You are on page 1of 2

5. Uji është thelbësor për qeniet e gjalla.

Sot kanë lindur një sërë shqetësimesh reale nga mbipërdorimi i


plehrave arti fi ciale, të cilat mund të ndoti n burimet ujore. Vlerësohet se në Mbretërinë Bashkuar
vetëm gjysma e plehrave të përdorura shfrytëzohen aktualisht nga bimët. Shumica e plehrave shpëlahen
dhe drenazhohen nga tokat.

a. Tregoni dy mënyra të shfrytëzimit të uji nga qeniet e gjalla.

b. Cili është joni më i zakonshëm në plehrat që përdorin fermerët.

c. Përqendrimi i nitratit dhe oksigjenit në lumenjtë e ndotur është treguar në tabelën e mëposhtme.

i. Vizatoni një grafi k me këto të dhëna.

ii. Përllogaritni rënien e përqindjes së përqendrimit të oksigjenit gjatë viteve 1959- 1988. Tregoni se si
vepruat?

d. Nitratet dhe fosfatet e plehrave arti fi ciale nxiti n rritjen e bimëve të thjeshta (algave) në shtresën
sipërfaqësore të ujit. Një ndikim të ngjashëm shkakton edhe shkarkimi i ujërave të pasura me
detergjentë që përmbajnë fosfat. Rritja e numrit të algave pengon mbërritjen e dritës në nivelet e
poshtme të ujit, ndaj bimët me rrënjë fi llojnë të vdesin. Mbetjet e tyre zbërthehen nga bakteret, të cilat
shfrytëzojnë një sasi të madhe oksigjeni të tretur. Peshqit dhe kafshët e tjera të ujit, që konsumojnë
shumë oksigjen, vdesin gjithashtu. Edhe trupat e tyre zbërthehen nga mikrobet, duke e përkeqësuar
akoma më shumë situatën në mjedisin ujor.

i. Si quhet procesi i mbiushqimit të algave në lumenj dhe liqene?

ii. Në ujërat e pandotura, algat nuk mund të shtohen kaq shpejt. Si mendoni, çfarë e kufi zon rritjen e
tyre?

iii. Në disa vende në zhvillim, përdorimi i plehrave për rritjen e orizit ka ndikuar negati visht në ujërat e
lumenjve dhe liqeneve lokale. Peshqit ose kanë vdekur ose kanë migruar në ujëra më pak të ndotura.
Cila është rëndësia e peshkut në ushqyerjen e popullsisë së vendeve në zhvillim?

a. Temperatura e përshtatshme ndihmon shmangien e humbjes së energjisë nga lopët / drita ndikon
rritjen duke ofruar më shumë kohë për ushqyerje.

b. Nivel i lartë proteinash / yndyrë të ulët / mineralet dhe vitamina janë në sasinë e duhur / e lirë për t’u
prodhuar / e lehtë për ta shpërndarë te kafshët.

c. Për të ditur kur ka ndodhur arritja e peshës optimale mos vazhdoni me ushqim të shtrenjtë nëse nuk
ka më tim në peshë

. d. Përmban nitratet dhe fosfatet, të cilat mund të çojnë në eutro zimin e burimeve lokale të ujit (ndaj
përqendrimi i oksigjenit bie dhe shumë organizma aerobe vdesin).

e. Shmang sëmundjen (antibiotikët / vaksinimet) që pengojnë rritjen e ngadaltë të kafshëve.


Ujërat e zeza të patrajtuara nuk do të duhej të derdheshin në ujërat e lumenjve. Rastësisht, pjesa e
tepërt e ujërave të impianteve të pastrimit mund të arrijë në lumë e patrajtuar. Tabelat e mëposhtme
përmbajnë të dhëna për atë çka ndodh përgjatë rrymës së ujit të lumit duke fi lluar nga pika e hyrjes së
ujërave të zeza.

a. Shfrytëzimi i të dhënave për të ndërtuar një grafi k linear. Bëni kujdes që boshtet e grafi kut të
paraqesin sa më mirë raportin mes faktorit abiotik dhe atij biotik.

b. Shpjegoni se pse numri i baktereve është i lartë në pikën 0 m.

c. Shpjegoni formën e vijës grafi ke ose për algat. d. Si është e mundur që numri i peshqve të bjerë deri
në zero dhe pastaj të rritet?

e. Përshkruani ndryshimin e përqendrimit të oksigjenit të tretur në rrymën e ujit, duke filluar nga pika e
hyrjes së ujërave të zeza.

f. Shpjegoni se çfarë e ka shkaktuar ndryshimin e përqendrimit të oksigjenit

a. Distanca e rrymës së ujit në boshtin x, ndryshoret e tjera në boshtin y. Mos harroni të përdorni një
çelës për të dalluar lakoret nga njëra-tjetra.

b. Bakteret hyjnë në ujërat e zeza.

c. Popullata pakësohet kur uji bëhet i mjegullt nga bakteret (nuk ka më dritë për fotosintezë) dhe rritet
kur popullata e baktereve shpërndahet; sasia e nitrateve rritet për shkak të dekompozimit të ujërave të
zeza.

d. Rritja e numrit të peshqve është një e dhënë mashtruese. Peshqit kanë qenë gjatë gjithë kohës të
pranishëm në lumë dhe nuk është se u ata shfaqën nga zero.

e. Përshkruani rënien dhe ngritjen, duke u nisur nga të dhënat e tabelës. Kështu për shembull, rënia nga
95% në 30% mes 0 m dhe 100 m nga pika e shkarkimit të ujërave të zeza. Rënia i detyrohet frymëmarrjes
bakteriale, ndërsa rritja e fotosintezës së algave (çlirim oksigjeni) dhe sasisë së oksigjenit atmosferik të
tretur në ujë.

You might also like