e dobishme të kemi
dy lloj njësish për semantikën leksikore. Arsyeja është se ato kanë funksione
të ndryshme që vendosin kufizime të ndryshme në natyrën e tyre. Kuptimet
duhet të përfaqësojnë “pjesët” unike të kuptimit por nuk duhet të jenë të
caktuara në numër. Nuk ka asgjë në nocionin e kundërshtisë, për shembull,
që dikton se duhet të ketë domosdoshmërisht vetëm një numër të caktuar
çiftesh të kundërta në një gjuhë. Një leksemë, nga ana tjetër, mund të
shoqërohet me një numër të pafund kuptimesh, por grupi i leksemave duhet
të jetë i caktuar në numër. Me anë të ilustrimit, merrni shembullin e topless.
Ne mund të flasim për (a) a topless dress ose (b) a topless dancer. Secili prej
tyre është i dallueshëm nga pikëpamja leksikore në kuptimin që ka, për
shembull, kontraste tipike të ndryshme (për shembull long –sleeved për (a)
dhe nude (për (b) dhe të dy interpretimet përdoren nga lloje të ndryshme të
kontekstit. Ato janë gjithashtu relativisht të qëndrueshme në kontekste: për
shembull a topless swim-suit do të dukej të tregonte të njëjtin kuptim të
topless si (a) dhe a topless barmaid të njëjtin kuptim si (b). Përse atëherë
nuk mund të themi thjesht se topless (a) dhe topless (b) janë leksema të
ndryshme (megjithëse ndoshta të lidhura)? Një arsye e rëndësishme është se
numri i përdorimeve të mundshme të dallueshme të topless duket të jetë, në
parim, i hapur; pra çdo përpjekje për të hartuar një listë të izoluar të caktuar
do të ishte me vlerë të dyshimtë. Krijimtaria e lindur në gramatikën e një
gjuhe është theksuar shpesh: një numër i pakufizuar fjalish mund të krijohet
nga një grup i caktuar elementesh së bashku me rregullat për kombinimin e
tyre. Krijimtaria leksikore është ndoshta e një rendi të ngjashëm dhe, si
krijimtaria sintaksore, duhet të ketë një aspekt të caktuar. Në këtë libër do të
supozohet se një grup (relativisht) i izoluar i njësive leksikore është ruajtur
në fjalorin mendor, së bashku me rregullat ose parimet e ndonjë lloji që lejon
krijimin e një numri ndoshta të pakufizuar të njësive të reja ( pra, jo
specifikisht të ruajtura).
22
3.2. Përzgjedhja dhe modulimi i kuptimeve
Një prej problemeve kryesore të semantikës leksikore është numri i shumtë i
përdorimeve semantike të një forme të vetme fjale (pa ndryshim
gramatikor). Ka të ngjarë që ky ndryshim të jetë rregull më tepër sesa
përjashtim: kuptimi i ndonjë forme fjale është në njëfarë mënyre i ndryshëm
në çdo kontekst të dallueshëm në të cilin ndodh. Megjithatë, kjo nuk do të
thotë se “ forma e fjalës në kontekst” është njësia e përshtatshme për
qëllime leksikore. Ka dy tipe të dallueshme ndryshimesh në kontributin
semantik që një formë fjale bën për fjali të ndryshme- ose, për ta parë atë
nga një pikëpamje e ndryshme,dy mënyra në të cilën konteksti fjalimor i një
forme fjale mund të cenojë kontributin e saj semantik në fjali. Do të
argumentohet se një prej llojeve të ndryshimit përfshin përzgjedhjen nga
konteksti, të njësive të ndryshme të kuptimit ndërsa lloji tjetër është çështje
e modifikimit kontekstual të një kuptimi të vetëm. Ndryshimi midis dy
ndikimeve kontekstuale mund të përqaset duke shqyrtuar fillimisht dy
mënyra korresponduese në të cilat një formë fjale, në një kontekst të vetëm,
mund të jetë e hapur ndaj më shumë se një interpretimi.
