You are on page 1of 15

19/12/2020

FETPROACT-EIC-08-2020
Teknologjitë e reja dhe të së ardhmes

Këshilli i Europës për Inovacion (EIC)


PROACTIVE në përpunim aktual
Projekt
Marrëveshje Kuadër e Partneritetit (FPA)

Kushte e e përzgjedhjes për pjesmarrje

Përzgjedhshmëria

Projekte për Kërkim dhe Minimumi tri persona legjitim. Secili prej tyre duhet të jetë i themeluar në
Inovacion (RIA) një Shtet të ndryshëm të BE apo vend të asociuara sipas Horizon 2020. Të
tri personat legjitim duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri.

Projekte për Minimumi tri persona legjitim. Secili prej tyre duhet të jetë i themeluar në
Inovacionin(PI) një Shtet të ndryshëm të BE apo vend të asociuara sipas Horizon 2020. Të
tri personat legjitim duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri.

Projekte për koordinim dhe Minimumi tri persona legjitim të themeluar në një Shtet të ndryshëm të
mbështetje BE apo vend të asociuara sipas Horizon 2020.

Projektet me bashkëfinancim Minimumi tri persona legjitim. Secili prej tyre duhet të jetë i themeluar në
të ERA-NET një Shtet të ndryshëm të BE apo vend të asociuara sipas Horizon 2020. Të
tri personat legjitim duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri.

Pjesëmarrësit në projektet e bashkëfinancimit ERA-NET duhet të jenë


persona legjitim që kanë në zotërim programe të kërkimit publik dhe
inovacionit.
Prokurimi specifik i Minimumi tri persona legjitim. Secili prej tyre duhet të jetë i themeluar në
projekteve të inovacionit një Shtet të ndryshëm të BE apo vend të asociuara sipas Horizon 2020.
(PCP)/ Prokurimi publik i Përvec kësaj, kërkohet që të paktën dy persona legjitim të cilët janë
zgjidhjeve innovative (PPI) ‘prokurues publik’

Të dy personat legjitim duhet të jenë të pavarur nga njëri tjetri.

Projekte të Programit të Minimumi pesë persona legjitim. Secili prej tyre duhet të jetë i themeluar
Përbashkët Europian për në një Shtet të ndryshëm të BE apo vend të asociuara sipas Horizon 2020.
Projektet me Bashkëfinancim Të pesë personat legjitim duhet të jenë të pavarura nga njëri-tjetri. At least
(EJP) five legal entities. Each of the five must be established in a different EU
Member State or Horizon 2020 associated country. All five legal entities
must be independent of each other.

Pjesëmarrësit në Projekte të Programit të Përbashkët Europian për

1
Projektet me Bashkëfinancim(EJP) duhet të jenë persona legjitim që kanë
në zotërim programe të kërkimit kombëtar dhe inovacionit. Participants
in EJP Cofund actions must be legal entities oëning or managing national
research and innovation programmes.

Marrëveshje Kuadër e Minimumi një person legjitim. i themeluar në një Shtet të BE apo vend të
Partneritetit (FPA) asociuara sipas Horizon 2020.

Cmimet Shih kushtet e përzgjedhjes për pjesëmarrje tek Rregullat për Konkurim

ERA-NET
ERA ose Lëmi Europian i Kërkimit është një sistem shkencor programesh që bashkon burimet
shkencore të Bashkimit Europian(BE). Që prej fillimit të tij në vitin 2000, organizmi ka pasur në fokus të
tij bashkëpunimin Europian në fushat e mjekësisë, mjedisit, industrisë dhe kërkimit socioekonomik. ERA
është i barasvlerëshmi i kërkimit dhe inovacionit të “tregut të përbashkët” për mallrat dhe shërbimet. Ai
ka si qëllim të tij të rrisë konkurrencën e institucioneve e kërkimit europian duke i bashkuar ata dhe nxitur
një mënyrë pune më përfshirëse, si atë që ekziston tashmë ndër institucionet e Amerikës së Veriut dhe
Japonisë. Rritja e lëvizshmërisë të punonjësve të dijes (punonjësit intelektualë) dhe qëllimi kryesor i ERA
është thellimi i bashkëpunimit shumëpalësh ndër institucionet e kërkimit ndër shtetet e BE.
Horizon 2020
Programi i Punës 2018-2020
1. Llojet e projektit: veçoritë e akordimit dhe këstet e fondeve
Projektet e Kërkimit dhe Inovacionit (RIA)
Përshkrimi: Projekti kryesisht konsiston në qëllimet e aktiviteteve për të vendosur njohuri të reja ose për
të zbuluar mundësinë e realizimit të një teknologjie të re, produkti, procesi, shërbimi apo zgjidhjeje të re
apo të përmirësuar. Për këtë qëllim këto mund të përfshijnë kërkimin bazik dhe aplikimin, zhvillimin
teknologjisë dhe integrimin, kontrollin dhe vlefshmërinë e modelit të prodhuar si kampion në një
laborator apo në një mjedis simulimi (modelimi).
Projektet mund të kenë lidhje të ngushta me eksperimentimin por duhet të kufizojnë demostrime të ose
aktivitete pilot që kanë synim për të treguar rezultatin e teknikës së re në një mjedis sa më afër kushteve
reale.
Kësti i financimit: 100%
Projekte për Inovacionin (IA)
Përshkrimi: Projektet konsistojnë kryesisht në aktivitete që synojnë drejtëpërsëdrejti te planet e prodhimit
dhe të menaxhimit ose të projektimit në kuptimin e një inovacioni, që përmirësojnë ose ndryshojnë
produktet, proceset ose shërbimet. Për këtë qëllim ato mund të përfshijnë modelime, testime, demostrime,
pilotime, verifikime produkti në shkallë të gjerë, dhe kërkesën për daljen në treg (market replication). Një
demostrim pilot synon të verifikojë përshtatshmërinë ekonomike dhe teknike të një teknologjie të re ose të

