You are on page 1of 3

Corona Virus

Më në fund vendosa të shkruaj diçka për Corona Virus. Diçka si të pa thënë, diçka si të
paparë dhe diçka si të padëgjuar, aspak letrare, aspak ese por thjesht shkencë. D.m.th. diçka
që ka të bëjë me shkencën dhe jo me artin e as letërsinë. Sido që të dyja këto lidheshin me
shkencën në kohën e Platonit. Por ja që erdhi Aristoteli dhe prishi gjithçka. Aristotelit i
dedikohen shumë gjëra, por edhe shumë përgjegjësi. Për shembull ai që e solli botën së
prapthi sa i takon njohurive mbi qiellin dhe tokën, atij i takon përgjegjësia e madhe e kthimit
prapa të shkencës për gati dy mileniume. Ishte hedhja poshtë e sistemit Helicentrik. Nuk ke
ç’i bën. Autoritetet vendosin, dhe që atëherë u pa e qartë se sa të gabuara janë autoritetet
në shkencë. Po jo vetëm aty. Por siç thonë kudo në jetë, kudo ku autoritetit i duhet të
vendos, gjithçka shkon së prapthi. Në vend që për gjithçka të vendosin vetë njerëzit, ose ai
person që di, merret autoriteti. Ja për shembull politika. Ajo njihet vetëm si autoritet. Në
thelb ajo nuk është asgjë tjetër vetëm autoritet. Ja p.sh, dikush bëhet ministër, politikan,
ambasador, drejton institucione të mëdha, sipërmarrje, drejton politika dhe madje edhe i
bën ato. Por edhe nëse nuk i bën, ai ose nuk i zbaton ato që kanë bërë të tjerët, ose i bën
vetë ashtu më këmbë duke dhënë urdhëra e duke firmosur shkresa, të cilat të gjitha janë
bërë sipas vullnetit të tij. Pikërisht në këto mjedise noton ai mekanizëm që quhet shtet. Po
të krahasojmë mënyrën e veprimit sesi vepron shteti dhe si veprojnë organizatat e tjera si
biznesi, shoqatat, kompanitë, institucione private e të tjera të ngjashme ose jo, do të
shikojmë se shteti është organizata më e keqe. Është vetëm një fakt i thjeshtë që e bën këtë
dallim. Vetëm në shtet ndodh që dikush të bëjë atë që nuk di ta bëjë. Dhe ai në fakt e bën,
por pa ditur asgjë për atë që ka bërë. Është krejtësisht jashtë. Ju ka ndodhur për shembull
që një shok apo një mik, që e keni dashur e respektuar, të jetë bërë papritmas ministër,
kryeministër, president, shef i madh, etj., etj. Dhe ai nuk ka pasur as edhe besimin më të
vogël dhe as edhe vlerësimin më të vogël nga shokët e vet. Ja pra që një grusht shokësh fare
i thjeshtë, nuk i besonte atij asnjë nga detyrat më të thjeshta për të bërë. Por atë e merr
politika e më pas kështu ai bën mbledhjen e fijes përmes boshtit që i kanë dhënë ta mbledh.
Ai mbledh, mbledh, nuk di se çfarë mbledh por që në shtjellën e parë që krijon në boshtin e
vet, fillon e jep urdhëra. Këta urdhëra e krijojnë atë si të qenësishëm. E bëjnë tjetër njeri. Ai
flet, ai merr pjesë kudo në nivele të larta të shtetit, të cilat në fakt në një shoqëri të
vetëdijshme do të dukeshin si gjërat më pak të rëndësishme. Gjithçka është e rëndësishme
për shkak të shtetit, për shkak të strukturave të tij, dhe asgjë nuk merr kuptim në vetvete.
Edhe ato gjëra që neve na duken si shumë të kuptimta si fjala vjen teknologjia, teknika,
fizika, institucionet shkencore, mjekësia etj., e kanë fituar fizionominë e vet vetëm
nëpërmjet shtetit. Ja pra pikërisht nëpër këto rrugë ka kaluar edhe mjekësia, e cila edhe pse
ka pasur një kirurgji mjaft të zhvilluar që nga kohën babilonase, ka ardhur vetëm deri këtu
ku është, dmth të bëjë operacione, të ndërrojë valvola, të ndërrojë organe, të kthej femrën
në mashkull dhe mashkullin në femër etj., si këto. Po kështu ajo nga lakrat e romakëve që e
