You are on page 1of 8

GJIMNAZI “HASAN NAHI’’

Gjimnaz i shkencave natyrore

PUNIM SEMINARIK
TEMA:”Vlerat gjuhësore e stilistike”

Profesori: Nxënësit:
Labinot Krasniqi Endrit Thaqi & Admir Zariqi

Prishtinë,2017
Hyrja:

Ky punim seminarik është një hyrje për vlerat gjuhësore e stilistike.


Poashtu një lexues do arrijë të kuptojë në maksimum gjuhen letrare dhe artistike.
Për të mos vazhduar më tutje,ju ftoj që të merrni pjesë në leximin e këtij seminari,nga i cili do të
arrini që të përfitoni informacione që nuk i keni ditur më parë,apo do t’i plotësoni ato
informacione që për ju kanë qënë të mangëta.

Qëllimi:

Qëllimi i këtij punimi është që nëpërmjet këtij teksti të informohemi rreth dallimeve në mes
gjuhës letrare dhe asaj artistike dhe mundësive që këta na ofrojnë për të përmbushur kuriozitetet
që shumë nga ne kemi, por poashtu në këtë projekt kam pasur për qëllim që të informohemi për
disa shkrimtare te kesaj përiudhe kohore.
Jam munduar për ta sqaruar me qartësinë më maksimale në mënyrë që kush do që ta lexojë të
arrijë të kuptoj së paku te kuptoj diqka nga ky shekull i letersise. Kam dëshirë që nëpërmjet këtij
punimi,t ia mundësoj juve si lexuegsgsgsgss të kuptoni temën më mirë.
Qëllimi im i vetëm është që nga ky punim të mësojmë të paktën një gje sado të vogël,shpresoj që
ky punim të jetë i dobishëm për ne.

Gjuha letrare dhe gjuha e letërsisë artistike:

Për arsye të nderlikuara historike në fillim te shekullit XX gjuha shqipe nuk kishte arritur
një trajtë të vetme të shkruar në fushat e komunikimit publik.

Me 1908 në Kongresin e Manastirit u miratua një alfabet i përgjithshëm. Kjo do të thotë se edhe
veprat e shkrimtarëve shqiptarë deri me 1908 ishin shkruar me alfabete të ndryshme dhe ne sot i
lexojmë pasi janë kthyer në alfabetin e përgjithshëm.

Në vitet 1916-1917 punoi Komisia Letrare Shqipe, në të cilën morën pjesë edhe disa shkrimtarë
të shquar. Komisia dhe ndihmëse thelbesore për afrimin e zgjedhjëve drejtshkrimore,
vendbanimet e saj gjuhën e administrates shtetërore në Janar 1923. Me terminologjinë e cila për
normën e saj nisej nga varianti letrar i mesem. Me termologjinë e sotme kjo quhet përpjekja e
parë për një gjuhë shqipe standarde, e cila për normën e saj nisej nga varianti letrar i mesëm.
Shkrimtarët shqiptarë gjatë gjysmës së parë të shek. XX nuk iu përmbajtën këtij
varianti të shqipes:

Respektojmë të drejtat nerkombtare të gjithë shteteve ashtu duem qi të respektohemi edhe


na, Me një fjalë politika e jashtme ka me qënë mbrojtja e independencës dhe integriteti i Shtetit
tonë.

Nji nga qëllimet kryesuer i joni asht me fillue sa ma parë edhe zgjedhjet e reuja me liri të
plote e paanesi te vërtet qi keshtu të ndihet e të merret vesh suvraniteti tond ku kam repektin tem
ma te math.

Për ta kuptuar këtë gjendje duhën paraqitur disa nocione të përgjithshme mbi variantet
gjuhësore.

Gjuha standard është varianti themelor i gjuhës për fushat e komunikimit publik,
domëthënë për veprimtarinë shteterore, ekonomike, politike, shkencore, arsimore dhe kulturore.
Tipari themelor i saj është norma, e cila ketu shfaqët vetem ne një trajte dhe përjashton te gjitha
shmangiet.

Forma kryesore e përdorimit te saj është me shkrim. Norma e saj përcaktohet prerazi sipas
drejtshkrimit, me rregulla te vendosura për gramatiken dhe leksikun. Shqipja standarde ka zënë
vend në cerekun e fundit të shekullit XX, ka pasur shume emertime si psh. gjuha e njësuar, gjuha
letrare, kombetare, gjuha e përbashket kombetare, gjuha zyrtare etj.

Norma përmbledh rregullat për përdorimin e mjeteve të gjuhës me shkrim dhe me gojë. Ka
rregulla aktuara për drejtshkrimin, për drejtshqiptimin, esimin, për gramatikën dhe për leksikun.
Çeshtja re për vendosjen e normave të shqipes ka qënë mi i ndryshimeve dhe i luhatjeve
dialektore ne e ne morfologji, ndersa shume me pak ne sintakse leksik.
Gjuha letrare është notion rreze më të gjërë, sepse përveç fushave të mësipërme, përfshin
edhe gjuhën e letërsisë artistike, edhe ligjerimin bisedor. Tipari i saj themelor është norma, por
kjo mund të shfaqët edhe me variante to ndryshme dhe nuk i përjashton prerazi lithe shmangiet.
Për shembull ajo u drejtohet edhe mjeteve te shqipes ne përiudha te tjera historike. Forma e
përdorimit të saj do të jetë me shkrim dhe me gojë. Rrjedhtmisht, gjuha letrare mund të shfaqët
në të ndryshme. Njëri prej varianteve letrare shërben si baza, mbi te cilën vendosët gjuha
standard.