2
përmirësuar, produkti, procesi, shërbimi ose zgjidhje në një mjedis real (ose sa më afër realitetit), qoftë
industrial ose ndryshe, demostruese e një prove në një shkallë të gjerë efektshmërie. Një “dalje në
treg”(për efekt verifikimi ose prove) synon të mbështesë aplikimin e parë në treg të një inovacioni që
tashmë është demostruar (provuar) por nuk është aplikuar ose shpërndarë për shkak të dështimeve
(barrierave) të ndërmarra. “Dalja në treg” (përdorimi i nevojshëm i fondeve për të nxjerrë produktin në
treg për efekt prove) nuk mbulon aplikimet e shumëfishta në treg të një inovacioni i cili ka gjetur tashmë
zbatim të suksesshëm në treg. “Së pari” do të thotë “dicka e re” të paktën për Europë ose “dicka e re” të
paktën për sektorin në fjalë ku gjen zbatim. Shpesh projekte të tilla përfshijnë një verifikim të
performancës ekonomike dhe teknike në nivel sistemi duke operuar me kushtet e ofruara nga tregu.
Projektet mund të përfshijnë kërkime të kufizuara dhe zhvillim aktivitetesh.
Shkalla e financimit: 70%(me përjashtim të personave legjitim jo përfitues ku aplikohet ose zbatohet një
shkallë financimi prej 100%)
Projekte të Koordinimit dhe Mbështetjes (CSA)
Përshkrimi: Projekte që përbëhen kryesish nga masa shoqëruese si psh standartizimi, shpërndarja,
ndërgjegjësimi dhe komunikimi, ndërlidhja, shërbimet koordinuese ose mbështetëse, dialogu për politikat
dhe ushtrime dhe studime të të mësuarit të dyanshëm, që përfshijnë studime të projektimit të një
infrastructure të re dhe gjithashtu mund të përfshijnë aktivitete plotësuese për planifikimin, ndërlidhjen
dhe koordinimin strategjik midis programeve në vende të ndryshme.
Shkalla e financimit: 100%
Projektet me bashkëfinancim të ERA-NET
Përshkrimi: Projektet me bashkëfinancim të ERA-NET sipas Horizon 2020 janë ndërtuar për mbështetjen
e partneriteteve ndërshtetërore dhe shtetërore-private, që përfshijnë iniciativa të Programimit(Planifikimit)
të Përbashkët mdis Shteteve Anëtare, me synim përgatitjen, ngritjen e strukturave të
rrjeteve(ndërlidhjeve), projektimin, implementimin, dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta si edhe
mbulimin nga ana e BE-së të një thirrjeje ndërkombëtare për propozime. Projektet me bashkëfinancim të
ERA-NET vijnë nga shkrirja e ERA-NET dhe ERA-NET të mëparshme. Mundëson bashkëpunim
programi në të gjitha hallkat e ciklit të kërkimit dhe inovacionit.
Projektet me bashkëfinancim të ERA-NET synojnë të promovojnë koordinimin e programeve kombëtare
për të bashkëpunuar me burimet kombëtare dhe për të kontribuar në bashkërendimin me politikat e
kërkimit dhe inovacionit kombëtar.
Veprimtaria kryesore dhe e detyrueshme e projekteve me bashkëfinancim të ERA-NET sipas Horizon
2020 është implementimi i thirrjes me bashkëfinancim për propozime që çon në financimin e projekteve
ndërkombëtare të kërkimit dhe/ose të inovacionit. Zakonisht thirrja është një thirrje për propozime që çon
në dhënien e granteve tek palët e treta. Përveç thirrjes me bashkëfinancim, nga konsorciumet zakonisht
kërkohet të implementojnë aktivitete të tjera të përbashkëta (që përfshijnë thirrje të tjera të përbashkëta pa
bashkëfinancimin e BE-së).
Në varësi të zonës së kërkimit dhe programeve kombëtare mbështetëse dhe parimeve të tyre drejtuese,
projektet me bashkëfinancim të ERA-NET, vënë në shenjë organizata kërkimi shtetërore. Në këto raste
thirrja për propozime me bashkëfinancim do të mbështetet në kontribute në natyrë nga financimi i tyre
institucional dhe përfituesit zbatojnë projektet ndërkombëtare që dalin nga thirrja e tyre për propozime
plotësisht ose pjesërisht vetë. Kontributet në natyrë janë burimet që jepen si shpenzim i drejtpërdrejtë në

3
projektet e përzgjedhura ndërkombëtare që nuk paguhen nga kontributi i BE. Projektet me
bashkëfinancim të ERA-NET të bazuar në kontribute në natyrë nuk përfshijnë aktivitete të tjera të
përbashkëta.
Pjesëmarrja e drejtorit të programit si dhe të organizatave të kërkimit shtetërore duhet të autorizohet nga
autoritetet kombëtare/rajonale përgjegjës (zakonisht Ministria përgjegjëse).
Entitetet pjesëmarrëse në thirrjen ndërkombëtare për propozimet duhet të plotësojnë kushtet minimale për
pjesëmarrje.
Vetëm nëse plotësohen kushtet minimale dhe nëse e justifikon natyra e projektit, mund të marrin pjesë
programet që financohen nga entitete të tjerë (programe fondacione ose programe jo shtetërore
ndërkombëtare).
‘Pjesëmarrësit(Përfituesit) e Vetëm’mund të përzgjidhen nëse përmbushen kushtet specifike të
lartpërmendura për partnerët(palët) e projekteve me bashkëfinancim të ERA-NET. Një pjesëmarrës i
vetëm që përfaqëson një person të vetëm legjimit duhet të tregojë qartësisht cilët nga ’anëtarët’ e tij janë
ose pronarë programi ose drejtues programi në projektin e propozuar, dhe të caktojë për secilin prej këtyre
anëtarëve programet kombëtare/rajonale përkatëse të cilat janë dispozicion të projektetit me
bashkëfinancim të ERA-NET.
Shkalla e financimit: Kontributi i BE-së kufizohet në 33 % të shpenzimeve të pranueshme në total të
projektit. Kontributi i BE-së për shpenzimet për mbështetjen apo implementimin e projejkteve
ndërkombëtare do të kufizohet në një thirrje për marrëveshje granti.
Informacione të tjera: Sipas të Rregullores për Pjesëmarrjen Nr. 1290/2013, pragu i përmendur në
Klauzolën 204 (2) (a) të Rregullores Financiare 2018/1046 për mbështetjen financiare që sigurohet nga
pjesëmarrësit e projekteve me bashkëfinancim të ERA-NET mund të tejkalohet (meqë kjo mbështjetje
financiare është e nevojshme për të arritur objektivat e saj)
Kontributet e programeve (të tjera) kombëtare apo rajonale për shpenzimet e projekteve ndërkombëtare
që nuk përbëjnë pjesë të konsorciumit, nuk mund të futen në llogaritjen e kontributit të BE-së.
Nuk do të mbulohet asnjë shpenzim për aktivitete për përgatitjen, implementimin, ndjekjen e thirrjes së
projekteve me bashkëfinancim. Megjithatë konsorciumi mund të vendosë të përdorë një pjesë të
kontributit të BE-së për të mbështetur aktivitetet e tij për sa kohë që shpenzimet përkatëse nuk deklarohen
si shpenzime që mbulohen dhe që kontributi I BE-së nuk e kalon 33%-ndëshin e financimit të partnerëve
të projekteve ndërkombëtare dhe kostove të unifikuara per aktivitete shtesë. Në praktikë kjo do të thotë që
ata duhet të zëvendësojnë çdo kontribut të BE-së që përdoret për mbështetjen e aktiviteteve të tyre me
kontribute të tjera kombëtare për financimin e projekteve ndërkombëtare.
Kontributi në total i BE-së për shpenzimet në sigurimin e mbështetjes apo të implementimit për projektet
ndërkombëtare llogaritet si përqindje e kostove të tyre që mund të mbulohen. Prandaj, nëse kostot
aktualisht të financueshme për mbështetjen e projekteve janë më të vogëla se shuma fillestare e
përcaktuar në marrëveshjen e grantit, kontributi i BE-së si rrjedhim do të ulet.
Për të ulur rrezikun e e shpenzimit më pak se kontributi i BE-së, nga aplikantët kërkohet të paraqesin në
propozimin e tyre (për udhëzime shih Formatin ose template e propozimit) që 20% e kontributeve të tyre
sigurohet veçan dhe përveç shumës që nevojitet për të plotësuar kontributin e BE-së për thirrjen e
propozuar.

