You are on page 1of 12

KAPITULLI

9
9. Teoria e
probabilitetit
 
9.1  Hapsira e ngjarjeve dhe ngjarjet ........................................................... 365 
9.2  Probabiliteti .................................................................................................  
9.3  Ndryshoret e rastit dhe shpërndarja e tyre ..................................................  
9.4  Vlerat e pritura dhe Dispersioni (varianca) ............ Error! Bookmark not
defined. 
9.5  Ushtrime......................................................................................................  
Teoria e probabilitetit merret me studimin e ligjshmërive që dalin nga
dukuritë masive të rastit, e cila si shkencë lindi nga mesi i shekullit XVII.
Vetë zhvillimi i prodhimit dhe i jetës shoqërore vuri para shkencës
probleme, të cilat nuk mund të studioheshin me metodat e vjetra për
caktimin e saktë të rrezikut të humbjes ose të masës së fitimit. Pra, teoria
e probabilitetit, me ndihmën e metodave matematike studion të tilla
kuptime intuitive si rastësitë, të cilat, si dhe gjitha kuptimet e tjera, që
lindin nga përvoja jetësore dhe janë një realitet i botës ku jetojmë.
Rastësia shfaqet pothuajse në të gjitha dukuritë, prandaj studimi i tyre nga
ana sasiore është i domosdoshëm dhe me vlera për specialistët e çdo
fushe. Në veprimtarinë praktike ndeshen shpesh situata të tilla: studiohet
zhvillimi i një dukurie në kushte të caktuara, kushte që mund t’i
përsërisim të pandryshuara sa here që duam, megjithatë rezultati
ndryshon nga njëri realizim në tjetrin. Këto situata, të njohura si
eksperimente, janë mjaft të rëndësishme për shkencat e ndryshme e në
veçanti në inxhinieri. Eksperimentet të cilat edhe pse kryhen nën kushte
gati të njëjta, kur të përsëriten nuk na japin rezultate plotësisht të njejta
quhen eksperimente të rastit.
Probabiliteti merret me studimin e eksperimenteve të rastit ose të
eksperimenteve të papërcaktuara.
9.1 Hapsira e ngjarjeve dhe ngjarjet

9.1.1 Eksperimentet e rastit

Eksperimenti i rastit është një proces që bëhet në pajtim me një numër rregullash
të cilat e përcaktojnë realizimin e tij në tërësi. Eksperimenti i rastit mund të
përsëritet sa herë që duam dhe rezultatet e tij varen vetëm nga ndikimet të cilat nuk
mund ti kontrollojmë.
Rezultatin e kryerjes së një eksperimenti e quajmë realizim. Realizimet e një
eksperimenti paraqesin ngjarjet.
Kuptimi për ngjarjen është një nga kuptimet themelore në teorinë e probabilitetit.
Ngjarja është çdo fakt që ndodh ose nuk ndodh në disa kushte të caktuara gjatë një
eksperimenti (prove).
Shembuj të eksperimentit në kuptim të probabilitetit janë: hedhja e zarit të lojës,
hedhja e monedhës metalike, zgjedhja e një letre nga 52 letrat, rrotullimi i ruletit,
tërheqja e një detali nga kutia e tij, etj.

Shembulli 9.1
Hidhet zari i lojës, në çdo faqe të të cilit janë shënuar numrat nga 1 deri 6, figura
9.1.