Le të shqyrtojmë tashmë më hollësisht mënyrat e ndryshme në të cilat
kontekstet ushtrojnë një ndikim kufizues në kuptimet e shoqëruara me
format e fjalëve që ndodhin brenda tyre. Ka dy mënyra kryesore në të cilat
kontributi efektiv semantik i një forme fjale mund të ndryshojë nën ndikimin
e konteksteve të ndryshme. Së pari, një kuptim i vetëm mund të ndryshohet
në një numër të pakufizuar mënyrash nga kontekste të ndryshme, çdo
kontekst që thekson disa tipare semantike dhe fsheh ose shtyp të tjera:
ashtu si një xham i ndotur dritareje do të lejojë disa pjesë të pamjes përtej
saj të shihen qartë dhe pjesërisht ose plotësisht do të fshehë pjesë të tjera-
dhe një xham i ndryshëm do të cenojë të njëjtën pamje në një mënyrë tjetër.
Ky ndikim i një konteksti në një njësi të përfshirë leksikore do të quhet me
termin modulim; ndryshimi brenda një kuptimi të shkaktuar nga modulimi
është kryesisht i vazhdueshëm dhe i paqëndrueshëm në natyrën e vet.
23
Mënyra e dytë e ndryshimit semantik ka lidhje me aktivizimin nga kontekste
të ndryshme të kuptimeve të ndryshme të shoqëruara me forma të paqarta
fjalësh. Ky do të quhet me termin përzgjedhje kontekstuale (e
kuptimeve); në natyrën e gjërave, ky lloj ndryshimi procedon në kapërcime
të shkëputura më tepër sesa në mënyrë të vazhdueshme. Dy llojet e variablit
janë normalisht operative së bashku; domethënë, një kuptim i përzgjedhur i
nënshtrohet gjithashtu modulimit nga konteksti që ka çuar në përzgjedhjen e
tij.
Një efekt tjetër i modulimit kontekstual mbi kuptimin e një njësie leksikore
përfshin theksimin ose kualifikimin relativ të tipareve semantike. Lloje të
ndryshme tiparesh mund të cenohen në këtë mënyrë. Dy shembuj do të
mjaftojnë. Së pari, një pjesë e një objekti (ose procesi etj) mund të
lehtësohet në lidhje me pjesë të tjera. Për shembull, Makina ka nevojë për
shërbim dhe Makina ka nevojë për larje theksojnë pjesë të ndryshme të
makinës ( Kjo nuk do të thotë që makina i referohet diçkaje të ndryshme në
secilën prej këtyre fjalive- në të dyja rastet është e gjithë makina të cilës i
referohemi). Së dyti, zakonisht ndodh që çfarë theksohet ose kualifikohet
është një atribut ose grup atributesh të të gjithë subjektit të referuar.
Deri tani kemi folur për ndikimet e kontekstit mbi kuptimin e një njësie të
vetme leksikore. Megjithatë, një kontekst normalisht vepron edhe në mënyrë
të tillë që të shkaktojë një kuptim të vetëm, nga të cilët ata të shoqëruar me
një formë të paqartë fjale, për t’u bërë operacionalë. Kur shqiptohet një fjali,
shqiptuesi rrallë ka synimin që ajo duhet të interpretohet në dy ( ose më
shumë) mënyra të ndryshme njëkohësisht. Është e mundur që të folurit e
qëllimshëm me dy kuptime në lidhje me kuptimin e synuar të formave të
fjalës është gjithmonë disi i çuditshëm. Kjo do të thotë që për shumicën
dërrmuese të shqiptimeve, dëgjuesit pritet të identifikojnë kuptime specifike
të synuara për çdo formë të paqartë fjale që ata përmbajnë. Procesi i
përzgjedhjes së kuptimit është natyrisht mjaft i ndërlikuar, me shumë faktorë
ndërveprues. Megjithatë, në përgjithësi, mund të thuhet se një dëgjues
përzgjedh atë kombinim të interpretimeve leksikore që çon në shqiptimin e
24
mundshëm më normal- në - kontekst. Me fjalë të tjera, një dëgjues
përgjithësisht do të supozojë se prodhuesi i një shqiptimi dëshiron të
komunikojë diçka dhe ka zgjedhur kontekstin linguistik të shqiptimit të tij,
me synim realizimin e qëllimit të tij. Në kuptimin e gjerë të fjalës, ne mund të
identifikojmë dy lloje normaliteti- Normaliteti i brendshëm në fjali dhe
normaliteti kontekstual (ndodh ndoshta që ky i fundit të jetë përcaktues më i
fuqishëm i përzgjedhjes së kuptimit). Shumë shpesh një fjali përmban më
shumë se një formë të paqartë fjale; në këto raste do të ndodhë një lloj
negocimi i ndërsjellë midis opsioneve të ndryshme në mënyrë që të arrihet
kombinimi më normal.