4
Kategoritë e mëposhtme të shpenzimeve janë shpenzime të drejtpërdrejta të lejueshme (nëse kënaqin
kushtet e përgjithshme dhe kushtet specifike të përcaktuara në marrëveshjen e grantit):
A. Shpenzimet që lidhen me projektet ndërkombëtare
A.1 Shpenzimet e drejtpërdrejta për sigurimin e mbështetjes financiare tek palët e treta që
implementojnë projekte ndërkombëtare
A.2 Shpenzime nga ana e përfituesve për implementimin e projekteve ndërkombëtare
Konsorciumi duhet t’u sigurojë mbështetje financiare projekteve ndërkombëtare ose të implementojë
projekte të tilla(pjesërisht ose plotësisht) vetë ose në përputhje me kushtet si më poshtë:
Projektet duhet të jenë projekte ndërkombëtare që përfshijnë të paktën dy entitete të pavarura nga dy
Shtete të ndryshme Anëtare të BE-së ose Vende të Asociuar.
Projektet duhet të përzgjidhen pas një thirrjeje ndërkombëtare të përbashkët për propozime. Konsorciumi
duhet të publikojë një thirrje të përbashkët në një webfaqe të dedikuar dhe ta promovojë atë në nivel
kombëtar/rajonal nëpërmjet rrugëve të tyre të zakonshme të komunikacionit. Thirrja e përbashkët duhet të
qëndroj e hapur për të paktën 60 ditë për dorëzimin(parashtrimin). Konsorciumi duhet të njoftoj zyrtarisht
Komisionin e thirrjes të paktën 30 ditë përpara datës së parashikuar të publikimit.
Konsorciumi duhet të zhvillojë thirrjen e përbashkët nëpërmjet një procedure me dy hapa:

 Hapi 1: të rishikojë(evaluate) në nivel kombëtar ose ndërkombëtar


 Hapi 2: vlerësim i vetëm kolegjial (nga ekspertët) ndërkombëtar.
Vetëm entitetet që kanë të drejtën për financim sipas programeve kombëtare të përfshira në thirrjen
kombëtare mund të ftoen në hapin e 2. Në hapin e 2, konsorciumi duhet t’i vlerësojë propozimet me
ndihmën e të paktën tre ekspertëve të pavarur, mbi bazën këtyre kritereve të vlerësimit:
(a) ekselenca;
(b) impakti;
(c) Cilësia dhe eficienca e implementimit Klauzola Shtojsë (General Annexes)
Propozimet duhet të renditen sipas rezultateve të vlerësimit. Përzgjedhja duhet të bëhet mbi bazën e kësaj
renditjeje. Konsorciumi duhet të ndërmarrë të gjitha hapat e ligjshme për të siguruar konfidencialitetin e
informacionit dhe dukumenteve të marra gjata procedurave të vlerësimit dhe përzgjedhjes të thirrjes së
përbashkët. Konsorciumi, pas përfundimit të vlerësimit duhet t’i dorëzojë Komisionit si më poshtë:
(a) listën(listat) e renditjes së projekteve;
(b) përmbledhjen e vëzhguesve mbi vlerësimin;
(c) listën e përzgjedhjes së përbashkët të projekteve që do të financohen, dhe
(d) një marrëveshje e rregullt formale detyrimi financiar mbi disponueshmërinë e fondeve për projektet e
përzgjedhur nga secili partner të konsorciumit që merr pjesë në thirrjen e përbashkët.
Më tej konsorciumi pas përfundimit të vlerësimit duhet t’i dorëzojë Komisionit Europian informacion mbi
çdo projekt të përzgjedhur për fonde, duke përfshirë të dhëna mbi çdo pjesëmarrës dhe abstrakte
(përmbledhje të propozimit të projektit, në një format të përcaktuar nga Komisioni Europian, me qëllim

5
publikimin dhe vlerësimin. Ky informacion duhet të rifreskohet në përfundim të projektit(informacion
mbi secilin projekt të financuar, duke përfshirë të dhëna mbi çdo pjesëmarrës dhe pamje të
përgjithshme(përmbledhje) të rezultateve).
B. Shpenzimet e koordinimit për aktivitete të tjera(shtesë), si një kosto e unifikuar për vit
Një konsorcium i projekteve të bashkëfinancimit të ERA-NET duhet gjithashtu kryejnë aktivitete të tjera
përveç thirrjes që do të marrë financim shtesë, vëçanërisht për thirrje të tjera shtesë të bashkëfinancimit pa
bashkëfinancim nga ana e BE-së. Ku shihet e nevojshme, mund të përfshihen edhe partnerë të tjerë të cilët
nuk marrin pjesë në thirrjet e bashkëfinancimit sipas seksionit A. Aktivitetet duhet të lidhen me
koordinimin e programeve të kërkimit publik dhe inovacionit dhe duhet të fokusohen në përgatitjen dhe
implimentimit të aktiviteteve të përbashkëta duke përfshirë thirrje të tjera shtesë pa financimin shtesë të
BE-së. Kushtet për implementimin e thirrjes në seksionin A nuk vlejnë për thirrjet e tjera shtesë pa
financim shtesë të BE-së.
Shpenzimi i koordinimit për aktivitete të tjera merr formën e kostos së unifikuar për vit dhe vlen vetëm
për ata përfitues që kryejnë aktivitete që nuk kufizohen me thirrjen e bashkëfinancimit.
Propozuesit duhet të paraqesin(provojnë) saktësinë e shpenzimeve të përgjithshme të koordinimit
për aktivitetet shtesë të propozuara.
Përfituesit që zbatojnë pjesërisht ose plotësisht vetë projekte ndërkombëtare nuk mund të
deklarojnë kosto të koordinimit për aktivitete të tjera shtesë.
Për kostot e unifikuara për koordinimin është caktuar një vlerë fikse EURO 29000 në vit për
përfitues. Shpenzimet dytësore për shpenzimet e koordinimit duhet të deklarohen në bazë të
tarifës fikse.
Kontributi i BE në shpenzimet e koordinimit nuk duhet të kalojë kontributin në total nga BE prej
20% për thirrjen.
Kohëzgjatja e përgjithshme për thirrjen normalisht nuk duhet të kalojë pesë vjet.
Projekte të Programit të Përbashkët Europian për Projektet me Bashkëfinancim
(EJP)

