Professional Documents
Culture Documents
Leksioni 1
Leksioni 1
Objektivat
Bazat e kompjuterit, programeve dhe sistemit operativ,
Lidhja e Javës me World Wide Web.
Të familjarizohemi me termat API, IDE, dhe JDK.
Të shkruajmë një program të thjeshtë në Java.
Të afishojmë një informacion në konsole.
Të shpjegojmë sintaksën bazë të një program Java.
Të krijojmë, kompilojmë, dhe ekzekutojmë një program në Java.
(GUI) Të afishojmë një rezultat duke përdorur kutinë e dialogut JOptionPane.
Bus
Njesia qëndrore e procesimit (CPU) është truri i kompjuterit. Ai gjen instruksione nga
kujtesa dhe i ekzekuton ato. Shpejtësia e CPU matet me megahertz (MHz), ku 1
megahertz është e barabartë me 1 milion pulse në sekondë. Shpejtësia e CPU ka një
përmirësim të vazhdueshëm. Në se ju blini një PC, ju mund të gjeni një procesor Intel
Pentium 4 me shpejtësi 3 gigahertz (1 gigahertz është 1000 megahertz).
Bus
Bus
Si rezervohen të dhënat?
Paisjet e Rezervimit
Kujtesa është e fshirëshme, mbasi informacioni humbet kur energjia elektrike ndërpritet.
Programet dhe të dhënat janë të rezervuara në mënyrë të përherëshme në paisjet e
rezervimit dhe kalojnë në kujtesë kur kompilatori i përdor ato. Ka tre tipe kryesorë
paisjesh rezervimi: hard disku (ose disky floppy), CD-të (CD-R dhe CD-RW), dhe
shiritat.
Bus
Paisjet e Komunikimit
Një modem i rregullt përdor një linjë telefoni dhe mund të transferojë të dhëna me një
shpejtësi deri 56,000 bps (bite për sekondë). Një linjë DSL (digital subscriber line) përdor
gjithashtu një linjë telefoni që mund të transferojë të dhëna me një shpejtësi 20 herë më
shpejt se një modem e rregullt. Një modem kabllor përdor një linjë kabllore TV-je që
mirëmbahet nga një kompani kabllosh. Një modem kablli është aq i shpejtë sa një DSL.
Karta e interface-it të rrjetit (Network interface card (NIC)) është një paisje për lidhjen e
Bus
Programet
Programet e kompjuterit, të njojtur si software, janë instruksione në kompjuter.
Ju i thoni kompjuterit çfarë duhet të bëjë nëpërmjet programeve. Pa programe, një
kompjuter është një makinë boshe. Kompjuterat nuk e kuptojnë gjuhën njerëzore, prandaj
ju duhet të përdorni gjuhët e kompjuterit për të komunikuar me ta. Programet shkruhen
duke përdorur gjuhët e programimit.
Gjuhët e Programimit
Gjuha Makinë Gjuha Assembler Gjuha e nivelit të lartë
Gjuha makinë është një bashkësi instruksionesh primitive të fiksuara brenda çdo
kompjuteri. Instruksionet janë në formën e një kodi binar, kështu që ju do të duhet të
shkruani në një kod binar. Programet në një gjuhë native të makinës do të ishin një proces
shumë i vështirë. Për më tepër programet do të ishin shumë të vështirë për tu lexuar dhe
modifikuar. Për shembull, për të mbledhur dy numra do të shkruhej një instruksion binar
si ky që vijon:
1101101010011010
Kodi ne Assembler
File me kodin makine
…
Assembler …
ADDF3 R1, R2, R3
1101101010011010
… …
Gjuhët
e nivelit të lartë janë të ngjajshme me Anglishten dhe të lehta për tu mësuar dhe përdorur.
Për shembull, sa vijon është një statement i një gjuhe të nivelit të lartë që llogarit
sipërfaqen e një rrethi me rreze 5:
siperfaqja_rrethit = 5 * 5 * 3.1415;
Gjuhë të nivelit të lartë
FORTRAN (FORmula TRANslation)
BASIC (Beginner All-purpose Symbolic Instructional Code)
Pascal (named for Blaise Pascal)
Ada (named for Ada Lovelace)
C (whose developer designed B first)
Visual Basic (Basic-like visual language developed by Microsoft)
Delphi (Pascal-like visual language developed by Borland)
C++ (an objekt-oriented language, based on C)
COBOL (COmmon Business Oriented Language)
C# (e ngjajshme me Java e zhvilluar nga Microsoft)
Java (do ta përdorim në këtë material)
Kodi librarive
Sistemet Operativë
Hardware
Java gjithashtu përdoret për zhvillim aplikimesh në paisjet e dorës si Palm dhe
celularët
http://java.sun.com/features/1998/05/birthday.html
Karakteristikat e Java-ës
Java është e thjeshtë
Java është pjesërisht e modeluar në C++, por shumë e thjeshtuar dhe e
përmirësuar.
Java është e orientuar në objekte
Programimi i drejtuar në objekte ( Objekt-oriented programming (OOP)) është një
metodologji që zëvëndëson teknikën proceduriale të programimit.
Një nga problemet qëndrorë të zhvillimit të softwareve është ripërdorimi i kodeve.