kishin si ilaçin universal, pasi njohën shkencat e ndara të Aristotelit mësuan nga grekët, në
fakt nga ilirët dhe pellazgët, që kishte shumë gjëra të tjera shumë më efikase. Dhe kështu
mësuan dhe e zhvilluan edhe më shumë nga ç’mësuan nga grekët. Arritën deri këtu, dhe
mjekët u bënë personat më të dashur, më të respektuar, më të afërt, më të domosdoshëm
se të gjithë të tjerët, para të cilëve përkuleshin pa përjashtim që të gjithë, edhe mbretërit,
edhe perandorët, edhe diktatorët, edhe filozofët edhe shkencëtarët e shkencave të tjera.
Por kush ishte merita kryesore e tyre? Përgjigja është krejt e thjeshtë. Thjeshtë që mjekësia
nuk ishte shkencë dhe nuk u bë kurrë shkencë. Per faktin e thjeshtë që shkencëtarët e
shkencave të tjera nuk ku morrën kurrë me mjekësi, por vetëm sa u mësuan që ato që
zbulonin e shpiknin tu a dorëzonin mjekëve. Madje ata ishin dhe janë të detyruar tu
mësojnë mjekëve edhe si përdoren pajisjet dhe aparaturat që u binin në dorë. Shumë
studime kanë treguar se 60-70% e mjekëve nuk njohin aparaturat në thellësi, por vetëm ato
veprime të thjeshta që u kanë mësuar dhe që u hynë në punë. Po ti njihnin, informacionet
që ata do të merrnin prej atyre aparaturave e pajisjeve, do të ishin shumë herë më të
mëdha dhe njohuritë e tyre do të zgjeroheshin së tepërmi. Në kohën që po jetojmë të
corona virus-it, ose “Covi 19”, mua më vjen ta lexoj “Colera Virus” pra “Co-Vi 19”,
deklarohet se mjekësia di shumë pak për të. Herë thonë se përhapet kështu, herë ashtu,
herë dimë, e herë nuk dimë. Në këto kushte janë të detyruar që vetë mjekët të përhapin
panikun e paparë që mjekësia nuk është shkencë ekzakte. Dikush madje prej tyre tha se
mjekësia nuk është shkencë ekzakte por shkencë e aplikuar. Mos ia vini re, ka dashur të
thoshte është shkencë empirike. Pra shkencë empirike do të thotë që nuk merret me
logjikën por me përvojën, e cila kohë pas kohe sistemohet dhe formon librat e trashë të
mjekësisë. Në fakt shkencë e aplikuar është inxhinieria, por ajo jo vetëm që është ekzakte,
aplikative dhe verifikuese, por është edhe teorike dhe përdorë edhe empirizmin sa kohë që
nuk ka krijuar një teori të mbështetur në aparatin matematik, por e vërteton me metoda të
tërthorta. Pra ajo e thotë fjalën se ku do të përfundojë procesi ende pa nisur. Sidoqoftë
martesat përgjatë shekujve me mjekësinë e kanë zhvilluar së tepërmi atë. Por vjen një ditë
dhe dikush thotë, për të qetësuar veten dhe në fakt ndjell panik, që mjekësia nuk është
shkencë ekzakte. Kjo është e vërtetë. Nuk është e tillë. Dhe e tillë është edhe tërë shkenca
kur gjendet para sfidave të mëdha. Dhe pret të ndodhë fenomeni që të mësojë diçka më
shumë. Ja pra ku takohet ekzaktja me jo ekzakten dhe bëhen që të dyja jo ekzakte. Por më
pas ekzakte bëhet vetëm njëra. Shkenca. Pra erdhëm këtu ku duam. Virusi qeka i panjohur.
Një pyetje krejt e thjeshtë dhe shumë logjike vjen vetiu në këtë rast. Po pse i është lënë në
dorë puna e viruseve mjekësisë atëherë? Pse duhe vite e dekada për të provuar diçka që në
fund mund të dalë edhe fare e thjeshtë. Pra diçka si alkimi, përziej e përziej se diçka del. Dhe
vërtetë që diçka ka dalë gjithmonë, por nuk ka dalë nga shkenca, ka dalë nga punët e
stërmundimshme të kombinacioneve të pafund të mjekëve, të mikrobiologëve etj. A nuk
duket si e habitshme kjo, kur ka shkenca të tjera shumë të zhvilluara që kanë arritur deri në
