You are on page 1of 7

Ermira Hakiqi XII1

Pyetje për OSI modelin dhe protokollet TCP/IP

1.Çka është rrjeta kompjuterike dhe si ndahen rrjetat


kompjuterike?
1.Rrjeta kompjuterike është bashkësia e dy apo më tepër
kompjuterëve të cilët janë të lidhur ndërmjet veti për të këmbyer
të dhënat dhe për të shfrytëzuar resurset e përbashkëta dhe
ndahen sipas:
Madhësisë(LAN,MAN,PAN,WAN)
Dizajnit(OPEN NETWORK,CLOSE NETWORK)
Topologjisë(MAGJISTRALE,YLL,UNAZË etj)
Funksionalitetit(SERVER,KLIENTË)
2.Pse u krijua modeli OSI dhe nga kush u krijua?
2.Për te adresuar problemin e rrjetave jokompatibile Organizata
ndërkombtare e standardizimit ISO në vitin 1984.Ky model u
ofron prodhuesve të paisjeve të ndryshme teknologjike
standardet që i mundësojnë komunikim dhe kompatibilitet
ndërmjet teknologjive te ndryshme të prodhuara nga kompanitë
e ndryshme.Ky model përshkrun mënyrat e komunikimit në mes
protokolleve dhe paisjeve të ndryshme ne rrjeta kompjuterike.
3.Cili është qëllimi i modelit OSI?
3.Qëllimi kryesor i këtij modeli është që të përshpejtoj zhvillimin
e produkteve të reja të rrjetave kompjuterike.Ky model përfshinë
shtatë shtresa ku çdo shtresë kryen një funksionë te caktuar ne
rrjetë.Poashtu përdoret për të vizualizuar të dhënat dhe paketat
e të dhënave që transmetohet nga programet aplikative tek
dërguesit.
4.Sa shtresa përdor modeli OSI dhe cilat janë ato?
4.OSI modeli ndahet në shtatë shtresa:
•Shtresa e Shtatë-Shtresa e aplikacionit
•Shtresa e Gjashtë-Shtresa e prezantimit
•Shtresa e pestë-Shtresa e sesionit
•Shtresa e katërt-Shtresa e transportit
•Shtresa e tretë-Shtresa e rrjetit
•Shtresa e dytë-Shtresa e Data-linkut
•Shtresa e parë-Shtresa Fizike
5.Çka është metoda e shtresimit?
5.Shtatë shtresat e OSI modelit kanë funksion të caktuar të
rrjetit.Kjo ndarje e funksioneve të rrjetit quhet metoda e
shtresimit
6.Cilat janë avantazhet e ndarjes së rrjetit në shtatë shtresa?
6.Na lejon që softueri dhe hardueri nga prodhuesit e ndryshëm
të komunikojne në mes veti
•Komunikimet në rrjet I ndan në pjesë të vogla dhe më të
thjeshtuara duke mundesuar zhvillimin e teknologjive të reja
•Mundëson standardizimin e komponentëve të rrjetit ne mënyre
që ato zhvillohen dhe përkrahen nga prodhuesit e ndryshëm
7.Çka është procesi I enkapsulimit?
7.Në menyre që të ketë komunikim të besueshëm në
rrjet ,informatat të cilat dërgohen duhet të vendosen në një pako
të menaxhueshme dhe të mësha aq sa të jetë i mundur
transmetimi i tyre.Kjo realizohet ne sajë të procesit të
enkapsulimit
8.Përshkruaj shkurtimisht funksionin e secilës shtresë?
8.Shtresa e shtatë është përgjegjëse për të bashkëvepruar me
sistemin operativ apo programin aplikativ sa herë qe përdoruesi
vendos të komunikoj me kompjuterin e tij në rrjetë.
Shtresa e gjashtë kjo shtresë bën të mundur që informatat që
dërgohen nga shtresa e aplikacionit të një dërguesi të jetë e
kuptueshme nga shtresa e aplikacionit pranues
Shtresë e pestë kjo shtresë është përgjegjëse për vendosjen
menaxhimin dhe përfundimin e sesioneve në mes dy
kompjuterëve komunikuese
Shtresa e katërt kjo shtresë ofron shërbimet e transpotit të të