Programimi i orientuar në objekte siguron një fleksibilitet të madh, modularitet,
qartësi, dhe ripërdorshmëri nëpërmjet përfshirjes (encapsulation), trashëgimisë
(inheritance),dhe polimorfizmit (polymorphism)
Java është “Distributed”
“Distributed computing” përfshin shumë kompjutera që punojnë së bashku në një
rrjet. Java është dezinjuar për të lehtësuar këtë aspekt. Me që cilësitë e rrjetit janë
integruar në Java, të shkruash një program në rrjet është njëlloj si të shkruash ose
të marrësh të dhëna nga një file.
Java interpretohet
Java interpretohet gjatë ekzekutimit të saj. Programet kompilohen në një kod të
kuptueshëm nga Makina Virtuale e Javës që quhet bytekod. Bytekodi është i
pavaruar nga makina dhe mund të ekzekutohet në ҫdo makinë që ka një
interpretues të Javës që është pjesë e Makinës Virtuale të Javës (JVM).
Java është robuste
Kompilatorët e Javës mund të dallojnë shumë probleme që do të ҫfaqeshin në
kohën e ekzekutimit të gjuhëve të tjera.
Java ka eliminuar disa tipe strukturash që janë të prirura të prodhojnë gabime të
cilat ndodhen në gjuhët e tjera.
Java ka cilësira të trajtimit të gabimeve që e bëjnë gjuhën një gjuhë të forte.
Java është me siguri të lartë
Java implementon shumë mekanizma sigurie për të mbrojtur sistemin kundrejt
sulmeve të shkaktuara nga programe të pakontrolluara.
Java është neutrale në lidhje me arkitekturën. Shkruhet një herë dhe ekzekutohet
kudo. Me një Makine Viruale Java (JVM), ju mund të shkruani një program që do
të ekzekutohej në ҫdo platformë.
Java është portable
Me që Java është neutrale në lidhje me arkitekturën, programet Java janë portable.
Ato mund të ekzekutohen në ҫdo platformë pa u rikompiluar.
Java ka performance të lartë
Performanca e Javës konsiston në faktin që Java është e pavarur nga arkitektura.
Programet Java mund të ekzekutohen në ҫdo platformë.
Java menaxhon veprime të kërkuara një herësh nga disa përdorues ose procese
(Multithread programming).
Programimi “Multithread” është integruar në Java në mënyrë të përshtatshme,
ndërkohë që në gjuhët e tjera ju duhet të thërrisni procedura specifike në sistemin
operativ për të menaxhuar Multithread-in.
Java është dinamike
Java është dezinjuar për të adaptuar përfshirjen e ambjentit. Një kod i ri mund të
ngarkohet “fluturimthi” pa u rikompiluar. Nuk ka nevojë për zhvilluesit e
aplikimeve të krijojnë, dhe për përdoruesit të instalojnë versione të reja. Cilësitë e
reja mund të inkorporohen në mënyrë transparente në se nevojitet një gjë e tillë.
Versione të JDK
JDK 1.02 (1995)
JDK 1.1 (1996)
JDK 1.2 (1998)
JDK 1.3 (2000)
JDK 1.4 (2002)
JDK 1.5 (2004) a. k. a. JDK 5 or Java 5
JDK 1.6 (2006) a. k. a. JDK 6 or Java 6
JDK 1.7 (possibly 2010) a. k. a. JDK 7 or Java 7
Publikime të JDK
Shënim:
Ju duhet të instaloni JDK dhe të vendosni direktorinë bin të JDK’ në “environment
path” (për shembull, c:\Program Files\java\jdk1.6.0_14\bin në environment path-in
tuaj.
Shtypim notepad
Pershendetje.java
nga prompt-i i DOS
dhe shkruajmë kodin
në Notepad.
Krijimi, Kompilimi, dhe Ekzekutimi i Programeve
Java Bytecode
Java Virtual
Machine
Any
Computer
Ndjekja e Ekzekutimit të një Programi
Statement-et
Një statement paraqet një veprim ose sekuencë veprimesh. Statement-i:
System.out.println("Pershendetje Java!") në listim 1.1 është një
statement për të afishuar përshëndetjen "Pershendetje nga Java!". Ҫdo
statement në Java mbaron me një pikëpresje(;).
Blloqet
Një ҫift kllapash në një program formon një bllok që grupon komponentët e
një programi.
Klasat
Klasa është esenciale në konstruktin e Java-ës. Një klasë është një template
ose një model objektesh. Një program përcaktohet duke përdorur një ose më
shumë klasa.
Metodat
Ҫfarë është System.out.println? është një metodë: një koleksion statement-
esh që kryejnë një sekuencë veprimesh për të afishuar një mesazh në
konsol(interface-i me përdoruesin). Ai mund të përdoret edhe pa e kuptuar
plotësisht me detaje se si punon. Përdoret duke thirrur një statement me një
argument string. Argumenti string përfshihet në parantesa. Në këtë rast,
argument është "Pershendetje nga Java!" Ju mund ta thërrisni të njëjtën
metodë println me argument të tjerë.
Metoda main
Metoda main siguron kontrollin e rrjedhjes së programit. Interpretuesi Java
ekzekuton aplikimin duke thirrur metodën main.
import javax.swing.JOptionPane;