Përshkrimi: Projekte të Programit të Përbashkët Europian për Projektet me Bashkëfinancim


(EJP) sipas Horizon 2020 është një thirrje program të përbashkët është ndërtuar për të mbështetur
programet e koordinuara kombëtare të kërkimit dhe inovacionit. Projektet e Programit të Përbashkët
Europian për projektet me bashkëfinancim EJP. EJP synon një bashkëpunim kritik me burimet kombëtare
për të arritur objektivat dhe sfidat e Horizon 2020 si dhe shkuarjen drejt ekonomive të rëndësishme të
shkallës nëpërmjet bashkëpunimit me burimet që lidhen me Horizon 2020 në një përpjekje të përbashkët.
Projektet e Programit të Përbashkët Europian për Projektet me Bashkëfinancim (EJP) nuk promovon lloje
të caktuara aktivitetesh apo forma koordinimi, por mbështetet në modalitete dhe procese të miratuara nga
programet e koordinuara kombëtare dhe aktorët që kanë lidhje me to.
Pjesëmarrësit e Përzgjedhur: Numri minimal i pjesëmarrëve në një EJP është pesë persona të pavarur
legjitim nga Shtete të ndryshme Anëtare ose vende të asociuar. Entitetet janë zakonisht financues kërkimi
ose organizata kërkimi qeveritare që marrin pjesë duke u mbështetur në financimin e tyre institucional.
Pjesëmarrja e tyre duhet të mandatohet nga “pronari” i programit, autoritetet kombëtare/rajonale
përgjegjëse. Përveç kushtet minimale, mund të marrin pjesë persona të tjerë legjitim nëse e përligj natyra

6
e thirrjes, veçanërisht entitete të krijuara për të koordinuar ose integruar përpjekje ndërkombëtare kërkimi,
duke mbledhur financime si nga burime kombëtare ashtu edhe private.
‘Pjesëmarrësit(Përfituesit) e Vetëm’mund të përzgjidhen nëse përmbushen kushtet specifike të
lartpërmendura për partnerët(palët) e EJP-së. Një pjesëmarrës i vetëm që përfaqëson një person të vetëm
legjitim duhet të tregojë qartësisht cilët nga ’anëtarët’ e tij janë ose pronarë programi ose drejtues
programi në projektin e propozuar, dhe të caktojë për secilin prej këtyre anëtarëve programet
kombëtare/rajonale përkatëse të cilat janë dispozicion të Projektit të Programit të Përbashkët
Europian për Projektet me Bashkëfinancim EJP.

Në përputhje me objektivin e integrimit ndërkombëtar sa do të mëdha të jenë burimet për bashkëpunim,


numri i kërkuar i pjesëmarrësve është më i lartë se ai i shpallur në Rregulloren për Pjesëmarrjen Nr
1290/2012. Përveç kësaj, që këta pjesëmarrës të vendosin nivelin e duhur të bashkëpunimit dhe
integrimit, ata duhet të jenë të vendosur në vende të ndryshme të Shteteve Anëtare ose vendeve të
asociuara. Dhe së fundmi, projektet me bashkëfinancim EJP mbështesin koordinimin dhe integrimin e
ardhshëm të programeve kombëtare të kërkimit dhe inovacionit. Është me vende të thuhet se pjesëmarrja
e rregullt në këto projekte është e kushtëzuar vetëm për ato entitete që mund të marrin pjesë plotësisht
nëpërmjet kontributit të tyre me programet kombëtare dhe rajonale.
Aktivitete të Financuara: Aktiviteti kryesor i projektit është implementimi i një programi të përbashkët
aktivitetesh për të arritur objektivat normale të Horizon 2020, që shkojnë që nga kërkimi te koordinimi
dhe aktivitetet e rrjeteve, duke përfshirë këtu aktivitetet trajnuese, demostruese dhe të shpërndarjes,
mbështetjes për palët e treta etj.
Financimi i Horizon 2020 mund të përdoret për të përmirësuar dhe zgjeruar aktivitetet e programeve
koordinuese ekzistuese ose të krijojë të reja, me kusht që ato të synojnë arritjen e objektivave të një
programi Europian të përbashkët ndërkombëtar të ngritur nga konsorciumi i Projektit të Programit të
Përbashkët Europian për Projektet me Bashkëfinancim EJP.

Projekti i Programit të Përbashkët Europian për Projektet me Bashkëfinancim EJP do të përcaktojë


objektivat, punën dhe do të planifikojë aktivitetet që do të kryhen në këtë kontekst. Për periudhën e parë
dymbëdhjetë mujore dhe për secilën prej të tjerave në vazhdim të Projekti i Programit të Përbashkët
Europian për Projektet me Bashkëfinancim EJP, ndërsa zhvillohet programi i përbashkët në përputhje
me me objektat e përcaktuara në fillim, kërkohet që të dorëzohet një përshkrim i detajuar i këtyre i
këtyre aktiviteteve. Një ‘program pune vjetor’, i kombinuar me një përmbledhje vijueshmërie mbi
arritjet e mëparshme do të jetë një rezultat i pritshëm kryesor për implementimin e Projektit të Programit
të Përbashkët Europian për Projektet me Bashkëfinancim EJP që do të shqyrtohet me mbërritjen. Do të
dorëzohet dhe miratohet nga Komisioni përpara fillimit të aktiviteteve për cdo periudhë raportuese:
 në dorëzim të propozimit: një përshkrim i objektivave në tërësi dhe planin e të gjitha aktiviteteve
të propozuara, së bashku me programin e parë vjetor të punës;
 përpara se të dorëzohen përmbledhjet periodike: duhet të dorëzohet një azhornim i programit
vjetor të punës përpara përfundimit të çdo periudhe raportimi (dhe, pas vlerësimit dhe më tej
korrigjimit të mundshëm të komenteve të Komisionit, do të bëhet miratimi i programit vjetor të
punës përpara fillimit të periudhës tjetër raportuese).

