You are on page 1of 7

Në pajtim me konkluzionet, rekomandimet dhe masat nga seanca e 17-të e Qeverisë

së Republikës së Maqedonisë së Veriu mbajtur më 12 mars 2020, pika 18 paragrafi


dy dhe tre dhe konkluzionet, rekomandimet dhe masat nga seanca e 26-të mbajtur
23 mars 2020, në lidhje me parandalimin, përhapjen, transmetimin dhe zgjerimin e
virusit korona COVID- 19 ku është sjellur edhe Rregullore me fuqi ligjore për
zbatimin e Ligjit për arsim fillor për realizimin dhe organizimin e mësimit në shkollat
fillore, si dhe për mënyrën e vlerësimit të nxënësve gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së
jashtëzakonshme (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.
76/2020) dhe Rregullore me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin e mesëm
për realizimin dhe organizimin e mësimit në shkollat e mesme , si dhe për mënyrën e
vlerësimit të nxënësve gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme (“ Gazeta
Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 76/2020) Byroja për Zhvillimin e
Arsimit në bashkëpunim me Qendrën për Arsim Profesional dhe trajnim përgatiti

UDHËZIM PËR MËSIMDHËNËSIT PËR MËNYRËN E VLERËSIMIT TË


NXËNËSVE GJATË PERIUDHËS SË REALIZIMIT TË MËSIMIT PËRMES
MËSIMIT NË DISTANCË PËRKATËSISHTË MËSIMIT NGA SHTËPIA

Vlerësimi i nxënësve është rregulluar me Ligjin për arsim fillor ( “ Gazeta Zyrtare e
Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 161/19) dhe Ligjin për arsim të mesëm ( “
Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr 44/95, 24/96, 34/96,
35/97, 88/92, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08,
92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14,
116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 si dhe me
akte nënligjore

Në pajtim me nenin 138 të Ligjit për arsim fillor “Arritjet e nxënësve në shkollën
fillore vlerësohen në mënyrë formative dhe sumative dhe shënohen në mënyrë
përshkruese dhe/ ose me numra”. Më tej në të njejtin nen përcaktohet mënyra e
shenimit të arritjeve të nxënësve për secilën periudhë ( prej klasës së I deri në të III,
prej IV deri në të VI dhe prej VII deri në klasën e IX). Ndërsa për arsimin e mesëm
në pajtim me nenin 45 të Ligjit për arsim të mesëm “ (1) Ndjekja dhe kontrolli i
përparimit dhe arritjes së suksesit të nxënësve kryhet me kontroll intern. (2)
Kontrollin intern të arritjes së suksesit të nxënësve e kryejnë mësimdhënësit në
shkollë”.

Në pajtim me rregulloret e lartëpërmendura të sjellura në seancën e 26-të, të


Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nenet e theksuara nga Ligjet
duhet të respeketohen edhe në kushtet e ndryshme të realizimit të mësimit ( përmes
mësimit në distancë përkatëishtë mësimit nga shtëpia).

Planifikimi i mësimit në kushte të realizimit të mësimit në distancë


përkatësishtë mësimit nga shtëpia

Planifikimi, organizimi dhe realizimi i mësimit nga ana e mësimdhënësve, kur mësimi
zhvillohet përmes mësimit në distancë, përkatësishtë mësimit nga shtëpia duhet të
përshtatet dhe të realizohet në mënyrë që do të mundësojë arritjen e rezultateve të
pritura nga ana e nxënësve në pajtueshmëri me programet mësimore.