Gjuha është forma më e levruar e një gjuhe, që ka për detyrë të jetë gjitha nevojat e
shoqërisë me një normë të ngulitur, me sistemin e stileve e të ligjerimeve, me mundësite
shprehese dhe larmine e tekstëve.

Gjuha letërsisë është ligjerimi që përdorin shkrimtarët dhe krijimtaria popullore për të
ndërtuar vepra artistike. Cilisia kryesore e gjuhës së letërsisë artistike është bukuria, aftësia për të
ngjallur ndjenja estetike.Prandaj në letersi gjuha ka funksion estetik.

Letersia artistike përben shfaqjen më të lartë të kultures kombetare të gjuhës. Shkrimtarët


e ruajnë dhe e zhvillojnë me tej kulturën gjuhësore të kombit dhe kanë përgjegjesi të veçante për
të. Këtu shprehet me të mirë vete natyra kombetare e gjuhës.

Dallimi kryesor i gjuhës së letersisë është se ajo, për te përmbushur detyra e veta artistike mund
të shfrytezoj si normën, ashtu edhe dukuritë që nuk i përmbahen kësaj norme.

Veprat letrare të së kaluarës ne nuk i quajmë se nuk janë gjuhe letrare. Ato nuk
përputhen me gjuhën e sotme standard, por kjo nuk do të thotë se janë vepra dialektore. Edhe sot
shkrimtarët shqiptarë mund të zgjedhin jo vetëm një variant letrar, të ndryshëm nga gjuha
standarde, por edhe një variant vetjak, të cilin e shndërrojnë në gjuhë të krijimtarisë së tyre
letrare, si mjet artistik. Autori zgjedh në përputhje me traditën që ndjek, me prirjen e vet dhe me
auditorin të cilit i drejtohet.

Në krijimtarinë letrare te gjysmës së parë të shekullit XX ndeshëmi me trajta e përdorime, që nuk


përputhen me normën e sotme standarde, por kjo nuk e ul vlerën e tyre artistike.

Veprat letrare të kësaj periudhe janë shkruar në variantin e kohës, që autoret e quanin me të
drejtë dhe në përputhje me prirjet e tyre artistike.

Në gjysmën e parë te shek. XX shkrimtarët kanë përdorur te dy varianetet letrare kryesore, por
edhe kanë pasur dallime brenda variantit te zgjedhur. Nga përiudha e Rilindjes ishin përvijuar dy
variantet kryesore, por edhe një variant i mesem.

Gjate gjysmës së parë te shek. XX variantet letrare te shqipes nuk kishin një trajtë të
vetme te ngulitur, por vijuan te përpunoheshin me tej.

Shkrimtarët e kësaj përiudhe paragesin këtë proces në vazhdim, trajta e shkrimëve te tyre
varet prej kohës kur janë hartuar, madie edhe brenda krijimtarise se po atij autori ka evoluim.

Dialektet e gjuhës shqipe nuk kanë dallime të thella, madje këto dallime kanë qënë më të vogla
në përiudhën e autorëve të vjetër shqiptare. Për këtë arsye shqiptarët komunikojnë ndërmjet tyre
me fare pak vështirësi.
Shkrimtarët shqiptarë kanë krijuar në variante të ndryshme, por duke komunikuar, duke
mos synuar shkeputjen, përkundrazi, duke u përpjekur për afrim.

Gjuha shqipe është ajo që i bashkon shkrimtarët e kohëve te ndryshme historike, të


varianteve letrare sipas krahinave e traditave, si edhe ata që krijojnë qoftë brenda Shqipërise,
qoftë në trojet e tjera shqiptarë, në diasporë e koloni.

Vepra letrare thuret me mjete të gjuhës. Gjuha është brumi me të cilin krijohet vepra letrare,
është trajta reale në të cilën jeton letersia dhe i përcillet lexuesit.

Hapi i parë është të kuptojmë drejt këto mjete, te marrim vesh se çfare thuhet shqip.
Pastaj mund te kalojmë te kuptimi i tyre letrar.
Te plani i dytë, te përftesat stilistike, ne domethënien artistike letrare. Por nga sa u tha me
sipër, mjetet gjuhësore që ve ne veprim autori varen prej variantit letrar te cilin ka zgjedhur.

Analiza drejtshkrimore, morfologjike, sintaksore dhe leksikore për te rrokur kuptimin


letrar te tekstëve bëhet duke iu drejtuar për krahasim normës së sotme gjuhësore, por duke i
vlerësuar dukuritë ne kuadrin e kohës dhe jo për t'i ndier ndryshimet në të sotmën si gabime
gjuhësore.

You might also like