You are on page 1of 1

Pyetje mbi leximin

1. Cilat janë motivet që ju kanë shtyrë të lexoni kohët e fundit?

Thellimi i dijeve në fushën profesionale.

2. Kur merrni një tekst për ta lexuar ku ndaleni më shumë? ( përmbajtja,


hyrja/përfundimi, figurat…)
Përmbajtja dhe figurat.
3. Cilin lloj leximi përdorni më shumë? (leximi i plotë i tekstit, lexim
përzgjedhës, ato pasazhe që ju i interesojnë apo nje shfletin sipërfaqësor
të tij)

Leximi i plotë i tekstit.

4- A mbani shënime kur lexoni? Nëse PO, në cilat raste ?

Po në rastet kur lexoj tekste profesionale të cilat mund të më nevojiten


sërish dhe në këtë mënyrë mbajtja e shënimeve shërben si ndihmes në
mënyrë që të mos më duhet të lexoj të gjithë tekstin sërish.

5- Tema që do trajtojmë këtë javë titullohet «Leximi në fushën profesionale”


por, a mund ta trajtojmë këtë veprimtari të ndarë nga simotrat e saja :
lexim-dëgjimi / lexim-shkrimi apo lexim-shprehja në fushën
profesionale ? përpiquni që të të sillni argumenta në favor të idesë suaj.

Leximi në fushën profesionale është një veprimtari që nuk mund të


ndahet nga lexim shkrimi, lexim dëgjimi dhe lexim shprehja.
Të dëgjosh në fushën profesionale është njëlloj si të lexosh sepse kur një
person po ligjëron ne po “lexojmë” po marim dije rreth asaj fushe.
Po ashtu edhe shkrimi nuk mund të ndahet nga leximi ne fushën
profesionale sepse ne kur lexojmë dicka nxjerrim shënime rreth dukurisë
ndodhisë apo ngjarjes. Në fushën profesionale shprehja apo shkëmbimi i
ideve është gjithcka. Me anë të shprehjes së ideve ne arrijmë të lexojmë
dhe të kuptojmë shumë rreth dickaje. Diskutimi apo shprehja e dukurive
të lidhura me profesionin na ndihmon në pervetesimin më të mirë të
gjërave.
Vebi Shkreta

You might also like