Fig. 9.1

Rezultati i kësaj prove është numri i pikave në faqen e sipërme të zarit, kur ky
është ndalur, pra janë pikat 1,2,3,4,5,6.
Siç vërehet, rezultati i provës ndikohet nga rastësi të shumta që nuk mund të
kontrollohen (për shembull: lartësia e hedhjes, numri i rrotullimeve, shpejtësia e
rrotullimeve, rezistenca e ajrit, etj) gjë që bën të pamundur të themi saktë, që më
parë, se nga cila faqe do të bjerë zari.
Në pamje të parë duket e pamundur që rastësia të matet numerikisht, por pikërisht,
është teoria e probabilitetit që duke ndërtuar modele matematike të dukurive që
zhvillohen në prani të rastësisë, bën të mundur që të vlerësojë objektivisht shkallën
e rastësisë.
Kështu në rastin e shembullit 9.1, më e arsyeshme është që çdo faqe e zarit të
shoqërohet me një numër që do të ishte në përpjesëtim të drejtë me mundësinë për
të rënë kjo ose ajo faqe, ose si mund të thuhet ndryshe, ky numër të masë
objektivisht mundësinë që ka për të rënë çdo faqe.
Shembulli 9.2
Në qoftë se masim rrymën në një tel të hollë të bakrit, ne jemi duke kryer një
eksperiment (figura 9.2). Por, në qoftë se përsërisim matjet disa ditë me radhë,
rezultatet mund të ndryshojnë në masë të vogël për shkak të ndryshimeve të vogla
në variablat të cilat janë kontrolluar në eksperimentin tonë, si p.sh. ndryshimet në
temperaturë, ndryshimet e vogla në përbërjen kimike në pjesë të ndryshme të telit,
etj. Si rezultat, ky eksperiment do të ketë komponente të rastit. Në disa raste,
ndryshimet e rastit, janë shumë të vogla, ashtu që mund të injorohen. Edhe për
kundër faktit, që eksperimenti është dizajnuar dhe udhëhequr me shumë kujdes,
ndryshimet në rezultate çdoherë janë prezente.

Rryma

Tensioni

Fig. 9.2 Shqyrtimi nga afër i sistemit identifikon devijimet nga modeli

Duke marrë parasysh dukuritë konkrete teoria e probabiliteteve, në trajtimin


matematik të vlerësimit të ngjarjes, ndërton një model të përshtatshëm, i cili
paraqet një abstraksion të realitetit. Në figurën 9.3 është zhvilluar modeli
matematik i sistemit fizik.
Fig. 9.3 Përsëritje e vazhdueshme në mes të modelit dhe sistemit fizik

Përkufizimi 9.1
Eksperimentet të cilat edhe pse kryhen nën kushte gati të njëjta, kur të përsëriten nuk na japin
rezultate përafërsisht të njëjta quhen eksperimente të rastit.

9.1.2 Hapsira e ngjarjeve


Për të modeluar dhe analizuar eksperimentin e rastit duhet të kuptojmë bashkësinë
e ngjarjeve (realizimeve) të mundshme të eksperimentit. Në këtë pjesë hyrëse të
probabilitetit, do të përdorim konceptet themelore të bashkësive dhe veprimet me
bashkësitë.
Përkufizimi 9.2
Bashkësia e të gjitha ngjarjeve të mundshme të eksperimentit të rastit quhet hapësirë e
ngjarjeve (hapësirë e realizimeve) të eksperimentit. Hapësira e ngjarjeve shënohet me
Ω = {e1 , e2 ,...en }.
Elementet ei (∀i = 1,..., n ) - quhen ngjarje elementare. Çdo provë përfundon me një
dhe vetëm një element ei .
Nëse hapësira e ngjarjeve ka numër të fundmë të elementeve, numrin e tillë do ta
shënojmë me n(Ω ). Nëse E është ngjarja që është nënbashkësi e bashkësisë Ω,
atëherë vlen n(E ) ≤ n(Ω).
Hapësira e ngjarjeve shpesh herë përkufizohet duke u bazuar në qëllimet e analizës.

Shembulli 9.3
Nëse hedhim monedhën metalike janë të mundshme dy ngjarje:
Paraqitet stema Paraqitet numri

Atëherë hapsira e ngjarjeve do të jetë Ω = {e1 , e2 }= {St, N }. Pra n(Ω ) = 2.