thërrmijën e hiçit e prej aty të dalë materia? Ja pra ky moskombinim vjen thjesht nga shteti
e vetëm nga shteti, që ai për mijëra vjetë që nga koha e Aristotelit i ka ndarë hesapet sipas
degëve. Ndoshta mund të mos jetë edhe faji i Aristotelit, por i vetë shtetit që e bënte
Aristotelin të punonte vetëm për shtetin, dhe ai për t’ia lehtësuar punën shtetit arri në
përfundimin të ndajë shkecat sipas fushave, të cilat i quajti kategori. Dhe sot, kur Bota
gjendet para një sfide të tillë, thuhet fare lehtë se virusi nuk njihet. Meqenëse nuk njihet pse
i kanë vënë kapele atëherë? Ajo kapela me xhufka që gllabëron qelizat. Dhe ku i gllabëron?
Mu në motor, në mushkëri, aty ku gjaku digjet nga oksigjeni për t’i dhënë jetë njeriut. Ja
kështu. Po pse nuk i lihet shkencave ekzakte detyra për të zbuluar virusin? E si mund të
zbulohet diçka ekzakte nga diçka që nuk është ekzakte? Pra atyre që kanë mësuar jo
ekzakten u kërkohet të zbulojnë ekzakten dhe këta të fundi kërkojnë kohë e kohë derisa të
bëhet batërdia. Dhe e gjitha kjo për shkak të shtetit, i cili funksionon ashtu siç e shprehëm
më lartë, që në shtet, d.m.th. në drejtimin e tij, merren ata që nuk e vrasin mendjen se çfarë
është shteti, vetëm si të japin urdhra e të bëjnë siç u thonë. Megjithatë diçka është zbuluar,
që në sipërfaqet metalike jetoka më gjatë. Po mirë, ky diçka që jetoka më gjatë në metale,
pse nuk studjohet prej atyre, ose të paktën edhe prej atyre që studjojnë metalet ose që
merren me metalet? Menjëherë mendja të shkon se duhet të ketë një lidhje. Ku e bën
folenë dallëndyshja? Aty ku ajo kapet më mirë. Aty ku ajo qëndron më mirë. Por shteti bën
ndryshe, shteti ka udhëruar, që për këtë gjë të urdhërojnë vetëm mjekët. Dhe mjekët presin
nga ata që merren me metalet tu bëjnë aparatura, dhe tu kërkojnë atyre që tu a mësojnë
më pas. Por këta që i ndërtojnë aparaturat nuk arrijnë kurrë tu a mësojnë të gjitha. Dhe ja
ku mbetet një hapësirë boshe ku ka ngelur virusi, i cili mbetet aty kopil. Dhe si kopil që është
ai bën namin. Njëri thot nuk jam shkencë ekzakte, dhe tjetri thotë që nuk më lënë të
merrem me këto gjëra. Dhe këtë punë e bën shteti që nga koha e Aristotelit. Po të ishte
Platoni mbështetja e shkencës, gjithçka do të ishte ndryshe. Platoni njihte shkencën
integrale, dmth gjithçka i përkishte natyrës dhe njeriut. A do të ndodhte kjo gjë tek ai grup
shokësh që thashë pak më lart, nëse virusi do të ishte një lodër ose diçka prishëse e
dëshirave të tyre, që punën e virusit tu a linin atyre që nuk marrin vesh ose që e kanë shumë
vështirë për ta kuptuar? Ose do të merreshin të gjithë me të, ose do t’ia linin atyre që ata
kishin më shumë besim dhe dihet se tek kush ka njeriu më shumë besim. Fjala vjen për të
marrë topin në lumë ato hedhin të parin atë që di notin më mirë. Eshte ai që e ka treguar
veten që e kupton dhe e zgjidh këtë punë. Pra përsëri dalim te shteti. Shteti pra është një
lodër në duart e tyre që nuk e njohin vetë lodrën. Dhe lodra sot është një pushkë, por ai që
nuk e njeh nuk e di se vret. Ka dëgjuar se vret, por e përdor sepse nuk e kupton lodrën fare.
E shkreh dhe kaq. Por ka vrarë. A do ta vrasë shteti Koronën? Apo mos vallë do të ndodh e
kundërta? Kush do ta fitojë këtë luftë? E vështirë të thuhet, por edhe tani përgjigja është
fare e thjeshtë: - luftën do ta fitojë ai që do të kuptojë i pari ndryshimin.

Sadedin Limani

Fundi i dokumentit

You might also like