1.Çka është rrjeta kompjuterike dhe si ndahen rrjetat
kompjuterike? 1.Rrjeta kompjuterike është bashkësia e dy apo më tepër kompjuterëve të cilët janë të lidhur ndërmjet veti për të këmbyer të dhënat dhe për të shfrytëzuar resurset e përbashkëta dhe ndahen sipas: Madhësisë(LAN,MAN,PAN,WAN) Dizajnit(OPEN NETWORK,CLOSE NETWORK) Topologjisë(MAGJISTRALE,YLL,UNAZË etj) Funksionalitetit(SERVER,KLIENTË) 2.Pse u krijua modeli OSI dhe nga kush u krijua? 2.Për te adresuar problemin e rrjetave jokompatibile Organizata ndërkombtare e standardizimit ISO në vitin 1984.Ky model u ofron prodhuesve të paisjeve të ndryshme teknologjike standardet që i mundësojnë komunikim dhe kompatibilitet ndërmjet teknologjive te ndryshme të prodhuara nga kompanitë e ndryshme.Ky model përshkrun mënyrat e komunikimit në mes protokolleve dhe paisjeve të ndryshme ne rrjeta kompjuterike. 3.Cili është qëllimi i modelit OSI? 3.Qëllimi kryesor i këtij modeli është që të përshpejtoj zhvillimin e produkteve të reja të rrjetave kompjuterike.Ky model përfshinë shtatë shtresa ku çdo shtresë kryen një funksionë te caktuar ne rrjetë.Poashtu përdoret për të vizualizuar të dhënat dhe paketat e të dhënave që transmetohet nga programet aplikative tek dërguesit. 4.Sa shtresa përdor modeli OSI dhe cilat janë ato? 4.OSI modeli ndahet në shtatë shtresa: •Shtresa e Shtatë-Shtresa e aplikacionit •Shtresa e Gjashtë-Shtresa e prezantimit •Shtresa e pestë-Shtresa e sesionit •Shtresa e katërt-Shtresa e transportit •Shtresa e tretë-Shtresa e rrjetit •Shtresa e dytë-Shtresa e Data-linkut •Shtresa e parë-Shtresa Fizike 5.Çka është metoda e shtresimit? 5.Shtatë shtresat e OSI modelit kanë funksion të caktuar të rrjetit.Kjo ndarje e funksioneve të rrjetit quhet metoda e shtresimit 6.Cilat janë avantazhet e ndarjes së rrjetit në shtatë shtresa? 6.Na lejon që softueri dhe hardueri nga prodhuesit e ndryshëm të komunikojne në mes veti •Komunikimet në rrjet I ndan në pjesë të vogla dhe më të thjeshtuara duke mundesuar zhvillimin e teknologjive të reja •Mundëson standardizimin e komponentëve të rrjetit ne mënyre që ato zhvillohen dhe përkrahen nga prodhuesit e ndryshëm 7.Çka është procesi I enkapsulimit? 7.Në menyre që të ketë komunikim të besueshëm në rrjet ,informatat të cilat dërgohen duhet të vendosen në një pako të menaxhueshme dhe të mësha aq sa të jetë i mundur transmetimi i tyre.Kjo realizohet ne sajë të procesit të enkapsulimit 8.Përshkruaj shkurtimisht funksionin e secilës shtresë? 8.Shtresa e shtatë është përgjegjëse për të bashkëvepruar me sistemin operativ apo programin aplikativ sa herë qe përdoruesi vendos të komunikoj me kompjuterin e tij në rrjetë. Shtresa e gjashtë kjo shtresë bën të mundur që informatat që dërgohen nga shtresa e aplikacionit të një dërguesi të jetë e kuptueshme nga shtresa e aplikacionit pranues Shtresë e pestë kjo shtresë është përgjegjëse për vendosjen menaxhimin dhe përfundimin e sesioneve në mes dy kompjuterëve komunikuese Shtresa e katërt kjo shtresë ofron shërbimet e transpotit të të dhënave nga hosti dërgues deri në hostin pranues.Kjo bëhet përmes dy protokolleve TCP dhe UDP Shtresa e tretë kjo shtresë mundëson ndërlidhjen dhe zgjedhjen e rrugës më të mirë në mes të dy hosteve që ndodhen të ndara gjeografikisht Shtresa e dytë kjo shtresë mundëson transportimin e të dhënave nëpër linja fizike Shtresa e parë kjo shtresë është që të vendosë të dhënat në medium fizik të rrjetit .Ky e pranon informatën nga Data Link dhe e përgatite që ajo informatë te filojë rrugën e vetë në destinacion 9.Si quhen tri shtresat më të larta dhe katët shtresat më të ulta? 9.Për tri shtresat më të larta të OSI modelit i referohemi si shtresa të aplikacionit.Katër shtresat e poshtme të modelit OSI përshkruajn mënyrën se si transferohen të dhënat nëpër medium fizik nëpër paisje të rrjetave dhe në fund deri te aplikacioni në kompjuter 10.Çka janë protokollet?Shëno disa pako të protokolleve? 10.Protokollet janë rregulla që përcaktojnë mënyrën e komunikimit mes kompjuterëve.Disa nga pakot më të njohura të protokolleve janë: •NetBEUI •IPX/SPX i Novell •X.25 i ITU •AppleTalk i Apple •TCP/IP i Departamentit të mbrojtjes së SHBA-ve 11.Çka shërbejnë TCP/IP protokollet dhe nga kush e kanë marrë emrin? 11.Modeli TCP/IP e kanë marrë emrin nga shkurtesa e dy protokolleve Transmission Control Protocol/Internet Protocol. Është një bashkësi protokollesh ku mundëson transmetimin e të dhënave nga një aplikacion në internet dhe pergatitjen e të dhënave nëpër paketa dhe dërgimin e tyre. 12.Nga cilat shtresa përbëhen protokollet TCP/IP? 12.Përbëhet nga katër shtresa: •Shtresa e katërt-Shtresa e aplikacionit •Shtresa e tretë-Shtresa e Transportit •Shtresa e dytë-Shtresa e Internetit •Shtresa e parë-Shtresa e Qasjes në rrjet 13.Cilat protokolle veprojnë në shtresën e aplikacionit? 