Planifikimi i mësimit, si dhe realizimi i mësimit në arsim fillor, përkatësisht arsim të


mesëm bazohet në planet mësimore dhe programet mësimore për arsim fillor dhe
arsim të mesëm të përgatitur nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit si dhe planet dhe
programet mësimore për të gjitha llojet dhe nivelet e arsimit profesional për lëndët
profesionale – teorike dhe mësimi praktik përgatitur nga Qendra për Arsim
Profesional dhe Trajnim. Realizimi i mësimit përmes mësimit në distancë gjegjësisht
mësimit nga shtëpia, nënkupton modifikim të planifikikimit ( veçanarisht planifikim
afatmesëm / tematik, proceso - zhvillimor dhe ditor përkatëishtë planifikimi i njësisë
modulare dhe planifkimi i orës mësimore) në pjesën e mënyrës së realizimit të
mësimit me shfrytëzimin e qasjes së metodave dhe teknikave përkatëse për këtë lloj
të mësimit, ndërsa në pajtueshmëri me mundësitë që i ofron platforma elektronike e
cila shfrytëzohet ( sipas mundësive të krijuara nga shkolla, pushteti vendor dhe/ose
Ministria e Arsimit dhe Shkencës), si dhe në mënyrën e ndjekjes, kontrollit dhe
vlerësimit të arritjeve të nxënësve.

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme duhet të përshtatin praktikën e


përditshme, të investoj në punë plotësuese, të bashkëpunojnë me kolegë, prind/
kujdestar dhe gjithashtu të ndermarrin përgjegjësi për punën e tyre nga aspekti i
planifkimit të mësimit në distancë, e cila realizohet online ose me ndihmën e IT-së pa
pjesëmarrjen e nxënësve në hapsirën e njejtë, mësimdhënësit bëjnë përshtatje të
caktuara në pjesën e aktiviteteve, formave, metodave të punës dhe resurseve të
cilat duhet të përshtaten përmes mësimit në distancë përkatëisht mësimit nga
shtëpia, si dhe komunikimi me nxënësit, përkatësiht përshtatjen e mënyrës së
realizimit të orës ( regjistrimi i animacioneve dhe videos, krijimi i prezentimeve,
vendosja e tekstit, komunikimi online me nxënësit ), nxënësit të orientohen drejt
shembujve të TV klasës, drejt mësimeve të regjistruara ( www.eduino.gov.mk),
orientimi i nxënësve drejt softverëve të caktuara edukative, literaturë dhe mjetet tjera
përkatëse për arritjen e qëllimit konkret, shfrytëzimi i pajisjeve digjitale për
interakcion dhe përgatitjen e aktiviteteve dhe detyrave vizuele dhe të animuara,
kuize, zhvillimi i detyrave projektuese, zgjidhja e situatave problematike etj, me
ç'rast, duhet të theksohet, se të gjitha aktivitetet planifikohen në pajtueshmëri me
qëllimet e definuara dhe rezultatet e pritura në programet mësimore.

Ndjekja e arritjeve të nxënësve, kontrollimi i arritjeve dhe vlerësimi i nxënësve si


pjesë e planifikimit të mësimit nga ana e mësimdhënësve,, gjithashtu duhet të
planifikohet dhe përshtatet kushteve të realizimit të mësimit në distancë.

Vlerësimi ( formativ dhe sumativ) i nxënësve në kushte të mësimit përmes


mësimit në distancë përkatësisht mësimit nga shtëpia

Vlerësimi si komponentë e rëndësishme e mësimit ( bashkarisht me të mësuarit e


mësimdhënësve dhe mësimin e nxënësve ) gjatë realizimit të mësimit me
shfrytëzimin e qasjeve bashkëkohore që i ofron zhvillimi i teknologjisë informatike (
platformat, rrjetet elektronike, mediet elektronike), gjithashtu nënkupton shfrytëzimin
e ndjekjes formative të përparimit të nënësve dhe vlerësimit sumativ të arritjeve të
nxënësve.

Vlerësimi formativ zbatohet vazhdimisht në procesin e të mësuarit kur nxënësit duhet


të demonstrojnë shkallë të caktuar të arrtijeve të rezultateve të pritura.
Mësimdhënësit i shënojnë rezultatet e vlerësimit formativ. Sigurohen informacione
individuale për nxënësit në lidhje me atë se a janë arritur rezultatet e përcaktuara të
pritura dhe janë diagnostifikuar vështirësitë themelore në procesin e të mësuarit.

