You are on page 1of 13

Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Java

Objektivat
 Bazat e kompjuterit, programeve dhe sistemit operativ,
 Lidhja e Javës me World Wide Web.
 Të familjarizohemi me termat API, IDE, dhe JDK.
 Të shkruajmë një program të thjeshtë në Java.
 Të afishojmë një informacion në konsole.
 Të shpjegojmë sintaksën bazë të një program Java.
 Të krijojmë, kompilojmë, dhe ekzekutojmë një program në Java.
 (GUI) Të afishojmë një rezultat duke përdorur kutinë e dialogut JOptionPane.

Çfarë është një kompjuter


Një kompjuter përbëhet nga një procesori (CPU), kujtesa, hard disku, floppy disk,
monitori, printeri, dhe paisjet e komunikimit.

Bus

Storage Communication Input Output


Devices Memory CPU Devices Devices Devices

e.g., Disk, CD, e.g., Modem, e.g., Keyboard, e.g., Monitor,


and Tape and NIC Mouse Printer

Njesia Qëndrore e Procesimit/Procesori/CPU

Njesia qëndrore e procesimit (CPU) është truri i kompjuterit. Ai gjen instruksione nga
kujtesa dhe i ekzekuton ato. Shpejtësia e CPU matet me megahertz (MHz), ku 1
megahertz është e barabartë me 1 milion pulse në sekondë. Shpejtësia e CPU ka një
përmirësim të vazhdueshëm. Në se ju blini një PC, ju mund të gjeni një procesor Intel
Pentium 4 me shpejtësi 3 gigahertz (1 gigahertz është 1000 megahertz).

Bus

Storage Communication Input Output


Memory CPU Devices Devices Devices
Devices
e.g., Disk, CD, e.g., Modem, e.g., Keyboard, e.g., Monitor,
and Tape and NIC Mouse Printer
Kujtesa
Kujtesa mban të dhënat dhe instruksionet e programeve për tu ekzekutuar nga CPU. Një
njësi kujtese është një sekuencë e renditur byte-sh, ku secili mban tetë bite. Një program
dhe të dhënat e tij duhet të sillen në kujtesë para se ata të ekzekutohen. Një byte në
kujtesë nuk është asnjë herë bosh, por përmbajtja e tij mund të jetë pa kuptim për
programin tuaj. Përmbajtja korrente e një byte humbet kur një informacion i ri vendoset
në të.

Bus

Storage Communication Input Output


Memory CPU Devices Devices Devices
Devices
e.g., Disk, CD, e.g., Modem, e.g., Keyboard, e.g., Monitor,
and Tape and NIC Mouse Printer

Si rezervohen të dhënat?

Të dhënat e llojeve të ndryshme, si numrat, Memory address Memory content


karakteret, dhe stringjet kodohen si një seri bitesh
(zerosh dhe njëshash). Kompjuterat përdorin . .
zerot dhe njëshat mbasi paisjet dixhitale kanë dy . .
gjëndje stable, të cilat referohen si zero dhe njësh . .
me marrëveshje. Programistët nuk kanë nevojë të 2000 01001010 Encoding for character ‘J’
kodojnë ose të dekodojnë të dhënat, kjo gjë bëhet 2001 01100001 Encoding for character ‘a’
automatikisht nga sistemi bazuar në një skemë 2002 01110110 Encoding for character ‘v’
kodimi. Skema e kodimit varion. Për shembull, 2003 01100001 Encoding for character ‘a’
karakteri ‘J’ paraqitet me 01001010 në një byte. 2004 00000011 Encoding for number 3
Një numur i vogël si treshi mund të rezervohet në
një byte të vetëm. Në se kompjuteri kërkon të
rezervojë një numur të madh që nuk i mjafton një
byte, ai përdor byte shtesë fqinjë. Nuk mundet dy të dhëna të ndajnë të njëjtin byte. Një
byte është njësia minimale e rezervimit.