Shembulli 9.4
Gjatë hedhjes së zarit mund të paraqiten gjashtë raste, prandaj hapësira e ngjarjeve
do të jetë Ω = {e1 , e2 ,...e6 } = {1,2,3,4,5,6}. Pra n(Ω ) = 6. Le të jetë E ngjarja
“numri është tek”. Atëherë E = {1,3,5}. Pra n(E ) = 3.
Shembulli 9.5
Hidhen dy zare të lojës. Në këtë rast hapsira e ngjarjeve përbëhet nga 36 dyshet e
renditura: Ω = {(1,1), (1,2),..., (6,5), (6,6)}.
Shembulli 9.6
Shqyrtojmë eksperimentin në të cilin është zgjedhur një pjesë e materialit plastik, si
konektor, dhe masim trashësinë e tij. Vlerat e mundshme të trashësisë varen nga
rezolucioni i aparatit matës, dhe gjithashtu varen nga kufijtë e sipërm dhe të
poshtëm të trashësisë. Prandaj, është e përshtatshme që hapësira e ngjarjeve të
përkufizohet si bashkësia e numrave real pozitiv

Ω = R + = {x x > 0}
pasi që trashësia nuk mundet të shprehet me vlera negative.
Në qoftë se dihet se të gjithë konektorët do të kenë trashësinë në mes të 10 dhe 11
milimetrave, hapësira e ngjarjeve mund të jetë

Ω = R + = {x 10 < x < 11}


Në qoftë se qëllimi i analizës është që të shqyrtojë nëse një pjesë e veçantë është e
ulët, e mesme, ose e lartë për nga trashësia, hapësira e ngjarjeve mund të merret si
bashkësia
Ω = {e ulet , e mesme, e larte}.
Në qoftë se qëllimi i analizës është që të shqyrtojë nëse një pjesë e veçantë
plotëson ose jo cilësitë e prodhimit, hapësira e ngjarjeve mund të merret si
bashkësia
Ω = {po, jo}
e cila tregon nëse ajo pjesë është e përshtatshme.
Është e zakonshme që të bëhet dallimi në mes të dy llojeve të hapësirave të
ngjarjeve.

Përkufizimi 9.3
Hapësira e ngjarjeve është diskrete në qoftë se ajo përmban numër të fundmë ose të
pafundëm (por të numërueshëm) të ngjarjeve. Hapësira e ngjarjeve është e vazhdueshme
(kontinuale) në qoftë se ajo përmban një interval (të kufizuar ose të pakufizuar) të numrave
real.
Në shembullin 9.6 zgjedhja e hapësirës Ω = R + është një shembull i hapsirës së
vazhdueshme, ndërsa Ω = {po, jo} është hapësirë diskrete.

Shembulli 9.7
Në qoftë se janë zgjedhur dy konektorë dhe janë matur, atëherë hapësira e
ngjarjeve do të zgjerohet nga bashkësia e numrave real R + në bashkësinë
Ω = R+ × R+ .
Në qoftë se qëllimi i analizës është që të shqyrtojë nëse pjesët plotësojnë cilësitë e
prodhimit, secila pjesë mund të jetë ose mos të jetë e përshtatshme. Shënojmë me p
dhe j shkurtesat për po dhe jo. Atëherë, hapësira e ngjarjeve mund të merret si
bashkësia
Ω = {pp, pj, jp, jj}.
Si shembull tjetër, shqyrtohet eksperimenti në të cilin trashësia matet derisa
konektori të dështojë të plotësojë cilësitë e prodhimit. Në këtë rast, hapësira e
ngjarjeve mund të merret si bashkësia
Ω = {j, pj, ppj , pppj, ppppj ,...}.
Te eksperimentet e rastit te të cilët objekti (ngjarja elementare) është zgjedhur nga
bashkësia bazë (bashkësia ku bëhet analiza e eksperimentit), do të tregojmë nëse
objekti i zgjedhur është zëvendësuar ose jo para se të zgjedhet objekti i ardhshëm.
Për shembull, në qoftë se bashkësia bazë përbëhet nga tri objekte {a,b,c} dhe
eksperimenti i ynë kërkon të zgjedhim dy objekte pa zëvendësim, hapësira e
ngjarjeve mund të paraqitet si
Ω pa zevendesim = {ab, ac, ba, bc, ca, cb}

