You are on page 1of 10

NDIKIMI I TË RINJVE DHE EDUKIMI I TYRE

FINANCIAR NË VENDIMARRJEN FINANCIARE NË


FAMILJET SHQIPTARE

Zhdanova Lleshaj,
Enea Alinj,
Marina Poppa,
Fatjola Qato.

Abstrakt
Vendimarrja financiare është një problem që i përket të gjithëve kur
flasim për financat personale dhe është një aspekt i rëndësishëm
vendimarrës edhe në familje, ndaj ka qenë vazhdimisht subjekt i
studimeve dhe punimeve shkencore i trajtuar në aspekte të ndryshme.
meqënëse aspekti i përfshirjes së të rinjve në vendimmarrjet financiare
në familje mbetet një fushë shumë e rëndësishme studimi, në këtë
punim do të studiojmë ndikimin e të rinjve në vendimmarrjet financiare
në familjet shqiptare dhe rëndësia e edukimit të tyre financiar. Bazuar
në statistika përshkruese dhe analizuese duke u bazuar në pyetësorë të
realizuar me të rinjtë, synohet që të kuptohet sa ndikon kapitali human
dhe edukimi financiar në rolin vendimmarrës të të rinjve në familjet
shqiptare. Për shkak se numri i të diplomuarve në ekonomi në vendin
tonë është në rritje pritet që ndikimi i edukimit financiar të jetë i
rëndësishëm në vendimarrjen e të rinjve në vendin tonë.

Fjalë kyçe: vendimarrja financiare; edukim financiar; financat e familjares.


Klasifikimi JEL: A10, A14, A2, D14, G29, I22.
1. Rishikimi i Literaturës
Kursimi dhe investimi nga ndividët janë të rëndësishme për mirëqenien
personale financiare dhe për rritjen ekonomike. Ekzistojnë një sërë
barrierash të konsiderueshme për kursimet dhe investimet duke
përfshirë aksesimin e limituar në tregjet financiare nga disa grupe,
kompleksitetin e produkteve financiare dhe asimetrinë financiare.
Njohuritë dhe të kuptuarit e koncepteve të kursimit dhe investimeve
shfaqen përgjithësisht të ulëta në shumë shtete. Shqipëria mund të
renditet si një ndër vendet me shkallë të ulët të informimit dhe
njohurive financiare. Faktorët kulturorë, njohurite fianaciare dhe të
sjelljes mund të ndikojnë në limitimin e tendencës që kanë individët për
të kursyer.
Vendimarrja financiare ka të bëjë me zbatimin e njohurive për të
marrë vendime financiare më të mira, pra zgjedhjen e alternativës më të
mirë ndër alternativat e shumta që na shtrohen përpara.
Edukimi financiar përkufizohet si procesi përmes së cilit
konsumatori/investuesi financiar rrit nivelin e tij të kulturës financiare.
Për këtë arsye, programet e edukimit financiar synojnë të përmirësojnë
tek konsumatorët të kuptuarit e produkteve dhe koncepteve financiare.
(OECD 7).
Njohuritë financiare përfshijnë njohuritë dhe aftësitë për planifikimin
e financave personale, përzgjedhjen e shërbimit financiar, buxhetimin
dhe investigimin, menaxhimin e kreditit, blerjet e konsumatorëve, të
drejtat dhe detyrimet e konsumatorëve, dhe aftësitë vendimmarrëse në
çdo aspekt të jetës si konsumator, punëtor dhe qytetar (Encyclopedia of
Business and Finance, 2nd ed. COPYRIGHT 2007 Thomson Gale)

1.1. Edukimi financiar dhe ndërgjegjësimi


Kush është kryesor në vendimmarrjen financiare në familje dhe cilët janë
faktorët që ndikojnë në përfshirjen e të rinjve në këto vendimarrje?
Duke iu rikthyer historisë sonë, shihet se familjet shqiptare jane njohur
për një stil jetese ku fjalën kryesore e ka burri. Me kalimin e viteve
mendimet e grave dhe të rinjve filluan të dëgjoheshin, por në mënyrë të
rezervuar me argumentin se kanë mungesë njohurish. Megjithatë
investimet në “Firmat Piramidale” nga te rriturit treguan se jo
gjithmonë vendimet e tyre financiare janë të duhurat.
Roli i të rinjve në vendimmarrjen financiare në familjet shqiptare duhet
përforcuar dhe një ndër mënyrat më të përshtatshme është zgjerimi i
njohurive financiare, te cilat lidhen ngushtë me edukimin financiar,
nivelin e arsimimit. Në opinionin e përgjithshëm, një individ me nivel
arsimor sa më të lartë konsiderohet më i besueshëm në sugjerimet që
ofron për vendimmarrje financiare, vecanërisht nëse individi ka
arsimimin përkatës të lidhur me financën.
Edukimi financiar përfshin instruksionet në konceptet e financës
personale dhe shërbimeve financiare. Elementë si institucionet
financiare, produktet, mbrojtja e konsumatorit dhe këshillimi financiar
renditen në shfaqjen e shumë formave të ndërgjegjësimit.
Duke ndërmarre vendime financiare, edukimi financiar duhet të
drejtojë procesin e kursimit sepse individët përfitojnë vetëbesimin dhe
aftësitë për të përcaktuar objektivat financiar dhe mënyrat e realizimit të
tyre.