Paisjet e Rezervimit
Kujtesa është e fshirëshme, mbasi informacioni humbet kur energjia elektrike ndërpritet.
Programet dhe të dhënat janë të rezervuara në mënyrë të përherëshme në paisjet e
rezervimit dhe kalojnë në kujtesë kur kompilatori i përdor ato. Ka tre tipe kryesorë
paisjesh rezervimi: hard disku (ose disky floppy), CD-të (CD-R dhe CD-RW), dhe
shiritat.
Bus

Storage Communication Input Output


Memory CPU Devices Devices Devices
Devices
e.g., Disk, CD, e.g., Modem, e.g., Keyboard, e.g., Monitor,
and Tape and NIC Mouse Printer

Paisjet e afishimit: Monitori


Monitori afishon informacionin (tekste dhe grafikë). Rezolucioni dhe “dot pitch”
përcakton kualitetin e afishimit.
Bus

Storage Communication Input Output


Memory CPU Devices Devices Devices
Devices
e.g., Disk, CD, e.g., Modem, e.g., Keyboard, e.g., Monitor,
and Tape and NIC Mouse Printer

Rezolucioni i monitorit dhe Dot Pitch


Rezolucioni
Rrezolucioni specifikon numrin e pikselave për inch katror. Pikselat (elementë të
figurave) janë pikëza që formojnë një imazh në ekran. Rezolucioni mund të përcaktohet
manualisht. Sa më i madh të jetë rezolucioni, aq më e qartë është figura. Megjithatë,
imazhi mund të jetë shumë i vogël ne se ju përcaktoni rezolucion të lartë në një ekran të
vogël monitori. Monitorët PC zakonisht janë 15-inch, 17-inch, 19-inch, ose 21-inch. Për
një monitor 15-inch, një përcaktim i përshtatshëm i rezolucionit do të ishte 640´480
(307,200 piksela).
dot pitch
dot pitch është madhësia e hapësirës midis pikselave. Sa më i vogël të jetë dot pitch, aq
më i mirë është afishimi.

Paisjet e Komunikimit
Një modem i rregullt përdor një linjë telefoni dhe mund të transferojë të dhëna me një
shpejtësi deri 56,000 bps (bite për sekondë). Një linjë DSL (digital subscriber line) përdor
gjithashtu një linjë telefoni që mund të transferojë të dhëna me një shpejtësi 20 herë më
shpejt se një modem e rregullt. Një modem kabllor përdor një linjë kabllore TV-je që
mirëmbahet nga një kompani kabllosh. Një modem kablli është aq i shpejtë sa një DSL.
Karta e interface-it të rrjetit (Network interface card (NIC)) është një paisje për lidhjen e
Bus

Storage Communication Input Output


Memory CPU Devices Devices Devices
Devices
e.g., Disk, CD, e.g., Modem, e.g., Keyboard, e.g., Monitor,
and Tape and NIC Mouse Printer
kompjuterit me një rrjet lokal (LAN). LAN përdoret gjerësisht në biznese, universitete,
dhe organizata qeveritare. Një tip tipik i NIC, quhet 10BaseT, dhe mund të transferojë të
dhëna 10 mbps (milion bit-e në sekondë).

Programet
Programet e kompjuterit, të njojtur si software, janë instruksione në kompjuter.
Ju i thoni kompjuterit çfarë duhet të bëjë nëpërmjet programeve. Pa programe, një
kompjuter është një makinë boshe. Kompjuterat nuk e kuptojnë gjuhën njerëzore, prandaj
ju duhet të përdorni gjuhët e kompjuterit për të komunikuar me ta. Programet shkruhen
duke përdorur gjuhët e programimit.

Gjuhët e Programimit
Gjuha Makinë Gjuha Assembler Gjuha e nivelit të lartë
Gjuha makinë është një bashkësi instruksionesh primitive të fiksuara brenda çdo
kompjuteri. Instruksionet janë në formën e një kodi binar, kështu që ju do të duhet të
shkruani në një kod binar. Programet në një gjuhë native të makinës do të ishin një proces
shumë i vështirë. Për më tepër programet do të ishin shumë të vështirë për tu lexuar dhe
modifikuar. Për shembull, për të mbledhur dy numra do të shkruhej një instruksion binar
si ky që vijon:
 
1101101010011010

Gjuha assembler u zhvillua për ta bërë programimin më të thjeshtë.Mbasi kompjuterat


nuk mund të kuptojnë gjuhë assembler, thirret një program për të konvertuar programet e
gjuhës assembler në kodin makinë. Për shembull, për të mbledhur dy numra,ju mund të
shkruani kodin si më poshtë:
ADDF3 R1, R2, R3