Ky përshkrim i hapësirës së ngjarjeve mbështet renditjen e objekteve të zgjedhura
ashtu që ab dhe ba janë elemente të ndryshme në hapësirën e ngjarjeve. Në disa
raste renditja e objekteve nuk kërkohet, prandaj përshkruhen vetëm dy objektet e
zgjedhura {{a, b}{
, a, c}{
, b, c}}.
Në qoftë se objektet zëvendësohen para se të zgjedhet objekti i ardhshëm, rasti që
paraqitet është me zëvendësim. Atëherë, hapësira e ngjarjeve do të jetë
Ωme zevendesim = {aa, ab, ac, ba, bb, bc, ca, cb, cc}.
Në rastin me zëvendësim, kur renditja e objekteve nuk kërkohet, hapësira e
ngjarjeve do të jetë {{a, a}{
, a, b}{
, a, c}{
, b, b}{
, b, c}{
, c, c}}.

Hapësirat e ngjarjeve mund të përshkruhen gjithashtu edhe grafikisht me anë të


diagrameve të pemës.

Shembulli 9.8
Çdo mesazh në sistemin e komunikimit digjital klasifikohet nëse ka arritur në
kohën e specifikuar nga sistemi. Në qoftë se klasifikohen tri mesazhe, përdorni
diagramin e pemës për të paraqitur hapësirën e ngjarjeve për ngjarjet e mundshme.
Secili mesazh ka mundësi të ketë arritur në kohë ose me vonesë. Rezultatet e
mundshme për të tri mesazhet mund të paraqiten me anë të tetë degëve në
diagramin e pemës në figurën 9.4.
Mesazhi 1  

Me vonesë
Në kohë
Mesazhi 2    

Në kohë Me vonesë Në kohë Me vonesë

Mesazhi 3        

               

 Me vonesë
Në kohë

Me vonesë

Në kohë

Me vonesë

Në kohë

Me vonesë

Në kohë

Fig. 9.4 Diagrami i pemës për tri mesazhe

9.1.3 Ngjarjet

Përkujtojmë se situata e cila varet nga rasti quhet eksperiment. Çdo rezultat i
mundshëm quhet ngjarje. Çdo ngjarje përbëhet nga ngjarjet elementare.
Bashkësia e të gjitha ngjarjeve quhet hapësirë e ngjarjeve.
Përkufizimi 9.4
Ngjarja është nënbashkësi e hapësirës së ngjarjeve të eksperimentit të rastit. Ngjarjet e rastit
quhen ngjarje elementare në qoftë se çdo eksperiment që realizohet përfundon me njërën
dhe vetëm me njërën prej këtyre ngjarjeve.
Ngjarjen mund ta kuptojmë edhe si rast të mundshëm të eksperimentit. Për
shembull, rënia e numrit tre në hedhjen e zarit paraqet një ngjarje, pastaj rënia e
stemës në hedhjen e monedhës metalike po ashtu paraqet ngjarje, etj. Ngjarjet do
t’i shënojmë zakonisht me shkronja të mëdha A, B, C,... ose E1 , E2 , E3 ,... .
Dallojmë këto lloje ngjarjesh: ngjarje të sigurta, të rastit dhe të pamundura.
Ngjarja quhet e sigurt nëse në eksperimentin e vërejtur realizohet me siguri.
Për shembull, nëse në një kuti kemi vetëm topa të kaltër, atëherë ngjarja “nga kutia
është nxjerr topi i kaltër” është ngjarje e sigurt.
Ngjarja quhet e rastit në qoftë se në eksperimentin e dhënë mund të realizohet,
por nuk është e domosdoshme.
Për shembull, rënia e një numri çift (2, 4, 6) në hedhjen e zarit, rënia e stemës në
hedhjen e monedhës etj, paraqesin ngjarje të rastit.
Ngjarja quhet e pamundshme në qoftë se në mënyrë të qartë nuk mund të
realizohet në eksperimentin e dhënë.
Për shembull, rënia e numrit 7 në hedhjen e zarit është ngjarje e pamundur.
Shpeshherë mund të fitohen ngjarje të reja nga kombinimi i ngjarjeve ekzistuese.
Pasi që ngjarjet janë nënbashkësi të hapësirës së ngjarjeve elementare, për të
krijuar ngjarje të reja mund të përdorim veprimet themelore të bashkësive si
unionin, prerjen dhe komplementin.
Përcaktojmë disa relacione dhe veprime me ngjarjet. Supozojmë se të gjitha
ngjarjet A, B, C janë nga e njëjta hapësirë e ngjarjeve elementare.
1. Në qoftë se realizimi i ngjarjes A sjell me vete realizimin e ngjarjes B (ngjarja B
është pasojë e A), atëherë ngjarjen B do ta quajmë rrjedhim të ngjarjes A,
simbolikisht shkruajmë:
A ⊂ B.
2. Ngjarjet A dhe B quhen ekuivalenten ose të njëvleftshme në qoftë se ato janë
rrjedhim i njëra tjetrës d.m.th. në qoftë se A ⊂ B dhe B ⊂ A. Në këtë rast A ≡ B.