Deri tani kemi marrë për të mirëqenë se dallimi midis ambiguitetit dhe
përgjithësimit është intuitivisht i qartë. Në disa raste është por në raste të
tjera jo. Ky gjykim natyrisht nuk figuron midis grupit bazë të gjykimeve
intuitive mbi të cilat ne bazojmë analizën tonë. Rrjedhimisht, tashmë duhet
të shqyrtojmë hollësisht çështjen e testeve të hapura diagnostikuese për
ambiguitet dhe përgjithësim.

3.3. Testet “indirekte” për ambiguitet


Një qasje ndaj zbulimit të ambiguitetit mbështetet në identifikimin, për dy
raste të një forme fjale, të marrëdhënieve të ndryshme të kuptimit me
elementë të tjerë. Këto marrëdhënie mund të jenë të një lloji paradigmatik
(për shembull antonimia, sinonimia etj) ose mund të jenë të një lloji të
ashtuquajtur paronimik ( domethënë, që përfshijnë identitetin e rrënjës por
ndryshimin e kategorisë sintaksore, si për shembull, me act: actor, race:
racy. Ne do të përshkruajmë të dhëna të këtij tipi si “ indirekte”; do të
parashtrohen argumente se të dhëna indirekte kanë probleme serioze si një
metodë e zbulimit të ambiguitetit. Tre “testet” e mëposhtme për ambiguitet
do të shërbejnë për ilustrimin e qasjes.
I. Nëse ekziston një sinonim i një rasti të një forme fjale që nuk është
sinonim i rastit të dytë, identik nga pikëpamja sintaksore të të
njëjtës formë fjale në një kontekst të ndryshëm, atëherë ajo formë
25
fjale është e paqartë dhe dy rastet tregojnë kuptime të ndryshme.
Kështu, për shembull lucifer mund të sugjerohet si një sinonim për
match në 8 (por jo në 9) dhe contest si sinonim në 9 ( por jo në 8):
8. Guy struck the match
9. The match was a draw.
Nga kjo, parimi i shprehur në pikën I do të na lejonte të nxirrnim përfundimin
(pikërisht në këtë rast) se matsh ishte e paqartë dhe në 8 dhe 9)
përfaqësonte kuptime të ndryshme.
II. Nëse ekziston një fjalë ose shprehje që qëndron në një marrëdhënie
antonimike ndaj rastit të një forme fjale që nuk qëndron në të
njëjtën marrëdhënie me rastin e dytë, identik nga pikëpamja
sintaksore të të njëjtës formë fjale në një kontekst të ndryshëm,
atëherë forma e fjalës është e paqartë dhe dy rastet tregojnë
kuptime të ndryshme.
Në 10, për shembull, dark ( por jo heavy) qëndron në një marrëdhënie
antonimike ndaj light ndërsa në 11 heavy është një antonim i pranueshëm
por dark nuk është:
10. The room was painted in light colours.
11. Arthur has rather a light teaching load.
Rrjedhimisht, light sipas testit, është një formë e paqartë leksikore dhe 10
dhe 11 manifestojnë kuptime të ndryshme.
III. Nëse ekziston një fjalë që qëndron në një marrëdhënie paronimike ndaj
një rasti të një forme fjale por nuk qëndron në të njëjtën
marrëdhënie me rastin e dytë, identik nga pikëpamja sintaksore të
të njëjtës formë fjale në një kontekst të ndryshëm, atëherë ajo fjalë
është e paqartë dhe dy rastet tregojnë kuptime të ndryshme.