dhënave nga hosti dërgues deri në hostin pranues.Kjo bëhet
përmes dy protokolleve TCP dhe UDP
Shtresa e tretë kjo shtresë mundëson ndërlidhjen dhe zgjedhjen
e rrugës më të mirë në mes të dy hosteve që ndodhen të ndara
gjeografikisht
Shtresa e dytë kjo shtresë mundëson transportimin e të dhënave
nëpër linja fizike
Shtresa e parë kjo shtresë është që të vendosë të dhënat në
medium fizik të rrjetit .Ky e pranon informatën nga Data Link dhe
e përgatite që ajo informatë te filojë rrugën e vetë në
destinacion
9.Si quhen tri shtresat më të larta dhe katët shtresat më të ulta?
9.Për tri shtresat më të larta të OSI modelit i referohemi si
shtresa të aplikacionit.Katër shtresat e poshtme të modelit OSI
përshkruajn mënyrën se si transferohen të dhënat nëpër
medium fizik nëpër paisje të rrjetave dhe në fund deri te
aplikacioni në kompjuter
10.Çka janë protokollet?Shëno disa pako të protokolleve?
10.Protokollet janë rregulla që përcaktojnë mënyrën e
komunikimit mes kompjuterëve.Disa nga pakot më të njohura të
protokolleve janë:
•NetBEUI
•IPX/SPX i Novell
•X.25 i ITU
•AppleTalk i Apple
•TCP/IP i Departamentit të mbrojtjes së SHBA-ve
11.Çka shërbejnë TCP/IP protokollet dhe nga kush e kanë marrë
emrin?
11.Modeli TCP/IP e kanë marrë emrin nga shkurtesa e dy
protokolleve Transmission Control Protocol/Internet Protocol.
Është një bashkësi protokollesh ku mundëson transmetimin e të
dhënave nga një aplikacion në internet dhe pergatitjen e të
dhënave nëpër paketa dhe dërgimin e tyre.
12.Nga cilat shtresa përbëhen protokollet TCP/IP?
12.Përbëhet nga katër shtresa:
•Shtresa e katërt-Shtresa e aplikacionit
•Shtresa e tretë-Shtresa e Transportit
•Shtresa e dytë-Shtresa e Internetit
•Shtresa e parë-Shtresa e Qasjes në rrjet
13.Cilat protokolle veprojnë në shtresën e aplikacionit?
13.Në shtresen e aplikacionit veprojnë protokollet:
•Protokolli DNS (Domain Name Service)
•Protokolli HTTP(Hypertext Transfer Protocol)
•Protokolli SMTP(Simple Mail Transfer Protocol)
•Protokolli FTP(File Transfer Protocol)
•Protokolli Telnet
14.Çka shërben protokolli DNS?
14.Protokolli DNS paraqet vargun e karaktereve apo numrave
zakonisht një emër apo një shkurtesë që përfaqsojnë një adresë
numërike të sajtit në internet p.sh al , us , edu , com , net
15.Çka shërben protokolli HTTP?
15.Është protokolli që mundson komunikimin mes klientit dhe
serverit.
16.Çka është browseri?
16.Browseri apo ndryshe shfletuesi elektronik është program I
kompjuterit për shikimin e faqeve në internet.Përkrah HTML dhe
shfletuesit I tregojnë edhe dokumente të ndryshme si Word
17.Çka është HTML?
17.HTML(shkurtim I Hypertext Markup Language)mbizotrues për
krijim e faqeve të rrjetit.HTML lejon autoret e faqeve të
internetit të formuloj dokumente që mund të kuptohen nga
sisteme të ndryshme si PC,UNIX.HTML është e përbërë nga
sisteme shenjash të cilat janë përgjegjëse për paraqitjen e faqes
në internet .
18.Çka është URL?
18.Përmes Hyperlinqeve mund të realizohet navigimi në
web.Hyperlinku është një objekt fjalë fotografi në një web faqe të
re.Zakonisht web faqja në vete përmban lokacionin e adreses se
quajtur URL.
19.Çka është SMTP?