3. Mosrealizimi i ngjarjes A është një ngjarje e re që quhet ngjarje e kundërt e


ngjarjes A dhe shënohet A. (ose A′).
4. Realizimi i njëkohshëm i dy ngjarjeve A dhe B është një ngjarje e re C që quhet
prodhim (prerje) i ngjarjeve A dhe B. Simbolikisht e shkruajmë: C = A ∩ B (ose
C = A ⋅ B ).
5. Realizimi, të paktën, i njërës prej dy ngjarjeve A dhe B është një ngjarje e re D,
që quhet shumë (union) e ngjarjeve A dhe B. Simbolikisht e shkruajmë:
D = A ∪ B (ose D = A + B ).

Vërejtje.
Në mënyrë të ngjashme përcaktohet unioni dhe prerja e më shumë se dy ngjarjeve. Në
qoftë se E1 , E2 ,..., En ,... janë ngjarje që lidhen me Ω , atëherë unioni ∪ E i - është
i∈I

ngjarja që ndodh kur ndodh të paktën njëra nga ngjarjet E i (i ∈ I ) .


i∈I
Prerja ∩ Ei - është ngjarja që ndodh kur ndodhin njëkohësisht të gjitha ngjarjet
Ei (i ∈ I ) . Bashkësia I e indeksave mund të jetë e fundme ose e pafundme por e
numërueshme.

6. Diferencë
€ të ngjarjeve A dhe B quajmë ngjarjen C e cila ndodh vetëm atëherë
nëse ndodhë ngjarja A e nuk ndodhë ngjarja B. Simbolikisht e shkruajmë;
C = A − B (ose C = A \ B ).
7. Dy ngjarje A dhe B quhen të papajtueshme në qoftë se ndodhja e njërës prej tyre
përjashton mundësinë e ndodhjes së tjetrës gjatë të njëjtit eksperiment. Me fjalë të
tjera ngjarjet A dhe B janë të papajtueshme në qoftë se prodhimi i tyre është
ngjarje e pamundur, d.m.th. në qoftë se:
A ∩ B = ∅ (ose A ⋅ B = ∅ ).

8. Në qoftë se për ngjarjen A, kemi:


n
A= ∑B i
i =1

ku Bi ⋅ B j = ∅ , i ≠ j ; i. j = 1,2,..., n (d.m.th. se Bi dy nga dy janë të papajtueshme)


themi se ngjarja A është zbërthyer me anë të ngjarjeve B1 , B2 ,..., Bn .