Kontributi i Horizon 2020 merr formën e një granti që përbëhet nga një pagesë e shpenzimeve të
lejueshme lidhur me thirrjen, në përputhje me kushtet e vëna në marrëveshjen e grantit dhe vendimeve
relevante të Komisionit, duke përfshirë pagesën e shpenzimeve të bëra, shumës së përgjithshme, kostove
të unifikuara ose tarifave fikse. Gjithashtu është e pranueshme të paguhet edhe mbështetje financiare te

7
palët e treta si pjesë e implimentimit të programit të përbashkët, për shembull nëpërmjet thirrjeve për
propozime ose sipas kushte të përcaktuara ndryshe (granteve kaskadë [të shkallëzuara]).
Në përputhje me Rregulloren e H2020 për Pjesëmarrjen No 1290/2013, pragu i përmendur në Klauzolën
204 (2) (a) të Rregullores Financiare 2018/1046 mund të tejkalohet lidhur me mbështetjen financiare të
siguruar nga pjesëmarrësit në projektet e EJP-së te palët e treta, kur mbështetja financiare te palët e treta
nevojitet për të arritur objektivat e saj.
Shkalla e Financimit: Kontributi i BE-së kufizohet në 70 % të shpenzimeve të pranueshme në total të
projektit, për sa kohë këto kushte nuk janë ndryshuar nga thirrja në përputhje me objektivin për arritjen e
një financimi të drejtë me Projektin e Programit të Përbashkët Europian për Projektet me Bashkëfinancim
EJP nga ana e Horizon 2020 dhe programeve publike pjesëmarrëse.
Prokurimi specifik i projekteve të inovacionit (PCP)
Përshkrimi: Projektet PCP synojnë të mbështesin prokurimin publik të kërkimit, zhvillimit dhe
vlefshmërisë së zgjidhjeve inovative që mund të sjellësin përmirësime të rëndësishme në cilësi dhe
eficiencë në fusha të interesit të përgjithshëm, duke hapur kështu mundësi tregu për industrinë dhe
kërkuesit që janë aktivë në Europë. Sigurojnë financim të BE për një grup ndërmjetësish (‘grup
blerësish’) që do të ndërmarrin së bashku një prokurim të përbashkët PCP, në mënyrë që të ketë një thirrje
të përbashkët për tender, një vlerësim i përbashkët ofertash, dhe një blerës kryesor që lidh kontratat e
shërbimit të Kërkimit dhe Zhvillimit në emër të grupit blerës. Çdo ndërmjetës në grupin e blerësve jep
kontributin e tij financiar në buxhetin e përgjithshëm të nevojshëm për financimin e përbashkët për PCP,
duke i mundësuar ndërmjetësve të ndajnë shpenzimet e blerjes së shërbimeve të Kërkimit dhe Zhvillimit
nga një numër siguruesish dhe duke krahasuar bashkë meritat e rrugëve të zgjidhjeve alternative (jo
tradicionale) nga një numër siguruesish konkurrues për të zgjidhur një sfidë të përbashkët. PCP duhet të
zgjidhë një nevojë konkrete prokurimi që njihet si sfidë e përbashkët në planet e inovacionit të
ndërmjetësve në grupin e blerësve që kanë nevojë për shërbime inovative të Kërkimit dhe Zhvillit që
përshkruhet në kushtet e thirrjes për tender të PCP të përbashkët.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur: Grupi i blerësve duhet të përmbajë të paktën dy persona legjitim që janë
ndërmjetës publikë që janë të vendosur në dy Shtete të ndryshme Anëtare ose vende të asociuar. Të dy
personat legjitim duhet të jenë të pavarur nga njëri tjetri.
Ndërmjetësit në grupin e blerësve duhet të jenë përgjegjës për blerjen dhe/ose strategjinë rregullatore për
zgjidhjet inovative të synuara dhe të synojnë të sigurojë përmirësime ambicioze në cilësi dhe eficiencë në
fushën e interesit të përgjithshëm të trajtuar nga PCP, ose të jenë entitete që kanë një mandatë të dhënë
nga një ose më shumë ndërmjetës të tillë për të vepruar në emër të tyre në prokurim (p.sh. organet
[autoritetet] kontraktore qendrore).
Entite të tjerë (p.sh. përdoruesit e fundit, organet çertifikuese, ndërmjetësit privat/OJQ që sigurojnë
shërbime të interesit të përgjithshëm dhe kanë të njëjtën nevojë të përbashkët për blerje) pjesëmarrja e të
cilëve ka rezultuar e kënaqshme mund të marrin pjesë në aktivitete të tjera shtesë që janë vlerë e shtuar
për projektin dhe mbështesin përgatitjen dhe zbatimin e PCP dhe e integrojnë në një gamë më të gjerë
aktivitetesh të nxitjes së kërkesës(në treg).
‘‘Pjesëmarrësit (Përfituesit) e Vetëm’1 duhet të tregojnë qartë cilët prej ‘anëtarëve’ të tyre që janë
ndërmjetës që kontribuojnë në buxhetin e prokurimit të përbashkët të propozuar, plotësojnë kushtet dhe të

1
The definition of "sole participant" is under art. 187 (2) of the Financial Regulation 2018/1046.

8
cilët janë buxhetet prokuruese përkatëse për secilin prej këtyre anëtarëve që janë në dispozicion për
kryerjen e prokurimit. Një Pjesëmarrës (Përfitues) i vetëm që vepron në emër të grupit të blerësve duhet të
ketë një mandat të bazuar në një nevojë dhe buxhet për prokurim të përcaktuar qartë nga ndërmjetësit e tij
për t’i përfaqësuar ata.
Aktivitete të financuara: Përgatitja dhe implementimi i PCP së përbashkët (siç përshkruhet tek Klauzolat
Shtojsë E). Tek shpenzimet e pranueshme futet çmimi i shërbimeve të Kërkimit dhe Zhvillimit të siguruar
nëpërmjet PCP së përbashkët dhe shpenzimet e pranueshme për aktivitetet e koordinimit dhe të rrjeteve
dhe mund të përfshijnë kontributet në natyrë të palëve të treta të lidhura me përfituesit e grantit.