1.2. Zhvillimi i edukimit financiar


Nga i marrin informacionet të rinjtë dhe sa të besueshme janë ato?
Njohuritë më të avancuara ekonomike të rinjtë i marrin në moshën 17-
18 vjecare nëpërmjet lëndës “Ekonomia” që zhvillohet në shkollën e
mesme, ku pavarësisht informacionit që përmban lënda, nuk është e
mjaftueshme për menaxhuar financat e tyre personale. Të rinjtë që
studiojnë përgjithësisht në fushat me karakter ekonomik priren të kenë
njohuri më të zgjeruara në menaxhimin e fianancave.

1.3. Arsimi
Edukimi financiar në arsimin parauniversitar është efektiv, pasi arrin të
përfshijë fëmijët dhe adoleshentët dhe i mëson mbi konceptin e parasë
si të menaxhojnë ato. Nëpërmjet edukimit të tyre arrihet transmentimi i
njohurive tek prindërit me mungesë të fjalorit financiar dhe njohurive
financiare. Por në rëndësinë e institucioneve të arsimit përgjatë këtij
procesi roli i institucioneve të arsimit të lartë mbetet domethënës.
Programet, seminaret, workshopet dhe aktivitetet e sipërmarrjes
nëpërmjet panaireve, stimolojnë tek të rinjtë qëndrimin dhe sjelljen
financiare, ku mund të përmendim: Programi Junior Achievement i cili
nxit aftësitë sipërmarrëse të nxënësve në shkollat e arsimit të mesëm;
Java Globale e Parasë një aktivitet i organizuar nga Banka e Shqipërisë
për të përfituar më shumë njohuri mbi konceptin e parasë; Alternimi i
koncepteve financiare në kurrikulën e shkollave të arsimit
parauniversitar si modulet në lëndën e matematikës për kursimin
nëpërmjet depozitimit të parave në institucionet bankare; Teksti
mësimor për nxënësit e shkollave të mesme “Financat Personale në
duart tuaja” Banka e Shqipërisë 2011-2012; Leksione të hapura të
zhvilluara nga organizata jo-fitimprurëse.