9. Ngjarjet A1 , A2 ,..., An formojnë grup të plotë të ngjarjeve në qoftë se si rezultat i


eksperimentit patjetër ndodhë të paktën njëra prej tyre, d.m.th. në qoftë se
n

∑A =S
i =1
i

ku me S kemi shënuar ngjarjen e sigurt.


Grupi i plotë i ngjarjeve, dy nga dy të papajtueshme, ka zbatim të gjerë në
praktikë.
Përkufizimi 9.5
Ngjarjet E1 , E2 ,..., En quhen ngjarje elementare në qoftë se janë të pazbërthyeshme, dy
nga dy të papajtueshme dhe që formojnë grup të plotë të ngjarjeve , d.m.th.:
n

∑E
i =1
i = S , Ei ⋅ E j = ∅ per ∀i ≠ j , i, j = 1,2,..., n.

Shembulli 9.9
Shqyrtojmë hapësirën e realizimeve Ω = {pp, pj, jp , jj} të shembullit 9.7.
Supozojmë se bashkësia e të gjitha ngjarjeve për të cilat së paku njëra pjesë
plotëson cilësitë e prodhimit është shënuar me A1 . Atëherë

A1 = {pp, pj, jp}


Shënojmë me A2 ngjarjen në të cilën asnjëra nga dy pjesët nuk plotëson cilësitë e
prodhimit. Atëherë A2 = {jj}, d.m.th. përmban vetëm një ngjarje elementare.
Shembuj të tjerë të ngjarjeve janë A3 = ∅ , bashkësia boshe, dhe A4 = Ω , hapësira
e ngjarjeve. Në qoftë se A5 = {pj, jp, jj},

A1 ∪ A5 = S A1 ∩ A5 = {pj, jp} A1 = {jj}.

Shembulli 9.10
Matja e kohës së nevojshme për të kompletuar një reaksion kimik mund të
modelohet me hapësirën e ngjarjeve Ω = R+ , bashkësinë e numrave real pozitiv. Le
të jetë
A1 = {x 1 ≤ x < 10} dhe A2 = {x 3 < x < 118}
Atëherë
A1 ∪ A2 = {x 1 ≤ x < 118} dhe A1 ∩ A2 = {x 3 < x < 10}
Gjithashtu
A1 = {x x ≥ 10} dhe A1 ∩ A2 = {x 10 ≤ x < 118}.

Diagramet shpesh herë përdoren për të paraqitur relacionet në mes të bashkësive,


dhe këto diagrame gjithashtu përdoren për të paraqitur relacionet në mes të
ngjarjeve. Ne mund të përdorim diagramet e Venn-it për të paraqitur hapësirat e
ngjarjeve dhe ngjarjet në ato hapësira. Për shembull, në figurën 9.5(a) hapësira e
ngjarjeve e një eksperimenti të rastit është paraqitur me pikat në
drejtkëndëshin S. Ngjarjet A dhe B janë nënbashkësitë e pikave në regjionet e
rrethuara. Figura 9.5(b) paraqet dy ngjarje që nuk kanë elemente të përbashkëta.
Figurat 9.5(c),(d),(e) paraqesin elemente të përbashkëta të ngjarjeve përkatëse.
Pikat në drejtkëndëshin S paraqesin ngjarjet elementare.
Fig. 9.5 Diagramet e Venn-it

Përcaktimi i ngjarjes si nënbashkësi e hapësirës S lejon që algjebrën e ngjarjeve ta


paraqesim me ndihmën e bashkësive si më poshtë.

1. A∪ A = A A∩ A = A
2. A∪ B = B ∪ A A∩ B = B ∩ A
3. (A ∪ B ) ∪ C = A ∪ (B ∪ C ) (A ∩ B ) ∩ C = A ∩ (B ∩ C )
4. (A ∪ B ) ∩ C = (A ∩ C ) ∪ (B ∩ C ) (A ∩ B ) ∪ C = (A ∪ C ) ∩ (B ∪ C )
5. (A ∪ B)′ = A′ ∩ B′ (A ∩ B)′ = A′ ∪ B′
6. (E ′)′ = E

You might also like