Mësimdhënësit parashikojnë si dhe në çfarë vëllimi nxënësit e kanë arritur atë që


është planifikuar, marrin informata për vështirësitë të cilat i kanë nxënësit në
përvetësimin e përmbajtjeve dhe në bazë të atyre parashikimeve japin udhëzime
dhe këshilla plotësuese përmes aktiviteteve plotësuese të cilat ju nevojiten
nxënësve për arritjen e rezultateve të pritura. Vlerësimi formal formative e lehtëson
procesin e të mësuarit dhe shfrytëzohet për përshtatjen e mësimit, të mësuarit dhe
vlerësimin e ardhshëm.

Vlerësimi formativ siç është i njohur, kërkon ndërveprim më të madh ndërmjet


nxënësve dhe mësimdhënësve, përderisa në kushte të realizimit të mësimit
nëpërmjet mësimit në distancë, përkatësisht mësimit nga shtëpia, ndërveprimi
arrihet nëpërmjet platformave dhe rrjeteve elektronike. Kjo do të thotë se për
ndjekje, kontroll dhe vlerësim të përparimit të nxënësve e rëndësishme është të
ekziston komunikim i rregullt midis mësimdhënësve dhe nxënësve, sepse ajo ju
mundëson mësimdhënësve të mbledhin sa më shumë informata për atë se si
nxënësit mësojnë dhe sa e kanë mbizotëruar materialin/njësitë mësimore për lëndën
mësimore konkrete. Që të funksionojë vlerësimi formativ është e nevojshme
mësimdhënësit t’i shfrytëzojnë procedurat e lartshënuara, format dhe metodat e
punës që do t’iu mundësojnë nxënësve të hulumtojnë, të vendosin qëllime, të
bashkëpunojnë me njëri-tjetrin me bashkënxënës, të komunikojnë, të mendojnë në
situata reale jetësore. Llojet e ndjekjes dhe vlerësimi i rezultateve nga mësimi me
shfrytëzim të metodave të theksuara të punës më shpesh janë: vlerësim nga ana e
mësimdhënësit, vetëvlerësim, vlerësim nga moshatarët, e-portofol.

Ekzistojnë numra teknik dhe metoda të përshtatshme për vlerësimin formativ të


përparimit të nxënësve me shfrytëzim të platformave dhe rrjeteve elektronike. Kjo
përfshin detyra siç janë:

 Pyetje esesh (përdorim të e-postës),


 Punim të projekteve (nëpërmjet punës në grupe),
 Diskutime me Skype ose Viber (ose diskutime nëpërmjet platformave dhe
rrjeteve tjera ),
 Prezantime multimediale,
 Përgatitjen e posterave (nëpërmjet punës në grupe)
 Projekte/Detyra hulumtuese (nëpërmjet punës në grupe),
 Teste të njohurive (mund të ndiqen nëpërmjet rrjeteve sociale, e-postës ose
nëpërmjet platformës)
 Ushtrime kontrolluese të nxënësve (mund të ndiqen nëpërmjet platformës
elektronike, rrjeteve sociale, e-postës etj.)
 E-Portofolio e nxënësve.

Për shfrytëzimin e metodës së testimit të mësimdhënësve mund të shfrytëzohet


pyetësor dhe kuiz mjet për të krijuar teste për testimin me detyrat dhe pyetje me
zgjidhje shumë antarëshe, pyetje të hapura, pyetje me plotësim dhe përgjigje të
shkurtra dhe nëpërmjet shfrytëzimit të mjeteve të ndryshme për ndarjen e
materialeve, siç janë: Google Forms, OneNote, Linolt, Padlet, Zoom, Kahoot,
Mentimeter, Socrative, Microsoft Teams, SurveyMonkey, Quizlet, Edmondo,
ClassDojo, Zëri im etj, gjegjësisht nëpërmjet mjeteve të cilat i kanë të arritshme dhe i
kanë të njohura dhe mund t’i shfrytëzojnë edhe ato edhe nxënësit. Detyrat dhe
pyetjet për testim të përpunohen në pajtim me programet mësimore. Gjithashtu,
testet nuk duhet të jenë të vëllimshme, gjegjësisht rekomandohet të përmbajnë më
së shumti dhjetëra detyra ose pyetje thelbësore.