Kodi ne Assembler
File me kodin makine


Assembler …
ADDF3 R1, R2, R3
1101101010011010
… …

Gjuhët
e nivelit të lartë janë të ngjajshme me Anglishten dhe të lehta për tu mësuar dhe përdorur.
Për shembull, sa vijon është një statement i një gjuhe të nivelit të lartë që llogarit
sipërfaqen e një rrethi me rreze 5:

siperfaqja_rrethit = 5 * 5 * 3.1415;
Gjuhë të nivelit të lartë
 FORTRAN (FORmula TRANslation)
 BASIC (Beginner All-purpose Symbolic Instructional Code)
 Pascal (named for Blaise Pascal)
 Ada (named for Ada Lovelace)
 C (whose developer designed B first)
 Visual Basic (Basic-like visual language developed by Microsoft)
 Delphi (Pascal-like visual language developed by Borland)
 C++ (an objekt-oriented language, based on C)
 COBOL (COmmon Business Oriented Language)
 C# (e ngjajshme me Java e zhvilluar nga Microsoft)
 Java (do ta përdorim në këtë material)

Kompilim i Kodit Burim


Një program i shkruar në gjuhë të nivelit të lartë quhet program burim. Me që kompjuteri
nuk mund të kuptojë një kod burim, përdoret një program i quajtur kompilator për të
përkthyer një program burim në gjuhë makine të quajtur program objekt. Programi objekt
lidhet me kode të tjerë mbështetës të librarive të ndryshme para se kodi objekt të mund të
ekzekutohet.

File Burim kompilatori File ne gjuhen


Linkuesi File i ekzekutueshem
makine

Kodi librarive

Sistemet Operativë

Sistemi Operativ (OS) është një program që menaxhon dhe Perdoruesi


kontrollon aktivitetet e kompjuterit. Aktualist Windows
është sistemi operativ më popullor për PC. Programe
Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit ose Word Processor Programe Aplikimi

nuk mund të punojnë pa një system operativ.


Sistemi Operativ

Hardware

Pse përdoret Java?


Përgjigja është që Java bën të mundur për përdoruesin të zhvillojë dhe shfrytëzojë
aplikime në Internet për serverat, kompjuterat desktop, dhe paisjet e vogla që mbahen në
dorë. E ardhmja e “computing” është influencuar thellësisht nga Interneti, dhe Java
premton të mbetet një pjesë e fuqishme e të ardhmes. Java është gjuha e programimit e
Internetit.
 Java është një gjuhë programimi me qëllime të përgjithshme programimi.
 Java është gjuha Internet-it.

Java, Web, dhe më Tej


 Appletet Java
 Aplikimet Java për Web-in

 Java gjithashtu përdoret për zhvillim aplikimesh në paisjet e dorës si Palm dhe
celularët

Shembull i përdorimit të Apleteve


Historia e Java-ës

 James Gosling dhe Sun Microsystems


 Oak
 Java, 20 Maj 20 1995, bota e Sun
 HotJava
o E para here që Java përdoret për browser-in Web
 Early History Website:

http://java.sun.com/features/1998/05/birthday.html

Karakteristikat e Java-ës
 Java është e thjeshtë
Java është pjesërisht e modeluar në C++, por shumë e thjeshtuar dhe e
përmirësuar.
 Java është e orientuar në objekte
Programimi i drejtuar në objekte ( Objekt-oriented programming (OOP)) është një
metodologji që zëvëndëson teknikën proceduriale të programimit.
Një nga problemet qëndrorë të zhvillimit të softwareve është ripërdorimi i kodeve.
Programimi i orientuar në objekte siguron një fleksibilitet të madh, modularitet,
qartësi, dhe ripërdorshmëri nëpërmjet përfshirjes (encapsulation), trashëgimisë
(inheritance),dhe polimorfizmit (polymorphism)
 Java është “Distributed”
“Distributed computing” përfshin shumë kompjutera që punojnë së bashku në një
rrjet. Java është dezinjuar për të lehtësuar këtë aspekt. Me që cilësitë e rrjetit janë
integruar në Java, të shkruash një program në rrjet është njëlloj si të shkruash ose
të marrësh të dhëna nga një file.
 Java interpretohet
Java interpretohet gjatë ekzekutimit të saj. Programet kompilohen në një kod të
kuptueshëm nga Makina Virtuale e Javës që quhet bytekod. Bytekodi është i
pavaruar nga makina dhe mund të ekzekutohet në ҫdo makinë që ka një
interpretues të Javës që është pjesë e Makinës Virtuale të Javës (JVM).
 Java është robuste
Kompilatorët e Javës mund të dallojnë shumë probleme që do të ҫfaqeshin në
kohën e ekzekutimit të gjuhëve të tjera.
Java ka eliminuar disa tipe strukturash që janë të prirura të prodhojnë gabime të
cilat ndodhen në gjuhët e tjera.
Java ka cilësira të trajtimit të gabimeve që e bëjnë gjuhën një gjuhë të forte.
 Java është me siguri të lartë
Java implementon shumë mekanizma sigurie për të mbrojtur sistemin kundrejt
sulmeve të shkaktuara nga programe të pakontrolluara.
 Java është neutrale në lidhje me arkitekturën. Shkruhet një herë dhe ekzekutohet
kudo. Me një Makine Viruale Java (JVM), ju mund të shkruani një program që do
të ekzekutohej në ҫdo platformë.
 Java është portable
Me që Java është neutrale në lidhje me arkitekturën, programet Java janë portable.
Ato mund të ekzekutohen në ҫdo platformë pa u rikompiluar.
 Java ka performance të lartë
Performanca e Javës konsiston në faktin që Java është e pavarur nga arkitektura.
Programet Java mund të ekzekutohen në ҫdo platformë.
 Java menaxhon veprime të kërkuara një herësh nga disa përdorues ose procese
(Multithread programming).
Programimi “Multithread” është integruar në Java në mënyrë të përshtatshme,
ndërkohë që në gjuhët e tjera ju duhet të thërrisni procedura specifike në sistemin
operativ për të menaxhuar Multithread-in.
 Java është dinamike
Java është dezinjuar për të adaptuar përfshirjen e ambjentit. Një kod i ri mund të
ngarkohet “fluturimthi” pa u rikompiluar. Nuk ka nevojë për zhvilluesit e
aplikimeve të krijojnë, dhe për përdoruesit të instalojnë versione të reja. Cilësitë e
reja mund të inkorporohen në mënyrë transparente në se nevojitet një gjë e tillë.

Versione të JDK
 JDK 1.02 (1995)
 JDK 1.1 (1996)
 JDK 1.2 (1998)
 JDK 1.3 (2000)
 JDK 1.4 (2002)
 JDK 1.5 (2004) a. k. a. JDK 5 or Java 5
 JDK 1.6 (2006) a. k. a. JDK 6 or Java 6
 JDK 1.7 (possibly 2010) a. k. a. JDK 7 or Java 7
Publikime të JDK

 Java Standard Edition (J2SE)


o J2SE mund të përdoret për zhvillimin e aplikimeve të veҫuara të
klientit ose apleteve.
 Java Enterprise Edition (J2EE)
o J2EE mund të përdoret për zhvillimin e aplikimeve në anën e serverit
si servletet Java dhe faqet e sereverit (Java ServerPages,JSP).
 Java Micro Edition (J2ME).
o J2ME të përdoret për zhvillimin e aplikimeve për paisjet e lëvizshme
si celularët.
 Ky material paraqet programimin duke përdorur J2SE.

Ambiente pune të mirënjohur të Javës ( Integrated Development


Environment, IDEs)

 NetBeans Open Source nga Sun


 Eclipse Open Source nga IBM

Një program i thjeshtë në Java


//Ky program printon Pershendetje nga Java!
public class Pershendetje {
public static void main(String[] args) {
System.out.println("Pershendetje nga Java!");
}
}
listim 1.1

Shënim:
Ju duhet të instaloni JDK dhe të vendosni direktorinë bin të JDK’ në “environment
path” (për shembull, c:\Program Files\java\jdk1.6.0_14\bin në environment path-in
tuaj.

Krijimi dhe Editimi i nje kodi burim duke përdorur NotePad

Shtypim notepad
Pershendetje.java
nga prompt-i i DOS
dhe shkruajmë kodin
në Notepad.
Krijimi, Kompilimi, dhe Ekzekutimi i Programeve

Kompilimi i Kodit Java Burim


Jy mund ta ҫoni një program burim në ҫdo makinë me kompilatorë të përshtatshëm.
Programi burim duhet rikompiluar, mbasi programi objekt mund të ekzekutohet vetëm në
një makinë specifike. Sot kompjuterat vendosen në rrjet dhe punojnë së bashku. Java
është dezinjuar të ekzekutojë një program objekt në ҫdo platformë. Me Javën, ju shkruani
programin vetëm një herë, dhe kompiloni programin burim në një tipi të veҫantë kodi
objekt që quhet bytekod . Bytekodi mundet të ekzekutohet në ҫdo kompjuter që ka
Makinën Virtuale të Javës që interpreton bytekodin.

