You are on page 1of 20

Viti i Ri

magjik
Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana
Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj
Ilustrues: Leopard Cana

PARA LEXIMIT Gjatë leximit


Bisedoni së bashku Përjetojeni tregimin së bashku.
Nëse fëmija juaj ka nevojë që ta
• Lexoni titullin së bashku. Pyesni: A ju mbështesni gjatë leximit të fjalëve:
pëlqen festa e Vitit të Ri dhe përse?
• Pyesni: Cila ka qenë dhurata më e mirë • Udhëzojeni fëmijën tuaj që të
që keni marrë për Vitin e Ri?
orientohet nga e majta në të djathtë
• Pyesni: A besoni se ekziston Baba Dimri?
gjatë leximit të secilës fjalë.
• Flisni për librin dhe diskutoni rreth
• Përpiquni të bëni ndonjë lojë
ilustrimeve.
fjalësh për fjalët e reja, nëse është e
Rreth fjalëve në këtë libër nevojshme.
• Nëse fjala është akoma e ndërlikuar
• Ndani në rrokje këto fjalë: për fëmijën tuaj, thjesht thuajeni të
Njërrokëshe: siç, top, për, kam, që, di, gjithë kuptimin e fjalës.
njoh, vit, nuk, fund • Përdorni fotografitë për të folur rreth
Dyrrokëshe: the-sit, lo-dra, qan-te, tregimit dhe njëkohësisht për të
pu-lës, si-kur, shko-ja, çu-dit, li-sta, shpjeguar kuptimin e fjalëve të reja.
ndih-më, ve-za
Shumërrokëshe: ma-ki-na, te-le-ko-ma-
ndë, a-e-ro-pla-ni, ek-zi-stoj, dhu-ra-ta,
nga-zë-lly-er, pa-be-su-e-shme, pu-ni-
shte, ma-gji-ke, rrë-zë-lle-nte Për më tepër, lexo brenda
kopertinës së pasme.
• Disa fjalë mund të jenë më sfiduese
për lexim. Inkurajojeni fëmijën tuaj
t’i lexojë ato duke i ndihmuar, ose ia
lexoni ju nëse është e nevojshme.

Telekomandë, ngazëllyer, rrëzëllente

Pikëpamjet e autorit të shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve
të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky botim është financuar nga
populli amerikan përmes Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovë), në kuadër të Programit për
Arsimin Themelor (Basic Education Program) të USAID-it, i cili zbatohet nga Family Health International (FHI360) në part-
neritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).
“Ejani, dhuratat po ju presin”, thirri babi fëmijët.

3
“Aeroplani im, siç e doja”, thirri Timi.
“Makina ime me telekomandë”, tha Tami.
4
“Top futbolli! Baba Dimri është fantastik!” thirri Pepa.
“Po dhurata ime?” Leta gati po qante.
5
“Përse vallë Baba Dimri nuk ka dhuratë për
mua?” mendoi Leta e mërzitur.
“Unë i kam bërë detyrat çdo ditë, dhe jam sjellë
6
mirë me të gjithë”, i foli ajo pulës.
“Sikur të shkoja në Polin e Veriut. Por si?
Më duhet ndihmë”, tha Leta.
Ç’po ndodh kështu?!
7
“Ku jam kështu? Sa shumë lodra!” u çudit Leta.

8
“Pa shiko, lista e fëmijëve që duan dhurata”.

9
“Mirësevjen në shtëpinë e dëshirave Leta”,
i tha Baba Dimri.
“Por... ti ma di emrin?” u çudit Leta.
10
“Ti qenke i vërtetë!”
“Unë i njoh fëmijët nga e gjithë bota, dhe çdo vit u
dërgoj dhuratën që duan”, buzëqeshi Baba Dimri.
“Por disa fëmijë nuk besojnë se ekzistoj,
11
dhe prandaj nuk kërkojnë dhuratë.”
“Megjithatë, unë kam një dhuratë për ty”.
“Ja, qenka në fund të thesit,
më duhet pak ndihmë”, foli Baba Dimri.
12
“Po, menjëherë”, tha Leta e ngazëllyer.
Veza magjike filloi të ndriste.
13
“Leta, eja të hapësh dhuratën”, folën njëherësh
mami dhe babi.
“Kishte ngelur në fund të thesit”, vazhduan ata.
14
“E di, më tregoi Baba Dimri”, ua ktheu Leta.
“Baba Dimri?!” prindërit u panë me habi.
15
“Ishte vend i mrekullueshëm, dhe kishte lodra
për të gjithë fëmijët e botës”, tregonte Leta.
“E pabesueshme!” thanë Timi dhe Tami.
16
“E si shkove ti atje?” pyeti Pepa me habi.
“Veza filloi të ndriste, dhe unë e pashë veten në
punishten e Baba Dimrit”, shpjegoi Leta.
“Pula ime i ka vezët magjike”, shtoi ajo me krenari.
17
“Ejani, mami ka nevojë për ndihmë”, thirri
Timi nga dera e kuzhinës.
Veza rrëzëllente.
18
Pas leximit

• Shihni faqen 3 dhe pyesni: Çfarë po bëjnë fëmijët dhe përse?


• Shihni faqet 4-5 dhe pyesni: A kishte dhurata për të gjithë?
• Shihni faqet 8-9 dhe pyesni: Si arriti Leta të shkonte në Polin e Veriut, dhe çfarë pa atje?
• Shihni faqet 10-11 dhe pyesni: Përse disa fëmijë nuk kërkojnë dhurata?
• Shihni faqet 7 dhe 18 dhe pyesni: Cila ishte fjala që e bëri vezën të ndriçonte?
• Ku thuhet se jeton Baba Dimri?

Librat e nivelizuar përfshijnë fjalët më të përdorura në klasën e parë dhe të dytë, dhe
janë ndarë sipas shkallëve të mëposhtme:

Niveli I - A Niveli I - B Niveli II - A Niveli II - B

Mirënjohje

Falënderohen në mënyrë të veçantë Arlinda Gashi Bajgora dhe Bora Shpuza-Kasapolli


për kontributin dhe ndihmesën e tyre në hartimin e këtij libri.
Katalogimi në botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”
Copyright © USAID

087.5

Jahmurataj Mulolli, Maliqe


Viti i ri magjik / Maliqe Mulolli Jahmurataj;
ilustrues Leopard Cana. – Prishtinë : FHI; 2014. –
18 f. : ilustr. me ngjyra; 19 cm. –
(Bleta punëtore libër më libër; Niveli i dytë A)

1. Cana, Leopard

ISBN 978-9951-695-04-6
Basic Education Program
www.bletapunetore.org
Basic Education Program financohet nga USAID dhe Qeveria e Kosovës dhe zbatohet nga FHI 360, në partneritet
me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC).

Librat
e nivelizuar A

ë maje të pemës

Shiu i papritur
Koncert në shtëpi

Viti i Ri Viti i Ri magjik

magjik
Niveli i dytë A

You might also like