Programi i Punës 2018-2020


Klauzola Shtojcë
2. Përzgjedhshmëria
Shqipëria, duke qenë një vend i asociuar është i përshtatshëm për të marrë fonde nga grantet e Horizon
2020.
Standardet, kushtet e pranueshmerisë , kufizimi i nr. te faqeve dhe dokumentet mbështetëse
I. Të gjitha projektet e këtij Programi Pune, çmimet/propozimet (çmimet e propozuara) duhet të jenë në
përputhje me kushtet e pranueshmërisë në këtë aneks, për sa kohë që këto kushte nuk janë ndryshuar
nga thirrja (call-i).
Një propozim merret në shqyrtim kur:
a. paraqitet brenda afatit ne Sistemin Elektronik të Pranimit;
b. është i lexueshëm, i aksesueshëm dhe i printueshëm;
c. i kompletuar (i mbaruar si përshkrim) dhe që përfshin Të dhënat administrative të kërkuara
(titulli, subjekti, leja etj. që kanë të bëjnë me anën juridike dhe administrative) dhe Përshkrimi i
Propozimit (zbërthimi paraprak teknik i projektit ) si edhe dokumentet e detyrueshme mbështetës
(Liçenca, diploma, etj identifikuese);
d. që përfshin një draft plan për shfrytëzimin dhe shpërndarjen e rezultateve, për sa kohë që nuk
është përshkruar ndryshe në thirrje (call). Draft Plani nuk kërkohet për fazën e pare në rastin e
aplikimeve me dy faza.
II. Numri i lejuar i faqeve të propozimit, për këtë rast derisa të mos kërkohen ndryshime nga call-i do të
jetë 70 faqe për tërë propozimin me të gjitha kërkesat brenda.
Propozimet do të përfshihen në një Format (template) të propozuar me të gjithë elementët që
kërkohen si: lloji i shkrimit, marginsat, mënyra e përmbushjes etj.
Struktura e propozimit duhet të përputhet me kërkesat specifike të çdo seksioni të formatit të
përgjithshëm.
III. Dokumentet mbështetëse si më poshtë (nëse disponohen) do të paraqiten (dorëzohen) për të dëshmuar
aftësitë vepruese të çdo aplikanti, për sa kohë që nuk ndryshohen nga thirrja)
 një CV, ose përshkrim i profilit të personit kryesor përgjegjës në zbatimin e propozimit për
kërkim ose/edhe të aktivitetit inovativ.
 lista e publikimeve të përshtatshme në përputhje me projektin ose e produkteve dhe
shërbimeve (që përfshin gjerësisht bazën e të dhënave dhe softet e tyre)

9
 një listë të pesë projekteve relavante (sipas kërkesave) që kanë autorësinë e subjektit që bën
propozimin)
 një përshkrim i inventarit teknik infrastrukturor domethënës (që luan rol në skemën teknike)
dhe çdo pajisje të rendësishme teknike, që plotëson kërkesat e punës së propozuar dhe që
disponon aktualisht.
 Përshkrimi i çdo pale të tretë të cilët nuk kanë statusin e partnerit të projektit (që nuk
propozohen nga projekti si partner), por megjithatë kontribuojnë në realizimin e punës (p.sh
që ofrojnë fasilitete, burime plotësuese)

3. Rregullat e Vlerësimit të zbatuara nga vlerësuesit:


Kriteret e Përzgjedhjes

1. Aftësia paguese financiare është një instrument i rëndësishëm i aktivitetit në jetën e përditshme që
përfshinë ato kapacitete të nevojshme për një pavarësi individuale të pavarur për të kryer veprime
financiare të cilat i shërbejnë në mënyrë të qëndrueshme interesave dhe vlerave të veta )
2. Aftësia vepruese: Ekspertët (e vlerësimit të projektit?) do të tregojnë nëse secili nga individët
pjesëmarrës ka ose do të ketë një kapacitet të mjaftueshëm veprues në kohën e duhur për realizimin
me sukses të detyrave të tij në planin e propozuar të punës. Ky vlerësim do të bazohet në kompetencat
dhe përvojën e aplikantit, duke përfshirë burimet e tij operacionale (njerëzore teknike dhe të tjera)
dhe nëse kërkohen masa konkrete të veçanta që propozohen për t’u arritur gjatë kohës së zbatimit të
detyrave (që shtron projekti)
3. Sa i takon çmimeve për fazën e pare të propozimeve me dy faza nuk është e nevojshme të paraqiten
për vlerësim as kapaciteti (fuqia paguese financiare) as edhe aftësia vepruese.
Kriteret akorduese, pikët dhe peshat
1. Propozimet e grantit do të vlerësohen nga ekspertë, sipas kritereve akorduese ‘ekselenca’, ‘impakti’,
‘cilësia’ dhe ‘eficienca e implementimit të projektit’ (shih Klauzolën 15 të Rregullores për
Pjesëmarrjen Nr. 1290/2013).
Aspektet që do të merren në konsideratë në çdo rast varen nga llojet e projekteve siç renditen më poshtë
derisa të mos kërkohen ndryshime nga kushtet e call-it:
Kriteret akorduese (I. Ekselenca, II. Impakti, III. Cilësia dhe efiçienca e implementimit të
projektit)
I. Ekselenca
Për marrjen e pikëve në kriterin e ‘ekselencën’ do të merren në konsideratë ato projekte të cilat i
përgjigjen përshkrimit të paraqitur në programin e punës (Mjedisi Inteligjent):
Të gjitha llojet e projekteve (përveç Marrëveshjes Kuadër të Partneritetit: shih më poshtë)

a. Qartësi dhe lidhje e drejtpërdrejtë e objektivave me temën(programin); koncept i njëmendtë dhe


konkret, dhe besueshmëri e metodës në realizimin e projektit;

10
Projektet e Kërkimit dhe Inovacionit (PKI); Projekte për Inovacionin (PI)
a. Do të marrin kriterin e ekselencës ato projekte që janë më të avancuara se metoda apo teknologjia
apo fusha shkencore më e fundit, dhe që paraqesin potencial novator (psh. objektiva innovative,
koncepte dhe metoda të reja, produkte të reja, shërbime apo përgjegjësi të reja dhe modele të reja
organizative)

Marrja në konsideratë e metodave ndërdisiplinore dhe aty ku është e mundur përdorimi i


njohurive dhe autoriteteve (vendimmarrësve) që lidhen dhe që janë të interesuara për projektin
dhe integrimi gjinor në kuptim të kërkimit dhe inovacionit.