2. Metodologjia
Ky studim ka si qëllim kryesor të tregojë lidhjen midis edukimit
financiar të të rinjve dhe vedimarrjen e tyre në familje, i cili mbështetet
në një pyetësor të realizuar online.
Pyetësori ndërthur disa variabla të cilat kushtëzojnë sjelljen e të rinjve
në vendimarrje financiare si: karakteristikat demografike, të ardhurat
dhe trashëgimia, qëndrimi financiar, sjellja financiare dhe njohuritë
financiare. Për të studiuar ndikimin e të rinjve në vendimmarrjet
financiare në familje, nisemi nga karakteristikat dhe variblat e
lartëshënuara duke dashur të kuptojmë cilat janë faktorët që kanë
ndikur ne lënien e të rinjëve jashtë vendimarrjeve financiare në familje.
Shpërndarja e pyetësorit online u realizuar nëpërmjet medias sociale
drejtuar 2000 individeve nga të cilët kampioni i synuar ishte 400
individë dhe ai i realizuar 413 . Pyetësori u la i hapur për grumbullim të
dhënash për 3 ditë. Grumbullimi i të dhënave nuk u shoqërua me
probleme teknike sepse formati online regjitronte të dhënat vetëm nëse
plotësimi bëhej në formatin e paracaktuar. Megjithatë mendojmë se
informacioni në lidhje me “të ardhurat dhe trashëgiminë” ka një prirje
hiperbolizimi sikurse ndodh shpesh që në pyetësorë të këtij lloji
informacioni të tjetërsohet ose të mos jepet fare.1
Variablat janë të ndarë në faktorët që ndikojnë më tepër në vedimarrje:
Karakteristikat demografike: mosha, gjinia, niveli arsimor dhe statusi i
punësimit. Moshën e kemi ndarë në dy intervale me gjerësi 4 vjet.
Kampioni përfshinte të dyja gjinitë. Niveli arsimor është ndarë në tre
kategori si: arsim i ulët, mesëm dhe i lartë. Statusi punësimit zgjidhet
nga një listë me 5 kategori: i punësuar, i vetëpunësuar, i papunë, në
kërkim të punës dhe student/praktikant. Të ardhurat dhe trashegimia: të
ardhurat i kemi ndarë në dy kategori: të ardhurat personale dhe të
ardhurat familjare të cilat janë të ndara në disa intervale. Ndërsa lloji i
trashëgimisë mund të zgjidhet midis 4 alternativave të cilat grupohen
në biznese, pasuri të paluajtshme dhe forma të tjera pasurie. Qëndrimi
financiar: kemi testuar kampionin në lidhje me konceptin e buxhetimit si
fillim dhe më pas përfshirjen ose jo të tyre në buxhetimin e të ardhurave
dhe shpenzimeve në familjet e tyre. Njohuritë financiare u përftuan duke
pyetur se nga i kanë marrë njohuritë në lidhje me buxhetimin e ndarë
në 5 kategori si: familja, eksperienca, media, marrëdheniet shoqërore
dhe shkolla. Është bërë një vlerësim për njohuritë financiare në bazë të
disa pyetjeve bazike në fushën e financave dhe konkretisht me dobinë e
sigurimeve, lidhja risk-kthim dhe burimet e huamarrjes. Sjellja
financiare: analizohet sjellja që kanë të rinjtë në manaxhimin e të
ardhurave dhe shpenzimeve duke pyetur për intervalin e kohës së
planifikimit, e cila varion nga 0 (nuk bëjnë planifikim) deri në më
shumë se 12 muaj. Është marrë informacion në lidhje me kursimin dhe
sjelljen ndaj tij duke pyetur nëse individët kanë menduar të kursejnë në
12 muajt e fundit (deri në ditën e pyetësorit) dhe sa ia ka arritur këtij
qëllimi, i cili është vlerësuar në një shkallë nga 1 (niveli më i ulët, aspak)
deri ne 5 (niveli më i lartë, plotësisht).
Në analizën atatistikore dhe testimin e të dhënave cilësore u përdor
softueri (software) statistikor “Minitab 17”, i cili ofronte një gamë të
gjerë përdorimi dhe rezultatet e përftuara ishin efektive në arritjen e
objektivave të punimit.

1
(Peng, Bartholomae, Fox, & Cravener, 2007), The impact of personal finance
education delivered in high school and college courses.
3. Analiza statistikore
Të dhënat që punimi disponon janë kryesisht të dhëna cilësore dhe një
mënyrë për vlerësimin e tyre është përdorimi i llojeve të ndryshme të
grafikëve duke përfshirë pie charts, stacked bar charts, dhe Pareto
charts si dhe analiza Chi-square (χ2) dhe analiza e multivarietetit.

3.1. Analiza grafike


Nga kampioni prej 413 pjesëmarrësish, 395 (95.6%) e tyre rezultuan me
arsim të lartë, pjesa tjetër me arsim të mesëm.

Figura 1. Niveli arsimor

Pjesa më e madhe e personave që kanë patur akses për pyetësorin janë


studentë të fakultetit të ekonomisë, ndaj sipas statusit të punësimit
69.7% rezultojnë studentë dhe 22% rezultojnë të punësuar, pjesa tjetër të
papunë në kërkim të një punë ose të vetëpunësuar.

Figura 2. Statusi i punesimit

Përgjithësisht individet zotërojnë të ardhura personale minimale, 48.9%


në intervalin 0-10 000 lekë, ndërsa pjesa tjetër kanë një shperndarje prej
13.1% , 17.7% dhe 20.3% në intervlet përkatëse. Nga ana tjetër vihet re se
të ardhurat familjare variojnë nga 21.5% ne 27.4% në intervalet
përkatëse dhe pjesa tjetër prej 5.6% në intervalin 0-20 000 lekë.
Figura 3. Te ardhurat personale, leke Figura 4. Te ardhurat familjare, leke

E dhënë tjeter e gjeneruar nga pyetësori tregon se pjesa me e madhe e


pjesëmarrësve njohuritë financiare i kanë marrë nga shkolla (82.8%) dhe
familja (29.5%) pjesa tjetër i referohen si burime informacioni medias,
eksperiencës dhe bisedave me shoqërinë.