Një nga mënyrat e vlerësimit formativ në kushte të mësimit në distancë është


udhëheqja portofolio elektronike (e-portofolio) për çdo nxënës. Portofolio elektronike
paraqet mbledhjen e punimeve, punimet që i shfaqin rezultatet e arritura të nxënësit
konkretisht nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme në procesin mësimor në këtë
periudhë në vitin mësimor (për shembull: çek-listë, intervistë, punime me shkrim,
fotografi të detyrave kontrolluese, teste, punime, vizatime të posterave, albume,
përfundime nga aktivitetet hulumtuese të realizuara, incizime të dëshmive për
krijimtarinë e së folmes dhe muzikës, propozime të shënuara për zgjidhjen e
problematikës konkrete, informata kthyese të shkruara nga nxënësit etj, që janë
karakteristike për arritjen dhe përparimin e tij, si dhe dëshmitë për vetëvlerësim të
vetë nxënësit).
Të gjitha informatat dhe materialet e fituara nga nxënësit i shfrytëzon vetëm
mësimdhënësi dhe atë vetëm për ndjekje të procesit edukativo-arsimor dhe për
vlerësimin e arritjeve të nxënësve.

Përderisa situata nuk lejon nxënësit të kthehen në klasat deri në fund të vitit mësimor
aktual, notat përfundimtare sumative do të bazohen në rezultatet që i kanë arritur
nxënësit gjatë gjithë vitit, nëpërmjet mësimit të rregullt, si dhe nëpërmjet
pjesëmarrjes aktive në rrjetet dhe platformat online, portofolio elektronike ose mjet
tjetër për shënimin e punimeve të nxënësve, shënime të udhëhequra nga
mësimdhënësit që mund të fitohen nëpërmjet llojeve të ndryshme këmbim të
punimeve (detyrë shtëpie, ushtrime dhe kontrollime, ese, projekte, prezantime,
vizatime, fotografi etj.) që nxënësit, siç është theksuar më lart, munden t’iu sigurojnë
mësimdhënësve nëpërmjet e-postës ose në kornizat e rrjetit të platformës së
zgjedhur.

Të gjitha notat formative dhe shqyrtimet e mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit


online do të shfrytëzohen për formimin e notës sumative për tremujorin e tretë të
secilit nxënës në paralelen. Notat për tremujorin e tretë (vlerësime përshkruese për
nxënësit nga klasa I deri në klasën e VI dhe nota me numra për nxënësit nga klasa e
VII deri në të IX) mësimdhënësi i vendos në listën Evidentuese përkatëse (të
shpallura në ueb faqen e Byros për Zhvillimin e Arsimit).

Notat nga tremujori i parë, gjysmëvjetori i parë dhe tremujori i tretë mësimdhënësi i
shfrytëzon për ta formuar notën në fund të vitit mësimor (vlerësim përshkrues për
nxënësit nga klasa e I deri në klasën e III dhe nota me numra për nxënësit nga klasa
e IV deri në të IX.

Mësimdhënësit në arsimin e mesëm, gjithashtu, notën në fund të vitit mësimor do ta


formojnë nga notat e tremujorit të parë, gjysmëvjetorit të parë dhe tremujorit të tretë.

Mësimdhënësit, për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, notat për mësim


në distancë respektivisht mësimit nga shtëpia, në pajtim me dispozitat ligjore, i
vendosin edhe në e-ditarin.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Byroja për Zhvillim të Arsimit dhe Qendra për
Arsim Profesional dhe Trajnim në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me
aktivitete për plotësimin e udhëzimeve në pajtim me kushtet e krijuara.
MINISTËR

Dr. Arbër Ademi

You might also like