Java Bytecode

Java Virtual
Machine

Any
Computer
Ndjekja e Ekzekutimit të një Programi

public class Welcome {


public static void main(String[] args) {
System.out.println("Pershendetje nga Java!");
}
}
Ent

public class Welcome {


public static void main(String[] args) {
System.out.println("Pershendetje nga Java!");
}
}
E

Kompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga TextPad


Kompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga JBuilder
Kompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga NetBeans
Kompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga Eclipse

Anatomia e një Programi në Java


 Komentet
o Komment rreshti: një koment rreshti paraprihet nga dy slash-e
(//).
o Koment Paragrafi: Një koment paragrafi përfshihet ndërmjet /* dhe */
në një ose disa rreshta.
o Komente javadoc: fillojnë me /** dhe mbarojnë me */. Ato përdoren
për të dokumentuar klasa, të dhëna, dhe metoda. Ato mund të futen në
një file HTML duke përdorur komandën javadoc të JDK.
 Fjalët e rezervuara
Fjalët e rezervuara ose fjalëtkyҫe që kanë një kuptim specifik për kompilatorin
dhe nuk mund të përdoren për qëllime të tjera në program. Për shembull, kur
kompilatori ndesh fjalën class, ai kupton që fjala pas kësaj fjale është emri i
klasës. Fjalët e rezervuara në kodin që pamë më sipër janë public, static,
dhe void. Përdorimi i tyre do të paraqitet më pas në këtë material.
 Modifikuesit (Modifiers)
Java përdor disa fjalë të rezervuara të quajtur modifikues që specifikojnë
cilësitë e të dhënave, metodave, dhe klasave dhe si ato mund të përdoren.
Shembuj modifikuesish janë public dhe static. Të tjerë modifikues janë
private, final, abstract, dhe protected. Një e dhënë, metodë, ose klasë
public mund të aksesohet nga programe të tjerë. Një e dhënë ose metodë
private nuk mund të aksesohet nga programe të tjerë. Modifikuesit do të
diskutohen kur të diskutojmë rreth “objekteve dhe klasave”.

 Statement-et
Një statement paraqet një veprim ose sekuencë veprimesh. Statement-i:
System.out.println("Pershendetje Java!") në listim 1.1 është një
statement për të afishuar përshëndetjen "Pershendetje nga Java!". Ҫdo
statement në Java mbaron me një pikëpresje(;).

 Blloqet
Një ҫift kllapash në një program formon një bllok që grupon komponentët e
një programi.

public class Test {


public static void main(String[] args) { Blloku i klases
System.out.println("Pershendetje nga Java!");
}
}

 Klasat
Klasa është esenciale në konstruktin e Java-ës. Një klasë është një template
ose një model objektesh. Një program përcaktohet duke përdorur një ose më
shumë klasa.
 Metodat
Ҫfarë është System.out.println? është një metodë: një koleksion statement-
esh që kryejnë një sekuencë veprimesh për të afishuar një mesazh në
konsol(interface-i me përdoruesin). Ai mund të përdoret edhe pa e kuptuar
plotësisht me detaje se si punon. Përdoret duke thirrur një statement me një
argument string. Argumenti string përfshihet në parantesa. Në këtë rast,
argument është "Pershendetje nga Java!" Ju mund ta thërrisni të njëjtën
metodë println me argument të tjerë.
 Metoda main
Metoda main siguron kontrollin e rrjedhjes së programit. Interpretuesi Java
ekzekuton aplikimin duke thirrur metodën main.

 Metoda main paraqitet si vijon:

public static void main(String[] args) {


// Statements;
}

Afishimi i një teksti në një kuti dialogu mesazhesh


Ju mund të përdorni metodën e showMessageDialog të klsasës JOptionPane.
JOptionPane është një nga shumë klasat e parapërcaktuara në sistemin e Javës, që mund
të ripërdoret.

Provoni kodin që vijon në makinën tuaj:

import javax.swing.JOptionPane;

public class Pershendetje {


public static void main(String[] args) {
JOptionPane.showInputDialog("Pershendetje nga Java! ");
}
}

You might also like