13.Në shtresen e aplikacionit veprojnë protokollet: •Protokolli DNS (Domain Name Service) •Protokolli HTTP(Hypertext Transfer Protocol) •Protokolli SMTP(Simple Mail Transfer Protocol) •Protokolli FTP(File Transfer Protocol) •Protokolli Telnet 14.Çka shërben protokolli DNS? 14.Protokolli DNS paraqet vargun e karaktereve apo numrave zakonisht një emër apo një shkurtesë që përfaqsojnë një adresë numërike të sajtit në internet p.sh al , us , edu , com , net 15.Çka shërben protokolli HTTP? 15.Është protokolli që mundson komunikimin mes klientit dhe serverit. 16.Çka është browseri? 16.Browseri apo ndryshe shfletuesi elektronik është program I kompjuterit për shikimin e faqeve në internet.Përkrah HTML dhe shfletuesit I tregojnë edhe dokumente të ndryshme si Word 17.Çka është HTML? 17.HTML(shkurtim I Hypertext Markup Language)mbizotrues për krijim e faqeve të rrjetit.HTML lejon autoret e faqeve të internetit të formuloj dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC,UNIX.HTML është e përbërë nga sisteme shenjash të cilat janë përgjegjëse për paraqitjen e faqes në internet . 18.Çka është URL? 18.Përmes Hyperlinqeve mund të realizohet navigimi në web.Hyperlinku është një objekt fjalë fotografi në një web faqe të re.Zakonisht web faqja në vete përmban lokacionin e adreses se quajtur URL. 19.Çka është SMTP? 19.SMTP-përbehet nga emaili,serveri per të dërguar apo pranuar mesazhet elektronike 20.Cilat janë protokollet më të përdorura nga email klientët per të marrë emailet? 20.Për të pranuar email klientët mund të përdorin aplikacione që u mundësojnë qasje të drejtpërdrejtë në server apo protokolle.Protokollet më të përhapura nga email klientët janë POP3 dhe IMAP4 ku që të dy I përdorin shërbimet e protokollit TCP për të transmetuar të dhënat në rrjetë. 21.Cili protokoll përdoret për dërgimin e emaileve? 21.Kur kemi të bëjme me dërgimin e emaileve përdoret protokolli SMTP 22.Çka është FTP? 22.Ky është një protokoll I cili është përgjegjës për transferimin e të dhënave nga një kompjuter në një tjetër përmes një rrjeti siq është interneti .Gjatë punës së vet shfrytëzon shërbimet e protokollit TCP 23.Çka shërben protokolli Telnet? 23.Është protokoll I cili mundëson qasje nga distanca në kompjuter ndërmjet internetit apo rrjetave lokale , pra kjo ju mundëson përdoruesve të qasen ne hostin e caktuar e pastaj të ekzekutojne komandat e ndryshme. 24.Cila është detyra kryesore e shtreses së transportit? 24.Detyra kryesore e shtreses së transportit është qakullimi I informacionit nga burimi deri te destinacioni me besueshmëri dhe saktësi.Kur një informacion kalon nga shtresat e tjera në shtresën e transportit vendos lidhje logjike mes hostve në dy pika të menjëhershme komunikuese në rrjet. 25.Cilat protokolle veprojnë në shtresen e transportit dhe shpjego funksionin e tyre? 25.Në shtresen e transportit veprojnë dy protokolle: -TCP është protokoll I shtreses se transportit I cili ne menyre te besueshme mundson transmetin e segmenteve ne dupleks -UDP është protokoll I thjeshte dhe I cili paraprakisht nuk vendos lidhje me destinacionin por bën shkëmbimin e të dhënave pa garantuar se ato arrijne ne destinacion 26.Çka është paketa? 26.Paketa është njësi e të dhënave të transportuara nga një rrjet kompjuterik 27.Cilat janë disa funksione të shtresës së Internetit? 27.Kur një informacion kalon nga shtresat e tjera në shtresën e Internetit ajo shëndrrohet në paketë.Disa nga funksionet e ksaj shtrese janë:dërgimi i paketave nga hosti në host,rrugëtimi paketave nga rrjeta e burimit në rrjeten e destinacionit,si dhe menaxhimi j gabimeve i paketave gjatë transmetimit. 28.Cilat protokolle veprojnë në shtresën e Internetit? 28.Protokolli i internetit-IP Protokolli i kontrolleve të mesazheve në internet-ICMP Protokolli i zbërthimit të adresës-ARP 29.Çka është IP protokolli? 29.Protokoll I cili nuk vendos lidhje paraprake me hostin e destinacionit ,mirpo për dërgimin e paketave perdor sherbimin me shkeputje me te mire te sherbimit.Pra IP protokolli eshte protokoll që ka për detyre te barte paketat nga burimi ne destinacion 30.Çka sherben shtresa e qasjes ne rrjet? 30.Shtresa e qasjes ne rrjet definon menyren e transmetimit te kornizave neper mediume te rrjetit siq jane:kabllot koaksiale ,fibri optik,çiftet e perdredhura.Kjo poashtu pershkruan proceset se si paisjet hardwerike I shendrrojne bitet(0,1) ne sinjale elektrike.