Figura 5. Vendi i marrjes se njohurive financiare

Figura 6. Perfshirja e pjesemarresve ne


buxhetim

Si dhe rezulton se 67.8% e pjesëmarrësve


në pyetësor përfshihen në bërjen e
buxhetimit në familje ndërsa 32.2%, nuk
përfshihen.

3.2. Analiza Chi-square me te dhena cilesore


Nga te dhenat ne tabelen e meposhtme jemi te interesuar per rezultatin
ne rreshtin “Pearson Chi-square”.
3.2.1. Lidhja “demografia (gjinia) me sjelljen financiare (kursimi).
Kemi perftuar χ2 = 7.866, DF(shkalle lirie)=4, P=0,096612, dhe me nje
nivel rendesie=5%, rezultati nuk është i rëndësishëm në p < 0.05.

3.2.2. Lidhja “demografia (niveli arsimor) me risk-kthim”


Kemi perftuar χ2 = 26.100, DF(shkalle lirie)= 4, P=3E-05 dhe me nje nivel
rendesie=5%, rezultati është i rëndësishëm në p < 0.05.
3.2.3. Lidhja demografia (niveli arsimor) me perfshirjen ne
buxhetim.
Kemi perftuar χ2 = 1.098, DF(shkalle lirie)=2, P=0,577527 dhe me nje
nivel rendesie=5%, rezultati nuk është i rëndësishëm në p < 0.05.

4. Kufizime dhe Konkluzione


Ky studim mbeshtetet ne nje kampion me se shumti me nje fushe
studimi me karakter ekonomik. Kjo mund te sjelle devijim ne te dhenat
ne lidhje me njohurite fianciare. Se dyti, aplikacioni i pyetesorit nuk
identifikon e-mailin apo paisjen nga e cila plotesohej pyetesori. Per kete
shkak mundet qe i njejti kampion te kete plotesuar me shume se nje
here pyetesorin. Se fundi, te dhenat jane cilesore duke e bere me te
ndërlikuar analizen dhe interpretimin e lidhjeve midis te varjablave.
Pavaresisht ketyre kufizimeve, gjetjet e raportuara ne kete studim ju
afrohen pritshmerive ne lidhjet midis varjablave.
Nisur nga qasja përshkruese dhe vijuar më pas me qasjen krahasuese
dhe argumentuese të punimit arrihet në disa pika kryesore nga i gjithë
trajtimi i mësipërm, studimi i ndikimit të të rinjve në vendimmarrjet
financiare në familjet shqiptare dhe rëndësia e edukimit të tyre
financiar. Vendimarrja financiare është një aspekt i rëndësishëm
vendimarrës edhe në familje, ka qenë vazhdimisht subjekt i studimeve
dhe punimeve shkencore trajtuar në aspekte të ndryshme. Kjo lloj
vendimmarrje i përfshin të gjithë në këtë mënyrë edhe aspekti i
përfshirjes së të rinjve në vendimmarrjet financiare në familje mbetet një
fushë shumë e rëndësishme studimi.
Në trajtimin e lidhjes “demografia (gjinia) me sjelljen financiare
(kursimi) si dhe në lidhjen “demografia (niveli arsimor) me perfshirjen
ne buxhetim” rezultati nuk është i rëndësishëm, që nënkupton se nuk
kanë lidhje të drejtpërdrejtë midis tyre. Ndërsa lidhja “demografia
(niveli arsimor) me njohurite financiare (risk-kthim)” tregon se rezultati
është i rëndësishëm, që nënkupton se nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë
midis tyre.

5. Referenca
Ceca, K. et al. (2011). Kultura fianciare ne Shqiperi: rezultatet e vrojtimit per
matjen e nivelit te njohurive financiare te popullates. Tiranë.
Grabova, P. (2013). Ndikimi i kultures dhe i emocioneve ne sjelljen dhe
vendimmarrjen financiare te individit. Tiranë.
Nano, D. (2014). Aftësia financiare e studentëve në shqipëri. Durrës.
Peng, T. C. M., Bartholomae, S., Fox, J. J., & Cravener, G. (2007). The
impact of personal finance education delivered in high school and
college courses. Journal of Family and Economic Issues, 28(2), 265–
284. https://doi.org/10.1007/s10834-007-9058-7
Robb C. and Sharpe D. (2009). Effect of personal financial knowledge on
college syudents’ credit card behavior .Journal (25-43)
Linku i pyetwsorit:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfgmJSSc4kKTLUIXF
HyLzhtOsNAl3r8UeilpPd3KrWYYse7zg/viewform

You might also like