Projekte të Koordinimit dhe Mbështetjes (CSA)

a. Cilësia e procesit koordinues të propozuar dhe/ose e masave mbështetëse.


Projektet me bashkëfinancim të ERA-NET
a. Nivel të ambicjes në bashkëpunimin dhe angazhimin e pjesëmarrësve në projektin e propozuar në
ERA-NET për të bashkëpunuar me burimet kombëtare në kuptimin buxhetor, numrit të
partnerëve dhe vendeve pjesëmarrëse si dhe për t’u koordinuar me programet e kërkimit
kombëtar/rajonal.
Prokurimi specifik i projekteve të inovacionit (PCP)/ Prokurimi publik i zgjidhjeve innovative
(PPI)
a. Marrin vëmendje ato projekte të cilat ofrojnë zhvillim të mëtejshëm të teknologjive të reja përsa i
takon nivelit të inovacionit dhe që kënaqin nevojat për prokurim.
Projekte me Bashkëfinancim në Programin e Përbashkët Europian (EJP)

a. Nivel të ambicjes në bashkëpunimin dhe angazhimin e pjesëmarrësve në projektin e propozuar


për të bashkëpunuar me burimet kombëtare në kuptimin buxhetor, numrit të partnerëve dhe
vendeve pjesëmarrëse si dhe për t’u koordinuar me programet e kërkimit kombëtar/rajonal.

Marrëveshja Kuadër Partneriteti(FPA)


a. Qartësi dhe lidhje e drejtpërdrejtë e objektivave me temën(programin);

I. Impakti
Për marrjen e pikëve në kriterin ‘Impakt’ do të merren në konsideratë:
Të gjitha llojet e projekteve(me përjashtim të Marrëveshjes Kuadër të Partneritetit; shih më
poshtë)

a. Do të kualifikohen në kriterin e impaktit ato projekte produktet finale të të cilëve do të


kontribuojnë në arritjen e secilit nga impaktet e përmendura në programin e punës nën temën
relevante:

11
Projektet e Kërkimit dhe Inovacionit(RIA); Projekte për Inovacionin(IA)
a. Nëse ka ndonjë impakt substancial që nuk përmendet në programin e punës, por që forcon
kapacitetet innovative, krijon oportunitete të reja tregu, forcon konkurrueshmërinë dhe rritjen e
kompanive, i adresohet çështjeve që kanë të bëjnë me ndryshimet e klimës dhe mjedisin ose
sjellin përfitime të tjera të rëndësishme për shoqërinë. Cilësia e propozimit matet me:
:
 Shfrytëzimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit duke përfshirë menaxhimin e e të
drejtave të pronës intelektuale (intellectual property rights- IPR) dhe me menaxhimin e të
dhënat të kërkimit aty ku është e përshtatshme.
 Me shkallën e lidhjes së aktiviteteve të projektit me synimet e ndryshme të audiencës.

Projekte të Koordinimit dhe Mbështetjes (CSA)


a. Cilësia e masave të propozuara për të:
 Shfrytëzimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit duke përfshirë menaxhimin e e të
drejtave të pronës intelektuale (intellectual property rights- IPR) dhe me menaxhimin e të
dhënat të kërkimit aty ku është e përshtatshme.
 Me shkallën e lidhjes së aktiviteteve të projektit me synimet e ndryshme të audiencës.
Projektet me bashkëfinancim të ERA-NET
a. Kontribut për një bashkërendim më të mirë me politikat dhe aktivitetet kombëtare. Kontribut për
të vendosur dhe forcuar një bashkëpunim më të qëndrueshëm midis partnerëve dhe programeve të
tyre kombëtare dhe rajonale të kërkimit.

Cilësi e masave të propozuara për të:


 Shfrytëzimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit duke përfshirë menaxhimin e e të
drejtave të pronës intelektuale (intellectual property rights- IPR) dhe me menaxhimin e të
dhënat të kërkimit aty ku është e përshtatshme.
 Me shkallën e lidhjes së aktiviteteve të projektit me synimet e ndryshme të audiencës.

Prokurimi specifik i projekteve të inovacionit (PCP)/ Prokurimi publik i zgjidhjeve inovative(PPI)


a. Forcimi i konkurreshmërisë dhe rritjes së kompanive duke zhvilluar inovacionin në plotësim të
nevojave të tregjeve prokuruese europiane dhe globale.

Cilësi e masave të propozuara matet me:


 Shfrytëzimin dhe shpërndarjen e rezultateve të projektit duke përfshirë menaxhimin e e të
drejtave të pronës intelektuale (intellectual property rights- IPR) dhe me menaxhimin e të
dhënat të kërkimit aty ku është e përshtatshme.
 Me shkallën e lidhjes së aktiviteteve të projektit me synimet e ndryshme të audiencës.
Për të parë më mirë në drejtim të metodave prokuruese që reduktojnë fragmentin e kërkesave për zgjidhje
innovative.

12
EJP Cofund actions

Projekte me Bashkëfinancim në Programin e Përbashkët Europian (EJP)

a. Kontribut për një bashkërendim më të mirë me politikat dhe aktivitetet kombëtare. Efektivitet i
masave të propozuara për të shfrytëzuar dhe shpërndarë rezultatet e programit dhe për të përcjellë
programin.

Marrëveshje Kuadër e Partneritetit(FPA)

a. Në çfarë mase do të kontribuonte plani i veprimit të FPA për secilin nga impaktet e pritshme të
përmendura në programin e punës sipas temave dhe çështjeve përkatëse;

II. Cilësia dhe eficienca e implementimit


Për marrjen e pikëve në kriterin ‘Efiçienca e implementimit të projektit’ do të merren në konsideratë:
Të gjitha llojet e projekteve(përveç Marrëveshjes Kuadër të Partneritetit; shih më poshtë)

a. Cilësia dhe efektiviteti i planit të punës që përfshin kërkesën se në ç’masë burimet e cilësuara tek
paketat e punës janë në përputhje me objektivat e tyre dhe rezultatet e pritshme; veçoritë e
strukturave manaxhuese dhe procedurat që përfshijnë menaxhimin e rriskut dhe të inovacionit.
Përputhshmëria e pjesëmarrësve në atë masë që konsorciumi si një i tëri sjell së bashku
ekspertizën e nevojshme; Përshtatshmëria e detyrave (kërkesave) të alokuara duke shfrytëzuar atë
që të gjithë pjesëmarrësit kanë një rol të vlefshëm dhe burime të përshtatshme në projekt për të
përmbushur atë rol.
Marrëveshje Kuadër e Partneritetit(FPA)

a. Përputhshmëria e partnerëve, dhe balanca e ekspertizës; Potencial për bashkëpunim afatgjatë


midis partnerëve

2. Pikëzimi

Për sa kohë nuk thuhet ndryshe në kushtet e call-it:

 Pikët e vlerësimit do të akordohen për kriteret dhe jo për disa aspekte të listuara në tabelën e
mësipërme. Për propozimin e plotë, secili nga kriteret do të vlerësohet me 5 pikë. Pragu për
kriterin për individët do të jetë 3. Pragu i përgjithshëm, që zbatohet për shumën e tre pikëzimeve
individuale do të jetë 10.
 Për projektet e Inovacionit për të përcaktuar renditjen, pikëzimi për kriterin ‘impakt’ do të ketë
një peshë prej 1.5.
 Për vlerësimin e propozimeve në fazën e pare sipas procedurave të konkurimit me dy faza, do të
vlerësohen vetëm kriteret ‘ekselencë’ dhe ‘impakt’. Brenda këtyre kritereve, vetëm aspektet në
bold do të merren parasysh. Pragu për të dy kriteret individuale do të jetë 4. Për secilin buxhet të
ndarë në kushtet e thirrjes, pragu i përgjithshëm, që zbatohet te shuma e dy pikëzimeve
individuale, do të vendoset në një nivel të tillë që total i kërkuar i buxhetit të projekt propozimit të

13
pranuar në fazën e dytë është sa më afër që të jetë e mundur tre herë buxhetin e disponueshëm
dhe në çdo rast jo më pak se 2,5 herë të buxhetit të disponueshëm.
 Kështu që niveli aktual do të varet nga vëllimi i propozimeve të marra. Zakonisht pragu
parashikohet të jetë 8 ose 8.5.

3. Renditja sipas përparësisë për propozimet me të njëjtin pikëzim:

Për sa kohë nuk thuhet ndryshe në kushtet e call-it, do të aplikohet metoda e mëposhtme (me
përjashtim të fazës së parë me thirrje me dy faza, ku propozimet që kanë të njëjtin pikëzim mbahen
bashkë dhe nuk mbahet asnjë rend përparësie.)

a) Ku shihet e nevojshme, paneli do të përcaktojë një radhë përparësie për propozimet të cilët janë
vlerësuar me të njëjtin pikëzim brenda një liste të renditur. Përparësia do të zbatohet në varësi të
buxhetit të disponueshëm ose kushteve të tjera të vendosura në mikrofishën e thirrjes. Metoda në
vijim do të zbatohet me rradhë për çdo grup propozimesh me renditje të barabartë që kërkojnë
përparësi, duke filluar nga grupi me pikët më të larta dhe duke vazhduar në rend zbritës: a)
Propozimet që u vihen temave, ose nëntemave, që nuk mbulohen nga propozimet e renditura më
lart, do t’u jepet përparësi më e lartë.

b) Propozimet e barabarta sipas (a) nëse ka, atyre do t’u jepet përparësia sipas pikëve që u janë
dhënë për kriterin e ekselencës. Kur këto pikë janë të barabarta, atëherë do t’u jepet përparësi
bazuar në pikët për kriterin impakt. Në rastin e projekteve të inovacionit përparësia do të jepet së
pari duke u bazuar në pikët për impaktin, dhe më pas bazuar në ato për ekselencën.

c) Ku shihet e nevojshme, cdo përparësi e mëtejshme do të bazohet në këta faktorë në vijim, sipas
rendit: madhësia e buxhetit të BE-së e caktuar për SME-te (sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme);
paanësi gjinore midis personelit të caktuar në propozim që do të jenë kryesisht përgjegjës për
kryerjen e aktiviteve të kërkimit dhe/ose inovacionit.

d) Nëse ende nuk arrihet në një dallim midis tyre, paneli do të vendosë të japë përparësi më tej duke
marrë parasysh të rrisë cilësinë e dosjes së projektit nëpërmjet sinergjive midis projekteve, ose
faktorëve të tjerë lidhur me objektivat e thirrjes ose të Horizon 2020 në përgjithësi. Këta faktorë
do të dokumentohen në përmbledhjen e Panelit.

e) Më pas metoda e përshkruar në (a), (b), (c) and (d) t’i zbatohet pjesës së mbetur të propozimeve
të barabarta në grup.

4. Për çmimet, kriteri i vlerësimit, pikëzimi, dhe peshat do të vendosen në Rregullat e konkurimit.

Procedura e vlerësimit

1. Thirrjet mund t’i nënshtrohen një procedure dorëzimi dhe vlerësimi prej një ose dy fazash.
2. Propozimet vlerësohen nga ekspertë të pavarur (shih Klauzolën 15(7) Rregullorja për Pjesëmarrje
Horizon 2020 Nr 1290/2013 për raste të veçanta). Si pjesë e vlerësimit nga ekspertë të pavarur, paneli i
shqyrtimit do të rekomandojë një ose më shumë lista të renditura për propozimet që do të vlerësohen,

14
sipas sistemeve të pikëzimit të treguara më lart. Për cdo buxhet të treguar në kushtet e call-it do të
zhvillohet një listë e renditur.
3. Koordinatorët e propozimit marrin një Përmbledhje Vlerësimi (ERS), ku paraqiten rezultatet e
vlerësimit për një propozim të dhënë. Për propozimet që kalojnë me sukses fazën e parë të thirrjes me dy
faza, u dërgohet informacion të gjithë koordinatorëve, por Përmbledhja e Vlerësimit ERS dërgohet pas
vlerësimit të fazës së dytë.
4. Në rast se zbatohen procedura të veçanta, ato do të specifikohen në kushtet e thirrjes.

Shënim
1. Kriteret e vlerësimit për ‘marrëveshjet e veçanta të grantit’ (SGAs)’ në kontekstin e një FPA-je
[Marrëveshja Kuadër], janë ata të treguara në tabelën e mësipërme] për llojin përkatës të projektit, për
sa kohë nuk specifikohet ndryshe në kushtet e thirrjes.
2. Dispozitat aplikuese për projektet e thirrjeve për Maria Sklodowska-Curie (MSC) jepen në pjesën e
MSC dhe dispozitat aplikuese te instrumenti i SME jepen te pjesa ‘drejt programit tjetër të BE-së për
kërkim dhe inovacion: Këshilli Europian për Inovacionin (EIC), pilot’ të këtij Programi Pune.

15

You might also like