Merrni rastin e race në 12 dhe 13:
12. The race was won by Arkle.
13. They are a war-like race.
Folja to race dhe emri racing janë paronimikisht të lidhur me rastin e race në
12 por jo me atë në 13. Nga ana tjetër, racial dhe racist janë të lidhur me
26
race në 13 por jo në 12. Kështu, race, sipas testit, është një formë e paqartë
leksikore dhe 12 dhe 13 manifestojnë kuptime të ndryshme. Sërish, diagnoza
duket intuitivisht e saktë. Teste të tjera të të njëjtit lloj të përgjithshëm mund
të propozohen por asnjë nuk sjell ndonjë tip rrënjësisht të ri për përshkrimin.
Ato të gjitha vuajnë nga një dobësi kryesore që është se për çdo rast në të
cilin një formë fjale zotëron sinonime të ndryshme, antonime, derivate
morfologjike ose çfarëdoqoftë në kontekste të ndryshme, ka disa shpjegime
të mundshme, vetëm një prej të cilëve përfshin ambiguitetin e formës së
fjalës. Pra, dëshmi të mëtejshme të një lloji të ndryshëm kërkohen për të
përcaktuar se cili shpjegim është i saktë në një rast të caktuar. Supozojmë se
ekziston një formë fjale W që në kontekstin C (I) qëndron në një marrëdhënie
kuptimi të veçantë me një element tjetër A (I) por në kontekstin C (2)
qëndron në të njëjtën marrëdhënie kuptimi jo me A (I) por me A (2):
Ka të paktën tre arsye të mundshme përse W duhet të ketë partnerë
relacionalë të ndryshëm në C (I) dhe C (2). Njëra është natyrisht se W është i
paqartë dhe C (1) dhe C (2) përzgjedh kuptime të ndryshme. Kjo prezumohet
të ndodhë në rastet e light, match dhe race të diskutuara më lart. Një
mundësi tjetër është se C (1) dhe C (2) modulojnë një kuptim të vetëm të W
në mënyra reciprokisht ekskluzive. Kështu, monarch në 14 ka queen por jo
king si sinonim ndërsa në 15 ka king por jo queen:
14. The Ruritanian monarch is expecting her second baby.
15. The child’s father is the reigning monarch.
Në këtë rast nuk do të kishte të dhëna ambiguiteti. Një mundësi e tretë
është që A (1) dhe A (2) të jenë sensitive ndaj ndryshimeve midis C (1) dhe C
(2) ndaj të cilave W është indiferent. Shqyrtoni rastin e mëposhtëm të thin
dhe antonimet e tij:
thin
a thin woman a thin tree-trunk
fat thick
Gjithashtu, nuk është e mjaftueshme të themi se thin është e paqartë ose që
këto kontekste kufizojnë kuptimin e saj në mënyra reciprokisht ekskluzive.
27
Është e qartë se asgjë nuk mund të tregohet në mënyrë të besueshme nga
fakti i thjeshtë se një formë fjale ka marrëdhënie të ndryshme kuptimi në
kontekste të ndryshme dhe kërkohen të dhëna të pavarura në lidhje me
ambiguitetin ose përgjithësimin. Gjithsesi, nëse këto të dhëna do të ishin të
disponueshme, atëherë është e tepërt t’i drejtohemi marrëdhënieve
diferenciale.
Testet indirekte mund të përdoren në një mënyrë tjetër që në disa raste
mund të duken më të besueshme. Në vend që të kërkojmë marrëdhënie të
ndryshme në kontekste të ndryshme për të provuar ambiguitetin, mund të
citojmë të njëjtat marrëdhënie si dëshmi të përgjithësimit. Kështu, fakti se
thin në të dyja kontekstet e ilustruara më lart ka slender si sinonim, mund të
citohej si dëshmi që ajo nuk është aspak e paqartë. Megjithatë, përdorimi i
kritereve indirekte në këtë mënyrë nuk është më e besueshme: thjesht bie
në një kurth të ndryshëm sepse elementi që qëndron në të “ njëjtën “
marrëdhënie kuptimi në kontekste të ndryshme ndaj formës leksikore që po
testohet mund të jetë vetë i paqartë. Ka një shembull intuitivisht të qartë të
kësaj që përfshin thin:
thin
a thin soup a thin tree-trunk
thick thick

28

You might also like