19.SMTP-përbehet nga emaili,serveri per të dërguar apo pranuar
mesazhet elektronike
20.Cilat janë protokollet më të përdorura nga email klientët per
të marrë emailet?
20.Për të pranuar email klientët mund të përdorin aplikacione që
u mundësojnë qasje të drejtpërdrejtë në server apo
protokolle.Protokollet më të përhapura nga email klientët janë
POP3 dhe IMAP4 ku që të dy I përdorin shërbimet e protokollit
TCP për të transmetuar të dhënat në rrjetë.
21.Cili protokoll përdoret për dërgimin e emaileve?
21.Kur kemi të bëjme me dërgimin e emaileve përdoret
protokolli SMTP
22.Çka është FTP?
22.Ky është një protokoll I cili është përgjegjës për transferimin e
të dhënave nga një kompjuter në një tjetër përmes një rrjeti siq
është interneti .Gjatë punës së vet shfrytëzon shërbimet e
protokollit TCP
23.Çka shërben protokolli Telnet?
23.Është protokoll I cili mundëson qasje nga distanca në
kompjuter ndërmjet internetit apo rrjetave lokale , pra kjo ju
mundëson përdoruesve të qasen ne hostin e caktuar e pastaj të
ekzekutojne komandat e ndryshme.
24.Cila është detyra kryesore e shtreses së transportit?
24.Detyra kryesore e shtreses së transportit është qakullimi I
informacionit nga burimi deri te destinacioni me besueshmëri
dhe saktësi.Kur një informacion kalon nga shtresat e tjera në
shtresën e transportit vendos lidhje logjike mes hostve në dy
pika të menjëhershme komunikuese në rrjet.
25.Cilat protokolle veprojnë në shtresen e transportit dhe
shpjego funksionin e tyre?
25.Në shtresen e transportit veprojnë dy protokolle:
-TCP është protokoll I shtreses se transportit I cili ne menyre
te besueshme mundson transmetin e segmenteve ne dupleks
-UDP është protokoll I thjeshte dhe I cili paraprakisht nuk
vendos lidhje me destinacionin por bën shkëmbimin e të
dhënave pa garantuar se ato arrijne ne destinacion
26.Çka është paketa?
26.Paketa është njësi e të dhënave të transportuara nga një rrjet
kompjuterik
27.Cilat janë disa funksione të shtresës së Internetit?
27.Kur një informacion kalon nga shtresat e tjera në shtresën e
Internetit ajo shëndrrohet në paketë.Disa nga funksionet e ksaj
shtrese janë:dërgimi i paketave nga hosti në host,rrugëtimi
paketave nga rrjeta e burimit në rrjeten e destinacionit,si dhe
menaxhimi j gabimeve i paketave gjatë transmetimit.
28.Cilat protokolle veprojnë në shtresën e Internetit?
28.Protokolli i internetit-IP
Protokolli i kontrolleve të mesazheve në internet-ICMP
Protokolli i zbërthimit të adresës-ARP
29.Çka është IP protokolli?
29.Protokoll I cili nuk vendos lidhje paraprake me hostin e
destinacionit ,mirpo për dërgimin e paketave perdor sherbimin
me shkeputje me te mire te sherbimit.Pra IP protokolli eshte
protokoll që ka për detyre te barte paketat nga burimi ne
destinacion
30.Çka sherben shtresa e qasjes ne rrjet?
30.Shtresa e qasjes ne rrjet definon menyren e transmetimit te
kornizave neper mediume te rrjetit siq jane:kabllot koaksiale
,fibri optik,çiftet e perdredhura.Kjo poashtu pershkruan proceset
se si paisjet hardwerike I shendrrojne bitet(0,1) ne sinjale
elektrike.

TIK 12
Prof.Kimete Haxhiu
12/1

You might also like